Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Islami: Koalicioni i perbere eshte me i favorshmi per ta nxjerre te majten fituese ne vitin 2009

Të reja

Islami: Koalicioni i perbere eshte me i favorshmi per ta nxjerre te majten fituese ne vitin 2009

23 Aug 2008    
Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste, Kastriot Islami, iu përgjigj sot interesit të gazetarëve për sa i takon koalicionit të përbërë. Sipas Islamit, koalicioni i përbërë bazohet në vullnetin politik të forcave politike që bashkëndajnë vizione programore dhe qeverisëse, por gjithashtu nxit njëkohësisht konkurimin e ndershëm të ekipeve midis koalicioneve edhe forcave politike. Islami dha gjithashtu edhe disa arsye të tjera, pse koalicioni i përbërë është më i favorshmi për ta nxjerrë të majtën fituese të zgjedhjeve në vitin 2009.

- Koncept dhe praktikë moderne, e standarteve demokratike

- Bazohet në vullnetin politik të forcave politike që bashkëndajnë vizione programore dhe qeverisëse

- Bashkëpunim në frymën e sistemit proporcional rajonal

- Bashkëpunim fleksibël që maksimalizon suksesin e njëkohshëm të koalicionit e të forcave politike përbërëse

- Nxit njëkohësisht konkurimin e ndershëm të ekipeve midis koalicioneve edhe forcave politike

- Votuesit përzgjedhin njëkohësisht koalicionin dhe forcën politike, me liderin, ekipin dhe programin më të mirë

- Votuesit përzgjedhin koalicionin fitues njëkohësisht me forcën drejtuese të qeverisjes së ardhshme

- Votuesit me përcaktimin e njëkohshëm të koalicionit dhe të partisë fituese përcaktojnë vetë kriteret e formimit të qeverisjes së ardhshme

- Vendimarrja e njëkohshme për koalicionin dhe partinë, ekipet dhe programet e tyre, kryhet nga votuesit dhe jo nga pazaret e tavolinave e të individëve

- Shmangen plotësisht pasojat e politikës së vjetër dhe të mandateve virtuale
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm