Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Partia Socialiste është gati për zhvllimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore

Të reja

Partia Socialiste është gati për zhvllimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore

19 Jan 2022    

Prononcimi për media i Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla:

Pyetje: Z. Balla, e ka Partia Socialiste një datë propozimi se kur mund të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme në gjashtë Bashkitë pa Kryetar?


Përgjigje: Jemi ftuar nga Presidenti i Republikës sot për një takim konsultativ lidhur me vakancat prej shumë kohësh në gjashtë Bashki të vendit. Dua të rishpreh këtu atë që i thashë edhe Presidentit të Republikës se ky institucion duhet ta kishte ushtruar këtë detyrim kushtetues dhe ligjor që në momentin më të parë të njoftimit për vakancat. Thënë kjo duke filluar që nga vakanca e parë e krijuar në Bashkinë e Shkodrës në gusht të vitit 2019. Brenda dy ditësh nga njoftimi nga ana e Prefektit të Shkodrës lidhur me këtë vakancë duheshin njoftuar, brenda një afati 30-45 ditë, zgjedhjet në Bashkinë Shkodër. Respekti ndaj Kushtetutës është një detyrim nga të gjitha institucionet. Pra, respekti që ka të bëjë lidhur me detyrimin që ligji dhe mbi të gjitha Kushtetuta i ka dhënë Presidentit të Republikës për datën e zgjedhjeve.

Kështu që zgjedhjet duhet të ishin zhvilluar në të gjitha Bashkitë ku janë krijuar vakanca brenda afatit 45-ditor. Për ne nuk ka asnjë datë. Data është e përcaktuar nga ligji dhe Kushtetuta. Nga ana e Presidentit të Republikës jemi informuar se ai mendon që zgjedhjet e pjesshme të zhvillohen me 6 mars duke marrë në konsideratë të gjitha afatet e përcaktuara qartë në ligjin zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Unë dua t'ju them se shkeljet kushtetuese të konstatuara në këto dy vite janë shkelje që nuk duhet të kishin ndodhur. Pra, zgjedhjet duhet të ishin zhvilluar.


Në këtë moment, pas vendimit të qartë të Gjykatës Kushtetuese, të gjithë biem dakord që ne kemi qenë në anën e duhur të historisë dhe të marrëdhënies me Kushtetutën. Besoj se edhe Presidenti i Republikës e ka kuptuar që ka qenë në anën e kundërt të respektimit të Kushtetutës.

Pyetje: Jeni dakord me datën 6 mars ju si Parti Socialiste z. Balla?

Përgjigje: Unë e thashë që të jesh dakord me Kushtetutën dhe ligjin është detyrim për çdo institucion. Kush e ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin deri sot e ka kuptuar që ka qenë gabim. Ky gabim po ri-ndreqet me kostot përkatëse. 

Kuvendi i Shqipërisë është investuar në procese të rivendosjes së ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë. Të mos harrojmë që ka pasur një përpjekje për të penguar qytetarët shqiptarë që të shprehin me votë vullnetin e tyre në 30 qershor. Ligjshmëria dhe kushtetutshmëria mbi të gjitha është orientimi ynë në të gjitha rastet.

 Pyetje: Z. Balla, përse ju ka ftuar vetëm ju z. Meta në këtë takim? Përse Kryetari i Partisë Socialiste ua ka deleguar vetëm juve këtë kopetencë ndërkohë që mund t'ja kishte deleguar Sekretarit të Përgjithshëm, z. Damian Gjiknuri ? 

Përgjigje: Kjo është një pyetje që duhet t'ja bëni Presidentit të Republikës. Vitet mbi supe më bëjnë të kujtoj se për zgjedhjet vendore praktika ka qenë që konsltimet janë bërë me Kryetarët e Grupeve Parlamentare. Ju jeni gazetare me eksperiencë dhe mund ta kujtoni se kjo është një traditë shumë vjeçare.

Përsa i përket, nëse më ka thirrur mua dhe jo përfaqësues të tjerë të grupeve parlamentare të opozitës, kjo është një çështje që duhet të pyesni Presidentin.

Intitucioni i Presidencës do ketë një përgjigje për këtë. Nuk më takon mua unë jam gjithmonë serioz në marrëdhëniet institucionale. 

Pyetje: Z. Balla, 6 marsi është afër i keni gati kandidatët.

Përgjigje: Sot kemi ardhur për këtë çështje. Unë ua thashë që Partia Socialiste e Shqipërisë ka qenë gjithmonë gati. Nuk kanë munguar komunikimet dhe me ju mediat nga Kryetari Rama i cili gjithmonë ka qenë shumë i qartë në pozicionin e Partisë Socialiste. Ua thashë, për ne Kushtetuta dhe ligji janë të panegociueshme.

Pyetje: Zgjedhje në tre apo në gjashtë Bashki?

Përgjigje: Kjo çështje është në juridiksionin e leximit nga ana e Presidentit nisur edhe nga komunikimin që ka pasur me institucionet. Unë ua thashë, zgjedhjet në Shkodër duhet të ishin zhvilluar që në shtator të vitit 2019. Kjo nuk ka ndodhur.

Pyetje: Z. Balla a i ka kthyer përgjigje Këshilli i Ministrave, Presidentit për tre vakancat e mbetura?

Përgjigje: Pyesni institucionet përkatëse. Unë kam ardhur për këtë çështje. Ju dhashë informacion. Dua të jem korrekt për rëndësinë që ka ky moment që ndodhemi sot ku pas disa shkelje të njëpasnjëshme kushtetutuese jemi në kushtet që kjo çështje ka marrë fund.
Faleminderit!

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm