Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Të rinjtë e ndërtojnë të ardhmen duke u bërë aktivë, duke u organizuar dhe duke u bërë pjesë e Partisë Socialiste

Të reja

Të rinjtë e ndërtojnë të ardhmen duke u bërë aktivë, duke u organizuar dhe duke u bërë pjesë e Partisë Socialiste

15 Jan 2022    

Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri në 30-vjetorin e FRESSH:


Përshëndetje FRESSH dhe rinia socialiste!

Në fakt, 30 vjet, janë vite të rëndësishme për transformimin e rinisë socialiste.
E tha dikush më parë se atëherë kur formohej kjo organizatë ishte një kohë e vështirë, por pikërisht atëherë doli në pah shpirti i të rinjve! 
Përse? 
Një pjesë e të rinjve përqafuan atë që dukej më pak atraktive. 
Ata kuptuan se megjithëse këtë parti, shumë njerëz e shihnin shtrembër dhe si fajtore për ato që kishin ndodhur në histori, që është momenti i tyre.
Prandaj të rinjtë e kanë energjinë dhe guximin për t’iu bashkuar partive edhe në momente ndryshimi, edhe në momentet më të vështira.
Historia e Partisë Socialiste në këto 30 vite është transformimi që kanë pësuar të gjithë njerëzit e FRESSH, të cilët e ndryshuan këtë parti.
Jo më kot kjo parti është dhe do të jetë kampione gjithmonë.
Përse? Sepse di të ndryshojë.
Kush di të ndryshojë, të adaptohet me kohën, të jetë mendje hapur, u krijon mundësi talenteve të reja që të bëjnë ndryshimin.

Për këtë një meritë të veçantë ka edhe Edi Rama, sepse është një njeri që nuk kënaqet me atë që ka, por di të vlerësojë atë që duhet. 

Pikërisht, mungesa e kënaqësisë së tij me atë që ka është mundësia juaj.
Ardhja e shumë të rinjve dhe të rejave për Partinë Socialiste është shumë e nevojshme. 
Njerëzit thonë pse duhet të vij në politikë? Çfarë do të ndryshojë? Nuk ka shumë alternativa!

Nuk ka shumë alternativa, sepse të tjerët nuk kanë ditur të ndërtojnë alternativa.
Përse të mos e ndërtoni alternativën brenda Partisë Socialiste?
Popullojeni atë! Hajdeni sa më shumë!
Ky proces që kemi nisur me ndërtimin e rrjetit të të rinjve pikërisht për këtë është ta populloni sa më shumë Partinë Socialiste në mënyrë që idetë, ëndrrat dhe energjitë tuaja ta transformojnë atë.
Gjithçka fillon nga mendimi! Mendimi i përsëritur përcakton sjelljen. Sjellja e përsëritur kthehet në zakon dhe zakoni përcakton karakterin.

Sa më shumë të rinj energjikë popullojnë Partinë Socialiste dhe e bëjnë shumicë në numrin e tyre aq më shumë do merrni në dorë fatet tuaja. 
Mos harroni, asnjë nuk mund t’ju tregojë ju të ardhmen.
Asnjë nuk e di se çfarë është e ardhmja! Kush është ajo gjeneratë që do t’ju tregojë ju se çfarë duhet të bëni?

Të ardhmen mund ta ndërtoni vetë duke u bërë aktivë, duke u organizuar, duke ardhur në Partinë Socialiste, sepse aty do t’ju krijohen të gjitha hapësirat.

Unë ua jap me garanci të plotë se me drejtimin e Edi Ramës gjithmonë do të ketë vesh që dëgjojnë, sy që shikojnë dhe dialog të përhershëm për ndryshimin.
Më lejoni t’ju jap një shembull. U ngritën studentët disa vite më parë. Disa i paragjykuan. Normale, çdo gjë e re, çdo lëvizje, çdo ndryshim i “statusquo”-së paragjykohet!

Ata njerëz u organizuan dhe krijuan një dialog. Kryeministri u ul me ta, kuptoi çfarë kërkonin dhe reflektoi.
Pak njerëz e bëjnë këtë! Ai e bëri, sepse ai është ai që unë e thashë; ai gjithmonë kërkon të renë, do të kuptojë.

Është vlera dhe aftësia juaj për t’u bashkuar e për të qenë pjesë e Partisë Socialiste, që me mundësitë që keni, të bëni ndryshimin.
Është kohë e vështirë për politikën me mediat digjitale, sepse sikurse ka informim, ka edhe dezinformim.
Duke u bërë aktivistë politikë dhe duke u bërë pjesë e jona, ju garantoj se gjithmonë do të dëgjoheni dhe të merrni në dorë fatet tuaja, pse jo edhe të ardhmen e Partisë Socialiste.

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm