Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Fier, Damian Gjiknuri prezanton Taulant Ballën si Drejtues Politik të Qarkut

Të reja

Fier, Damian Gjiknuri prezanton Taulant Ballën si Drejtues Politik të Qarkut

15 Sep 2021    

Fier, Gjiknuri prezanton Taulant Ballën si Drejtues Politik të Qarkut

 

Fieri ishte ndalesa e radhës e Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri në kuadër të turit të takimeve prezantuese të drejtuesve Politik të Qarqeve, pas vendimeve të marra në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Gjatë takimit me strukturat e PS në këtë Qark, Gjiknuri prezantoi Taulant Ballën si drejtues Politik të Qarkut Fier ku u shpreh se: “Taulanti është një drejtues me shumë eksperiencë që ka arritur rezultate shumë të mira.”

Më tej numri dy i Partisë Socialiste theksoi rëndësinë e riorganizimit të PS dhe nevojën e një analize të thellë në mënyrë që në zgjedhjet vendore Qarku i Fierit të marrë rezultatin maksimal.

“Në zgjedhjet e fundit fatkeqsisht nuk morëm rezultatin e duhur prandaj është e nevojshme nje analizë shumë e thellë me qellim që në zgjedhjet vendore të arrijme atë rezultat që duhet.  

Së bashku do përmirësojmë dhe ato gjëra që s’kanë qenë shumë të mira në këtë qark”, përfundoi fjalën e tij Gjiknuri.  

Drejtuesi Politik i Qarkut të Fierit, Taulant Balla u shpreh se është përgjegjësi dhe privilegj të drejtosh një Qark si Fieri. Ai gjithashtu theksoi nevojën për të filluar sa më parë puna për zgjedhjet vendore.  

“Nuk e fsheh kënaqësinë të jem këtu dhe të marr drejtimin e Qarkut Fier.Duhet të fillojmë që sot punën për zgjedhjet vendore. Objektivi kryesor është për t’u rikthyer rek 10 mandatet që i takojnë Partisë Socialiste në Fier”, tha Balla.

Sekretari Organizativ, Blendi Klosi u shpreh se: Fieri është shkollë për të gjithë ata që hyjnë në Partinë Socialiste. Nuk na lejohet të gabojmë, objektivi është të fitojmë zgjedhjet bashkiake.

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm