Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Rezultati i 25 Prillit duhet lexuar si një tjetër mundësi e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët

Të reja

Rezultati i 25 Prillit duhet lexuar si një tjetër mundësi e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët

02 Jun 2021    

Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla në Asamblenë Kombëtare:

Të dashur anëtarë të Asmblesë Kombëtare, kjo është mbledhja jonë e parë pas fitores së Zgjedhjeve të 25 Prillit.

Dhe natyrshëm një urim për gjithë anëtarësinë, patronazhistët dhe kontributorët tanë në fitoren historike të mandatit të tretë, të cilën,të gjithë së bashku e arritëm me një rezultattëqartë, bindës, kuptimplotë.

Duke mos harruar se kemi përmbyllur një mandate  të dytë, më të vështirin në këto 30 vitë, për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit dhe të pandemisë.

Si anëtarë të Organizmit më të lartë përfaqësues të Partisë Socialiste, kemi të gjithë nderin e të qenit pjesë e kësaj skuadre fituese dhe është përgjegjësia jonë ta lexojmë rezultatin me përgjegjësinë e të qenit Partia më e madhe në Shqipëri, duke e vlerësuar rezultatin e 25 Prilli si një mundësi të madhe për Shqipërinë.

Ne do të bëjmë një analizë të plotë të rezultatit të zgjedhjeve në cdo qark në muajt në vijim, por dua të ri-nënvizoj faktin se kryeministri Edi Rama deklaroi se ne do të kishim 78 mandate natyrshëm, pra edhe katëër mandate më shumë, nëse nuk do të ishte numri i madh i votave të pavlefshme, të atyre që zgjodhën PS-12-n në Dibër, në Shkodër, Tiranë dhe Elbasan, por që votën prefernciale për kandidatin e vendosën gabim.

Ky është një rezultat shumë i pastër dhe domethënës. Jemi në kohën e duhur për të për të filluar një analizë të thellë të rezultatit në cdo qendër votimi, pranë cdo organizate socialiste, në çdo Këshill Socialist, në çdo bashki dhe në cdoqark.

Nga kjo analizë dhe ri-përtëritje e fuqisë sonë organizative ne duhet të bëhemi tërësisht gati përfitoren e zgjedhje vendore të vitit 2023, dhe ato parlamentare në vitin 2025.

Në të gjitha qarqet ne duhet të përmirësojmë përbërjen e strukturës sonë organizative dhe forcimin e organizatave tona socialiste, të cilat jo në të gjithë territorin kanë dhe kishin efektivitetin e duhur si pas targetit të vendosur.

Prandaj Asamleja Kombëtare, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, do të thërrasë Kongresin e Jashtëzakonshëm, për fillimin e një fushatë hapjeje të re, më të madhe dhe reale të Partisë Socialiste, duke iu ofruar një mundësi të besueshme përfshirjeje të të gjithë atyre që duan të bëhen pjesë e strukturave tona vendore.

Kongresi do të autorizojë Kryetarin dhe Kryesinë e Partisë për ngritjen e menjëhershme të një Komisioni i Posaçëm Riorganizimi.

Natyrshëm për bërja e Komisionit të Posacëm të Riorganizmit, do të synojë mbulimin e të gjithë territorit të vendit me qëllim zhvillimin e një analize të një trajtshm edhe efektive në cdo cep të Shqipërisë.

Në 12 qershor, Partia Socialiste mbush 30 vjeç dhe 12 qershori është dita e duhur për të thirrur kongresin e jashtëzakonshëm, ku jo vetëm të kremtojmë si duhet këtë përvjetor kaq të rëndësishëm me gjithë brezat, por dhe të paraqesim vizionin Shqipëria 2030, si dhe angazhimet kryesore të programit të ri qeverisës.

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm