Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama në takimin me të rinjtë socialistë të njësive 1, 2 dhe 3, në Tiranë:

Shumë faleminderit! Dua ta filloj aty ku e preku pak djali që foli mes dy vajzave, kur tha: Më pyesin pse Partinë Socialiste? Ai në fakt i ra shkurt dhe ajo shkurt është edhe më e thjeshta; “po kë tjetër mer jahu”, por nëse do ta vazhdojmë pak tutje, unë e kuptoj shumë mirë që, shumë nga shokët, shoqet tuaja, që nuk kanë parë, ça na kanë parë sytë ne, që nuk e dinë se nga është nisur ky qytet për të ardhur këtu ku është sot, që nuk i kanë jetuar historitë e viteve ‘90, që nuk e kanë parë Shqipërinë të përfundojë në humnerë, nuk i kanë parë rrugët të mbushen me njerëz të armatosur, nuk kanë shkuar ndonjëherë të flenë në zhurmën e kallashnikovëve, nuk kanë parë se çfarë është të hapësh televizorin çdo mbrëmje dhe të shohësh sa vetë u vranë rrugëve, nuk kanë parë se ca është që në familje të shikosh prindërit e tu që i kanë humbur të gjitha.

Sot bëjnë pyetjen, po pse mor Partinë Socialiste? Dhe përgjigja “për kë tjetër mer jahu” ka shumë argumenta mbrapa. Dhe një nga argumenetat është që nëse Partia Socialiste do ta kishte pasur këtë detyrë të drejtonte vendin në mënyrë të pandërprerë nga viti 1992 deri më sot, sot Shqipëria do të ishte në BE, shumë e thjeshtë. Nuk do të kishte humbur disa momente, shansin historik, duke rënë në humnerë dhe nga ana tjetër në të gjitha herët dhe në të gjitha vendet, qoftë në krye të vendit, qoftë në krye të bashkive të vendit, që cilido tjetër ka pasur mundësinë të drejtojë, vendi dhe çdo bashki e vendit ka dalë më keq sesa është ndodhur kur të tjerët kanë marrë mundësinë të drejtojnë.

Në të gjitha rastet çdo herë kur Partia Socialiste ka marrë drejtimin, vendi ka qenë më mirë, se sa sac ishte kur Partia Socialiste të merrte drejtimin dhe ajo që është pak po e sigurtë është që: Pse për Partinë Socialiste? Sepse Partia Socialiste është këtu për të ndërtuar, të tjerët janë këtu për të dëmtuar, për të shkatërruar, shumë e thjeshtë.

Tjetra që ka rëndësi, në ‘92 populli u bashkua masivisht dhe votoi Partinë Demokratike. Jo të gjithë ata që e votuan partinë Demokratike në ‘92 ishin me Partinë Demokratike, por një pjesë e madhe e atyre që e votuan Partinë Demokratike ‘92, votuan partinë që u gjend në kohën e duhur në vendin e duhur, sepse zgjedhja dhe ‘92 ishin koha dhe vendi kur shqiptarët duhet të vulosnin mbylljen e një kapitulli të gjatë të një historie nën një sistem me të cilin ata duhet të ndaheshin përfundimisht dhe u ndanë, duke i dhënë Partisë Demokratike një shumicë marramendëse mbështetje.

Kaq e vërtetë është që ata nuk ishin të gjithë në Partinë Demokratike, saqë 6 muaj më vonë, mbasi i kishin mbyllur hesapet me të kaluarën dhe kishin vendosur të hapnin një faqe të re të historisë në zgjedhjet vendore e kundër votuan Partinë Demokratike dhe shumicën e mori Partia Socialiste.

Por ama, kjo histori e kaluar ka rëndësi sot për një arsye, sepse në 11 maj është e njëjta gjë në aspektin e momentit historik. Nuk ndodh shpesh që në një palë zgjedhje, ti të shkosh në takim me historinë. Në përgjithësi, në një palë zgjedhje, ti shkon në një takim për të dhënë edhe ti mendimin tënd në momentin kur populli thirret të gjykojë kush do shkojë në qeveri, kush do shkojë në opozitë. Dhe në çdo palë zgjedhje, përgjithësisht vendoset çdo ndodhë në 4 vitet e ardhshme për ekonominë, për punësimin, për arsimin, për shëndetësinë, për të gjitha.

Por në ‘92, zgjedhja ishte për të gjitha këto, por mbi të gjitha këto ishte një takim me historinë. Në 11 maj, zgjedhja është për të gjitha këto, po mbi të gjitha këto është takim me historinë. A do të shkojnë shqiptarët në 11 maj, pavarësisht se sa shumë e duan ose sa shumë rezerva kanë për Partinë Socialiste, për të qenë në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, duke mbështetur përmes Partisë Socialiste Shqipërinë, anëtare të Bashkimit Europian.

Tani, për pjesën e parë, thuajuni, ju nuk mund t’i tregoni historinë shokëve tuaj, kur thonë pse Partinë Socialiste.

Thuajeni kur të kenë kohë të shkojnë në Google edhe të shkruajnë Partia Demokratike 1997, ta hapin e të shohim ça do i nxjerri Google-i ose në YouTube, Partia Demokratike, 1997, Partia Demokratike 1998 ta lënë Google-in të hapim, Partia Demokratike 2008, Partia Demokratike, 2011, katër data, që mos zgjatet shumë.

Në 2011 thonë Partia Demokratike, 21 janar, në 14 shtator 1998, futuni në YouTube për qejf. Thuajeni edhe me këtë rast, futuni edhe ju dhe shifni, se ndoshta nuk i dini të gjitha, që të kuptoni që nuk ka fare, fare diskutim zgjedhja.

Për të ardhur tek kjo tjetra, që të jeni të përgatitur që mos ju pyesin fare, po mirë më, pse do e fuska Partia Socialiste Shqipërinë në BE dhe nuk po e fuska Shqipërinë BE këneta? Nëse ato klikimet nuk mjaftojnë, atëherë vazhdon shpjegimi. Nuk e fut dot askush tjetër Shqipërinë në BE, sepse në këtë kohë mund ta fusim, po shumë më vonë. Ju s’keni kohë për të humbur, boll kanë humbur kohë gjyshërit dhe prindërit tuaj. Boll kemi humbur kohë ne, po juve s’keni kohë për të humbur, juve ju ka ardhur rasti tamam në kohën e duhur, votues të parë në të parin votim, ju keni takim me historinë dhe takim nga takimi juaj me historinë juve keni lindur edhe me këmishë, se nganjëherë historia është e përgjithshme dhe frutat e saj direkte vijnë shumë larg. Juve keni lindur me këmishë se ju takoheni me historinë, votoni Partinë Socialiste dhe bëheni edhe një pasaportë europiane.

Por ajo që duhet të ndodhi është që Shqipëria duhet të mbylli negociatat me Bashkimin Europian deri në 2027-ën. Ju këtu, një nga deputetët, keni zëvendës/kryenegociatore që çuditërisht sot është këtu mund të ishte në Bruksel, po sot nuk është e hënë, se të hënën e japin llogarinë këta.
Mbyllja e negociatave nënkupton që 1000 veta nga ana jonë, nën drejtimin e 36 a 38 negociatorëve të ndara në grupe duhet të negociojnë çdo lloj gjëje për të bërë marrëveshje deri në 2027, që Shqipëria të bëhet anëtare e BE. Nga ana tjetër janë 1000 vetë andej, që merren me çdo detaj. Me zogjtë, me peshqit, me kafshët, me pemët, me ujerat, me industrinë, me shëndetësinë, me drejtësinë, të gjitha. Çdo gjë që lidhet me shtetin.

Këto negociata deri në 2027 janë negociatat më të shpejta në historinë e BE pas një rasti shumë te veçantë që ka qenë Finlanda, Finlanda e ka bërë për një vit. Por Finlanda është Finlanda. Nuk kemi çfarë diskutojmë për Finlandën. 3 vjet negociata se mund t’ju thonë: cc ‘është kjo histori? Ka 12 vjet Edi Rama na thotë do ju çoj në BE dhe tani thotë më jepni dhe 4 të tjera se 12 nuk më dolën. Ju do i thoni: po Mali i Zi që ishte shumë përpara nesh kur ne morëm detyrën në 2013, i kishte filluar negociatat në 2012, pse nuk është në BE? Meqë këtu qënka Edi Rama që e paska fajin, pse nuk është Mali i Zi në BE? Po Maqedonia që është bërë kandidatë në 2005. Ne kandidat jemi bërë pasi ne morëm detyrën dhe e bëmë Shqipërinë kandidate se nuk i afrohej kush fare. Po Serbia që i ka hapur negociatat në 2014, pse nuk është në BE? Sepse negociatat me BE janë një marrëdhënie dypalëshe, ti bën detyrat e tua, ata duhet të bien të gjithë dakord. Dhe deri më sot ata na kanë marrë e na kanë vonuar e vonuar, çohu njeri çohu tjetri.

Sot për arsye të tyret dhe përveç faktit që ne kemi bërë detyrat, ata kanë hapur derën dhe e kanë hapur derën dhe siç duam ne të hyjmë për herë të parë që nga viti 1991 duan dhe ata që ne të na marrin brenda. Por kjo do të thotë që ajo dera e hapur nuk do rri hapur aty pafundësisht. Ajo dera është hapur dhe ata na kanë vënë para planin dhe na kanë thënë “deri në 2027 duam ti mbyllim negociatat me ju”. Që do të thotë që ne duhet të punojmë ditë natë, ditë natë, çdo ditë për t’i kapur këto negociata të gjitha, për t’i mbyllur deri në 2027.

Parafytyroheni tani sikur nga ana tjetër të mos ishte një buf kënete me lloj lloj kukumjaçkash e zhapikësh që mos e pyet por të ishin normal. Boll fakti i një ndërrimi dore dhe humbja e 6 muajve kohë për ta ri bërë gjënë nga e para mbaroi filmi. Nuk mbyllen negociatat në 2027 se s’ka kohë. Nëse negociatat nuk mbyllen në 2027, historia mund të zvarritet. Sikur po ju them nga ana tjetër të ishin njerëz normal. Të ishte një alternativë normale. Po mund të jetë normale një alternative që nuk ka fare turp të thotë “do bëjmë Shqipërinë madhështore”.

Ju duket normal dikush që ju thotë do ta bëjmë madhështore?

Si do ta bëjmë madhështore, çfarë do bëjmë madhështore? Shqipërinë ne nuk kemi nevojë ta bëjmë madhështore se duket qesharake kur e themi. Imagjinoni një të huaj që ti thuash “Shqipëria do bëhet madhështore, thotë ku është spitali më i afërt që të shkojë të marri ndonjë qetësues. Ne Shqipërinë do ta bëjmë anëtare të BE, kaq. Se pastaj gjëja bëhet dhe më qesharake. Shkojnë në Peqin thotë do bëjmë Peqinin madhështor, do bëjmë Mamurrasin madhështor, do bëjmë Pukën madhështore, do bëjmë Maliqin madhështor. Pastaj do vijnë këtu në Ali Dem, do bëjmë Ali Demin madhështor, do shkojmë pastaj në Sharrë, do bëjmë sharrën madhështore. Histori komplet qesharake. Ndërkohë që, historia jonë sot është shumë e thjeshtë. Ne na duhet të jemi të bashkuar, na duhet të shohim drejt dhe na duhet të mbyllim negociatat e anëtarësimit.

Tani për ju, ju thashë më përpara, ju keni lindur me këmishë sepse votimin e parë e keni takim me historinë. Nuk ndodh shpesh në jetë. Pastaj, jo vetëm bëni takim me historinë, por merrni dhe një pasaportë. Tani ajo pasaporta e BE nuk është një dokument udhëtimi me një ngjyrë tjetër dhe me një emër tjetër aty, por është një status i ri, status i ri qytetarie nën këtë qiellin e përbashkët të Europës.

Skenderbeu që është profeti ynë kombëtar nuk donte të shkonte në BE kur i vuri murin lindjes dhe mori anën e perëndimit dhe u bë kalorës i perëndimit. Por, na tha ne, iu tha bijave, nipërve, stërnipërve, shqiptarëve, brez pas brezi, që atje është destinacioni ynë. Pastaj kur erdhën rilindasit nuk kishte BE, por rilindasit tanë luftuan për një alfabet latin, që nuk ishte diçka e sigurtë. U bë luftë e madhe për gjuhën shqipe, u vranë njerëz për gjuhën shqipe. Dhe rilindasit tanë na lanë vargun madhështor “për ne shqiptarët dielli lind andej nga perëndon” domethënë drita jonë është andej. Pastaj Ismail Qemali kur shpalli Shqipërinë e mos varur nuk kishte drejtim BE-në, por kishte shkëputjen nga lindja dhe bashkimin me perëndimin. Dhe pastaj me radhë dhe Shqipëria është vendi i vetëm ku rënia e regjimit komunist u bë me parullën që nuk e urdhëroi njeri se s’kishte drejtim, derisa pastaj e mori bufi i kënetës dhe e mori lumi PD, por nga populli doli thirrja “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Pra, Europa është fati ynë.

Europa është destinacioni ynë. Dhe ajo pasaporta për ju është status i ri, është dinjitet qytetar i barabartë me çdo bashkëmoshatar tuajin në çdo vend të BE.
Për herë të parë shqiptarët nuk do jenë qytetarë të dorës së dytë. Për herë të parë nuk do ju shohë njeri nga lartë poshtë sepse ajo pasaporta atje do t’ju identifikojë si të barabartë dhe për herë të parë studentët shqiptarë jashtë në BE nuk do jenë studentë të huaj.

Sot, shqiptarët që shkojnë studiojnë në BE janë të huaj. Trajtohen si të huaj, kanë kuota si të huaj, paguajnë si të huaj dhe gjithçka tjetër e kanë si të huaj.
Me atë pasaportë çdo universitet i BE, është si çdo universitet i Shqipërisë për ju. Është ekzaktësisht kështu. Siç zgjidhni të shkoni në universitetin e Tiranës apo në universitetin “Luigj Gurakuqi” apo universitetin “Fan Noli” mund të zgjidhni të shkoni në universitetin e Irlandës, në Paris, Stokholm, ku të doni.
Ajo pasaporta që keni sot është një dokument udhëtimi, por jo qëndrimi. Ne mund të shkojmë, madje kur shkojmë e keni parë, na ndalojnë një herë aty te dera “ku po shkon, pse po shkon, kush të ka ftuar, a ke lek me vete, ku e ke në mend të rrish, ke hotel të rezervuar, a të pret njeri e pastaj të thonë atë pyetjen e tmerrshme kur do ikësh. Ti akoma s’ke hyrë, thonë kur do ikësh.

Megjithatë, i kalojmë këto intervista, futemi atje, por nuk rrimë dot atje. Nuk kemi leje qëndrimi. Për të qëndruar atje duhet të kërkojmë azil, siç kanë bërë shumë të rinj shqiptar, që ndryshe nga të rinjtë e tjerë që janë bullgarë, polakë, çekë, ça të doni ju, që shkojnë e ikin e nuk i llogarit njeri që ikën, “e lanë, shpopullimi”, e gjithë këto dokrrat e tjera. Shkojnë atje e kërkojnë azil e pastaj gjithë peripecitë e tjera vijnë mbrapa. Ndërkohë që, me atë pasaportën mund të shkosh ku të duash të kërkosh punë ku të duash e do pritesh njësoj si çdokush tjetër pa asnjë dallim dhe jo vetëm që mund të fillosh punë, por nëse nuk fillon punë do kthehesh prapë, pra jeton në një Shqipëri të madhe sa BE-ja dhe BE-ja bëhet e vogël sa Shqipëria.

E po kështu të njihen të gjitha vitet e punës, ata që janë emigrantë sot jashtë nuk kanë më nevojë të presin kur do marr pasaportën greke kur do marr pasaportën italiane, a do më japin grekët dokumentin e kësaj, a do mi njohin pensionet. Në momentin që merr atë pasaportë, ti rri ku të duash e të gjitha gjërat të njihen njësoj siç i njihen atyre që kanë lindur aty. Madje me atë pasaportë, nuk ke nevojë për pasaportë italiane, as për pasaportën greke. Nëse jeton në Itali e në Greqi, me atë pasaportë ti mund të kandidosh për këshillin e komunës, për këshillin e bashkisë, për kryetar bashkie ose për deputet në parlamentin europian, nuk ka rëndësi a je shqiptar në Itali, sepse je qytetar i Europës, ai është parlamenti jot, njësoj siç është i italianëve, jeton në Itali, nga Italia kandidon. Ata në Angli jo, se ata në Angli morën veten në qafë se ikën nga BE-ja, ne duam të hyjmë në BE, se jemi më të zgjuar se anglezët meqë ra fjala në këtë fazë të historisë sonë.
Tani prite kur të dali lajmi në ato pasqyrat e kënetës, “Edi Rama diskriminon anglezët”, se dje ishin mërzitur shumë se i thashë vajzave e po jua them dhe juve. Ju mund të keni shokë ose mund të keni simpatizantë ,ose mund të keni dhe pak më shumë intimitet, jeta është kjo, me çuna që nuk janë të bindur që duhet të votojnë Partinë Socialiste. Duhet ti bindni, duhet ti thoni “do vish të votosh bashkë me mua, se do marrim të dy pasaportën, do shkojmë”. Ama nëse ata janë të lëkundur, tolerojini, ama nëse ata ju thonë që jo se do votoj për bufin e kënetës, nuk ia vlejnë, lërini. Mos i shihni më me sy, nuk ia vlejnë. Dënojini, mos ia varni fare. Pastaj po qe se i doni aq shumë sa të ktheheni prapë tek ata, lërini ca kohë të pendohen dhe kthehuni kur t’ju japin fjalën që nuk do e përsërisin më atë gabim, por ai gabim ama do t’ju rrijë mbi kokë gjithë jetën, se në 11 maj ju, unë, ne do marrim atë që na takon për ta çuar Shqipërinë në BE dhe kur ju të merrni pasaportën në dorë, do thoni e kam dhe unë qepallën time këtu tek kjo pasaporta, kurse ata do shohin pasaportën, do thonë rroftë “dashnorja” ime se të ishte për mua nuk futesha kurrë në BE.

Kështu që duhet, jo e kam serioze, nuk është shaka kjo, na duhet çdo votë, na duhet çdo lidhje të vihet në funksion të kësaj vote kështu që fuqinë tuaj tërheqëse mbi ata djem të lëkundur, duhet ta vini në dispozicion të atdheut për të votuar në 11 maj për Partinë Socialiste. E le të thonë ata çfarë të duan.
E në fund që mos ju mbaj më gjatë, por dukeni shumë të bukur kështu dhe unë mund të rri e të flas pafund, dua të them dhe këtë, që gjatë këtyre ditëve, duke qenë se jam me skuadrën e Tiranës, më bie që të shkoj nëpër pika të ndryshme në Tiranë, më shoqëron Anduela herë pas here dhe realisht ngaqë nuk kam hyrë shumë nëpër lagjet e Tiranës prej kohësh, por tani këtu në këtë territor kisha kohë pa ardhur,, këtu ka qenë një bërllok kur i thonë vëllezërit tanë kosovarë. Quhej tregu elektrik. Imagjino edhe fjalia, një Pazar ku të kap korrenti, nj tmerr mbushur me lloj-lloj, ishte një frigorifer, lavatriçe sipër, pastaj televizor, pastaj tharëse flokësh, pastaj mbi të një tjetër lavatriçe. Shikoni çfarë është bërë këtu! Këtu është Europë!

Po nuk është vetëm këtu, në të gjitha pikat ku kemi shkuar, realisht ka një ndryshim shumë të madh dhe ky është një qytet ku kur unë jam zgjedhur kryetar bashkie, ndizeshin 78 llampa neoni në të gjithë pjesën e brendshme të Tiranës. I mbushur me ndërtime pa leje, rrëmujë, kioska, një tmerr. Sot kjo tiranë është një kryeqytet europian që pret 1 milionë turistë në vit. Deri para ca vitesh në verë Tirana ishte e zbrazët komplet. Në tiranë rrinin vetëm ata që nuk kishin mundësi të shkonin asgjëkund. Në verë Tirana sot është plot me turistë nga e gjithë bota, por kemi nevojë për të bërë shumë më tepër akoma, jo vetëm në tiranë por në gjithë Shqipërinë.

Na duhet të vazhdojmë ndërtimin e infrastrukturave të mëdha siç kemi filluar dhe nëse ne bëhemi anëtarë të BE-së, ndryshon komplet ekuacioni financiar. Mua më pyesin vazhdimisht për pensionet. Unë nuk dua të them përralla por ama nga ana tjetër ne duhet me çdo kusht që të rrisim më tutje pensionet. Nuk mundet të vazhdojë kjo në pafundësi sepse vërtetë një pjesë e madhe e pensionistëve janë viktima të atyre që duan të vijnë duke u thënë madhështore. Çfarë madhështore? Që i lanë pensionistët rrugëve? Që i nxorën 40 vjeç në pension nuk di sa njerëz në vitet ’90 dhe vunë një tavan maksimumi 200 mijë lekë për pensionin e të tjera. Një çmenduri!

E sot ka 2 kategori pensionistësh në Shqipëri. Pensionistë që për të njëjtat vite pune marrin një pension 500 mijë lekë, e pensionistë që për të njëjtat vite pune, marrin një pension 200 mijë lekë sepse këta të dytët janë ata para se ne të vinim në detyrë e të bënim reformën. Ata që kanë përfituar pension mbas reformës marrin pension sipas kontributeve që kanë dhënë, të tjerët janë lënë mbas e pensionet nuk mund të rregullohen se kemi dëshirë ne, ato janë drejtpërdrejtë të lidhura me sigurimet shoqërore. Ama nëse ne hyjmë në BE, menjëherë automatikisht marrim një buxhet ekstra. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që deri më sot sa jemi ne në detyrë, BE-ja na ka dhënë diçka më shumë se 1 miliard euro mbështetje, nga të cilat 90% kredi. Në momentin që ne bëhemi anëtare, kemi diçka më shumë se 1 miliard euro çdo vit mbështetje, nga të cilat 90% janë grant, janë para e falur, sepse ajo familje është tamam një familje që funksionon me 2 kategori, siç shkoni ju në shtëpi. Janë prindërit që kanë buxhetin dhe jeni ju që rrini e shini prindërit për të marrë më shumë mbështetje. Edhe BE-ja është buxheti, janë ata që janë më të fortë e më të zhvilluar që quhen kontribuuesit, janë këta më të vegjlit si ne kur të hyjmë që janë përfituesit. Dhe në momentin që hyjmë, buxheti ynë shtohet me 1 miliardë e kusur në vit dhe në momentin që kemi 1 miliardë e kusur në vit, atëherë e kemi shumë më të lehtë që një pjesë e të ardhurave që ne i kemi nga buxheti ynë, t’i kalojmë tek pensionistët ndërkohë që të mos i ndërpresim investimet se ka dhe nga këta që shesin qilima. I keni parë ju? Janë ca që thonë ‘’jemi të rinj ne, jemi forca të reja’’. Shitësa qilimash fluturues. Dalin në rrugë për të shitur qilima. ‘’Hajde hip në qilim se do të të fluturoj unë’’. I ka provuar Shqipëria qilimat fluturues. Pyesni prindërit tuaj, si ju shkoi ‘’fluturimi’’ në ’97 me Suden dhe me Rrapush Xhaferin. Në ’96. Ju as nuk i dini kush janë këto emra. Këto emra janë emrat e Shqipërisë madhështore; Sudja, Rrapush Xhaferi, Vehbi Alimuça edhe se ç’ka qenë dhe një tjetër, Ceno, Ceno. 4 veta që çmendën dynjanë; që i thoshin shqiptarëve “hajdeni ju, fusni 1 merrni 2. Të hënën fut 1 milionë lekë, të premten merr 2 milionë lekë’’. U bë deti kos dhe bufi i kënetës thoshte ‘’futuni, futuni se janë para të pastra kapitalizmi. Erdhi, do e bëjmë Shqipërinë madhështore’’. E ka provuar një herë.

Kështu janë dhe këta të qilimave që kanë të re vetëm fytyrën dhe moshën, asnjë gjë tjetër ndërkohë që për ne, është shumë e rëndësishme që të jetë shumë e qartë dhe kur them për ne, për të gjithë ne të dimë ekzaktësisht se çfarë po bëjmë dhe ku po shkojmë dhe të kuptojmë që kjo nuk është lojë. 11 maji nuk është tifozllëk që hajde po veshim fanellën e partisë sot, s’ka këtu, as flamuj, s’ka asnjë flamur të PS. Këtu janë flamuri më i bukur në botë kuq e zi dhe flamuri i ëndrrës më të bukur kombëtare, flamuri i BE-së.

Nuk është tifozllëk po shkojmë atje, se ju thashë, njësoj siç u ndodh PD në vendin e duhur e në kohën e duhur në ’92, sot është në vendin e duhur dhe në kohën e duhur Partia Socialiste dhe PS është e vetmja forcë e duhur për ta bërë historinë dhe nëse ne futemi në BE, gjithçka ndryshon. Dhe mos harroni dhe një gjë tjetër, sot BE është e rëndësishme dhe për sigurinë, nuk ka qenë deri dje siguria fizike, siguria territoriale një problem por e pamë dhe e shikoni përditë që lufta nuk është film dokumentar. Lufta po ndodh në kufi të Europës. BE ka një plan për t’u armatosur. Ne si do bëjmë tani? Do rrimë do merremi tani e lagu s’e lagu Kujtim Gjuzi bishtin e mustaqes? Për mustaqet e Kujtim Gjuzit do luftojmë ne në 11 maj? Se për atë bëhet lufta, për Kujtimin dhe më e bukura është me këta demokratët, se këta s’i marr vesh fare se e kuptoj ata që duan pushtet, po këta të tjerët që u shkojnë nga prapa. Se marr vesh fare. I patë primaret? Bënë primaret, ‘’futuni që të votojë populli demokrat dhe kush do votohet, do bëhet deputet’’ a thua se ju thanë që futuni që t’ju shohim se kush ka më shumë vota që ‘’t’iu këpusim kokën’’. Dhe më shumë deputetë ka nga Big Brother sesa nga primaret. Vërtetojeni, shikojeni. Kanë marrë nga Big Brother ca atje sesa nga primaret. Ça duan këta demokratët? Megjithatë ajo që ka rëndësi, është që më shumë sesa herët e tjera, prej vitesh dhe këtë gjë, bile kam folur me Ogertën, më shumë se herët e tjera, unë kaq votues për herë të parë në takime që bëjmë ne nëpër shtabe e nëpër zona, unë mbaj mend në zgjedhjet vendore të 2007. Dhe fakti që ka kaq shumë vajza dhe djem votues për herë të parë, që janë pranë dhe po angazhohen është një fakt shumë pozitiv, votuesit për herë të parë, të rinjtë, gratë dhe vajzat e Shqipërisë dy dhe gjysmën burrave, se gjysma tjetër nuk mbushin dhe mbaroi filmi, nuk ke ça i bën fare dhe ne jemi me rezultatin më të mirë ndonjëherë për Partinë Socialiste. Kështu që këta janë zgjedhësit tanë, gratë dhe vajzat në shumicë dërrmuese. Votuesit e parë në shumicë dërrmuese, gjysma e burrave. Burrat bile mund t’i lëmë atyre 51% të burrave se kam përshtypjen që ai 51% i burrave është problemi i Shqipërisë. Le të rrinë me problemet. Kjo nuk do të thotë që nuk jemi të gatshëm t’i përqafojmë dhe ata të tjerët po nuk do rrimë t’i presim. Nuk do rrimë t’i presim, kështu që në 28 ditë që kanë mbetur, juve duke filluar nga më i afërti që keni afër ose më e afërta, me shokët, me shoqet, me fqinjët.

Se po rri e po rri, e di pse po rri, se dua të dëgjoj një “Rama ik’’ se e kam si hudhër po nuk po e dëgjoj. Se kur del një ‘’Rama ik’’, aty them në rregull. S’po del një. Ta bëjë njëri andej, të futet njëri atje prapa e të thotë ‘’Rama ik’’ që të qetësohemi.

Ju falenderoj shumë. Mos lini votë pa marrë edhe detyra juaj është shumë e thjeshtë, ju jeni. Deri në 28 ditë, po bëtë edhe 8 të tjerë të shoqërisë nga të cilët 3 të lëkundur, 3 me ne po që mund t’i zërë gjumi që janë çunat në këtë rast dhe 2 që janë nga krahu tjetër që t’i shpëtoni të mos mbyten në kënetë, e keni bërë detyrën tuaj ndaj historisë.

Shumë faleminderit!