Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Majlinda Angoni ka shansin historik ti kthejë Shkodrës atë që i ka munguar për 30 vite

Të reja

Majlinda Angoni ka shansin historik ti kthejë Shkodrës atë që i ka munguar për 30 vite

09 Feb 2022    

Partia Socialiste ka prezantuar kandidaten për Kryetare të Bashkisë Shkodër, znj. Majlinda Angoni për zgjedhjet e pjesshme vendore te 6 marsit.

Të pranishëm në prezantim ishin Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri; drejtuesja Politike e Qarkut Shkodër, Edona Bilali; e deleguara e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka; Drejtuesja e Sekretariatit të Gruas në Partinë Socialiste, Etilda Gjonaj.

 

Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri, gjatë prezantimit të kandidates së Partisë Socialiste për Kryetare të Bashkisë Shkodër, znj. Majlinda Angoni:

Mirëmbrëma shkodrane dhe shkodranë,


Kënaqësi që jam këtu me ju sot, në një ditë që do ta quaja ditë historike, të veçantë, jo vetëm për faktin  se kemi një zonjë qyteti, një zonjë të nderuar, një përfaqësuesen tuaj që unë mendoj se ka shansin historik ti kthejë Shkodrës atë që i ka munguar për mbi 30 vite. Do t’ua shpjegoj këtë pse; sepse përballë kemi një alternativë jo vetëm qytetare, një zonjë të nderuar që ka një rrugëtim interesant në jetë, ka një rrugëtim nga shoqëria biznesi, nga biznesi; është pjesë e qytetit tuaj; është një njeri që nuk e ka bërë karrierën “nën thonjtë e politikës”; e ka ndërtuar jetën e saj vet.


Pikërisht këtë duan shkodranët; shkodranët gjithmonë kanë qenë vetvetja; kush është historia e Shkodrës? Krenaria, arti, kultura, patriotizmi, kanë luftuar me krajl e me pashallarë dhe kjo e ka karakterizuar Shkodrën gjithë kohës ; prandaj ka pasur krenari dhe ka qenë djepi i qytetërimit dhe i dijes në Shqipëri. Po a mund të përdoret Shkodra thjesht si një bastion politik? Një kështjellë për betejën që ka krahu tjetër? Prandaj them që është shans historik. 


Ne kemi një alternativë qytetare, e cila do të ketë mbështetjen e qeverisë shqiptare për të gjithë projektet që do Shkodra; kjo është alternativa. Shkodranët duan zhvillimin; shkodranët janë më europianë se pjesa tjetër, duan zhvillimin; duan që ta kenë nga mbrapa qeverinë shqiptare. Kjo është rruga me Majlindën; rruga tjetër është rruga e eksperimentit për tu përgatitur kush kontrollon opozitën.

Po pse shkodranët do bëhen prapë ”mish për top”; shkodranët do bëhen kështjella ku do mblidhen garnizoni i Sali Berishës “non grata” apo atij tjetrit, që të vetmen fitore që ka është të blindojë partinë e tij?! Kështu do të shkojnë qytetarët shkodranë; edhe ata që janë të djathtë me të drejtë? Unë ju them një gjë shumë sinqerisht, juve që jeni të djathtë; ka njerëz që janë skeptikë për politikën, ka njerëz që nuk na pëlqejnë ne, është krejt normale. Ne mendojmë se jemi më të mirët, ka të tjerë që s’na duan; por në radhë të parë mendo si shkodran, mendo për veten tënde. Çfarë do të thotë? Mendo për zhvillimin tënd dhe mos u kthe pjesë e një eksperimenti të dështuar, mes dy njerëzve të dështuar, që janë si bashkëpunëtorë në një krim dhe duan tani që t’ia hedhin fajin njëri-tjetrin. E  ka një pjesë të të djathtëve në Shkodër dhe jam i bindur që na dëgjojnë, që mbase nuk i duan ata të dy; e dini se kush është mesazhi?

Votoni këtë radhë Majlindën, që ti jepni një mesazh atyre të dyve, se ka njerëz që si duan. Votoni Majlindën për të kuptuar, që edhe atyre që janë në opozitë, nuk iu duhen dy njerëz që janë humbës; njëri humbës kronik, tjetri që është një “non grata” pa udhë pa krye. Alternativa me Majlindën  është një alternativë që jo vetëm jep mundësi zhvillimi, por në fund të fundit 1 vit është, provojeni 300 ditë. Provoni për jetën tuaj se 30 vjet e ke hedhur votën në një drejtim; provoje për 300 ditë një ndryshim dhe prapë e ke në dorë për një vit, sepse këto zgjedhje për një vit janë. Por ti të mos kesh shans në jetën tënde, që për një vit të hedhësh njëherë votën në një drejtim tjetër, për të mirën e Shkodrës, jo thjesht për të mirën e betejës tënde politike, sepse lufta e tyre për Shkodrën është kush kontrollon Shkodrën, jo për të bërë ndryshimin, por për të ndërtuar kampin e rezistencës të tyre politike në opozitë dhe këtu eksperiment do të jenë shkodranët; ndërkohë që alternativa e qeverisjes së Edi Ramës do të jetë investimi dhe mbështetja për Shkodrën.

Me Majlindën unë mendoj se kjo është e sigurt; sepse ka eksperiencën e saj në jetë; është një njeri që nuk është ngritur thjesht nga një parti, e nuk është se kam gjë kundër se unë jam partiak vet; por pikërisht në Shkodër rezonuon më shumë sesa partia, ne e dimë historinë e Shkodrës dhe pikërisht këtu është rasti që të mbështesni qytetaren tuaj, në zonën tuaj dhe qeveria shqiptare do të jetë nga pas me mbështetje për ta transformuar Shkodrën.

Ndaj ju them: na jepni provën për 1 vit, shikojeni vetë ndryshimin; keni të drejtën tuaj, keni mundësinë tuaj që pas një viti këtë ta korrigjoni, por mos e lejoni që Shkodra të bëhet eksperiment i njerëzve të dështuar politikisht; prandaj them që alternativa e vetme është Majlinda dhe unë jam i bindur që shumë shkodranë do ta mbështesin këtë alternativë, jo thjesht për Partinë Socialiste ma besoni këtë; për Shkodrën, për veten tuaj, për zhvillimin e Shkodrës.

Ne jemi garancia këtu, unë si burrë i fundit pas shumë zonjave të nderuara e jap fjalën për këtë: do ta mbështesim Shkodrën, me Majlindën! Fitore! Suksese!

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm