Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Danaj: Shteti, i shurdhet per krimet brenda familjes

Të reja

Danaj: Shteti, i shurdhet per krimet brenda familjes

23 Aug 2008    
Partia Socialiste shpreh shqetësimin e saj për rastet e shumta të krimit dhe dhunës brenda familjes. Brenda pak ditësh, ne kemi dëgjuar dhe përjetuar një numër të madh tragjedish të ndodhura në familjet shqiptare.

Ngjarja e sotme në Kurbin, pason rastet e shumta të ditëve të fundit, sikurse ajo e ndodhur në Gjirokastër, ajo e burgut të Peqinit, vrasja në lagjen Porcelan, dhe shume të tjera që kanë qenë në vëmendje të publikut.

Krimi dhe dhuna në familje përbëjnë sot një nga fenomenet më shqetësuese për shoqërinë tonë. Dhe ajo që është më problematike, ka të bëjë me faktin se viktimat kryesore janë gratë, të cilat vazhdojnë të vuajnë dita ditës, jo vetëm diskriminimin gjinor, përjashtimin nga tregu i punës, varfërinë ekstreme, vështirësitë në sistemin shëndetësor dhe arsimor, izolimin social, por edhe indiferentizmin total të shtetit në lidhje me dhunën dhe krimin në familje.

I bëjmë thirrje qeverisë të mos tregohet e shurdhët ndaj kambanave të vazhdueshme të dhunës në familje, por të punojë për parandalimin e këtij fenomeni, që po kthehet sot në plagën më të rëndë të shoqërisë.

Ne kërkojmë me forcë krijimin e një mjedisi ku dhuna të mos shikohet me si diçka normale, por si një akt që duhet ndëshkuar nga e gjithë shoqëria.

Partia Socialiste dhe Forumi i Gruas Socialiste, shprehin angazhimin e plotë në luftën ndaj çdo forme të dhune dhe diskriminimit gjinor. Gjithashtu, ne angazhohemi, që në programin e ri të 2009, t'i kushtojmë një vend të kryesor krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë qytetaret dhe qytetarët shqiptar.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm