Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Qeveria e Berishes e paafte te mbledhe te ardhurat e faturuara te energjise, vetem rrit cmimin

Të reja

Qeveria e Berishes e paafte te mbledhe te ardhurat e faturuara te energjise, vetem rrit cmimin

28 Aug 2008    
Humbjet në KESH vijojnë të jenë të larta. Nën qeverisjen e Kryeministrit më të papaftë të tranzicionit, niveli i mbledhjes së të ardhurave ra deri nën 45 % (III - mujori i 2006), ndërsa për vitin 2007 nuk është më shumë se 50 %. Kryeministri gjen zgjidhjen vetëm duke shtrenjtuar çmimin e energjisë elektrike për familjarët e sipërmarrjet e lira. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo barrë, Operatori i Sistemit të Shpërdarjes vazhdon në avazin e vjetër të KESH me veprime abuzive.

Vendi rrezikon të përballet përsëri me një dimër të vështirë energjitik edhe pse situata hidrike është përmirësuar ndjeshëm. Këto janë pasojat e një qeversjeje të paaftë me në krye një kryeministër të korruptuar. Humbjet në KESH vijojnë të jenë të larta. Nën qeverisjen e Kryeministrit më të papaftë të tranzicionit, niveli i mbledhjes së të ardhurave ra deri nën 45 % (III - mujori i 2006), ndërsa për vitin 2007 nuk është më shumë se 50 %.

Kryeministri gjen zgjidhjen vetëm duke shtrenjtuar çmimin e energjisë elektrike për familjarët e sipërmarrjet e lira.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo barrë, Operatori i Sistemit të Shpërdarjes vazhdon në avazin e vjetër të KESH me veprime abuzive.

- OSSH nuk është në gjendje të faturojë sipërmarrjet me fasha orare edhe pse kjo është vendosur nga ERE.

- OSSH në mënyrë krejt abuzive, edhe në kushtet e një konsumi normal në mes të Tiranës, ngarkon në mënyrë abuzive sipërmarrjet me konsum aforfe.

- Qeveria e kryeministrit Berisha do të mbahet mend edhe që detyron shqiptarët të paguajnë tatim mbi vlerën e shtuar për masat administrative.

- Dhe për t'i vënë kapakun qeverisjes informale, OSSH faturon familjarët dhe sipërmarrësit me fatura të paligjshme.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm