Partia Socialiste e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i PSSH në takimin me asambletë socialiste të njësive 8, 9,11 në Tiranë

* * *

Secili dhe secila ta përjetojnë këtë gjë si një moment, si një moment që vjen një herë në jetë, edhe si një fat që ky moment lidhet me çfarë do bëjmë ne dhe çfarë përfaqësojmë ne sot, sepse na jepet ne shansi që të marrim hak për shumë breza.

Të fusësh Shqipërinë në Bashkimin Europian është të marrësh hak për shumë breza, për shumë breza shqiptarësh që kanë parë picirë, që janë poshtëruar, janë poshtëruar nga të huajt dhe pavarësisht të gjithë progresit të bërë dhe pavarësisht të gjithë të gjithë ndryshimeve të bëra edhe në statusin, edhe në integrimin e shqiptarëve individualisht, futja e Shqipërisë në Bashkimin Europian është diçka eksponencialisht më e madhe dhe më me vlerë për të gjithë.

Është e pakrahasueshme situata e një kombi, e një populli, e një vendi në Europë midis të qënit jashtë dhe të qënit brenda Bashkimit Europian, është e pakrahasueshme t’i kemi fëmijët e këtij vendi me statusin aktual dhe t’i kemi me statusin e qytetarëve europianë dhe kjo vlen për të gjitha nivelet. Dhe kjo është arsyeja pse zgjedhjet e 11 majit janë historike për Shqipërinë dhe Partia Socialiste duhet ta përmbushi këtë mision, sepse ky mision është pa asnjë ekzagjerim ngritja e dytë e flamurit kombëtar.

Herën e parë u ngrit flamuri për t’u pavarësuar dhe për t’u bërë shtet më vete. Këtë herë na jepet ne mundësia që ta ngrenë flamurin për t’u bashkuar një herë e mirë me Europën, nga e cila na mbajtën të ndarë shekujt, edhe për t’i dhënë një herë e mirë të gjithë brezave të ardhshëm, disa garanci që përndryshe nuk ia jep dot askush dhe askund tjetër, përveçse Bashkimi Europian, që janë liria individuale e panegociueshme dhe e paprekshme, sundimi i ligjit dhe barazia e të gjithëve para ligjit dhe standartet demokratike të bashkëjetesës. Këto, vetëm në Bashkimin Evropian janë të garantuara.

Bashkimi Europian ka dy kategori vendesh, ka vendet kontribuese që janë vendet më të zhvilluara dhe më të pasura, që paguajnë edhe për të tjerët, ka dhe vendet përfituese, që janë vendet e reja, të cilat marrin nga arka e përbashkët që të avancojnë dhe të bëhen si të tjerët, është një familje shtetesh dhe kjo është arsyeja pse vendet që kanë hyrë në Bashkimin Europian mbas rënies së komunizmit janë sot ku e ku më të zhvilluara se sa c’do të ishin, sikur mos ekzistonte Bashkimi Europian apo sikur të rrinin jashtë Bashkimi Europian.

Nëse ne e kemi bërë gjithë këto vepra infrastrukture, po ju them që me hyrjen në Bashkimin Europian, mundësitë për të zhvilluar infrastrukturën shumëfishohen sa hap e mbyll sytë.

Nëse ne kemi bërë çmos që të rrisim mbështetjen për bujqit e për fermerët, mundësitë e mbështetjes për ta me hyrjen në Bashkimin Europian shumëfishohen sa hap e mbyll sytë.

Nëse ne duhet të kapim trenin e zhvillimit dhe duhet që t’i kemi universitetet tona të të njëjtit nivel me universitetet e Bashkimit Evropian është e pamundur nëse nuk futemi në Bashkimin Europian, është praktikisht e pamundur.

E njëjta gjë vlen për të gjitha fushat.

Fondet e Bashkimit Europian janë të pagjetshme dhe të pasigurueshme, në asnjë mënyrë tjetër, askund tjetër, nëse nuk je anëtar i asaj familje.

Pra, është njësoj si të hysh nuse apo dhëndër në një familje shumë të madhe, mbasi ke qenë jetim.

Ky është një 11 maji për fëmijët tanë, ky është një 11 maj për të gjithë ata që janë ende sot aktiv sepse na duhen 2026 dhe 2027 për të mbyllur negociatat, për të futur në Shqipëri në Bashkimin Europian.

Në momentin që bëhet ratifikimi i parë, ne mund të shkojmë tek çdo monument që nga ai që është në shesh, edhe t’i themi, u bë kjo punë. Ka shumë gjëra të tjera për të cilat ne duhet të jemi shumë krenarë të gjithë bashkë dhe po ju them se ajo është shumë thjeshta.

Kur ne e kemi marrë detyrën, kishte 117 mijë subjekte biznesi, sot ka 250 mijë, që është diçka që shkon komplet në kundërshtim me gjithë llumin që thotë “këtu ka marrë fund çdo gjë”, parafytyroje, këtu paska marrë fund çdo gjë. “Këtu njerëzit po vdesin për bukë”, ishin 117 mijë, janë 250 mijë.
Ja thashë të tjerëve përpara mbrëmë e parmbrëmë, po të bënim këtë mbledhje, ne në 2013 do ta bënim me gjenerator dhe ju që jeni këtu “të Tironës”, edhe që se tani është zgjeruar Tirana dhe ka dhe zona të tjera, ka dhe hapësira të tjera, ku dilet e ku shkohet e ku rrihet, po në atë kohë laj, thaj një bllok ishte. Edhe kush ka dalë andej nga blloku, atëherë që keni dalë gjithë e mbani mend mirë se ishte 7 hapa një gjenerator.
Po të ecje e të bëje një bisedë, në çdo tre fjalë futej gjeneratori, uuu, do të pushojë e të kaloje, uuu të gjëmonte nga mbrapa gjeneratori.
Tani erdhën në ditën nga koha kur 50% e miletit, nuk e paguanin energjinë dhe një pjesë e tyre e vidhnin, dhe të tjerët paguanin dhe për këta, sot jemi 100% arkëtime.

Dhe erdhëm kohën që si askush tjetër në gjithë këtë zonën tonë, se në Europë nuk flasim fare, nuk diskutojmë fare, nuk ndodhin këto, po as në këtë zonën tonë këtu, jemi të vetmit që ulim çmimin e energjisë.

Tani, këta të llumit filluan menjëherë përqeshjet “sikur ç’a bënë, si ka mundësi, si mund të thoni historike për një mijë lekë?” Po do ishte për të përqeshë dhe do ishte për vajmedet në qoftë se ne do kishim ulur çmimin 1 mijë lekë në 1 milion lekë. Një lek në një mijë lek, po ne ulem 1 lek në 9 lek, 9,5, 10.5 % e çmimit të energjisë u ul për kilovator, mirëpo nuk erdhi nga qielli.

Po ju jap një shifër tjetër që është shumë domethënëse. Shqipëria e kishte në vitin 2016 aksesin në aviacion, domethënë transportin ajror, sa e kishte mendoni ju? E kishte 6.7 %

Në vitin 2024, 32% dhe 32% e rezidentëve flasim, nuk flasim 32 % e gjithë dynjasë dhe 32% nuk është një shifër e ulët dhe nuk është larg një mesatareje të një pjese të vendeve të Bashkimit Europian që tregon që ka më shumë lekë apo që ka më pak lekë. Po kështu, në të gjitha fushat e tjera ka shumë arsye për të thënë, “Ej, shiko se vërtetë kanë qenë 10 vjet, një dekadë”. Se ato dy të parët nuk po i llogarisim fare, se është një tmerr, për të filluar për të vënë disa gjëra në vijë, po vërtetë kanë qenë të vështira. Kemi pas brenda tërmete, pandemira, por kemi ndërtuar 53 spitale, për shembull.
400 qendra shëndetësore dhe ambulanca që vetëm emrin kishin.
450 shkolla dhe objekte sportive bashkë me shkollat. Janë volumet mëdha pune, janë volumet mëdha ndryshimi.
Dhe tani, kush e ka menduar se ne, për shembull, nuk e kishim të parashikuar dhe asnjë parti po t’i merrni programet, – se ato partitë e tjera programet i bëjnë për qejf, se as kanë gjë në dorë, as do t’i vijnë gjë në dorë dhe kur s’ke gjë në dorë, i premton të gjitha – megjithatë, tek premtimet e tyre, askush nuk e ka thënë që në vitin 2025 do kemi pagën mesatare 930 euro në sektorin publik, ose që paga mesatare e mësuesit do jetë 950 euro. As ne nuk e kishim parashikuar për vitin 2024 në fakt, se tani kemi hyrë në 2025 dhe faktikisht e kemi arritur si rezultat i gjithë ndryshimeve dhe i gjithë zhvillimit që ka ndodhur.

Duhet të jeni shumë krenar për gjithçka që ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit dhe duhet të jetë krenar çdokush që është anëtar i kësaj partie dhe çdokush që ka votuar për këtë parti, sepse kurrë, kurrë pa këtë parti nuk do ndodhnin të gjitha këto që po ndodhin.

Sepse për herë të parë në historinë tonë na është hapur një dritare e një mundësie që deri jo shumë vite më parë, dukej komplet e pamundur mundësia që brenda pak më shumë sesa dy viteve, ne të mbyllim gjithë procesin e negociatave me Bashkimin Europian dhe faktikisht të hapim derën për të hyrë në familjen europiane dhe pastaj në 2028 dhe 2029, të marrim nga të gjithë parlamentet e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, janë 27, aprovimin si anëtar të rinj të familjes europiane.

Kjo është ngritja e dytë e flamurit të Shqipërisë, mbas asaj të 1912. Nëse Shqipëria sot, nuk do kishte shumë e shumë gjëra më mirë se dje, kurrë nuk hapej dritarja.

Ne jemi partia politike dhe jemi e para forcë me pushtet në Shqipëri që i kemi hequr pushtetit politik duart nga drejtësia, sepse kemi dashur A. që më në fund Shqipëria të futet në sprovën e një drejtësie të pavarur, që s’e ka pasur kurrë, dhe B që të kemi një drejtësi të pavarur, që të luftojë me hajdutët edhe brenda nesh.

Qëllimi jonë nuk ka qënë asnjëherë që si të mbajmë pushtetin dhe si të mbulojmë njëri-tjetrin dhe si të përsërisim me fytyra të tjera, me ngjyra të tjera, në një kohë tjetër të njëjtën histori, po qëllimi jonë, ka qenë dhe mbetet që të bëjmë histori, duke e bërë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian dhe duke i dhënë një shans brezave që vijnë mbrapa, që të kenë drejtësi të pavarur, nuk e ka pasur kurrë Shqipëria nga 1912, nuk ka pas kurrë as 1920, as në 1930, as në 1950, as në 1990, as në 2000, as në 2005, as në 2009, një rast të vetëm që një ministër, një njeri me pushtet të merret nga një prokuror dhe nga një gjykatës i pavarur, edhe të hetohet e të gjykohet, e lëre më pastaj të bëhet edhe telenovelë në të gjitha llojet e mediave edhe të lincohet në ndonjë rast ndokush pa gjyq, duke qenë i zgjedhur.

Tani, në këtë proces ka gjëra që nuk shkojnë fare, por ne 5 vjet, unë i pari dhe të gjithë të tjerët kemi shtrënguar dhëmbët dhe kemi mbyllur gojën, sepse pavarësia ka qenë kryesorja për ta garantuar pavarësinë, ama nuk është vetëm pavarësia, është edhe profesionalizmi, është edhe standardi demokratik. Ne duam drejtësi europiane, nuk duam drejtësi si në Rusi.

Duam drejtësi me vendim të formës së prerë, nuk duam drejtësi me paraburgim pa gjyq. Dhe kjo është një betejë që ne ta bëjmë, por duke garantuar vazhdimësinë, duke garantuar pavarësinë, duke garantuar paprekshmërinë e institucioneve të reja drejtësisë, janë të dyja bashkë.

Dhe e dini si është kjo punë një parti si e jona, që dy mandate ka qeverisë e vetme, që i thotë drejtësisë, “dil e pavarur, edhe ja ku më ke, edhe ha trupin tim, s’ka problem, rëndësi ka që të gjithë të bëhen të barabartë para ligjit, edhe sikur ti të kafshosh gabimisht”. Po, kafshimet e gabimit të drejtësisë janë tragjedia. Megjithatë, nuk ka një rrugë tjetër. E kam marrë këtu me vete prapë këtë. Sot e nxorra. Kjo është zonja e drejtësisë që ka simbolizuar drejtësinë në shumë e shumë kohëra.

Fati nuk ka qenë i mirë me ne, por një gjë të madhe, fati na e ka dhënë që na ka vënë në mes të Europës. Dhe jemi në mes të një pellgu civilizimi që, që nga koha e Romës së vjetër e ka ndarë këtë punë që barra e provës i takon atij që akuzon, jo atij që akuzohet.

Dhe parimi është të gjithë janë të pafajshëm, derisa provohet dikush i fajshëm. Nuk është parimi të gjithë janë të fajshëm dhe hajde të provoj që janë të pafajshëm, se këtu është bërë “të gjithë janë hajdutë”, “të gjithë janë kriminelë”, të gjithë janë kështu, të gjithë janë ashtu.
Sepse nuk kanë asnjë mënyrë tjetër për ta mundur, nuk na mundin dot.

Dhe shikoni ç’a bëjnë sot. Sot ulërasin lloj-lloj specieve të kënetës politike dhe mediatike, që ne po kërcënojmë SPAK-un, që ne jemi rrezik për SPAK-un, ndërsa bufi i kënetës me zhabat dhe me zhapikët e vet vazhdon, çon denoncimet te SPAK-u. Pse? Sepse nëse drejtësia është ndëshkim, që është shpata dhe tek shpata, rolin kryesor e ka prokuroria, po drejtësia nuk është vetëm shpata. Drejtësia është dhe peshore, dhe kjo “zonja e drejtësisë”, që është simboli i vjetër i drejtësisë, sytë i ka të fashuar, sepse drejtësia duhet të jetë e verbër, në kuptimin që drejtësia nuk duhet të shohë kush është më i gjatë dhe kush është më i shkurtër, kush e ka statusin social më të lartë dhe kush e ka më të ulët, kush është akuzuesi dhe kush është i akuzuari.

Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe në peshore vihen provat.

Shpatën sot drejtësia e ka, se ia dhamë. Ishte shpata me të cilën pushteti i rrinte mbi kokë dhe drejtësisë. Ne nuk kemi shpatë, drejtësia e ka shpatën. Por duhet edhe peshorja, duhet edhe duhen edhe sytë e mbuluar.

Shumë faleminderit, kalofshi mirë.