Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Malaj: Deshtim i buxhetit suplementar 2007

Të reja

Malaj: Deshtim i buxhetit suplementar 2007

21 Aug 2008    
Kryeministri njeh shifrat, kupton dështimin dhe e deformon atë, duke pasqyruar si suksese dështime kaq të mëdha dhe konkrete - kjo është demagogji suplementare. Një qeveri që karakterizohet nga paaftësia, mashtrimi dhe demagogjia me taksapaguesit dhe opinionin publik, edhe me shifrat e buxhetit është jo vetëm e dështuar. Buxheti suplementar i vitit 2007 rezultoi demagogji dhe dështim total i kryeministrit Berisha.

Nuk jam këtu për të shprehur kënaqësi opozitari për dështimet e qeverisë Berisha, por për të argumentuar me shifra dështimin real të kryeministrit Berisha.

Parlajmeruam disa herë gjatë vitit 2007 për dështimin e hartimit dhe implementimit të këtij buxheti.

Po komunikojmë sot me publikun vetëm me shifrat e buxhetin faktik të vitit 2007, i cili do të diskutohet në Parlament.

Nr

Emërtimi

Buxhet 2007

Në %PBB

Buxheti suplementar 2007 (korrik)

Në % ndaj PBB

Buxheti faktitk 2007

Diferenca në % të PBB buxheti suplementar dhe faktik

I

Totali i të Ardhurave

253, 795

25.83 %

264, 288

26.90 %

251 641

25.62 %

Buxheti 2007 miratuar në Dhjetor 2006 253,8 miliardë lekë plani

Buxheti suplementar 2007 miratuar Korrik 2007 264,3 miliardë lekë

Buxheti faktik 2007 251,6 miliardë lekë

Pse ky buxhet ka dështuar?

1.Buxheti faktik është 2 miliard lekë ose 25 milion dollarë më pak se plani

2.Buxheti faktik është 13 miliard lekë ose 165 milion dollarë më pak se buxheti suplementar .

3.Mosrealizimet ne fund te vitit jane me te medha se shtesa e buxhetit suplementar

4.Mosrealizimet në investimet publike janë 13,4 miliard lekë ose 171 milion dollarë, në total në ekonomi asnjë lekë investim shtesë nga buxheti suplementar.

Konstatohet lehtë se vendi rrezikohet nga tre elementë thelbësorë të keqqeverisjes :

* Kryeministri njeh shifrat por nuk i kupton ato, kjo është paaftësi kritike për qeverisjen e vendit

* Kryeministri njeh shifrat, kupton dështimin, por e fsheh atë, ky është mashtrim ndaj publikut, një sëmundje e rëndë për qeverisjen e vendit

* Kryeministri njeh shifrat, kupton dështimin dhe e deformon atë, duke pasqyruar si suksese dështime kaq të mëdha dhe konkrete - kjo është demagogji suplementare

Një qeveri që karakterizohet nga paaftësia, mashtrimi dhe demagogjia me taksapaguesit dhe opinionin publik, edhe me shifrat e buxhetit është jo vetëm e dështuar.

Buxheti suplementar i vitit 2007 rezultoi demagogji dhe dështim total i kryeministrit Berisha.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm