Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Partia Socialiste është zgjedhja e vetme për një Shqipëri si ajo që meritojnë të gjithë shqiptarët

Të reja

Partia Socialiste është zgjedhja e vetme për një Shqipëri si ajo që meritojnë të gjithë shqiptarët

05 Apr 2021    

Këndi i fjalës Korçë – Rruga drejt 25 Prillit –

Fjala e Kryeministrit, njëherësh Kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama:

Është vërtet një fushatë e çuditshme, se mungon ajo zhurma energjizuese, mungon muzika përthithëse e mijëra e mijëra njerëzve. Nga ana tjetër është një fushatë që na jap mundësinë  të komunikojmë sikur jemi duke bërë një bisedë të shtruar dhe na jep mundësinë të kujdesemi që gjithçka që themi të jetë lehtësisht e dëgjueshme dhe e papërzier me atë zhurmën e entuziazimit dhe të brohoritjeve, që nga njëherë ta bëjnë më të lehtë sepse nuk ka shumë vëmendje për fjalën. Ndërkohë që kjo është një fushatë ku fjala ka më shumë vend dhe natyrisht, mundësia për të dëgjuar është më e madhe.

Për hir të vërtetës me këtë që ka ndodhur me transformimin urban, përtej marrjes së meritave, dua që ta them që Korça ka qenë një prej pionereve të këtij transformimi. Madje vetë Rilindja Urbane si vision dhe si një program kombëtar i mirëartikuluar ka ardhur si rezultat i përpjekjeve të disa njerëzve, ndër të cilet ka qenë edhe Nikua këtu në Korçë. Qysh në krye të herës, në pozicionin e kryetarit të bashkisë, por në kushte komplet të tjera dhe faktikisht i rrethuar nga muret e shurdhët të qeverisë në Tiranë, nisi një projekt që në këndvështrimin tim është projekti i parë i asaj që më pas mori emrin Rilindje Urbane dhe u kthye në një program për të mishëruar një vizion të PS-së.

Projektin e kalldrëmeve. Më kujtohet, atëherë kur vija në Korçë dhe flisnin me Nikon, pasi bënim atë shëtitjen për të parë rrugicat që pak nga pak po merrnin formën e tyre të vjetër, ndëkohë që ishin lënë në pikë të hallit. Diskutonim si mund të nxirreshin qytetet nga një errësirë, nga një izolim, nga një trishtim. Për hir të vërtetës, pavarësisht gjithë thesareve që kanë shumë qytete të Shqipërisë dhe Korça është një ndër ato që ka thesare shumë të çmuara, ishte në atë kohë e pamundur të bëje fotografi që të mund t’i dërgoje dhe me të cilat mund të krenoheshe, për t’u treguar të tjerëve, miqëve të huaj, sa të bukura janë qytete e Shqipërisë, sepse ishin lënë në një situatë shumë kritike.

Me Rilindjen Urbane, ne hapëm një rrugë, e cila vazhdon. Dua ta theksoj edhe këtu, sepse këtu është një nga ato pika ku Rilindja Urbane ka njohur një prej zhvillimeve më domethënëse, që Rilindja Urbane nuk është një fasadë, një program pastrimi, ngjyrosjeje dhe zbukurimi, por është një program ekonomik, i cili bëhet bazë për zhvillime të mëtejshme. Falë Rilindjes Urbane, këtu në Korçë janë hapur shumë sipërmarrje. Sipërmarrje të vogla që zhvillohen dita ditës, që kanë krijuar punë për familjet që kanë transformuar shtëpitë e tyre në bujtina, por edhe punë për të tjerë që punësohen në plot nga hallkat e këtij zinxhiri të biznesit të vogël që e ka bërë Korçën një hapsirë vibruese për ekonominë lokale.

Nëse sot flasim për Korçën si destinacion turistik, na duket normale, diçka krejt e natyrshme dhe e tillë është, normale dhe krejt e natyrshme, po disa vite më parë dhe jo para shumë vitesh, po vetëm përpara sesa ne të mernim mandatin e parë dhe të fillonim të krijonim sinergjinë me pushtetin vendor, flisnim të gjithë për të ardhmen e këtij vendi përmes turizmit, por turizmi ishte një fjalë, ishte një dëshirë, ishte një ambicie e pambështetur në realitetin e fakteve.

Shikoja përpara pak ditesh një raport të Bankës Botërore, të vitit 2008 mos gabohem, ku flitej për bum turistik në Shqipëri. Dhe bumi turistik i përkthyer në shifra për Shqipërinë ishte shumë më pak turistë sesa sot ka vetëm Korça.

E pra, këtu në Korçë është vendi i duhur për të thënë që ambicia jonë në vizionin “Shqipëria 2030” dhe Plani ynë i Veprimit për 2021-2025, që është zbërthim konkret përmes hapash dhe masash konkrete për mishërimin e atij vizioni, është që ta bëjmë Shqipërinë, kampione të turizmit në Ballkan, ta bëjmë Shqipërinë kampione të agroturizmit, kampione në eksportet bujqësore. Është plotësisht e mundur dhe jo vetëm është e mundur, por është një proces që tanimë ka hyrë në rrugën e tij të realizimit, që natyrisht do të kërkojë edhe kohën e vet.

Nëse sot në flasim për disa investime të mëdha në turizm, duke filluar nga investimi i madh në Durrës, ku do të investohet nga një prej kompanive më të mëdha të botës për transformimin e zemrës së Durrësit, në një port turistik ndër më të mëdhenjtë në Mesdhe; nëse sot flasim për portin tjetër turistik, të Vlorës, që pas mbarimit të garës tani është në fazën e lidhjes së kontratës dhe fillimit të punës, për portin turistik të Sarandës që është tani aktualisht që flasim në kantier, për dy portet e reja tregtare që do ndërtohen në Durrës e Vlorë nga spostimi për t’i lënë vend porteve turistike, për portin e ri turistik të Shëngjinit;

nëse flasim për 4 aeroporte, aroporti i Kukësit do të hapë dyert për pak ditë për uljen e parë të Air Albania-s me çunat e Kukësit që do të vijnë nga Londra të seleksionuar në bazë të numrit të sharjeve e përqeshjeve që më kanë bërë kur thoja se do bëjmë aeroport në Kukës, aeroporti i Vlorës është në fazën e nënshkrimit të kontratës pas daljes së fituesit e menjëherë do të lancojmë garën për aeroportin e Sarandës, ndërkohë që në aeroportin e Rinasit fillon investimi për terminalin e ri dhe zgjatjen e pistës për të garantuar dhe fluturimet transopeanike, duke filluar nga fluturimet me Amerikën  të Air Albania; nëse flasim për parqet fotovoltatike dhe transformimin e sektorit të energjisë nga një sektor që ne e kemi vendosur në ekuilibër përsa i përket shpënrdarjes, por që vazhdon të na kushtojë se kur kemi mungesë reshjesh, ne importojmë energji, në një sektor që do të jetë eksportues neto i energjisë; të gjitha këro vijnë si rezultat i faktit që në këto dy mandate, ne kemi ndërtuar  një platoformë të re mbi të cilën do ta ngremë Shqipërinë në një nivel tjetër. Edhe psed të gjitha këto që unë preka nuk kanë lidhje me Korçën se janë jashtë gjeografisë së këtij Qarku, e kundërta është e vërtetë. Korça e ka fituar statusin e një destinacioni të preferuar turistik në Shqipëri dhe natyrisht, për të gjithë ata turistë që do të vijnë duke u shtuar e zgjeruar hapësirën kohore të turizmit që nuk do të jetë vetëm veror, por që ka filluar të shtrihet përtej atyre kufijve të ngushtë të verës, Korça do jetë një destinacion ku shumë më tepër do të vijnë. Me kompaninë që ndërton Portin turistik të Durrësit, ne kemi ifilluar diskutimin për pikën turistike të Nikolicës, për të ndërtuar resortin e parë të skive atje. Është në fazën fillestare, kemi filluar të ndajmë të dhënat për studimin, por është e sigurtë që shumë shpejt, ne do të rikthehemi këtu, bashkë me kompaninë, për të demonstruar një projekt që do të jetë hapja e një kapitulli tjetër për turizmin në Shqipëri.

Është në fazën fillestare, kemi filluar të ndajmë të dhënat për studimin, por është e sigurtë që shumë shpejt, ne do të rikthehemi këtu, bashkë me kompaninë, për të demonstruar një projekt që do të jetë hapja e një kapitulli tjetër për turizmin në Shqipëri. Gjithmonë e kemi lidhur turizmin me detin apo me qytete të caktuara që kanë trashëgimi historike dhe kulturore, por ende kemi një botë të tërë, një minierë të tërë të paeskploruar në atdheun tone, që është turizmi malor.

E pra, Korça është zgjedhja e parë për të hapur këtë kapitull tjetër. Natyrisht, një resort i ri turistik skish në Korçë si guri i parë në një tjetër themel të turizmit tonë do të sjellë shumë më tepër punë, shumë më tepër konsum, do të shjellë shumë më tepër reputacion për të gjithë këtë qark dhe do të sjellë shtrirjen e infrastrukturës së mikëpritjes shumë përtej pikave ku ajo është e shtrirë sot. Ju e shikoni që është thuajse e pamundur të gjesh vend në Korçë, nëse nuk e rezervon më përpara, për të ardhur në fundjavë. Duket qartë që Korça ka afektuar edhe zonat përreth, por ka ende shumë hapësirë. Ashtu sikundër ka shumë hapësirë për zhvillimin e bujqësisë përmes zhvillimit edhe të agroindustrisë, agropërpunimit dhe ka shumë hapësirë këtu si në të gjithë Shqipërinë, për të zhvilluar agroturizmin.

Unë edhe këtu do ju bëj apel të gjithë atyre që janë në emigracion nga kjo zonë, që nëse kanë një shtëpi kudoqoftë në këtë qark, nga gjyshërit e tyre në zonën e fshatit, të investojnë për të bërë një agroturizëm. Është e sigurtë që investimi i kursimeve i një emigrant në agroturizëm sjell për të dhe për familjen e tij të ardhura më të larta, sesa ç’sjell puna si i punësuar i kujtdo qoftë dhe kudoqoftë në emigracion. Ka filluar zinxhiri i ri i kësaj industrie. Kemi sot pika agroturizmi në të gjithë Shqipërinë që janë sigurisht dallëndyshet e para, por që janë shembuj që tregojnë me fakte sa e vërtetë është qoftë mundësia për të zhvilluar këtë industri, qoftë fakti që kjo industri sjell të ardhura të konsiderueshme për familjet dhe qoftë fakti tjetër që kjo agroindustri është një zë i rëndësishëm që do të bëhet gjithmonë e më i fortë në ekonominë tonë.

Unë dua të kthehem tek tërësia e kësaj përballjeje të 25 prillit. Në të vërtetë, ne nuk kemi patur 2 mandate. Dy mandate janë dy mandate kur kushtet janë normale, kur ecuria e gjërave dhe situatat janë normale. Ne kemi pasur një mandat dhe një luftë. Një luftë, e cila vazhdon dhe tani që po flasim.

Mandati ynë i dytë nuk ka qenë një mandat qeverisës mirëfilli, ka qenë një mandat i thyer në mes nga 2 goditje shumë të rënda, dy fatkeqësi të mëdha që realisht mund të kishin plandosur përtokë një elefant; Tërmeti katastrofik i pak më shumë se 15 muajve më parë dhe pastaj pandemia që tronditi gjithë botën. Dy goditje që na vunë ne si vend, po sigurisht edhe ne si qeveri në një sprovë të madhe karakteri, në një sprovë të madhe qëndrueshmërie, në një sprovë të madhe kurajoje dhe aftësie për t’ia dalë mbanë.

Kur ra tërmeti ishin fare pa kata që mund ta besonin se ne do t’ja dilnim të trajtonim të gjithë ato plagë të mëdha që u hapën sa hap e mbyll sytë dhe të kthenim në shtëpi në një kohë të arsyeshme mijëra e mijëra familje që brenda pak sekondash humbën çatinë. Ishin shumë pak ata që besonin se ne do të arrinim të vinim në dispozicion të atij operacioni kolosal fondet e mjaftueshme. Ishin shumë pak ata që besonin që do të mund të rindërtoheshin të gjithë ato shkolla, kopshte, çerdhe, qendra shëndetësore. Do të mund të rindërtoheshin të gjithë ato apartamente me dëme, qoftë edhe të vogla, por jo të parëndësishme për një familje dhe me dëme më të mëdha e deri me dëme që impononin praktikisht shembjen e pallateve dhe rindërtimin e tyre.

Por nuk u desh shumë kohë për të parë të gjithë se në fakt, ne do t’ja dilnim.

Në ndërkohë kur ne ishim në ethet e asaj sipërmarrjeje gjigande për të hyrë në procesin e rindërtimit, na erdhi goditja tjetër, që unë e kam thënë e do ta them vazhdimisht sa herë do të flas për këtë; parafytyroni sikur të na kishte gjetur me spitalet që ne gjetëm kur morëm detyrën 7 vite e kusur më parë. Në ato spitale që s’kishin pothuajse asgjë brenda. Në ato spitale ku aparaturat ishin ose të kohërave të lashta, ose tek-tuk të reja, por jashtë çdo funksioni. Në ato spitale ku nuk kishte as ilaçe, ku njerëzit shkonin për të çuar të afërmit e tyre me batanije e çarçaf me vete. Në ato spitale ku nuk gjeje dot një banjo që mund të quhej e tillë. Në ato spitale ku ngroheshin me susta, me furnelë elektrike. Ne nuk do të ishim bërë gazi i botës, por një gropë mu në mes të Europës dhe atëhere do të kishim parë çdo të thotë të vdesin  njerëzit rrugëve.

Nuk na gjeti të papërgatitur as ajo goditje dhe në gjithë fazën e rezistencës dhe falë solidaritetit të madh të njerëzve, ne ia dolëm normalisht për aq sa mund të konsiderohet me vend fjala normale në kushtet kur ke të bësh sidoqoftë me një luftë që merr jetë njerëzish e plagosh shumë njerëz. E ne poi a dalim sot me vaksinimin masiv, aty ku të tjerë akoma po përpëliten apo akoma mezi kanë filluar të bëjnë disa doza simbolike dhe presin të hyjnë në vaksinimin masiv dhe nuk kanë asnjë qartësi dhe afat të ditur se kur mund ta fillojnë atë proces. E nuk flas për vende që janë mbrapa diellit, por flas për vende që janë në rajonin tonë.

Sot, Shqipëria është një nga dy vendet në rajon që e ka filluar vaksinimin masiv dhe me ritmet që po ecim jemi vërtetë në fashën e lartë të klasifikimit të vendeve të kontinentit ku jetojmë. Nuk ka qenë absolutisht e lehtë, nuk ka qenë diçka që sidoqoftë do ndodhë se është dashur jashtëzakonisht përpjekje, këmbëngulje e kombinim i marrëdhënieve, partneriteteve, miqësive e bisedave, për t’ia dalë që të kemi sasinë e nevojshme të vaksinave që ne të dalim jo më vonë, por më shpejt se plot të tjerë në Europë, nga ky tunel e që ne të kemi një sezon turistik të lehtësuar ndjeshëm nga barra e tmerrshme e COVID-it.

Thënë të gjitha këto është shumë e qartë dhe unë do ta përsëris pa pushim, pavarësisht se ka disa kokëbosh që nuk duan ta fusin në radaken e tyre që kjo nuk ka lidhje me fushatën elektorale, në sensin që ne po mblidhemi pak e ata të tjerët po mblidhen shumë. Kjo ka lidhje me shëndetin e njerëzve dhe me të ardhmen e afërme të kësaj lufte. Vaksinimi masiv është arma e vetme që ka në dispozicion njerëzimi për të shporrur një virus vrastar siç është COVID-19, por që të funksionojë ashtu siç duhet, duhet shoqëruar gjatë gjithë procesit të tij me distancimin.

Distancimi është shumë i rëndësishëm për ta mbështetur vaksinimin dhe për të mbështetur këtë luftë. Të vaksinosh masivisht e të mos distancohesh, do të thotë të ngatërrohesh me këmbët e tua, do të thotë të stimulosh infektimin, të pengosh suksesin e vaksinimit dhe të krijosh kushte që virusi të të godasë. Është e paimagjinueshme që me një kokëfortësi idioteske, por pot ë ishte idioteske thjesht e vetëm nga marrëzia mbase do të ishte më pak e fajshme, por është idioteske nga papërgjegjshmëria, nga pabesia, nga skuthllëku, nga etja për pushtet, që të mbledhësh njerëzit e tu më besinikë, t’i ngjeshësh me njëri-tjetrin për të krijuar imazhin sikur këtu ka një uragan që po vjen për të marrë në dorë fatet e vendit dhe të rrezikosh masivisht njerëz. Shikojeni Kosovën. Kosova kishte një rënie drastike të numrave, aq sa filloi teoria që u imunizua tufa.

U desh një fushatë elektorale, u deshën marshimet, u deshën grumbullimet e mëdha dhe sot numrat prapë janë rritur dhe numri i humbjeve të jetës është rritur. Jo vetëm Kosova. Shikoni Malin e Zi.

Mali i Zi ishte një vend ku predikonin se Covidi s’kishte prekur fare. Bënin spote ”hajdeni në Malin e Zi kaloni pushimet se s’ka Covid. U desh një fushatë elektorale me disa të marrë që u mblodhen bashkë nëpër marshime triumfale politike, ngjeshur me njëri-tjetrin. Ca nga ata që rrinin  në krye, - largqoftë mos ndodhtë këtu - të atyre marshimeve ikën në botën tjetër. Të tjerët u plagosën rëndë dhe numrat në Malin e Zi tani janë rritur. Çfarë borxhi i ka ky popull, këtyre njerezve që për të krijuar një iluzion optik nëpër televizorë sikur janë shumë po infektojnë ditë për ditë të tjerët, po e shpërndajnë virusin pastaj kudo ku po shkojnë, në familjet e tyre, nëpër fqinj e nëpër miq. Çfarë borxhi i ka?

Pse duhet Shqipëria të bëhet viktimë e këtij absurdi tragjikomik? Si mundet të dalësh nëpër rrugët e vendit për të kërkuar të  marrësh përgjegjësi për vendin, duke përdorur formën më të papërgjegjshme të komunikimit me njerezit, duke përdorur formën më të papranueshme, më të pajustifikueshme, duke sfiduar edhe ligjin, edhe rregullat dhe duke ju thënë edhe të gjithë njerëzve të tjerë, “ju mund të pësoni edhe ndëshkimin e ligjit, se ne jemi mbi ligjin, ne jemi mbi shtetin, se ne jemi Partia Demokratike dhe ne nuk pyesim për ligjin, ne nuk pyesim për rregullin, nuk pyesim për shtetin”, gjë që ne e dimë, gjë që të gjithë e dinë se këtë kanë bërë gjithmonë, por në këtë rast, kjo nuk ka si pasojë djegien e disa institiucioneve dhe godinave, nuk ka si pasojë djegien e pemës së vitit të ri. Nuk ka si pasojë shkatërrimin e disa pllakave të bulevardit të Tiranës për t’i kthyer në gurë dhe për t’i gjuajtur policisë. Kjo ka si pasojë jetën e njerëzve. Kjo ka si pasojë jetën e një populli të tërë dhe insistojnë dhe bëjnë sikur këtu nuk ka fare asgjë tjetër, përveçse ankthit dhe frikës që e ka zënë Edi Ramën për “uraganin”. Ankthi im dhe frika ime sa herë i shoh ato shfaqe është se çfarë vjen mbrapa.  Një lidership që nuk mendon çfarë vjen mbrapa, kur vendos për hapat që hedh nuk i duhet as dreqit dhe jo më një vendi të tërë.

Ne nuk e zgjedhim dot opozitën sepse opozita është aty një realitet i jetës demokratike, por këto mbase ju vlejnë atyre që janë të lëkundur, mbase ju vlen dhe atyre që janë mbështetës të atyre partive që përbëjnë atë shportën me karavidhe që quhet opozitë këtu dhe që s’kanë minimumin e përgjegjshmërisë shoqërore, s’kanë minimumin e përgjegjshmërisë njerëzore. Mbase ju duhet për të kuptuar që si mund ti lihet vota, e si mund ti delegohet besimi këtyre njerëzve që në historinë tonë e kanë treguar gjithmonë që sa herë u është dhënë besim, aq herë e kanë shpërdoruar besim. Sa herë u është dhënë një punë, aq herë e kanë bërë atë punë sëprapthi.

Duke folur këtu në Korçë për pikërisht atë që po lulëzon këtu në këtë qytet në rradhë të parë por dhe në pika të tjera siç është sipërmarrja e vogël, sigurisht ka plot sipërmarrës të vegjël që nuk e duan Raqkën, nuk e dina Nikon, mua jo e jo por çfarë rëndësie ka kjo kur është pikërisht partia forca politike qeverisëse që këtu përfaqësohet nga Niko Peleshi që këtu ka kryetar bashkie Sotiraq Filon, që atyre u ka garantuara që të bëjnë biznes të vogël me zero taksë dhe me zero TVSH dhe madje, e kemi bërë shumë të qartë, e jo të qartë sepse e kemi dëshirë ne të ndodhë kështu por sepse e kemi kalkuluar në planin tonë të veprimit financiarisht që deri në 2029 me PS natyrisht, taksa e biznesit të vogël do të jetë zero, TVSH-ja mbi biznesin e vogël do të jetë zero.

Tani, mund të mos duam fare të na shohin me sy ne por ky është problemi më i vogël, se nuk janë të detyruar të na shikojnë. Nëse u shfaqemi nëpër ekrane, le ta ndërrojnë stacionin. Të shkojnë tek ajo Përputhen. Le të përputhen atje ose të shkojnë tek telenovelat turke, ose të shikojnë futboll, të bëjnë çfarë të duan. Nuk janë të detyruar të na shikojnë, nuk janë të detyruar as të na dëgjojnë, nuk janë të detyruar jo e jo që të na pëlqejnë por ama, nga ana tjetër të shkosh të votosh pas berihait vetëm sepse këta nuk i dua, se këta janë kështu, ,e janë të atillë, e janë të atillë, se këta janë arrogant se këta nuk e di unë se çfarë, se ky vishet me çitjane, se ky nuk mban kollare e ku di unë se çfarë, e të japësh votën që të paguash taksë? Sepse ata e kanë thënë shumë qartë, do vënë taksën e sheshtë. E kanë pasur këta që bëjnë biznes. E kanë pasur 10, tani do jetë 9. Të paguash 9% të të ardhurave tuaja, çdo muaj bashkë me TVSH-në, se nuk të pëlqejnë disa e se të pëlqejnë disa të tjerë, kjo nuk është llogari prej sipërmarrësish. Ky është tifozllëk që të kushton.

Fleta e votimit nuk është biletë për të shkuar në stadium për Skënderbeun. Fleta e votimit është autorizim për interesat e tuaja dhe atë autorizim duhet të mendosh mirë se kujt ia jep. Ashtu sikundër fleta e votimit është një kontratë pune, se kur duhet të ngjisësh gomarin për të marrë drutë në pyll, nuk e shikon as nga veshët, as nga boja, nga ngjyra, por e shikon sa mban ngarkesë. Nuk merr një gomar blu me zor që të ti lëri drutë rrugëve. Blu mund të lyesh kuzhinën, mund të lyesh banjën, të duket vetja sikur je në det kur bën dush por për hir të ngjyrës të lësh drutë rrugëve? Ashtu sikundër në të gjitha rastet. Kur merr dikë në punë, kur merr dikë për të bërë një punë, përpiqesh të marrësh atë që ta bën punën më mirë. E pra, më mirë se sa ne në këtë vend, se sa unë, se sa Niko, se sa Sotiraqi ,se sa të tjerët nëpër Shqipëri, me të gjitha të metat që kemi ne, më mirë se ne për Korçën këta nuk gjejnë dot. Nuk kanë ku gjejnë fare. Se kishin njërin, i binim në qafë, ai i kërnackave se më ka ngelur në mendje dhe ne merreshim me të. Ai ishte yll bote. Tani kanë sjellë atë të Babales këtu. çfarë do bëni? Do hapni ndonjë qendër këtu për video në Korçë? Do punësoni njerëz për përgjime? Për manipulime videosh? Për se do ta votoni?

Më thonë, mos u merr me ata ti, ku e ke programin? Programi ynë është vizioni ynë dhe kush do ta konsultojë vizionin, të shikojë Korçën e të hedhi sytë kudo ku ne kemi vënë dorë dhe e konsulton vizionin tonë. Programi ynë është karakteri ynë. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi. Jo gjithmonë e bëjmë në kohë, jo gjithmonë e bëjmë shumë mirë, bëjmë edhe ne gabimet tona por ama ne nuk i ndahemi deri në und gjërave që marrim përsipër dhe këmbëngulim deri sa ti bëjmë.

Programi ynë është puna, ne punojmë pa pushim. Ne besojmë tek puna dhe ne besojmë se përmes punës ne mund ta transformojmë këtë vend dhe mund ta bëjmë Shqipërinë. Ne nuk flemë gjumë. Ne nuk hargalisemi nëpër ekrane duke u marrë vetëm me sharje e me shpifje e pastaj duke bërë sikur jemi vizionarë kur vjen fushata ndërkohë që sapo ikin kamerat flemë gjumë ku të na zëri këmba. Programi ynë është durimi dhe besimi dhe pastaj nëse duan të dinë se çfarë duam të bëjmë ne të gjithë sektorët, ne kemi planin tonë të veprimit,, ne nuk kemi një program elektoral që ti themi të gjithëve çfarë duan të dëgjojnë dhe e kam përsëritur dhe do ta përsëris se është shembull tipik. Çfarë je ti? Je i punësuar? Ne do ti ulim sigurimet shoqërore. Po ti çfarë je? Je pensionist? Ne do rrisim pensionet. Domethënë ne do ta ulim prodhimin e qumështit dhe do rrisim prodhimin e djathit. Dini ju si bëhet kjo? Me sapun. Kush ta hajë sapunin për djathë, le të hajë, rëndësi ka të marrin votat dhe pasi të marrin votat, tramvajin e Tiranës e keni gati edhe në linjën bulevardi Zogu i Parë, bulevardi Republika këtu. mjafton të rrini ta prisni nja katër vjet të vijë. Pastaj do vijë një fushatë tjetër dhe pastaj vazhdon prap historia.

Se më kujtohet, bulevardi Republika, i vetmi kontribut që dhanë ata ishte që erdhën dhe shkulën pemët që mbolli Niko këtu. shkulën pemët, shkulën edhe pllakat, se me demek bulevardi kishte një asfalt historik. Sepse ata nuk e kanë marrëdhënien me të bukurën, nuk e kanë marrëdhënien me hapësirën publike si hapësirë bashkëjetese. Ata po panë një shesh, duan të bëjnë një përshesh. Ata po panë një hapësirë, duan të ndërtojnë kioska, duan të lejojnë, të stimulojnë, të mbështesin pushtime. Ata nuk kanë lidhje me urbanizmin. Nuk kanë lidhje me modernizimin, nuk kanë lidhje me të bukurën. Kështu janë gatuar, nuk kemi çfarë i bëjmë. Edhe nuk ndryshojnë, e thonë dhe vetë. Para 8 vitesh ndodhi një aksident. Domethënë para 8 vitesh populli shqiptar lajthit dhe nuk i mbajti ata në pushtet që ta çonin deri në fund të humnerës siç kishin filluar por i largoi ata. Pra ndodhi një aksident. Që do të thotë që tani, ky aksidenti duhet korrigjuar, ju duhet të na jepni votat dhe ne do vazhdojmë po atë që bënim atëherë. Se kush ka nxjerr mësime, se çdo parti humb zgjedhjet por nxjerr mësime, reflekton, reagon. Ne nxjerrim mësime pa qenë nevoja që të humbasim.

Ne kemi sot këtu në Korçë dhe në gjithë Shqipërinë një skuadër deputetësh që është reflektim i nevojës për të qenë më pranë pritshmërisë së njerëzve, duke harmonizuar ata që vijnë nga një eksperiencë pune, me ata që vijnë nga rrugë të tjera të jetës. Duke harmonizuar moshat, duke harmonizuar burrat dhe gratë, vajzat dhe djemtë ,duke harmonizuar territoret, komunitetet. Kurse ajo e tyre është një sallatë ruse që vjen era qepë dhe era raki.

Për të mos u zgjatur më tutje dua të them disa pika të rëndësishme të planit tonë të veprimit, për të gjithë ata që duan ti dëgjojnë, që janë shumë të rëndësishme drejtpërdrejtë për njerëzit, përtej biznesit të vogël që e thashë por dhe ata që kanë një rrogë, një pagë, deri në 400 mijë lekë, duhet ta dëgjojnë mirë e mos ta shikojnë 25 prillin si ndeshje futbolli. Por ta shikojnë 25 prillin si momentin kur ata me atë fletën e votimit do të autorizojnë dikë për të bërë disa punë dhe një nga punët që ne do të bëjmë është që do ta heqim tatimin mbi pagën deri në 400 mijë lekë e nëse deri më sot vetëm paga minimale nuk paguan taksa, nga 1 janari i 2022 të gjithë ata që paguhen deri në 400 mijë lekë nuk do paguajnë më taksë. Kjo nuk është pak. Kjo është e rëndësishme.

Tani, ata të cilët marrin deri në 400 mijë lekë dhe qenkan me PD-në apo me ato partitë e tjera, janë të gatshëm ata që të votojnë për ti vënë vetes taksën 9%? Për ti arritur domethënë, se sot e kanë minimale taksën, se ne kemi tjetër model. Ne themi që kush fiton më pak , paguan më pak dhe sa më lart të ngjitesh, aq më shumë duhet ti japësh shtetit, duhet ti japësh shoqërisë. Ata e kanë ndryshe, thonë të gjithë njësoj por nuk janë të gjithë njësoj, se kur të vë 9% taksë mbi një rrogë 400 mijë lekë, të fut në ankth se çfarë do paguash më përpara nga ato detyrimet e muajit. Kurse 9% tek ai që merr 10 milionë, nuk ndihen ato për shpenzimet e muajit, pra nuk është njësoj. Është e kundërta. Ai që fiton më shumë, paguan më pak me taksën e sheshtë, ndërsa ne e kemi ndryshe. Megjithatë, atyre që kanë një pagë nga 1.2 milionë të vjetra në 2.5 ku taksimi ynë progresiv e ka barrën më të lartë, ne do tua ulim këtë barrë nga 1 janari i 2022 dhe këto të tonat nuk janë premtime elektorale, nuk kemi dalë ne për premtime elektorale se nuk kemi ne çfarë bëjmë premtime elektorale. Ne jemi në punë. Ne po themi si do ta vazhdojmë punën dhe çfarë punësh kemi parashikuar të bëjmë.

Po ashtu për mjekët, infermierët, mësuesit, kemi bërë rritje pagash për bluzat e bardha si asnjëherë më parë. Për të gjitha këto kategori do ta rrisim përsëri pagën 40% ashtu sikundër për të gjithë të tjerët do ta rrisim pagën 30% dhe për të rritur pagat në sektorin privat që është një prioritet i këtij plani veprimi, ne do të synojmë të mbështesim sektorët ku pagat janë më të larta, specifikash ashut sikundër do mbështesim të rinjtë, që të marrin një arsim të specializuar profesional në rradhë të parë, që do të thotë kolegjet profesionale, mbase shkollës së mesme profesionale ose mbas shkollës së mesme të përgjithshme, ti të mund të shkosh në një kolegj profesional 2 vjeçar dhe aty të marrësh një specializim për tregun e punës e jo vetëm të punësohesh por dhe të kesh një pagë më të mirë se sa paga më e ulët ose se sa paga e ulët e po ashtu, duke nxitur sektorin e IT, që këtu në Korçë do të ketë një nga bërthamat e veta si rezultat i nismës së Nikos e të Sotirqait që kanë punuar për këtë projekt dhe që na japin ne tani mundësinë që mbi bazën e këtij projekti ne të krijojmë një zinxhir të tërë, çka është bërë pjesë enjë diskutimi të brendshëm, e një programi të qartë e kështu na mandatin e tretë në qendrat e qarqeve ne do të ngremë këto qendra që do të jenë për të rinjtë, për të mësuar gjuhën e informatikës në kohë të shpejtë, për kodimin, për të tjera instrumente të komunikimit që lidhen me sektorin e teknologjisë që u japin mundësi të rinjve që pa lëvizur fare nga vendi duke qëndruar këtu në Korçë, siç janë këtu disa shembuj shumë domethënë, të punojnë në tregun global, ti kapërcejnë kufijtë pa lëvizur nga vendi por në hapësirën e madhe të tregut që është aty në ekranin e kompjuterit e këto nuk janë përralla, kjo është e ardhmja e për këtë të ardhme ne tani kemi rrugët që kemi piketuar dhe kemi dhe planin se si do ti ndërtojmë këto rrugë.

Po kështu gjithë pjesa tjetër që ka të bëjë me energjinë, që ka të bëjë me infrastrukturën, që ka të bëjë me çdo sektor. Është shumë i rëndësishëm mandati i tretë për të mos lënë që të kthehen më mbrapa gjërat. Për të vendosur në një pozicion të konsoliduar sektorët dhe fjala e fundit që është dhe kryefjala në fakt është drejtësia. Unë e di shumë mirë që të gjithë janë të mërzitur, janë të pakënaqur, janë të zhgënjyer. Pse akoma nuk ka drejtësi dhe kur thonë pse nuk ka drejtësi, natyrisht e lidhin me faktin që zullumqarë të mëdhenj janë rrugëve dhe jo vetëm janë rrugëve por kërkojnë edhe vota, duan të kthehen dhe prapë. Sepse kjo kërkon kohën e vetë. Ama ka një ndryshim shumë të madh nga çfarë është bërë në këtë periudhë që ne kemi pasur udhëheqjen e vendit, me çfarë është bërë më përpara. Më përpara nuk është bërë asgjë ndërkohë që në këtë periudhë është bërë një luftë e mirëfilltë politike dhe një betejë e mirëfilltë në parlament për të vendosur në një bazë të re ligjore drejtësinë dhe kjo është arritur. Tani, jemi në fazën kur po ecën çdo ditë pastrimi i sistemit të drejtësisë nga llumi, nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, se llumi ka qenë shumë i madh se përndryshe nuk do ishim ne sot kaq të mërzitur me çfarë na ka ndodhur, kështu që do dhe ai kohën e vetë, llumi që po pastrohet ,që po pastrohet përditë. Institucionet e reja po ngrihen. Kanë dhënë shenjat e para që kanë filluar të funksionojnë, e rasti i asaj gjykatëses mostër atje në Krujë që sot është prapa hekurave me të gjithë rrjetin e saj, që shiste e blinte drejtësi është shumë domethënës e kështu hap pas hapi SPAK-u, gjykatat e reja do fillojnë të japin frutet që populli pret prej dekadash.

Tani, një gjë është e sigurt. Vota në drejtim tjetër përveç se në drejtim të PS është votë për ti kthyer të gjitha mbrapsht dhe e para gjë që do goditet me votën e shqiptarëve larg qoftë dhe shqiptarëve që duan ndryshim, e shqiptarëve që nisen nga e mira është drejtësia. Sepse çelësat do ti jepen në dorë dy personazheve që janë dy figurat kyçe në luftën kundër reformimit të drejtësisë. Saliut dhe Ilirit. Natyrisht, këtu në skenë këta të dy janë si jo kaq pararojë se kanë vënë përpara Lulin atje për të bërë këto dasmat rrugëve me dy gishta, me flamuj dhe me COVID, bashkë me Monikën që i mban atë litarin te fyti por janë dhe aty. Kështu që nuk duhet të ketë dyshim.

Ne nuk jemi për tu pirë në kupë kur i thonë por ama ne jemi zgjidhja dhe zgjedhja e vetme. Jo e keqja më e vogël. Zgjidhja dhe zgjedhja e vetme për ti shkuar deri në fund përpjekjes për një vizion, për një Shqipëri si ajo që e meritojnë të gjithë fëmijët tanë. Për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë në sensin që çdo i ri dhe e re, çdonjëri nga fëmijët tanë ta ketë Shqipërinë zgjedhje të parë. Pastaj, kush do të iki, ne shyqyr zotit nuk jemi më në bunkerin e Enver Hoxhës, ikën por jo të iki ngaqë nuk ka mundësi tjetër por të iki sepse kërkon një mundësi të re, ama Shqipëria të jetë një shtëpi e të gjithë shqiptarëve për të cilën të jenë krenarë jo vetëm për historinë, jo vetëm për bukuritë e natyrës, jo vetëm për trashëgiminë kulturore por të jenë krenarë për shtëpinë që kanë dhe jetojnë aktualisht.

Shumë faleminderit! 

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm