Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Shqipëria bën një hap historik në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian

Të reja

Shqipëria bën një hap historik në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian

09 Nov 2016    
Një ditë shumë e shënuar ka qenë kjo e sotmja për vendin tonë, pas rekomandimit pozitiv për çeljen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Me këtë vendim është konfirmuar edhe njëherë angazhimi i Bashkimit Europian dhe Shqipërisë për të ecur përpara, si dhe zhvillimi i mëtejshëm i reformave të mëdha që janë ndërmarrë.

Partia Socialiste dhe qeveria shqiptare mbeten të vendosura për të ecur në rrugën e reformave të suksesshme drejt rrugës së anëtarësimit në BE. Pavarësisht debateve të dy ditëve të fundit në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asoocimit Bashkim Europian-Shqipëri, ku për herë të parë në histori opozita voton kundër rrugës Europiane të vendit të saj, Shqipëria ia doli të marrë një rekomandim pozitiv.

Kreu i Partisë Socialiste, njëkohësisht kryeministri i vendit Edi Rama në një deklaratë të përbashkët mediatike me ambasadoren e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin, pas dorëzimit të rekomandimeve u shpreh:

"Shqipëria sot ka marrë rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave pa kushte dhe vetëm me mirëkuptimin krejt të natyrshëm që, deri në momentin e fillimit të punës, në tryezat e negocimit të vazhdojë pa ndërprerje puna për zbatimin e reformës në drejtësi, konkretisht për Vettingun e gjykatësve dhe prokurorëve. Pra e vetmja pikë e nënvizuar nga Komisioni Europian si premisë e mirëkuptuar për të shkuar normalisht drejt fillimit të punës në tryezën e negociatave, është ecuria e zbatimit në reformën në drejtësi, konkretisht zbatimi i ligjit të Vettingut."

Në vijim, kreu i Partisë Socialiste u shpreh se ata që u refuzuan për 3 vite rresht, teksa kërkonin thjesht statusin e kandidatit për Shqipërinë, çfarë nuk thanë, por dy ditë më parë dolën hapur kundër rekomandimit për hapjen e negociatave.

Në fund të konferencës, kryeministri Rama tha se ne po bëjmë detyrën tonë dhe jemi krenarë që po bëjmë reformat e vonuara dhe të zvarritura, por po marrim rezultate të merituara dhe kemi një arbitër të rreptë si KE, që sot na thotë se janë gati të çelin negociatat me Shqipërinë.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm