Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Tanimë jemi në kushtet e një vijueshmërie normale të jetës parlamentare!

Të reja

Tanimë jemi në kushtet e një vijueshmërie normale të jetës parlamentare!

05 Oct 2021    
Komunikimi me gazetarët i Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve:
Pyetje: Çfarë rezervash keni ju që nuk vendosët që sot konsensusin tuaj për ngritjen e Komisioneve Hetimore të opozitës?
Komisionet Hetimore parlamentare janë instrument në duart e Kuvendit dhe natyrshëm edhe të opozitës për të hetuar çështje që pikësëpari kanë një interes publik, por natyrshëm objekti i hetimit dhe puna e këtyre komisioneve rregullohet nga një ligj i posaçëm.
Parashikimet në Kushtetutë janë rregulluar dhe vendosur në një kornizë nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese, i cili ka parashikuar që në njërin krah është e drejta për ngritjen e komisioneve dhe në anën tjetër nevoja e parashtrimit të hetimit. Kërkesat u depozituan në fund të javës që shkoi, ato kanë hyrë në diskutimin e Konferencës së Kryetarëve. Ne do të fillojmë një proces diskutimi me opozitës parlamentare për objektin e këtyre komisioneve për të arritur një konsensus për atë që është propozuar.
Unë kam propozuar që dhe numri i anëtarëve të këtyre komisioneve mos të jetë kaq i madh. Mund t’ju them që sa më i vogël të jetë numri i komisionerëve aq më punë efektive bëhet. Ndërkohë duhet domosdoshmërisht që ti lëmë hapësirë edhe deputetëve që nuk bëjnë pjesë në Grupe Parlamentare. Është marrë në shqyrtim një kërkesë nga deputeti Petrit Vasili për të qenë në Komisionin e propozuar për të hetuar zgjedhjet e 25 prillit, por natyrshëm që deputetët që nuk janë pjesë e grupeve parlamentare të jenë pjesë edhe e komisioneve të tjera të cilat kanë një interes.
Në këtë aspekt, mendoj se ne kemi arritur që me konsensus sot që ta fusim diskutimin për komisionet në rrugën e duhur. Ndërkohë që po ashtu, gjej rastin t’i falenderoj deputetët e opozitës që ranë dakord dhe për projektvendimin e iniciuar prej meje si Kryetar i Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste për mënyrën e zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve, duke vendosur edhe Kuvendin në të njëjtën linjë me Universitetet, shkollat. Në këtë aspekt pjesëmarrja në komisione do të jetë fizike, por me kushtin që çdo deputet të paraqesë certifikatën e vaksinimit apo një test negativ jo më vonë se 48 orë. Tashmë jemi në kushtet e një vijueshmërie normale të jetës parlamentare.
Pyetje: A kanë nisur negociatat për të arritur konsensus për ndryshimet Kushtetuese për Vettingun me opozitën?
Unë dua që të fillojmë diskutimet që sot. Duhet t’i kishim nisur që dje. Me dëshirën e mirë që kjo çështje mos të jetë pjesë e një pakete, por urgjenca që kemi për këtë duhet të na çojë te depozitimi sa më herët.
Ekspertë tanët të PS, po punojnë për hartim, pasi bëhet fjalë për një ndryshim të një fjalie të vetme, që i ‘hap’ çelësat në Kushtetutë, në mënyrë që procesi i Vettingut nga qershori i 2022 të shtyhet për në qershor të 2024 pra me një mandat shtesë 2 - vjeçar. Edhe grupi i PD dhe grupet e tjera të opozitës shpresoj që ta mbështesin këtë propozim. Ju e dini se kjo kërkon minimalisht një kohë 45 ditore. Une dua, dhe flas në emër të grupit të PS, që këto ndryshime të kenë ndodhur deri në Krishtlindjet e këtij viti.
Faleminderit!
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm