Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Procesi i zgjedhjeve në PS mundësi ripërtëritje dhe përmirësimi

Të reja

Procesi i zgjedhjeve në PS mundësi ripërtëritje dhe përmirësimi

16 May 2022    

Startojnë zgjedhjet e reja në Partinë Socialiste

Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama në takimin e Këshillit Koordinues të Qarkut Tiranë:

E startojmë këtë proces me Këshillin Koordinues të qarkut të Tiranës, besoj edhe për të shfrytëzuar këtë mundësi, për të adresuar disa fjalë lidhur me procesin për të gjithë familjen tonë politike në të gjithë Shqipërinë, sepse është një process, i cili është përmbajtësisht i ri dhe është e domosdoshme që ne të bëjmë gjithë përpjekjen që askush të mos ketë ndroje të përfshihet, - në rast se dëshiron të përfshihet, - për shkak të paragjykimit se procesi mund të mos jetë tërësisht i hapur dhe tërësisht konkurues.

Në fakt, qëllimi është ky, që procesi të jetë tërësisht i hapur dhe tërësisht konkurues, por nga e thëna në të bërë dhe këtu ka në mes një det të tërë se e vërteta është se kemi pasur në të kaluarën më shumë se një rast ku proceset janë mbyllur dhe kanë degraduar në riciklimin e të njëjtës gjë, posaçërisht në nivelin e organizatave. Për këtë arsye, në Kongresin e Partisë, ne morëm një vendim, duke ndjekur një diskutim të lindur në Asamble dhe pastaj bërë në Kongres, që ta fillojmë procesin me zgjedhjen e kryetarëve në 61 bashki dhe në të gjitha njësitë administrative për ta pasur këtë si fazën e parë dhe për të shkuar tek organizatat, në të gjitha ato organizata ku zgjedhjet nuk janë zhvilluar pa përmbushur kriteret e vendosura për përmbajtjen e përbërjen e organizatës dhe për të gjitha ato që janë parashikuar në vendimet e Asamblesë Kombëtare.

Arsyeja themelore për ta zhvilluar këtë proces nuk është thjesht e natyrës organizative, por është në radhë të parë e natyrës politike. E kemi bërë këtë diskutim shpesh me njëri-tjetrin dhe mbase unë do bie edhe njëherë në përsëritje, por për mua është një shqetësim, i cili duhet adresuar nga i gjithë lidershipi i Partisë në të gjithë territorin sepse nuk duhet lënë në asnjë mënyrë që kryetarët e Partisë në territor të jenë të papolitizuar ashtu siç duhet, nëse mund ta them me këto fjalë. Persona që, puna e të cilëve edhe për shkak të të qenit të forcës tonë politike në qeveri, qoftë në qendër, qoftë në nivelin vendor, fokusohen thuajse tërësisht në çështje të natyrës administrative dhe me çështjet e natyrës administrative pothuajse vendin kryesor e zë trajtimi i ankesave të njërit e të tjetrit për: “Jam në punë, s’jam në punë, kush u fut në punë, kush do futet në punë”, e me radhë. 

Kjo është një pasojë e një periudhe shumë të gjatë kohe që ne e kemi trashëguar, nuk e kemi krijuar, por e cila duhet adresuar pasi Partia Socialiste nuk është absolutisht në mundësinë që ta lërë këtë inerci të vazhdojë, edhe pse për hir të së vërtetës, një pjesë të madhe ne kemi arritur ta garantojmë qendrueshmërinë e administratës apo të disa sektorëve kyç të jetës së ekzekutivit, duke e larguar partinë nga influenca në vendimarrje, influencë që e ka pasur absolute dhe me një kapacitet dëmtues të jashtëzakonshëm deri në kohën kur ne morëm detyrën dhe për hir të së vërtetës e ka pasur edhe pasi ne kemi marrë detyrën për shkak të aleatit që kishim në koalicion dhe për shkak të faktit që duke parë rrushi-rrushin piqej. Sidoqoftë ne kemi larguar nga duart e partisë dhe influenca e partisë, Policinë e Shtetit, kemi larguar gjithë trupën e mësuesve, kemi larguar trupën e infermierëve dhe infermiereve sepse për trupën e mjekëve nuk ka qenë një sfidë vërtet e njëjtë si me rastet e tjera dhe patjetër që kemi respektuar më shumë se çdokush tjetër në të kaluarën dhe pse jo mbase deri në fund siç do duhej, të gjithë ngrehinën e administratës publike, por sigurisht që prej disa vitesh tanimë kjo është një histori e tejkaluar dhe pavarësisht rasteve sporadike që mund të jenë tek-tuk, jemi në një situatë qendrushmërie ku faktikisht ndikimi i pamundësisë për të ndërhyrë e për të bërë të njëjtin avaz, e bën edhe më të pakuptimtë, edhe më të kotë, edhe më dëmtues rolin e atyre kryetarëve të Partisë që i ka mbetur ora po atje.

Por nuk është vetëm ky aspekt. Është edhe aspekti tjetër i pasjes në territor të kryetarit të parties, të cilët janë drejtpërdrejt të vendosur dhe i përgjigjen drejtpërdrejt kryetarit të bashkisë. Absolutisht nuk është e nevojshme të jenë në kundërshti apo në konflikt jo e jo, por nga ana tjetër është e pakuptimtë që të jenë një, aq më tepër kur detyrat e tyre janë krejt të ndryshme dhe e treta është që ne na duhen kryetarë partie që të jenë të gatshëm të përballen me njerëzit dhe ta mobilizojnë partinë të përballen me njerzit dhe për të mos e pritur përballjen me njerëzit vetëm kur vjen deputeti apo vetëm kur kryetarit të bashkisë i duhet të shkojë në një territor dhe e ka një problem për të trajtuar me komunitetin, apo kur vjen fushata elektorale, sepse në të treja këto raste, vetvetiu është deputeti, është kryetari i bashkisë, është e gjithë forca politike e angazhuar në fushatë që e bëjnë përballjen. Unë flas për angazhimin e partisë në mënyrë sistematike, në mënyrë të vazhdueshme në territor si zëdhënëse e gjithë atyre gjërave që na bëjnë ne bashkë, si zëdhënëse e identitetit tonë, e qëllimeve tona dhe patjetër edhe mënyrës se si ne mendojmë për çështje të caktuara dhe për hir të së vërtetës kjo nuk ndodh. Është fakt!

Nëse ka diskutime politike në territor, këto janë diskutime që lindin dhe zhvillohen vetëm kur deputetët, drejtuesit e qarqeve apo ministrat, mbase, në raste te caktuara  janë aty dhe mund të jetë një siotuatë e caktuar kur një teme diskutohet, por përgjithësisht nuk diskutohet fare. Përgjithësisht diskutimet janë të natyres komplet teknike dhe komplet të mbyllura brenda qerthullit të interesave te vogla aty. E kjo nuk mund të vazhdojë kështu, ne do të bëjmë cmos që kjo të ndyshojë. Sigurisht që kjo kërkon kohën e vet të ndryshojë, sigurisht që kjo kërkon shumë punë për të ndryshuar, por që të  jetë e mundur të ndryshojë, duhet ta fillojmë me këmbë të mbarë në këtë proces tani. Duhet të jemi shumë të vemendshëm, e para për të garantuar që procesi të jetë shumë i hapur dhe të gjithë vajza e djem, burra e gra që mendojnë se mund të ofrojnë kandidaturën e tyre për të drejtuar PS, fillimisht në 61 bashkitë, pastaj në të gjitha njësitë bashkiake dhe në Tiranë qysh në fillim edhe në njësinë bashkiake sepse njësitë bahskiake të Tiranës janë goxha të mëdha dhe mund ta fillojmë këtë menjëherë, duke qenë se në Tiranë kemi edhe specifikën që Erioni bën njëkohësisht edhe drejtimin e partisë dhe nga ana tjetër për të qenë në të vëmendshëm dhe të gatshëm që të identifikojmë me seriozitet kandidatët më të mundshëm dhe i gjithë procesi të kalojë në një filtër, të dyfishtë,  në filtrin e anëtarësisë së partisë, të të gjithë anëtarësisë së parties, madje edhe të sipatizantëve të parties, të cilët mund të marrin pjesë dhe pastaj në filtrin e atij komisioni të posacëm i cili është ngritur për t’i kaluar kryesisë  të parties, opinionin për kandidaturat më të mira. 

Natyrisht në radhë të parë kjo është çështje besimi dhe na takon ne të gjithëve këtu që jemi që ta ndërtojmë këtë besim tek ky proces.

Në radhë të dytë është cështje serioziteti dhe na takon neve të gjithë që të jemi serioz në këtë proces dhe të mos bëjmë absolutisht asgjë nga ato gjëra që kanë ndodhur në të shkuarën, kur i është mbyllur dera njërit, i është shtyrë dera tjetrit, i është shmangur rruga drejt derës një të treti për të nxjerrë një kandiat që pastaj ka dalë edhe ka marrë mbështetjen në një rreth të mbyllur të quajtur asamble socialiste. Ne e dimë shumë mire si janë zhvilluar në raste të caktuara këto procese që në fund na kanë lënë pa lidership politik në nivelin vendor në parti dhe gjithë lidershipin pastaj e kanë marrë kryetarët e bashkisë edhe për të qeverisur, edhe për të drejtuar partinë, edhe për këtë edhe për atë.

Duke qenë pastaj jeta detyrimisht e lidhur edhe me interesat e duke patur pastaj kryetaret e bashkisë edhe mundësinë që të ndikojnë përmes focës së autoritetit dhe aftësisë për t’i ardhur sipas avazit njërit apo tjetrit  dhe për t’i shkuar kundër njërit apo tjetrit, është krijuar një situatë ku ata që mund të jenë vërtetë të talentuar, ata që mund të jenë vërtetë të apasionuar, të dëshiruar që ta bëjnë kët rol nuk e marrin përsipë ose edhe kur e marrin fiken sepse nuk u krijohet mundësia që në atë hapësirë të mund të lulëzojnë si talente politike dhe ne e kemi të domosdohsme që ta bëjmë këtë dhe është asolkutisht puna jonë këtu, e gjithë atyre që janë përfaqësues të partisë në nivel qarku.

Vitin e ardhshëm, ne kemi zgjedhjet vendore, koha kalon shumë shpejt, për fat të keq u bë tani  më shumë e zakonshme sesa e jashtëzakonshme që në të kemi mbi kokë gjëra të jashtëzakonshme që nuk i zgjedhim vetë, do të dëshironim të mos ndodhnin kurrë po që faktikisht ndodhin dhe ne duhet të përballemi me to, tërmeti, pandemia, tani këtë situatë tjetër që nuk dihet sa zgjat, nuk dihet çfarë zhvillimesh mund të marrë, nuk dihet si mund ta çojë procesin në aspektin ekonomik, në aspektin social, në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare, e kështu me radhë, por ndërkohë zgjedhjet përsëri janë aty dhe zgjedhjet ne duhet t’i bëjmë dhe duhet t’i fitojmë dhe sigurisht për t’i fituar zgjedhjet na duhet, jo vetëm që të përsërisim gjithçka të duhur që kemi ditur të bëjmë deri tani por na duhet që të shkojmë edhe më tej, na duhet të vazhdojmë të përpiqemi të bëjmë atë gjë që jemi përpjekur të bëjmë vazhdimisht që të ripërtërihemi, të përmirësohemi, që të korrigjojmë  gjëra që nuk shkojnë dhe mbi të gjitha të bëjmë gjëra me sukses vetëçlirimin nga energjitë negative dhe vetëkarikimin me energji pozitive. Aq më tepër kur jemi në kushtet kur kemi një opozitë që nuk të sfidon dhe motivon për të shkuar në këto drejtime, duhet ta bëjm vetë dhe duhet ta bëjmë duke parë në radhe të parë, se cilat janë gjërat që nuk kanë funksionuar siç duhet, sepse gjërat që nuk kanë funksionuar siç duhet mund të kthehen në një problem shumë të madh nëse nuk funksionojnë siç duhet dhe dëmi që mund të shkaktojnë mund të jetë shumë më i madh sesa dëmi që kanë bërë.  

Sigurisht që Tirana është një sfidë e jashtëzakonshme për 1001 arsye dhe për 1001 probleme të jetës së përditshme që janë probleme të një komuniteti shumë të gjerë dhe shumë të larmishëm dhe ne na duhet që edhe për këtë arsye në Tiranë, por edhe kudo tjetër ne të kemi një parti, e cila të ketë njerëz që t’i shtojë kapacitetet komunikuese të PS  me njerëzit në territor, e cila ta bëjë këtë punë në mënyrë të vazhdueshme në territor. 

Hiri i të vërtetës e do të thuhet që organizatat tona të partisë janë të pazëvendësueshme në aspektin organizativ dhe janë të pathyeshme në aspektin e përballjes organizative me çdo lloj kundërshtari, por ajo që mungon dhe që ne duhet ta shohim me shumë vemendje është energjia e komunikimit të organizatave dhe kush do t’ia japë energjinë organizatave? Do t’ia japë drejtimi i partisë në territor, do t’ia japë drejtimi i partisë në bashki, do t’ia japë drejtimi i partisë në njësinë bashkiake. Nëse do të kemi një front, një vijë të parë me kryetarët e partisë së bashkive dhe të njësive bashkiake që në totalin e tyre shkojnë rreth 400 e ca 500 vetë, te cilët do të jenë në lartësinë e kësaj sfide dhe do të jetë një ndryshim kolosal i kapacitetit të komunikimit të partisë me njerëzit dhe i kapacitetit për të krijuar energji tw shtuar pozitive në funksion, jo vetëm të fitores së zgjedhjeve, por edhe në funksion edhe të ecurisë së mëtejshme të punës. Nuk është një proçes i lehtë, por është një proçes i domosdoshëm dhe është koha tani për tw filluar me kryetarët e partisë së bashkive dhe në Tiranë me njësitë me gjithë proçesin e shpalljes së kandidaturave, të aplikimit të kandidatëve, të organizimit të ballafaqimeve të kandidatëve në sytë e të gjithë anëtarësisë së një zone të caktuar sipas programit organizativ që është bërë për të arritur që në fillim të vjeshtës ne të kemi vijën e parë pak a shumë të përcaktuar dhe deri në fund të vjeshtës ne të kemi të gjithë këtë grup njerëzish të rrethuar në krye të partisë dhe pastaj për të filluar të gjithë korigjimet e nevojshme në nivelin e organizatës dhe për të shkuar me sukses në zgjedhje me një parti të ripërtërirë, me një parti me një energji të re pozitive, me një  parti me një kapacitet të rritur komunikimi me njerëzit. Dhe e fundit që kam është domosdoshmëria e përfshirjes në këtë process, jo vetëm të deputetëve se deputetët janë të përfshirë dhe për hir të së vërtetës janë kontributorët kryesorë në gjithë ecurinë e kohës midis dy zgjedhjeve, pikërisht për arsyen që thashë sepse janë fuqia bazë dhe në raste të caktuara në zona të caktuara e vetme se bashki me kryetarin e bashkisë e komunikimit politik, gjë që nuk është normale. Dhe po thoja që duhet të përfshihen me territore të përcaktuara edhe anëtarët e këshillave bashkiakë si përfaqeuses të partisë edhe të komunitetit në nivelin vendor.

Është shumë proçes voluminoz dhe kerkon shumë angazhim, dhe kërkon shumë përfshirje me vemendje jo për të shkuar dhe për të kaluar kohën edhe radhën. Besoj  që është gjëja e duhur, por nuk mjafton të jetë gjëja e duhur, por duhet ta bëjmë që të rezultojë gjëja e duhur edhe në praktikë, edhe në terrenin e realitetit të përditshëm të partisë dhe të ballafaqimit pastaj me njerezit, me publikun, edhe me rivalët, konkurentët, kundershtarët cilidoqofshin në fund fare.

Ju falenderoj shumë për vëmëndjen, ju falenderoj për durimin dhe ju falenderoj paraprakisht për angazhimin.

I takon sigurisht Erionit, i takon të gjithë deputetëve në radhë të parë të Tiranës që të fillojnë menjëherë të bëjnë punën sëbashku me komisionin përkatës që është faktikisht i përbërë nga të gjithë sekretarët e Partisë Socialiste plus nga dy apo tre anëtarë të kryesisë. Kështu që, ju uroj punë të mbarë në këtë proces. Unë jam në dispozicion për ccdo aktivitet ku do të gjykohet e nevojshme prania ime, por ështe shumë e rendësishme që në të gjitha aktivitetet, në të gjitha ballafaqimet e kandidaturave, në të gjitha njësitë bashkiake dhe patjetër dhe në të gjitha bashkitë pastaj të qarkut, ne të kemi sa më shumë prezencë tuajën, sigurisht të ndarë secili sipas hapësirave që duhet të mbulojë.

Ju falenderoj shumë!

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm