Spille, Mes energjisë së të rinjve të Kavajës dhe Rrogozhinës

Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama zhvilloi sot një takim në bregdetin e Spillesë, me të rinj dhe të reja të Kavajës dhe të Rrogozhinës.

* * *

Shumë faleminderit edhe më vjen vërtet mirë që mu dha mundësia të vij këtu edhe të shoh një pjesë shumë të bukur të bregdetit që në këtë pikë nuk e kisha parë dhe duke ardhur këtu, të takoj shumë nga banorët rreth e rrotull. Dhe tani të flas disa fjalë për ju dhe me ju, pa ju lodhur dhe pa i rënë gjatë, por duke iu thënë 2-3 gjera që besoj janë të thjeshta.

E para, ju jeni këtu në Kavajë, në Rrogozhinë vajza dhe djem të rinj që keni aspirata, keni ëndrra, keni shpresa dhe mbase një pjesë e juaja nuk e mban mend mirë se si ka qenë Kavaja apo Rrogozhina, se keni qenë shumë të vegjël, mbase disa prej jush e mbajne mend mirë momentin kur Partia Socialiste për herë të parë mori besimin e qytetarëve të Kavajës, dhe faktikisht e nxorri Kavajën nga një gropë e madhe ku e kishte lënë një forcë që lindi si forca e shpresës dhe që prej shumë vitesh tanimë, është bërë forca e së shkuarës. Forca e së shkuarës që përfaqësohet nga një individ 80 e kusur që sot për fat të keq, sa herë flet i fiket llampa dhe ngatërrohet në ato që thotë, rromapërtoma’ dhe kërkon votën.

Për çfarë?

Ndërkohë që, ne kemi një arsye shumë të fortë. Unë kam një arsye shumë të fortë që t’iu them juve, t’i them bashkëqytetarëve, bashkëqytetareve tona se ky është kilometri i fundit drejt finishit.

Ky mandat i 4, është mandati që nëse ne bashkohemi fort dhe nëse ne ecim të vendosur, na jep ne mundësinë historike që të bëjmë histori, na jep ne mundësinë që të çojmë në vend, atë që ishte profecia e Gjergj Kastriotit kur u la brezave drejtimin nga perëndimi dhe përcaktoi fatin e Shqipërisë, si fat europian, dhe pastaj u kthye në amanet. Amanet i të gjithë atyre që luftuan, besuan, ëndërruan, shpresuan, deshën një Shqipëri, që këtu në Kavajë, në momentin e përmbysjes së regjimit komunist, mori trajtën e thirrjes “Si gjithë Europa”.

Kemi bërë rrugë të gjatë. Kemi qenë shumë mbrapa. Kemi qenë jashtëzakonisht mbrapa.

Kemi bërë rrugë të gjatë dhe këtë mund t’ua u dëshmojnë prindërit tuaj, që kanë parë shumë dhe kanë parë keq, sidomos kur kanë kapërcyer kufirin. Sidomos kur kanë marrë rrugën dhe u është dashur të përballen nëpër kufijtë e Europës me përçmimin, vetëm e vetëm për shkak të pasaportës shqiptare.

Sot, ne kemi mundësinë që atë pasaportë, pasaportën tuaj ta kthejmë në pasaportë europiane të shqiptarëve. Ta bëjmë pasaportë të Bashkimit Europian.

Këtu në Kavajë ne kemi Elisën, por kemi dhe Ilvën.

Ilva është vajzë e zonës, është nënë me 3, nuk duket, por i ka 3 dhe Ilva ka qenë studente jashtë. Ka qenë studente jashtë dhe e ka provuar vetë se çfarë do të thotë të jesh student i huaj në Bashkimin Europian. Atëherë Britania e Madhe ishte në Bashkimin Europian.

Prandaj, të gjithë ju që aspironi të studioni në Europë, cilido prej jush, cilado prej jush, këtu dhe në të gjithë Shqipërinë, duhet të dijë që me pasaportën e Bashkimit Europian në dorë, nuk ka më tarifa dhjetëfish më të larta, po i ka njësoj si çdo student i Europës.

Dhe ju të tjerët që doni të ecni, të përparoni të bëni sukses këtu, duhet ta dini që me hyrjen në Bashkimin Europian, Shqipëria fiton një mbështetje të madhe, edhe financiare që nuk e ka sot dhe patjetër që me hyrjen në Bashkimin Europian, shumë programe që kanë të bëjnë me fëmijët, që kanë të bëjnë me rininë, që kanë të bëjnë me nxitjen e të rinjve drejt teknologjisë digjitale, që kanë të bëjnë me start up-et, e kështu me radhë, bëhen programe shumë më të mira, financuara dhe të gjitha këto, shkojnë drejt jush.

Po dhe për ata që janë nga fshati, duhet ta dinë se hyrja në Bashkimin Europian, do të thotë 300 milionë euro në vit vetëm për fshatin, që është një shumë, që ne s’e kemi pasur kurrë dhe nuk e kemi dot me mundësitë tona.

E ndërkohë, ju shkoni në shkolla dhe ju e dini shumë mirë se si janë transformuar shkollat, të paktën besoj që nga klasa e parë, sot e mbani mend se si kanë qenë shkollat, dhe si janë sot. Dhe kanë mbetur vetëm një pjesë e vogël e tyre që duhen transformuar, edhe ato do transformohen dhe kështu Shqipëria do të ketë në gjithë territorin, shkolla, jo thjeshtë si në Europë, por si shkollat e mira të Europës.

Por unë sot, përpara jush nuk e mbyll dot fjalën time pa ja dhënë fjalën dikujt, që kur ka qenë sa ju, ka filluar karrierën politike, dikujt që ka qenë i vogël dhe i thinjur dhe ka hapur rrugë për shumë të reja dhe të rinj që të bëhen pjesë e Partisë Socialiste, kur Partia Socialiste shikohej si dele e zezë.

Ky është Pandi që e kemi sjellë këtu në Kavajë dhe në Rrogozhinë.

Edhe në Rrogozhinë dhe në Kavajë, se kemi dhe Mamicën që nuk na lë të bëjmë gabime, prandaj e mbajmë që të mos bëjmë gabime. E kemi sjellë këtu, dhe parafytyroni pak në Kavajën që mbahej për një kohë shumë të gjatë si bastioni i Partisë Demokratike. Ka ndodhur diçka që unë mendoj që demokratët e Kavajës nuk duhet ta falnin, jo për ne, por për dinjitetin e tyre. Jo për Europën, për Bashkimin Europian, për Shqipërinë 2030 e për të gjitha këto që janë shumë të rëndësishme, janë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër, por për respekt të vetes së tyre se dolën dhe votuan, për të pasur kandidat Kavaja nga ana e tyre, njeriun që donin ata, dhe kandidati i Kavajës, doli i pari në primaret e famshme të Tiranës dhe nuk është gjëkundi, e keni parë ju?

E ka ‘’ngrënë’’ bufi, ua ‘’hëngri përfaqësuesin’’. Është në barkun e bufit, Hyseni. Tani ça është kjo ? Kjo është fyerja më e madhe që mund t’i bëhet një komuniteti politik dhe ndërkohë që ata Kavajën e kanë lënë pa përfaqësim fare, ia ‘’hëngrën’’ kandidatin, e kanë lënë pa njeri dhe dëgjoj që vjen vërdallë njëri me një parti tjetër që thotë ‘’jepjani këtij se do i çoj andej’’ po këto janë të gjithë histori kënete, as mo i dëgjoni fare. Ne i kemi sjellë Kavajës dy deputete që janë deputete dhe kryeminstrin e ditëve më të vështira të Kosovës, i cili e përsëris, se është e rëndësishme për ju, e ka nisur politikën ja kështu, nuk e di kush të ngjan ty nga këta, gjeje vetë, po si njëri nga ju atje dhe e kemi sjellë këtu bashkë me Eldin që është edhe ai djalë Kavaje.
Dhe bashkë me dy burra në listën e hapur kemi dhe Antonelën që është e Rrogozhinës, pra 5. 5 kandidatë nga PS dhe 1 kandidat i zhdukur nga PD. Viktimë, e ka ‘’ngrënë’’ bufi.

Shikoni si është puna; kur isha në moshën e disave nga ju këtu, dola edhe unë për liri e për demokraci po nuk i doja këta, bufin e këta të tjerët,nuk i shikoja dot me sy me thënë të drejtën dhe nuk vajta se ndërkohë bufi ishte me partinë e vjetër, kishte teserën në xhep të Partisë Komuniste edhe bënte si shefi i antikomunistëve.

Pandi vajti me komunistët, unë thashë po dal nëpër Evropë të shoh botën. E dola nëpër Evropë,lirinë e fitova edhe më thonë në Evropë ca miq që ‘’shiko, në Evropë janë ca plazhe nudo që shkojnë njerëzit dhe lahen siç i ka bërë natyra, nëna, Zoti, si të doni ju’’’.

E thashë po e provoj një herë, ça ka?! Isha me një shoqen time,me ca shokë të tjerë dhe vajtëm atje dhe bëmë dhe fotografi. Atje normal, s’kishte ndonjë gjë me thënë të drejtën, ua them unë. s’kishte asgjë. Kur janë të gjithë ashtu, nuk të bën përshtypje.

Pas shumë vitesh, kandidoj unë,isha kryetar i bashkisë, edhe kandidoj për t’u ribërë kryetar bashkie dhe këta të kënetës, se si e qysh po është histori e gjatë, i marrin, i gjejnë këto fotografitë e mia cullak dhe më çojnë edhe telefonata anonime se do të të turpërojmë etj. Unë thosha ça do më bëjnë këta mua, s’më shkonte mendja. “Tërhiqu, tërhiqu se do lësh nam, do bëhesh gazi i botës e do të të pështyjnë gratë në rrugë’’- më thoshin në telefon.

S’e kuptoja se ku ishte fjala, kur një ditë përpara se sa t’i botonin, m’i çojnë me zarf, i hap unë ato, shoh veten time po ishte pas shumë vitesh, e shoh veten time; gjëja e parë që më shkoi në mend ishte, ore si s’jam më kaq i ri. Pastaj sigurisht që më erdhi siklet, se ça do ndodhë tani, do m’i nxjerrin këta. E m’i nxorrën në gazetë. M’i nxorrën të gjitha faqet e gazetës aty, gjithë ky zdap siç më kishte bërë nëna por kuptohet dy metra, edhe Pandi u mbulua me jorgan, nuk doli nga shtëpia atë ditë fare. Iku. Iku kjo punë –tha edhe merte në telefon mamanë timë të shkretën,e qanin hallin me njëri-tjetrin, me Pandin.

Të tjerët më thoshin mohoje. Edhe një jave e kishte zgjedhje dhe kjo doli në fillim të javës. ‘’Mohoje, dil thuaj është montazh, është kështu..’’
Unë thoja ‘’po si ta mohoj? Jam unë. Ça kam bërë unë? Unë s’kam bërë ndonjë gjë’’? Unë s’isha politikan, isha njeri i lirë. Do dal tani ta mohoj sikur kam bërë ndonjë turp? Ça kam bërë ?

-‘’Mohoje, mor tani se s’ka kohë për këto punë’’ etj dhe atë ditë që doli kjo, pasdite kisha takim me të rinjtë, koincidencë, tek “Ali Demi’’, ishte një si pub atje, edhe ishin mbledhur të rinjtë e ‘’Ali Demit’’e thashë ‘’po po,po’’. Mirëpo halli ishte që kur ecje në rrugë dukej sikur të gjithë më shikonin lakuriq, tmerr.

Dhe shikoja kështu gjithë siklet..

Dhe shikoja kështu, gjithë siklet. Shkoj atje thashë nuk jam duke e mohuar këtë punë, të dali ku të dali, do them unë që s’jam unë. Mora mikrofonin atje, ata të gjithë më shihnin edhe i them: shikoni këtu, këta njerëz që duan votën tuaj, dhe në krye të kësaj ishte bufi, që ta dini domethënë, bufi që nuk lë krevat pa hyrë. Nuk lë vrimë çelësi pa e futur atë hundën që e ka si befanë, e keni parë si e ka. Nuk lë. E keni parë sqepin si e ka? Nuk lë vend pa e futur atë sqep, nëpër shtëpitë e njerëzve, nëpër familje, tek gratë e vajzat, tek të vdekurit, tek të gjallët dhe me atë sqep e beri dhe atë punë por i doli prej hundesh. I them atyre, shikoni, këta sot kanë përdorur, kanë nxjerrë në gazetë fotografitë e mia private, në jetën time private kur unë kam qenë me të dashurën time në jug të Francës, as nuk më shkonte mendja në botë se do kërkoja vota ndonjëherë, njeri i lirë edhe cfarë duhet të bëj unë tani. T’ju them që s’jam unë? Jo, unë jam. Do ti, shpërtheu një brohoritje e madhe aty. Ah, thashë unë, po këta janë në rregull. Kur po dilja jashtë, ishte një djalë aty, se harroj atë. Gjithë tangerllëk ai, mosha juaj ishte votues i parë. Me një xhup. O plak, tha, erdha tha se jam votues i parë tha, e kisha ndarë mendjen të votoja për ty tha por desha të dëgjoja çfarë do thoje për këtë punë tha por nuk më ke zhgënjyer tha, hallall vota ime. Kështu që, e vërteta është gjëja më e rëndësishme dhe njeriu duhet t’i marrë përsipër gjërat që bën. Unë s’bëra ndonjë turp. Sot sigurisht nuk do ta bëja, që të jemi të qartë, atëherë. Pandi s’do e bënte as atëherë, por megjithatë.

Edhe të fundit, po ju them një gjë të bukur tjetër. Kur konkurrova unë për kryetar partie, Pandi ishte kundër, nuk donte të bëhesha unë kryetar partie atëherë. Konkurroi Pandi për sekretar të përgjithshëm dhe fituam të dy. Pandi ishte kundër meje. Fituam të dy dhe të nesërmen shkuam te PS, njëri te zyra e kryetarit, tjetri te zyra e sekretarit të përgjithshëm. Dhe i shkoj unë Pandit në zyrë se ishim shokë, prej shumë vitesh por nuk donte që të bëhesha unë kryetar partie, kishte hall se do t’i prishja partinë e bukur dhe i them “O Pandi, tani s’kemi çfarë bëjmë, jemi të dënuar të punojmë bashkë”. Më tha mua, siç e ka Pandi. Shiko, tha, që të flasim për bashkëpunim tha duhet të plotësosh dy kushte. Çfarë kushtesh i thashë unë. Duhet të mos veshësh më çorape të kuqe tha dhe të martohesh. I plotësova. Shumë faleminderit.

Për martesën avash avash keni kohë. Shumë faleminderit të gjithëve dhe në 11 maj për ju sipas meje është fat, pse? Se shumëkush këtu është votuese e parë, votues i parë dhe nuk ndodh gjithmonë. Do merrni pjesë në shumë zgjedhje, zgjedhjet të gjitha janë të rëndësishme pa diskutim, por janë zgjedhje midis partish, midis kandidatësh etj, nuk ndodh gjithmonë që të kesh në dorë me votën tënde të bësh historinë e vendit tënd.

Në 11 maj vota është për historinë dhe ma besoni këtë gjë, nuk është një votë që ne të marrim 71 se 71 duhen për të qeverisur pa pasur nëpër këmbë njeri tjetër. Se ne 71 nuk diskutohet që do t’i marrim.

Çështja është që është një votë që ne të kemi fuqinë që në përfaqësimin e Shqipërisë dhe në të gjitha detyrat e shtëpisë që janë këtu deri në 2027 për negociatat, për ligjet, për vendimet të mos kemi pengesa, të mos kemi bufin, të mos kemi kukumjaçka, të mos kemi lloj lloj çyrykësh, por të shohim vetëm objektivin, që t’i mbyllim negociatat deri në fund të 2027. Sepse dera, ju thashë, është e hapur, por nuk do rri e hapur përgjithmonë dhe pastaj na rroftë ne mandati nëse ne nuk kemi fuqinë që duhet të na japë populli që ta përfaqësojmë. Dhe ndërkohë çfarë marrim përsipër atje në Bruksel të vijmë t’i bëjmë këtu në parlament, jo të rrimë të dëgjojmë lloj-lloj kua-kua-kua-sh atje, por t’i bëjmë. Kjo është e rëndësishme të kuptohet nga të gjithë. Nuk është kjo për mua, për Elisën, për Pandin e për ne. Se po ua u përsëris dhe një herë tjetër. Sikur bota të kthehet përmbys PS nuk i merr kurrë më pak se 71. Nuk ndodh. Është artimetikisht e pa mundur. Dhe sikur Luli të futet me aritmetikën e vet prapëseprapë nuk i bën dot më pak se 71, nuk i nxjerr dot megjithëse ai përgjithësisht e ka më shumë. Nuk i nxjerr dot. Kështu që kjo është për të bërë detyrat. Se çfarë ndodh në negociata, që tua u shpjegoj se është dhe për informacion. Janë 1000 veta afërsisht.

Janë 1000 vetë nga ana jonë, 1000 nga ana e tyre që negociojnë për BE. Sepse negociatat bëhen për të gjitha, për ekonominë, për drejtësinë, për arsimin, për shëndetësinë, për ujerat, për zogjtë, për peshqit, për të gjitha. Dhe sa herë që ne takohemi me to, marrim detyra.

(i drejtohet një të riu) Merr detyra ti në shkollë, i bën detyrat? Si i bën shkel e shko apo i bën mirë, sa mirë i bën? Çfarë notash ke, 8-ta? Me 8-ta ne nuk futemi në BE. Ne duhet të jemi me dhjeta dhe që të marrim 10 duhet që të jemi perfekt. E di ti. Se ti bën gjysmën e ushtrimit të dytë, te ushtrimi tretë kap telefonin futesh në youtube. Kjo është skema e di unë dhe i thua mamit i bëra, pastaj kur kthehesh thua jo po zysha se kuptoi mirë, apo jo? Ne nuk e bëjmë dot këtë lojë. Ne duhet të jemi perfekt.

Kështu që, kur ne të vijmë në shtëpi nga negociatat, duhet që të shkojmë në parlament dhe t’i votojmë gjërat dhe neqoftëse na dalin atje lloj-lloj tipash si puna jote, që i more i çorientove të gjithë ata shokët e tu atje, ne nuk futemi në BE. Ky ishte problemi që po krijoje ti atje. Dhe çfarë bën BE pastaj? Bën atë që të bëra unë ty, të ndan nga shokët. Edhe ngelesh këtu tek pull. Je tek pull komplet. Ti je komplet tek pull dhe vazhdon bisedimet, por nuk je pjesë e grupit.
Ne duhet të futemi në grup të gjithë bashkë, me gjermanë, me francezë, me italianë e me të gjithë. Ti je nga Kavaja, ai tjetri nga Roma, nga Parisi jeni njësoj, keni të njëjtën pasaportë, keni të njëjtat të drejta dhe nuk të sheh dot ty njeri më e të thotë “E mo se nga Kavaja je. I thua “Po unë nga Kavaja jam. Po ti nga je? Nga Parisi. Po punë e madhe fort”. Dakord?

Hajde pak. Hajde të të përqafoj pak, hajde. Shumë faleminderit se jeni dhe në diell. Shumë faleminderit dhe në 11 maj, në 11 maj, 5, 5, 5.