Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Ne punojmë dhe besojmë te Shqipëria e së ardhmes

Të reja

Ne punojmë dhe besojmë te Shqipëria e së ardhmes

06 Apr 2021    

Këndi i fjalës Kolonjë– Rruga drejt 25 Prillit –

Fjala e Kryeministrit, njëherësh Kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama:

Përshëndetje të gjithëve dhe shumë faleminderit për mikpritjen e praninë tuaj!

Më vjen keq që si kudo, edhe këtu, ne nuk mund të kemi më shumë njerëz, por besoj shumë që kushdo që ka një fije arsye e mirëkupton dhe kupton këtë qasje tonën. Për ne, sigurisht, përballja elektorale është një moment detyrimi karshi njerëzve që ne patjetër do ta respektojmë deri në fund, por mbi fushatën, mbi partitë, mbi pushtetin është shëndeti i të gjithëve, shëndeti i shqiptarëve pa dallim. Shëndeti i kërcënuar nga një armik i padukshëm që nuk shikon majtas e djathtas, por godet në 360 gradë, që nuk shikon se me kë je, se i kujt je, se sa ke, por godet sapo i jepet mundësia.

Ne jemi në një fazë të re të kësaj lufte, në fazën finale të saj me vaksinimin masiv që do na mundësojë ta nxjerrim përfundmisht jashtë nga jetët tona virusin. Është e domosdoshme që secili të vazhdojë të respektojë rregullat, është e domosdoshme të zbatojmë distancimin, sepse vaksinimi është në proces, por ende nuk ka shkuar në pikën që të këpusë zinxhirët e infektimit në të gjithë hallkat e tyre. Çdo grumbullim, çdo shkelje e rregullave, çdo kuturisje e pasjellshme e saboton procesin e vaksinimit, e vonon daljen nga tuneli, e rrit numrin e infektimeve, shton plagët dhe larg qoftë, dhe numrin e jetëve të humbura. Ne nuk kemi nevojë ta provojmë kur e shikojmë rreth e rrotull nesh. E shikojmë në Kosovë se çfarë solli fushata elektorale me turma njerëz ngjitur me njëri tjetrin, në aspektin e luftës me armikun e padukshëm, solli një rritje të shpejtë të numrit të infektimeve dhe një rritje të numrit të jetëve të humbura. Në Malin e Zi fushata elektorale me marshime dhe me flamuj e britma nëpër rrugë solli humbje jetësh, plagosje dhe rritje të numrit të infektimeve. Pse duhet Shqipëria të kalojë nga kjo eksperiencë e hidhur, çfarë borxhi i kanë njerëzit e zakonshëm atyre që sillen në mënyrë të papërgjegjshme dhe që krijojnë vatra infektimi e ndërkohë që kërkojnë besimin e  njerëzve për të marrë përsipër drejtimin e vendit? Çfarë besimi të kenë ë njerëzit tek ata, të cilët nuk kanë forcën e karakterit për ta përballur tundimin për të pasur sa më shumë njerëz dhe për të treguar forcë nëpërmjet numrit të njerëzve!

As ne nuk e kemi kollaj, edhe mua më shkruajnë njerëzit. Niko më tregonte që është i përmbytur nga mesazhet, pse s’na lini të vijmë, pse nuk mblidhemi dhe ne, pse nuk tregojmë dhe ne forcën, pse nuk dalim dhe ne me flamuj.

Për një arsye shumë të thjeshtë, miqtë e mi, sepse ne nuk jemi njësoj. Ne nuk jemi një çetë ku janë mbledhur lloj-lloj rrymash e lloj-lloj individësh pa din e pa iman, të cilët e kanë patur më shumë se një herë mundësinë të tregojnë se çfarë dinë të bëjnë dhe kanë treguar që dinë më shumë të dëmtojnë sesa të punojnë.

Ne jemi Partia Socialiste e Shqipërisë.

Ne jemi forca që ka karakterin dhe që ka përgjegjësinë për t’i dalë përballë sfidave dhe për të mos u tërhequr edhe kur ato janë të jashtëzakonshme, siç në fakt janë sfidat që ne u detyruam të përballemi tanimë, prej shumë kohësh.  Sfidat që na e kthyen mandatin e dytë në një luftë, jo në një mandat qeverisës. Në një luftë me dy fronte, nga njëra anë, tërmeti me pasojat e veta katastrofike, ku askush se besonte se ne mund të arrinim të ringriheshim; Nga ana tjetër, armiku i padukshëm që sulmoi botën menjëherë dhe që uli në gjunjë shumë vende të mëdha, vende shumë të fuqishme, duke futur në situata dramatike sisteme shëndetësore nga më të përparuarat.

Kur plagët e tërmetit ishin të gjitha të hapuara, kur mijëra familje nuk kishin strehë mbi kokë, të cilën e humbën për pak sekonda, kush e besonte atë që në fakt ndodhi më pas, procesin e shpejtë dhe këmbëngulës të ringritjes dhe rindërtimit. Siç ne ia dolëm dhe po ia dalim ditë për ditë që të shërojmë plagët e tërmetit dhe do t’i zhdukim të gjitha ato plagë deri në pranverën e ardhshme, jo thjesht duke kthyer situatën aty ku ishte, por duke ndërtuar shtëpi më të mira, lagje të reja, shkolla, çerdhe e kopshte shumë të mira, ashtu ne  do t’ia dalim shumë më shpejt se edhe vende të tjera, edhe më të mëdha, edhe më të forta se ne, që ta zmbrapsim e ta nxjerrim jashtë armikun e  padukshëm.

Ne do t’ia dalim sepse ne kemi karakterin.

Ne kemi këmbënguljen.

Ne kemi besimin e durimin.

Mbi të gjitha, ne nuk pushojmë, nuk ndalojmë.

Ne punojmë dhe besojmë te Shqipëria.

Në këto kushte, kur jemi mu në mes të kësaj luftë, me duket e paimagjinueshme që ata, të cilët kanë dalë nga kjo përballje, flasin sikur këtu nuk ka luftë, sikur nuk ka asnjë rrezik për shëndetin, sikur këtu nuk ka asnjë plagë për t’u shëruar nga tërmeti dhe vazhdojnë përsërisin avazin e vjetër të të gjitha herëve që kanë dalë në fushata, duke u propozuar shqiptarëve të njëjtën gjë, me rrezikun që nëse marrin besimin e shqiptarëve, të përsërisin po atë që kanë bërë; Ta çojnë  Shqipërinë mbrapa dhe ta katandisin në pikën që duhet përsëri pastaj, për ta çuar përpara.

Ne nuk do ta lejojmë.

Ne nuk kemi kohë për pushim.

Ne nuk kem i kohë për të ndaluar.

Ne duhet të ecim përpara që Shqipëria të bëhet e ardhmja jonë, që fëmijët tanë të bëhen krenarë për këtë shtëpi të përbashkët, jo vetëm për historinë, jo vetëm për bukuritë e natyrës, jo vetëm për traditën, por për kushtet e kësaj shtëpie.

Këtu në Kolonjë është vendi për të thënë që ne do ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm dhe kjo është plotësisht e mundshme sot, kur ne i kemi ngritur të gjitha bazat, kur ne jo vetëm e kemi projektuar të ardhmen, por jemi në rrugën e ndërtimit të saj.

Do ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm me një fazë tjetër investimesh të mëdha, që nga investimi i madh në Portin turistik të Durrësit, në Portin turistik të Vlorës, portin e Sarandës, që ka filluar puna, te investimet në aeroportet. Aeroporti i Kukësit do të nisë për pak ditë fluturimin e parë.

Aeroporti i Kukësit për pak ditë do të ulë avionin e parë të Air Albania, do të kurorëzohet në pistën e re të aeroportit të ri ndërkombëtar të Kukësit. Aeroporti i Vlorës për pak kohë do të fillojë nga puna ndërkohë që po finalizohet dhe kontrata me kompaninë fituese. Menjëherë do të shpallim dhe aeroportin e Sarandës.

E pra, do të hapim shumë porta të reja për të ardhur në Shqipëri e ndërkohë do të vazhdojmë të stimulojmë çlirimin e potencialeve të mëdha që ka vendi ynë, që ka edhe kjo trevë këtu. Korça tanimë është afirmuar si një destinacion por nuk mjafton. Është shumë e vogël për tu bërë një pikë që mban përtej një numri të caktuara, përtej një volumi të caktuar, prandaj Korça ka nevojë edhe për Kolonjën, ka shumë nevojë edhe për Pogradecin, ka shumë nevojë edhe për Devollin, edhe për Maliqin. Ka shumë nevojë për ti kombinuar të gjitha këto potenciale e njëkohësisht ka shumë nevojë edhe për anën tjetër. Për Përmetin, për Gjirokastrën, për Tepelenën e kështu me radhë.

Në këtë vizion jemi ne dhe me këtë synim do të punojmë, me këtë synim ne po vazhdojmë punën për të sjellë këtu në këtë qarku një investim të madh për pikën e re turistike, të parën në Shqipëri të skive në mënyrë që të difviersifikohet oferta. Për këtë ne do të vazhdojmë të punojmë që jo vetëm të përfundojë një orë e më parë rrugën e Kolonjës me Korçën, që do e bëjë Korçën thjesht një aneks të Kolonjës dhe anasjellta, në kuptimin e distancës, do të jetë sikur të lëvizsh brenda përbrenda një bashkie të madhe. Për këtë ne do të përmbyllim dhe investimet në ujin e pijshëm. Sot këtu ju keni  24 orë ujë të pijshëm deh ka ndodhur sepse ne nuk mundet do të përfytyronim që do bëjmë këtu turizëm duke sjellë shumë njerëz kur nuk ka as ujë. Ndërkohë për pak kohë mbaron edhe ujësjellësi në Leskovik dhe janë 34 fshatra në të gjithë këtë bashki ku kantieret janë në punë dhe brenda këtij viti, në fillim të vitit të ardhshëm kjo do të jetë bashkia që do të ketë ujë 24 orë jo vetëm në qendrën e vetë urbane por në gjithë territorin e saj duke krijuar një bazë shumë të rëndësishme për atë që vjen më pas dhe ajo që vjen më pas janë investimet në agroturizëm, janë investimet në gjithë rrjetin e guidave turistike. Janë investimet për të sjellë sa më shumë turistë, ,që do të thotë sa më shumë konsumatorë, duke rritur këtu mundësinë për të jetuar, për të fituar, për të shërbyer.

Pikat e shërbimeve që janë hapur këtu edhe ato pak pika që janë të agroturizmit flasin vetë se çfarë potenciali ka këtu. ne ishim përpara se të vinim këtu në Rahovë, një mrekulli. Aty më tregonin për francezët që vijnë dhe ikin. Pra potenciali është këtu, ne jemi ngjitur deri në një pikë të caktuar, tani duhet të ngjitemi më lart. Sigurisht që sa më lart të ngjitesh, aq më shumë të merret fryma, aq më shumë ndihet lodhja, aq më shumë sfidohet durimi, aq më shumë mund të lëkundet besimi por ne i kemi të gjitha këto. Ne kemi karakterin, ne kemi durimin, ne kemi besimin dhe vendosmërinë, këmbënguljen për ti çuar punët deri në fund.

Nuk ka qenë një periudhë e lehtë, nuk ka qenë një periudhë e zakonshme. Ka qenë një periudhë që na ka sprovuar të gjithëve pra është një periudhë që provon se ne sëbashku të gjithë mund t’ia dalim. Ne mund t’ia dalim që ta tejkalojmë atë hendek që kanë hapur partitë mes nesh. Ne mund t’ia dalim që ta tejkalojë tifozllëkun politik, jam i majtë, jam i djathtë, jam socialist, jam demokrat, jam kështu, jam ashtu, duke parë interesin e përbashkët, duke parë interesin që mbron, sa e mbron, si e mbron cilado nga palët që ofrohen për të drejtuar vendin dhe faktikisht unë besoj që të gjitha kategoritë e njerëzve sot në Shqipëri nuk i mbron dot askush siç i mbron Partia Socialiste. Nuk i mbron dot askush sipërmarrësit e vegjël siç i mbaron Partia Socialiste që iu ka zëruar taksën, iu ka zëruar TVSH-në, i ka lënë komplet të lirë dhe tani po punon për sistemin e fiskalizmit që do të jetë kalimi online i të gjitha proceduarve, i të gjitha transaksioneve që do të largojë përfundimisht nga dyert e të gjithë sipërmarrësve të vegjël inspektorët, kontrollorët, taksidarët de faktikisht të gjithë ata që merren me biznes të vogël do jenë komplet të lirë të bëjnë punën e tyre dhe i vetmi kontribut që ata do të paguajnë është një kontribut për veten dhe për punonjësit e tyre, sigurime shoqërore, sigurime shëndetësore që nuk janë taksa e nuk janë për shteti, janë për secilin, janë për shëndetin, janë për pensionin. Ne i shikojmë biznesmenët e vegjël si aleatët e mëdhenj në këtë ngjitje si krahët që do ta ndihmojnë ekonominë shqiptare të fluturojë më lart.

Nga ana tjetër, nuk i mbron njeri infermierët, mjekët, mësuesit siç i mbron Partia Socialiste e Shqipërisë. Ata në rradhë të parë janë të garantuar në dinjitetin e tyre se iku koha kur i merrni dhe i hidhnin si topa lecke sa andej këtej, i hiqnin nga puna për ti zëvendësuar me njerëz që ishin më pak të aftë, që nganjëherë nuk kishin fare as arsimin përkatës por që vinin nga rruga e kartave të asaj partisë atje apo nga rruga e krushqive, nga rruga e korrupsionit, nga rruga e bakshishit. Iku koha kur mund të bëheshe infermiere me një teser të kuqe. Sot të gjithë ata që hyjnë në punë si mësues, si infermierë, mjekët po e po, por dhe si punonjës të administratës publike, hyn nëpërmjet një procesi që i garanton ata. Nuk kanë asnjë arsye pse të kthehen mbrapa ndërkohë që sikundër ne ua rritëm pagën, do të vazhdojmë tua rrisim edhe 40% më shumë infermierëve, mjekëve, mësuesve. Edhe 30% më shumë punonjësve të tjerë të shtetit dhe atyre që kanë një pagë deri në 400 mijë lekë, të gjithëve pa përjashtim, nuk ka rëndësi çfarë janë, socialistë apo demokratë, do tu heqim tatimin mbi pagën në 1 janar të 2022. Sikundër do tu ulim tatimin mbi pagën të gjithë atyre që marrin nga 1.2 deri në 2.5 milionë lekë të vjetra pagë, që kanë një krah pune shumë të kualifikuar e që meritojnë një mbështetje më shumë nga ana jonë. Kush i garanton këto interesa?

Po interesat e fermerëve, kush i garanton më mirë se PS? Mjafton të numëroni zinxhirin e pikave të grumbullimit, kur erdhëm ne Shqipëria ishte një vend ku nuk gjeje dot një pikë grumbullimi të produkteve. Mjafton ti numërojmë sot. 183 pika grumbullimi me standarde ndërkombëtare. Një pjesë e tyre tani në funksion, rreth 30-35 prej tyre në mos gabohem tani në ndërtim e sipër, me dhoma frigoriferike, me të gjitha kushtet. Mjaftojmë të shikojmë pikat e agroturizimi. Agroturizmi ishte komplet një fushë e panjohur. Tani ka filluar të jetë embrioni i një industrie të re qeverisëse, komplementare në botën re të industrisë së turizmit. Shqipëria, kampione e turizmit në Ballkan nuk është një utopi, është po kaq e dukshme, po kaq e prekshme sa ai dielli që unë shikoj tani por na duhet punë, an duhet shumë punë, na duhet të shumë këmbëngulje, na duhet dhe shumë durim për ti arritur e do ti arrijmë, të jeni të sigurt. Do ti arrijmë siç kemi arritur që ti transformojmë këto qendra urbane siç transformon dita natën. Çfarë ishte këtu kur kemi ardhur në fillim? Një vend nga ku të gjithë donin vetëm të iknin, një vend ku nuk dije ku të ndaloje. Sot është një vend ku me plot gojën mund të thuash, shumë më tepër vizitorë e turistë do të vijnë muaj pas muaji, vit pas vit.

Ne kemi rritur eksportet bujqësore, 400 milionë dollarë nga rreth 100 milionë që ishin përpara 7 vitesh. do ti çojmë në mbi 1 miliard është plotësisht e mundur dhe kujt thotë që jo po se bujqësia po lëngon, i them një gjë shumë të thjeshtë. Sot falë punës së madhe të bërë për të hapur të gjithë rrugët e ujitjes së tokave, e kulimit të tokave, që ishin bllokuar të gjitha nga llumi i dekadave, ne kemi në Shqipëri dyfishin e tokës që punohet, kemi pasur rreth 125 mijë hektarë, sot kemi 235 mijë hektarë. E pra jemi në kushte krejt të tjera të cilat nuk mjaftojë absolutisht nuk mjaftojnë për të thënë që ia kemi dalë por të cilat mjaftojnë si garanci që ka vetëm një forcë që mund t’ia dalë e që do t’ia dalë dhe që është Partia Socialiste e Shqipërisë. Nuk ka tjetër. Të tjerët janë ata që çdo ditë infektojnë njerëz,, llogariteni. Çdo ditë mbledhin njerëz dhe i infektojnë. Çfarë mund të kërkosh më shumë ? çfarë mund të diskutosh më shumë? Çfarë mund të flasësh më shumë? Kanë dalë rrugëve me një me demek program. Programi i tyre është menu dëshirash. Çfarë do të dëgjosh ti, ta thotë programi. Je i punësuar? Po. Do të ulim sigurimet shoqërore. Po ti çfarë je? Pensionist? Do ta rrisim pensionin. Domethënë do ulim prodhimin e qumështit, do rrisim prodhimin e djathit. Dini ju si bëhet kjo? Se ju jeni njerëz të punës jeni njerëz që i dini këto procese. Dini ju ndonjë mundësi që të ulet prodhimi i domateve dhe të rritet prodhimi i salcës së domateve? Dini? Prodhimi i qumështit mund të ulet duke rritur prodhimin e djathit nëse sapunin e shet për djathë dhe ata pikërisht këtë bëjnë sot, përsëri e përsëri siç kanë bërë gjithmonë. Sapunin për djathë, kush ta hajë le ta hajë, kur të mbarojnë zgjedhjet shko merr tramvajin e Tiranës, dhe dil matanë. Jo po nuk ka ardhur tramvaji. Nuk ka problem, prite se do vijë dhe tramvaji nuk vjen kurrë. Në të gjitha shtresat e kategorisë.

Shëndetësia ishte një katastrofë. Imagjinojeni për një moment sikur ne të na kishte rënë virusi me ato spitale, me ato tmerre, me ato magazina rrënimi. Ku do ishim? Do ishim bërë jo gaz i botës por do ishim bërë një varr i hapur në mes të Europës. Atëherë do e shikonim ne se si dhe çfarë do të thotë të vdesin njerëzit rrugëve. Ndërkohë që jo vetëm që ne u gjetëm të përgatitur por sistemi ynë shëndetësor tani mbas gjithë atyre përmirësimeve të thella infrastrukturore është gati të bëjë hapin tjetër të madh. Hapin tjetër të madh që nuk mund të bëhej përpara se nuk mund të bësh autonominë spitalore, nuk mund të kalosh në vlerësimin e mjekëve sipas performancës, nuk mundet dot ta luftosh deri në fund atë korrupsionin që i nxin jetën njerëzve nëpër spitale se nuk ke batanije, nuk ke ilaçe, nuk ke çarçafë, nuk ke banjë, nuk ke asgjë. Në spitale ku ngroheshin njerëzit me susta. Sustat komplet të kthyera në furnelë për tu ngrohur katin se nuk kishte ngrohej. Spitale ku nuk kishte ujë, me zorrët që dilnin nga dyert e banjave dhe merrte uji shkallët. Nuk mundet!

Sot po dhe spitali i ri rajonal në Fier është jo vetë një tjetër qendre ekselence e shëndetësisë por është dhe një qendër transferimi dijesh, duke përfituar nga gjithë ajo dije që ka fituar Turqia në dekadat e fundit, për ta transferuar në gjithë sistemin tonë shëndetësor e kështu në çdo sektor, mund t’ju mbaj deri nesër po nuk dua t’ju mbaj më gjatë por është e paimagjinueshme që sot Shqipëria të vazhdojë të diskutojë midis Partisë Socialiste dhe një alternative që ka mbi kokë Sali Berishën, që ka mbi kokë Ilir Metën, se Luli dihet. Luli nuk është lideri i asaj shporte karavidhesh, është vetë fasada e nxjerrë përpara, dhëndri i buzëqeshur që është nxjerrë përpara, Gjinua, për të krijuar idenë që po bëhet një dasmë. Kumbarët e vërtetë janë Saliu dhe Iliri. Saliu që vazhdon dhe kall panik në Shpirtin e njerëzve duke thënë mos u vaksinoni se vaksinat vdesin njerëz dhe del dhe Gjinua dhe e përsërit prapë se i ka thënë ai me siguri, ti pse nuk flet për këtë punë. Doli ai të flasi që kanë vdekur njerëz nga vaksinat. Turp! Nuk ka më turp se sa të luash me jetën dhe me qetësinë shpirtërore të njerëzve, që janë në ankth prej një viti e kusur për të dalë nga kjo situatë dhe tamam tani kur ajo drita në fund të tunelit po vjen duke u zmadhuar, këta prapë kthehen aty. Po si ka mundësi? Ndodh një përmbytje, këta behën me përmbytjen. Ndodh një tërmet, ,këta janë me tërmetin. Vjen virusi, këta janë me virusin. Po si nuk u bënë njëherë këta me Shqipërinë dhe me shqiptarët? Po si nuk u bënë njëherë këta përbashkues? Jo për të mbështetur e lavdëruar qeverinë por për të mbështetur, qetësuar dhe ndihmuar njerëzit. Së paku duke mos shpifur, duke mos shpërndarë lajme të rreme, duke mos i mbytur njerëzit me disinformim dhe ky është kulmi. Vaksinat të marrin jetën. Si të marrin jetën? Përkundrazi, vaksinat po kthejnë jetën, vaksinat do ta kthejnë jetën dhe Shqipëria do buzëqeshë shumë shpejt përsëri siç po buzëqeshin gjyshe e gjyshër, me mijëra në çdo cep të Shqipërisë që pasi bëjnë vaksinën, marrin frymë lirisht se më në fund mund të dalin nga shtëpia, më në fund mund të takojnë nipërit dhe mbesat, më në fund fëmijët e tyre nuk do ti shohin me frikë se mos i infektojnë ose si burim rreziku se mos ju ngjisin virusin. U izoluan një brez i tërë komplet duke u çuar ushqimin tek dera dhe ndërkohë që ata po marrin frymë lirisht, del Saliu, gogoli dixhital dhe vazhdon me historinë e tij. Po si mundet? Çfarë mund të sjellin këta për Shqipërinë? Çfarë mund të bëjnë këta për Shqipërinë? Çfarë kanë bërë? Më tregoni një gjë, që kur këta patën mundësi të drejtonin, e bënë. Se ato që dimë, i di edhe unë. I di edhe unë shkatërrimet, i di edhe unë piramidat, i di edhe unë borxhet, i di edhe unë të gjitha ato që dini dhe ju, por një gjë të mirë që e bënë këta, që mbeti këtu. edhe ajo rruga e kombit, që thonë Rruga e Kombit, edhe atë rrugëve e lanë. Po ja po jua japim atë. Por çfarë bënë tjetër?  As nuk bënë, as nuk do bëjnë se nuk dinë të bëjnë por këtë herë nuk do u japi njeri mundësinë të bëjnë ndonjë gjë sepse do humbasin përsëri, se nuk kanë çfarë i kërkojnë Shqipërisë kur dalin pas 8 vitesh dhe thonë para 8 vitesh ndodhi një aksident. Domethënë populli shqiptar para 8 vitesh lajthit, se duhet të mbante Saliun në kurriz akoma, për të gjithë ato të mira që po bënte Saliu, populli lajthiti. Tani ju thonë shqiptarëve hajdeni rregulloni aksidentin, që do të thotë që nuk kanë nxjerrë asnjë mësim nga e shkuara, përkundrazi u duket aksident, u duket padrejtësi që u larguan atëherë e duan të rikthehen prapë për të bërë po ato  gjëra që bënin. Se çdo parti humbet, humbet zgjedhjet, reflekton, nxjerr mësimet e veta, bën përpjekjet e veta, reformohet,, ripërtërin lidershipin, ecën përpara, siç bëri Partia Socialiste. Kurse këta mbetën në xhep të gogolit dixhital dhe thonë ishte një aksident atëherë. Tani na zgjidhni ne që mos iki njeri nga Shqipëria. Kjo është një sfidë që ne nuk e kemi me ta në fakt. Ne sfidën e kemi me veten dhe me të ardhmen. Në mes të luftës, nuk mund të ndalojmë tani dhe të bëjmë eksperimente që i kemi bërë në të shkuarën e që kanë qenë të gjitha të dështuara. Thotë një fjalë e mençur, të përsërisësh të njëjtën gjë e të presësh rezultat tjetër është budallëk. Dhe shqiptarët dy herë e përsëritën e dy herë po atë rezultat morën. Nuk ka një të tretë. Një të tretë nuk ka. Për ta ka vetëm një të tretë në këto zgjedhje. Mandati i tretë i partisë Socialiste.

Faleminderit!

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm