Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Prej javës tjetër, Konferenca e Kryetarëve do i japë dritën jeshile zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve parlamentare në sallën e Kuvendit

Të reja

Prej javës tjetër, Konferenca e Kryetarëve do i japë dritën jeshile zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve parlamentare në sallën e Kuvendit

29 Sep 2021    

Deklarata për mediat e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla:

Kemi diskutuar me përgjegjësi lidhur me mënyrën e zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve parlamentare dhe të Seancës plenare në mbledhjen e fundit të javës së shkuar.
Nga të gjithë ka prevaluar nevoja e sensibilizimit, tashmë me rregulla strikte, të shembullit që duhet të japin deputetët, që në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe seancat plenare, të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit.
Unë dua t’ju them me përgjegjësi si Kryetar i Grupit Parlamentar kam ushtruar autoritetin tim dhe kërkesën legjitime, që të gjithë deputetët të kryejnë vaksinën. Pjesa më e madhe e deputetëve kanë kryer të dyja dozat e vaksinës. Edhe ata që nuk kanë kryer të dyja dozat janë brenda afateve.
Prej javës tjetër, të gjithë deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste do të jenë të vaksinuar. Shpresoj që edhe Partia Demokratike të bëjë të njëjtën gjë.
Duke filluar nga java tjetër do t’i propozojmë Konferencës së Kryetarëve që mbledhjet të zhvillohen duke respektuar distancat, deputetët të deklarojnë certifikatën e vaksinimit ‘Green pass’.
Edhe në Parlamentin Europian, edhe në Bundestagun gjerman edhe në parlamentin italian nuk mund të marrësh pjesë në mbledhje komisioni nëse nuk je vaksinuar.
Agjenda parlamentare ishte e tillë që të kërkonte mirëkuptim nga ana e Partisë Demokratike.
Unë e kuptoj që hallet brenda në shtëpi i shtyjnë që të krijojnë probblematika të panevojshme në mënyrën e sjelljes së deputetëve. Praktika e zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve on-line është një praktikë që unë mendoj që për raste të caktuara do të vijojë, për aq kohë sa bëhet fjalë për çështje që nuk janë të një rëndësie të veçantë.
Kur bëhet fjalë për një seancë dëgjimore me përfaqësues të Këshillit të Ministrave, kur bëhet fjalë për çështje me debat të zgjeruar, ne e kemi thënë edhe në Konferencën e Kryetarëve se mbledhjet do të vijojnë me praninë në sallë.
Për të konkluduar do t’i bëja thirrje shpirtrave të trazuar në PD, se kjo çështje është e qartë.
I bëj thirrje deputetëve, atyre që ende nuk kanë ushtruar këtë detyrim që kemi ndaj familjeve tona dhe ndaj gjithë shoqërisë, të kryejnë detyrimin për të kryer vaksinimin me të dyja doza.
Prej javës tjetër, Konferenca e Kryetarëve besoj se do i japë dritën jeshile kalimit të një mënyre tradicionale, zhvillimit të mbledhjeve të komisionit.
Javën e ardhshme do të kemi edhe seancës plenare, ndaj çdo deputet duhet ta dijë që pjesëmarrja do të kushtëzohet me kryerjen e vaksinës.
Pyetje: Çdo deputet duhet të jetë i vaksinuar për të marrë pjesë?
Unë mendoj se për këtë çështje do të duhet të shprehet edhe Partia Demokratike. Unë nuk kam pasur kontakt me kolegët e Partisë Demokratike, por nga çfarë është diskutuar, kemi rënë dakord që pjesëmarrja duhet të jetë me certifikatë vaksinimi. Ka raste kur mjekët nuk rekomandojnë vaksinimin, por duhet të jesh i pajisur me një test PCR, rregull ky normal kur udhëton me avion dhe udhëton në një vend të Bashkimit Europian.
Do i lutesha opozitës të mos harxhojnë kohë me këtë çështje dhe të vijojnë punën normale.
Jam informuar nga Kryetarët e tre komisioneve se ka kërkesa nga opozita për ngritje të Komisioneve Hetimore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Këshilli i Ministrave.
Dëshira jonë është që kjo legjislaturë e re ta fillojë punën mbarë dhe natyrshëm ajo historia e tjerrur dje, se ne paskemi frikë nga debati apo që gjoja Kryeministri Rama po i fshihet përballjes me opozitën, këto historira do të kërkoja t’i linim mbrapa e të ecnim përpara me detyrat shumë të rëndësishme që ka Parlamenti në monitorimin e punës së qeverisë dhe monitorimin e Integrimit Europian. Të mos harrojmë rolin që ka Kuvendi.
Faleminderit!
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm