Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Rama: Na duhet nje politike e re per nje Shqiperi europiane

Të reja

Rama: Na duhet nje politike e re per nje Shqiperi europiane

29 Aug 2008    
Në këtë sens, ne kemi shumë rrugë për të bërë, por kjo nuk është një rrugë që ne duhet të presim që të ndodhë, por duhet ta ndërtojmë duke transformuar rrënjësisht procesin politik, duke e kthyer në një shfaqje të pasionit politik dhe jo të vulgaritetit, përbaltjes, akuzave, shpifjeve, falsitetit. Duke bërë që në politikë në këtë proces të jashtëzakonshëm, që ka të bëjë drejtpërdrejt me njerëzit, me vendin, të përfshihen sa më shumë njerëz, qytetare e qytetarë, që me të drejtë i rrinë larg politikës, sepse ajo është bërë jo vetëm e neveritshme, por edhe e frikshme, sepse do të do të thotë të marrësh përsipër risqe, do të thotë të bëhesh me baltë nga kundërshtarët,

Në një intervistë për televizionin Alsat Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i cili ndodhet në Konventën e Demokratëve, në Denver të SHBA-së u shpreh se:

Si do ta vlerësonit fjalën e Barak Obamës, kandidatit demokrat për Shtëpinë e Bardhë?

Besoj që fjalimi i kandidatit demokrat ishte në lartësinë e sfidës dhe mbi të gjitha shfaqja e djeshme e pasionit politik në stadiumin e Denverit, ishte një shfaqje e cila arriti një kulm në pikpamje të vullnetit për ndryshim, në pikpamje të masës së jashtëzakonshme të të rejave dhe të rinjve që merrnin pjesë në atë takim historik dhe që u vlerësua me notat më pozitive nga të gjithë. Edhe nga komentatorët me profil demokrat e republikan, pavarësisht diskutimit për çështje të caktuara, apo me mundësinë dhe pamundësinë për t'i realizuar të gjitha ato premtime që Barak Obama shtroi në fjalimin e tij të djeshëm.

Zoti Rama, lidhur me shqiptarët, çdo do të thotë për Shqipërinë dhe Kosovën një president demokrat?

Besoj që në pikëpamje të marrdhënieve të SHBA, Shqipërisë dhe Kosovës, nuk ka asnjë ndryshim ashtu siç ka qënë tërësisht pozitive dhe e angazhuar politika amerikane e gjithë këtyre viteve, në raport me çështjen e përparimit të demokratizimit, modernizimit të Shqipërisë dhe integrimit të saj në NATO, apo më e rëndësishme çështjen e pavarësisë së Kosovës dhe të ndërtimit të një shteti të lirë, të pavarur dhe demokratik, ashtu do të jetë ajo në vazhdimësi, cilido qoftë fituesi. Në njërën anë kemi një dyshe demokrate, ku të mos harrojmë se kandidati për zv president, Biden, është një nga kontributorët më të rëndësishëm në senatin amerikan për çëshjten e Kosovës dhe njëri nga denoncuesit më të famshëm të Millosheviçit. Nga ana tjetër kemi Mcain, dhe politikën e vazhdimësisë. Kështu që për Shqipërinë dhe për Kosovën, është fare e qartë, që cilido qoftë fituesi, rruga e partneritetit e strategjisë dhe miqësisë me SHBA, nuk është në kurrëfarë pikëpyetje.

Nisur nga 4 ditët e konventës, sa larg është politika shqiptare për t'ju afruar traditës amerikane?

Kjo është një pyetje retorike, megjithatë, për respekt të pyetjes duhet të përgjigjem dhe se është e vlefshme t'i përgjigjemi, jo duke bërë krahasime të pamundura, por duke e parë edhe këtë fushatë të jashtëzakonshme zgjedhore në Amerikë, e përsërisë shfaqje të jashtëzakonsme të pasionit politik që karakterizion SHBA, që karakterizon popullin, partitë, kandidaturat e të gjitha niveleve në SHBA, si një model të shkëlqyer të një procesi politik, i cili ruan etikën, ruan respektin, ruan rrugët e një komunikimi njerëzor, për shembull në të gjitha fjalimet e demokratëve dhe në ato më të rëndësishmet që u mbajtën gjatë gjithë këtyre ditëve, jo vetëm nga Barak Obama, nga Biden, Bill dhe Hilari Klinton, por edhe nga të tjerët, nuk pati një rast ku të mos shprehej respekti për të shkuarën e senatorit Xhon Mcain, për kontributin e tij si një ushtar i mirë i SHBA, në luftë dhe si një patriot i madh, por kjo nuk i pengoi rivalët që të godisnin në shënjestër sipas asaj që kishin përcaktuar strategjikisht për të nxjerrë në pah epërsinë e tyre ndaj rivalit. E njëjta gjë edhe nga ana tjetër. Në këtë sens, ne kemi shumë rrugë për të bërë, por kjo nuk është një rrugë që ne duhet të presim që të ndodhë, por duhet ta ndërtojmë duke transformuar rrënjësisht procesin politik, duke e kthyer në një shfaqje të pasionit politik dhe jo të vulgaritetit, përbaltjes, akuzave, shpifjeve, falsitetit. Duke bërë që në politikë në këtë proces të jashtëzakonshëm, që ka të bëjë drejtpërdrejt me njerëzit, me vendin, të përfshihen sa më shumë njerëz, qytetare e qytetarë, që me të drejtë i rrinë larg politikës, sepse ajo është bërë jo vetëm e neveritshme, por edhe frikshme, sepse do të do të thotë të marrësh përsipër risqe, do të thotë të bëhesh me baltë nga kundërshtarët, në një proces i cili nuk njeh moral, nuk njeh etikë, nuk njeh gjë tjetër përveçse nevojës primitive për të realizuar qëllimin që është përgjithësisht i lidhur me interesa krejt personale. Në këtë sens ne duhet t'i japim jetë një procesi ku politika të mos jetë monopol i një grushti njerëzish, ku fatet e vendit tonë të mos kenë të bëjnë me interesa personale, ambicie jo korrekte, apo me misionin dritëshkurtër të një grushti kryeatarësh partish, ku politika të mos jetë llogari arithmetike, që unë bashkohem me këtë, shkoj me atë dhe ndahem me këtë, godas këtu, o unë o ai. Por, të jetë vullnet, një ambicie, në funksion të përbashkët për një Shqipëri europiane dhe moderne, natyrisht brenda një diversiteti, ku rrugët janë të ndryshme për ta arritur ëndrrën, që përbën edhe thelbin e demokracisë. Unë besoj se ky është një shembull i shkëlqyer, jemi shumë larg, por jemi të detyruar që në emër të të gjithë atyre shqiptareve e shqiptarëve, që meritojnë një jetë më të mirë, që meritojnë një të ardhme për veten dhe fëmijët e tyre, ne të synoj të ecim me shpejtësi, për të mos humbur më kohë pas një politike të vjetër prej 17 vjetësh me sherre, akuza, përbalteje dhe mbi të gjitha dështimesh të njëpasnjëshme në kurriz të shqiptareve dhe shqiptarëve.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm