Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Rama: Zgjedhja nuk eshte mes te majtes dhe te djathtes, por mes te tashmes dhe se shkuares

Të reja

Rama: Zgjedhja nuk eshte mes te majtes dhe te djathtes, por mes te tashmes dhe se shkuares

29 Aug 2008    
Kjo konventë është gjithashtu një shprehje kuptimiplotë, se kur flitet për interesat e vendit, për interesat e njerëzve shkohet përtej kufijve të partive, nuk bëhet fjalë për të shkuar majtas apo djathtas, por bëhet fjalë për t'u ngjitur më lart, apo ta lësh vendin dhe njerëzit të zhyten më poshtë. Në këtë kontekst, dua të përsëris, që ne kemi nevojë për një politkë të re dhe kjo politikë e re duhet të nisë nga qytetarët dhe duhet të jetë në kundërshti me sterotipet e këtyre 17 viteve, në kundërshtim me politikën si arithmetikë, apo në kundërshtim me interesat e një grushti njerëzish të ndarë nga qytetarët e vendit.

Në një intervistë për televizionin News 24 Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, cili është në Konventën e Demokratëve që po zhvillohet në Denver të SHBA, ka dhënë refleksionet e tij mbi këtë shfaqje të pasionit politik.

“Kjo e Denverit është një shfaqje e papërshkrueshme e pasionit politik. Është një shprehje e jashtëzakonshme e partisë si instrument në duart e të gjithëve atyre që dëshirojnë dhe kanë vullnetin për të kontribuar për ndryshimin e vendit dhe komunitetit të tyre. Është shembulli më kuptim plotë i politikës si një mundësi për të gjithë, për çdo qytetare e qytetar, pavarësisht moshës, gjinisë, prejardhjes, racës. Në këtë kuptim, besoj se është një aryseje apo mundësi për të gjithë ne që shikojmë këtë shfaqje të madhe politike nga Shqipëria, për të kuptuar se politika nuk është një teatër abuzimesh dhe një spektakël i neveritshëm i akuzash, shpifjesh, përbaltjeje, e mbi të gjitha politika nuk është mjeti i një grushti zanatçinjsh që quhen politikan, por është mundësia që i jepet çdo qytetari për të marrë pjesë në qeverisje, në ndryshim, në çlirimin e historisë së vendit të vet.

Zoti Rama, demokratët zyrtarizuan sot Barak Obamën si kandidatin e tyre zyrtar për president pas një mesazhi pozitiv të Hillari Klintonit. Cili është vlerësimi juaj për kandidatin që bashkoi demokratët amerikan?

Nuk jam unë që duhet të jap vlerësime të kësaj natyre. Ajo që na vlen ne, është të mundohemi të marrim sa më shumë nga kjo eksperiencë e jashtëzakonshme, nga ajo që është e domosdoshme edhe për ne, që t'i japim procesit politik moral, t'i japim etikë, t'i japim procesit politik atë miqësi që e karaktarezion një vend si Amerika apo gjithë demokracitë e mëdha. Duhet të ndahemi nga politika e keqe, nga bataku ku një grusht njerëzish nga mbajnë peng prej 17 vjetësh, ku një mënyrë e të kuptuarit gabim e politikës na mban peng. Ne duhet ta transformojmë procesin politik, ne duhet ta bajmë politikën të pranueshme për të gjithë qytetarët dhe mbi të gjitha të kuptojmë se politika nuk është fushë veprimi ekskluzive e partive apo atyre grupimeve, grupeve që vetquhen parti dhe mbrojnë interesa krejt personale, apo klanore, apo oborresh prej shërbëtorësh që janë gati të sakrifikojnë për interesat e tyre miliona njerëz që janë pas nesh. Politika është për qytetarët dhe duhet t'ju shërbejë atyre. Kjo është esenca e kësaj konvente. Kjo konventë është gjithashtu një shprehje kuptimiplotë, se kur flitet për interesat e vendit, për interesat e njerëzve shkohet përtej kufijve të partive, nuk bëhet fjalë për të shkuar majtas apo djathtas, por bëhet fjalë për t'u ngjitur më lart, apo ta lësh vendin dhe njerëzit të zhyten më poshtë. Në këtë kontekst, dua të përsëris, që ne kemi nevojë për një politkë të re dhe kjo politikë e re duhet të nisë nga qytetarët dhe duhet të jetë në kundërshti me sterotipet e këtyre 17 viteve, në kundërshtim me politikën si arithmetikë, apo në kundërshtim me interesat e një grushti njerëzish të ndarë nga qytetarët e vendit.

Për të qëndruar te bashkimi dhe për të folur për politikën shqiptare. Sa e gatshme është Partia Socialiste për të shkuar në zgjedhjet e 2009 me një të majtë më progresiste?

Partia Socialiste është në procesin e një transformimi rrënjësor të brendshëm dhe njëkohësiosht në procesin e një transformimi rrënjësor të vet politikës shqiptare. Në këtë sens doja t'i linim pas sterioptipet që e shikojnë bashkimin apo ndarjen si llogari mes disa grupesh, që janë grupe të vetquajtura parti, apo që mbrojnë interesa krejt personale dhe t'i japim jetë një bashkimi me qytetarët, përtej kufinjve të partive dhe mbi të cilat duhet t'i japim mundësi qytetarëve ta përdorin PSSH si instrument për të ndryshuar shoqërinë, vendin dhe jetën. Në këtë sens, do të përsëris, se nuk ka një të majtë të ndarë, por ka një fuqi të madhe dhe një vullnet të madh për ndryshim nga ana e PSSH në funksion të një procesi të ri politik në Shqipëri dhe nga ana tjetër llogaritë e vjetra, sterotipet e vjetra, skemat e vjetra dhe që bazohen vetëm te një arithmetikë dhe te llogjika e pazarit paraprak, që për mua nuk na duhet dhe që për shqiptarët është e pavlefshme në këtë stad të vendit dhe botës, ku Shqipëria duhet të marrrë në duar fatin e saj përmes një politike të re, ku ne duhet të kuptojmë se nuk janë zgjedhje mes PD dhe PSSH, të majtës e të djathtës, por mes të tashmes dhe së shkuarës.

Zoti Rama, a do të takoheshit me kryetarin e lsi Ilir Metën në kuadrin e një koalicioni fitues në 2009?

Unë dëshiroj të mbetem te konventa e demokratëve, te politika e re, të mbetemi te nevoja e madhe e njerëzve për të marrë në duar fatin e tyre, që nuk mund të jetë monopol, e përsëris, i një grushti politikanësh dhe mbi të gjitha më lejoni ta mbyll duke ju referuar atij bashkëqytretari që në një qark të Shqipërisë, duke marrë fjalën në një nga qindra takimet e Dialogut me Shqipërinë, tha: “për sa kohë ne do të presim që problemet tona t'i zgjidhin 5 gjela në Tiranë, pulat tona nuk do të bëjnë asnjë vezë.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm