Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Leskaj: Vote Pro dekreteve te Presidentit, kunder kabinetit Berisha

Të reja

Leskaj: Vote Pro dekreteve te Presidentit, kunder kabinetit Berisha

28 Aug 2008    
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, lidhur me 6 dekretet e Presidentit, ashtu siç kemi shprehur qëndrimin tonë edhe në Komisionin e Ligjeve, kemi mbështetur të drejtën e Presidentit në përzgjedhjen e kandidaturave. Kemi mbështetur proçesin e hapur të kritereve të kandidaturave, të cilat i kemi gjetur në përshtatje me Kushtetutën. Kështu që, vendimi ynë për 6 dekretet, do të jetë pro. Për sa i përket çështjes së KLD, pra kandidatutës së propozuar nga Partia Demokratike, ne e gjejmë në një shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit,

për shkak se janë përdorur dy standarde, dy mënyra sjellje, një për sa i përket maxhorancës, që kandidatura që ka ardhur me firmat e maxhorancës, është futur sot në proçedurë në Komisionin e Ligjeve. Kurse, kandidatura e opozitës nuk është futur, dhe këtu kemi të bëjmë me shkelje dhe dy standarde nga mazhoranca.

Lidhur me kontratën e Sagemit, e cila është pjesë e diskutimit dhe miratimit pasdite në seancën e parlamentit, natyrisht, ne jemi dhe siç kemi kërkuar çdo ditë e javë, që kartat e identetit të bëhen që të garantohen zgjedhje të lira. Ajo që ne na shqetëson lidhur me këtë kontratë, është fakti që kontrata nuk i është dhënë kohë për ta parë, pra sot është shpërndarë një kontratë 700 faqëshe dhe është shpërndarë në Komisionin e Ligjeve, Komisionin e Politikës së Jashtme, Komisionin e Ekomomisë, Komisionin e Sigurisë dhe po sot futet në seancë. Gjithsesi, ajo që ne na shqetëson lidhur me këtë kontratë, janë dy elementë. E para, ka të bëjë me afatet, që do të thotë kërkojmë garanci, jo vetëm për prodhimin, por edhe për shpërndarjen te njerëzit. E dyta, çështja që ka të bëjë me çmimin, që na duket i lartë dhe i pa përballueshëm për varfërinë e fshatarëve apo edhe të tjerëve. Atëherë, ne jemi për ta parë çmimin, që qeveria të shoh mundësinë e përballimit nga ana e saj. Për sa i përket dekreteve për ndryshimet në qeveri, nuk besoj se këto i shtojnë apo i heqin ndonjë gjë dështimit spektakolar të kësaj qeveri.

Rezultati i zgjedhjeve në Kashar?

Ishte një garë simbolike, një garë mes individëve, që nuk ka të bëj me të ardhmen e zgjedhjeve të ardhshme. Ne shikojmë nga 2009.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm