Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri prezanton Niko Peleshin si Drejtues Politik të Qarkut Korçë

Të reja

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri prezanton Niko Peleshin si Drejtues Politik të Qarkut Korçë

01 Oct 2021    

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë Socialiste në Qarkun e Korçës në kuadër të turit të takimeve prezantuese të drejtuesve Politik të Qarqeve, pas vendimeve të marra në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të Niko Peleshit, që u ri-konfirmua në detyrë si drejtues Politik i Qarkut, Gjiknuri u shpreh se takimi me strukturat kishte për qëllim fillimin e procesit të ri-organizimit të çdo strukture socialiste, në çdo nivel në të gjithë Qarkun.

“Sot patëm rastin së bashku me drejtuesin Politik të Qarkut, të cilit dua ti uroj suksese në rrugëtimin e ri. Kongresi i Partisë Socialiste rikonfirmoi edhe një herë z.Niko Peleshi si drejtues Politik të Qarkut Korçë. Mlodhëm të gjithë strukturat në të gjithë Qarkun për fillimin e një procesi të rëndësishëm sikurse është procesi i ri-organizimit të Partisë Socialiste për sfidat e mandatit të tretë.

Mandati i tretë për Partinë Socialiste është një mandat i paprecedentë sepse asnjë forcë politike nuk ka fituar tre mandate rresht. Sfida të reja na presin në mandatin e tretë.

Ne kemi filluar një proces të ri-organizimit të PS në çdo nivel, përfshirë edhe digjitalizimin e plotë të të gjithë anëtarësisë. Partia Socialiste do jetë në gjendje të ndërtojë një strukturë të mirëfilltë elektorale që të jetë gati në çdo moment kur të jenë zgjedhjet, qofshin elektorale, qofshin të përgjithshme”, u shpreh Gjiknuri.

Ndërsa Drejtuesi Politik i Qarkut Korçë, Niko Peleshi theksoi se: “Siç e tha edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, ne kemi zhvilluar një takim me strukturat e Qarkut të Korçës. Janë hequr vijat kryesore të ri-organizimit të Partisë.

Vijmë pas një palë zgjedhjesh të sukesshme për ne.

Kryetari i Partisë Socialiste ka kërkuar që Partia Socialiste ti përqaset një fryme të re. Kultura dhe sjellja politike e Partisë Socialiste do reflektojë edhe në qeverisjen e vendit.

Jam i kënaqur që do të drejtoj edhe për katër vite Qarkun e Korçës.

Nga ana tjetër ndjej edhe përgjegjësi sepse mandati i tretë nuk do jetë i thjeshtë. Është hera e parë që një parti merr tre mandate.

Ky takim i sotëm ishte një start shumë i mirë. Unë i uroj punë të mbarë Damianit dhe Blendit për këtë organizim të ri të PS-së për të përballuar çdo sfidë”.

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm