Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Ne jemi e vetmja forcë politike që ka arritur të ofrojë modele të suksesshme të qeverisjes vendore!

Të reja

Ne jemi e vetmja forcë politike që ka arritur të ofrojë modele të suksesshme të qeverisjes vendore!

01 Jun 2019    

Fjala Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në çeljen e fushatës për zgjedhjet e 30 Qershorit:

Mirë se keni ardhur të gjithë, 61 kandidatët e Partisë Socialiste në të 61 bashkitë e vendit, 1650 kandidatët tanë në 61 këshillat vendorë!


Dua të ndaj me ju një gjë, që ekipi i Korçës nuk është këtu sot me ne, për arsye se në Korçë, mbrëmë, natyra ka shkaktuar një tërmet dhe i gjithë ekipi i Korçës sot është në krye të detyrës, me kandidatin tonë dhe kryetarin e rrallë të bashkisë për të qenë bashkë me njerëzit.


Së dyti, nuk është e rastësishme që Partia Socialiste e hapi fushatën sot në 1 Qershor, në Ditën e Fëmijëve. Ne jemi të gjithë bashkë për të shkuar drejt 30 Qershorit, sepse më 30 Qershor fiton shteti institucional, fiton Kushtetuta, fiton Shqipëria, fiton e ardhmja, fitojnë fëmijët.


Ne jemi e vetmja forcë politike që ka arritur të ofrojë modele të suksesshme të qeverisjes vendore. Ne kemi qeverisur me sukses në 35 bashki të vendit. Më 30 Qershor ne do të marrim përgjegjësinë për të qeverisur edhe në ato 25 bashki, të cilat nuk kishin mundësi të ofronin modelin tonë qeverisës. Duke filluar me Shkodrën, Kukësin, Lezhën, Mallakastrën, Beratin, Gjirokastrën dhe kudo ku ne nuk kishim mundësi të ofronim modelin tonë të qeverisjes vendore.


Ky 1 Qershor i gjeti shqiptarët me një lajm shumë të gëzuar. Komisioni Evropian rekomandoi pa asnjë kusht, fillimin e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Unë sot dua të shpreh bindjen e thellë të shumicës së shqiptarëve, që Partia Socialiste e Shqipërisë do të jetë në qeverisje të vendit edhe kur të marrim datën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Në fund, më lejoni të them dy fjalë për ata që betohen nga mëngjesi në darkë se nuk do të lejojnë të bëhen zgjedhje në Shqipëri. Është krim, do të ndëshkohet rëndë nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë kushdo që e thyen. 


Unë jam shumë i sigurt që nuk ka më ende ndokënd në këtë vend, që ti besojë Lulit dhe Saliut që të marrë veten në qafë në këtë 30 Qershor.
Sikurse jemi sot këtu, do të jemi në të 61 bashkitë e vendit për t'u thënë shqiptarëve se Partia Socialiste e Shqipërisë është partia që bën shtet, është partia që bëri Shqipërinë me Kushtetutë, është partia që di të mirëqeverisë.


Pa humbur kohë kam krenarinë dhe nderin që ta fillojmë këtë Konventë të prezantimit të një pjese të kandidatëve tanë fitues në 30 Qershor me Valdrinin, kandidatin tonë në Bashkinë e Shkodrës.
Më në fund pas 27 viteve Partia Socialiste e Shqipërisë do të marrë përgjegjësinë për të qeverisur në qeverisjen vendore Shkodrën loke.
Faleminderit!

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm