Shkodër, 4 Maj – Drejt finishit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama:

Përshëndetje të gjithëve! Shumë faleminderit! I mbajta këto tre pjesëtare, përfaqësuese të skuadrës tonë për tre arsye. E para, e desha Marjanën këtu një moment sepse nuk e harroj asnjëherë momentin e pare kur jam takuar me Marjanën. Nuk e njihja, më kishin folur për një neo malësore dhe ma propozuan ata që bëjnë Podcast-in tim me mua dhe u takuam. Dhe më tregoi historinë e saj që për mua ishte shumë prekëse, por dhe shumë frymëzuese. Një vajzë e lindur mes maleve me asnjë lidhje të asnjë natyre farefisnore politike, financiare që të mund t’i mundësonte të largohej nga ato male, që gjeti forcën për të fluturuar jashtë, për të studiuar shkenca politike në Europë dhe që kokëfortësish vendosi të kthehej po mes maleve për t’i provuar vetes se ishte më e fortë se të gjitha kushtet e pafavorshme në të cilat ishte lindur dhe ishte rritur. Dhe ajo që Marjana ka bërë atje në atë vend ku unë akoma skam shkuar se i kam dhënë fjalën por skam shkuar, është në një farë mënyre simbolika e asaj që Shqipëria po bën sot. Marjana shkoi në Europë, u kthye mes maleve dhe i soli europianët në shtëpinë e vet dhe u bë e respektuar, e besuar dhe e dashur për ta.

E kështu unë besoj se pikërisht pse PS është një parti që duhet të reflektojë ëndrrat, shpresat, ambiciet, përpjekjet e pjesës më të mirë të shoqërisë nuk do ishte në lartësinë e vet nëse nuk do ti jepte Marjanës dorën për t’i dhënë mundësinë që ëndrrën e vet, se kështu më tha atëherë, ëndrra ime tha ka qenë diplomacia, por kush jam unë tha që të mendoj se mundem të çaj rrugën deri aty ku pastaj të bëhem diplomate për shtetin shqiptar. Ja pra, sot Marjana nuk është vetëm, por përkundrazi unë jam shumë krenar dhe jam shumë mirënjohës që një vajzë nga Dukagjini, nga një zonë me histori të jashtëzakonshme, nga një zonë me tradita fantastike, por nga zona më e izoluar dhe më e braktisur për vite, madje dhe e nënçmuar të jetë në krye të kësaj skuadre.

Arsyeja pse desha që Xheni të rrinte këtu për një moment është krejt ndryshe sepse Xheni donte të futej në këtë betejë dhe unë e takoj i them: Xhen, tani si do futesh ti në këtë betejë si goca e babit. Dhe kjo më sheh dhe më thotë, jo si nëna e Roisit. Dhe në atë moment e kuptova që jo vetëm që po vinte një vajzë e studiuar, një vajzë me eksperiencë jete, një nënë e re nga Shkodra, por po vinte me thënë të drejtën një gjeneratë tjetër më e mirë se ajo e babit. Kështu që, të na fali babi por besoj do jetë krenar që gocën e ka më të mirë se veten.

E fundit, që dua të them është ajo çka më ka bërë mua që të jem shumë respektues ndaj Edonës, Edona po të ishte nga Tirana, tiranasit kanë një fjalë, për njerëzit kokëfortë thonë “është arrë gungëse”, domethënë e ka kokën që s’nuk. Dhe më kujtohet që desha që ta përfshinim në skuadrën e 4 viteve më parë, ishte kundër të gjithëve, kundër çdo gjejë, s’donte të dëgjonte për politikë, shoqëria civile, anti sistemi etj dhe si përfundim pranoi por ama këtë herë kur unë i thash të gjithë deputetëve që kush ka marrë nga Partia Socialiste, duhet të jetë gati të japë për Partinë Socialiste, duke u futur në listën e hapur. Kush nuk do të futet në listën e hapur se mendon që ose në listë të mbyllur ose s’ka, nuk është më pjesë e skuadrës. Dhe me kanë ardhur disa mesazhe të bukura por më i bukuri dhe më prekësi ka qenë pikërisht nga Edona e cila më shkruajti “në listë të hapur, në listë të mbyllur, jashtë liste krejt unë jam më shumë se kurrë e vendosur për të qenë krahë teje për të bërë Shkodrën më të mirë”. Shumë faleminderit të trejave. Shpresoj shumë që ne t’i çojmë përpara punët e Shkodrës, punët e qarkut, por mbi të gjitha shpresoj shumë që Shkodra të mos dalë veç nga treni i fitores sonë në gjithë Shqipërinë.

Shpresoj shumë që Shkodra ta ketë kapërcyer atë problemin psikologjik që kishte falë këtyre dy viteve. Se të them të drejtën ma ka nxirë jetën. Vija këtu fol e fol, kot, humbje, ik. Edhe thosha po mirë çfarë njerëzish janë këta, po si ka mundësi që jetojnë mes plehrave, si ka mundësi që jetojnë në këtë qytet që i ka më shumë se të gjithë qytetet e tjera të Shqipërisë, bekimet e Zotit. Me lumë, me liqen, me det, me mal, me fusha dhe këta janë sikur jetojnë në 90-ën. Si ka mundësi që të paktën nuk thonë “po hajde ta provojmë dhe një herë këtë budallin e gjatë se i provuam këta të mençurit”.

Jo, komunizmi, lufta me komunizmin, rezistenca ndaj komunizmit, komunizmi vdekur me kohë. Dhe Shkodra i shërbente vetëm dy njerëzve, një të vdekuri dhe një të gjalli që sot ka vdekur m, por kujton se është gjallë.

I pari Enver Hoxha, Enver Hoxha po ju betohem, matanë në botën tjetër ka jetuar me kënaqësinë që shkodranët i qëndruan deri në fund malllkimit te tij dhe u vetëizoluan me një komunizëm që nuk ekzistonte më. I mbajti peng Enver Hoxha 30 e kusur vite ndërkohë që nga ana tjetër i besonin bufit që erdhi nga komunizmi dhe përdori të gjitha metodat e komunizmit, madje edhe tani, tani para një muaji e gjysmë, prapë komunist deri në fund nga ata më të këqinjtë se ka pasur shumë burra të ndershëm e të mirë komunista, po nga ata më të poshtërit që i thotë PD-së, ‘’hajde se do bëjmë primare, dilni, hidhuni, partia jonë është parti e njerëzve të lirë’’ edhe kudo ku dalin fituesit e primareve,i merr i ha,i fut në bark, i zhduk. Tani, më falni mua as më intereson fare se kush është në krahun tjetër, po mirë mo, kaq keq ka rënë pazari këtu në Shkodër, mor burrë? Po kaq keq ka shkuar PD? Kaq shumë,more ju demokratët e mëdhënj të Shkodrës, ju antikomunistët e mëdhenj, ju shkodranët e mëdhenj kaq shumë ju nënvlerëson bufi sa ju ka sjelllë Luçiano “fake” Pavarottti këtu në krye të listës? Po luçiano Pavarottin Shkodra e ka dëgjuar fshehurazi, atë të vërtetin. Po Shkodra ka dëgjuar këngët, e ka treguar barsaleta kur bufi i shkonte prapa studentëve për t’i prerë flokët e gjata, tani sjell Luçiano fake Pavarottin këtu nga Elbasani. Po ç’punë ka ai këtu?

Do drejtojë Shkodrën? Po kaq pa mend, kaq pa tru? As për të drejtuar shtëpinë tuaj, ju mendon bufi ju, demokratë të Shkodrës? se e di që po dëgjojnë, se i dëgjojnë të gjitha. Po kaq tuafë ju di? Kaq çyrykë ju di bufi ju, që s’keni dot një njeri t’ju drejtojë? Po ju sjell Luçiano fake Pavarottin që e ‘’fitoi’’ Elbasanin para 4 vjetësh, doli si rruar e qethur e thoshte ‘’na i vodhi elektronika votat’’. Se ai s’është për elektronikën, ai është për ariet. Nuk e do muzikën elektronike. ‘’Na i vodhi elektronika’’ thoshte. U rrah në Elbasan, doli rruar e qethur, mori Noc Rrokun e erdhi në Shkodër bashkë me Nocin, po për ça erdhi këtu?

Ka një zonjë në listen e Shkodrës, unë s’kam ardhur të bëj këtu, ka një zonjë në listën e Shkodrës. Ta vinin atë. Jo, jo. Kryetari i PD së Kavajës, ai është më fatkeqi. Hyri në primare Kavaja, se dy e kanë mbështetur bufin më shumë nga të gjithë, Shkodra dhe Kavaja. Kavaja u zgjua më herët, më të zgjuar dolën ata me thënë te drejtën. Fitoi primaret e gjithë Tiranës, i fitoi. Doli i pari. Ku është? S’është as në listë, as nuk e di njeri ku është. Unë e di ku është, e ka ngrenë bufi. Iku.

Vlora, e njëjta histori. Saranda,kryetari i PD së Sarandës fitoi primaret. Ku është ? E hëngri bufi. E hëngri atë atje, çoi një kukumjaçkë nga Tirana atje. Dash Sula, e njihni ‘’gjelin e detit’’ të Peqinit. ‘’gjeli i detit’’ fitoi primaret absolut. Ku është? Ai të paktën del nëpër tv se bufi nuk e ha dot atë se s’është zog kënete, është ‘’gjel deti’’ dhe e tha ai; ‘’unë jam gjel –tha, shtyp fort’’.

Kështu që edhe kur e mbysin, prapë është krenar. Edhe këtu tani Luçiano fake Pavarotti, e kupton grupin? E ça do bëjë ky Luçiano, Shkodrën madhështore? Shkodra madhështore me Luçiano “fake” Pavarottin nga Elbsani. Si bëhet kjo? Nuk e di.

Unë shpresoj shumë që demokratët e Shkodrës, minimumi ditën e djelë tjetrën, minimumi të rrinë në shtëpi e të dëgjojnë Pavarottin e vërtetë muzikë e të mos shkojnë fare të votojnë. Minimumi, për të mos i ardhur të nesërmen turp nga vetja. Se nesër këtë pasaportën evropiane, do tia japim ne dhe fëmijëve të tyre siç po u japim Shkodrën ne mbrapsht, Shkodrën që ua mori bufi, Shkodrën që mbeti e fundit për turp dhe që një herë i besuan këtij budallës këtu, bashkë me Benetin, që e thashë unë, nga të paktat fare mbetje të riciklueshme të PD-së, se ata janë mbetje që nuk riciklohen. Beneti dhe ja ku jemi sot. Është një tjetër qytet në energji,në optimizëm , në besim. Ku bënte vaki këtu të vije për të bërë miting në Shkodër, duhet të kaloje edhe nga dy anët, ca njerëz të errët me dy gishta, ‘ik,komunist’. Nëna ime e shkreta, ndjesë pastë, e di ç’ka hequr në atë rrugë atje. Libri i shtëpisë me radhë.

Sot vij në miting nga Bulevardi i Luleve, ky është dallimi. Mirëpo bufi i trajton demorkatët e Shkodrës si ai polici tek filmi ‘’Koncert në vitn 1936’’, ‘’Lulet në këtë vend i hanë gomerët’’. Kurse ne , jo. Ne lulet i duam për Shkodrën dhe Shkodrën e duam lule. Nuk di ça të them se më vjen të flas deri nesër këtu për demokratët e Skodrës po shpresoj shumë që këtë herë të jenë, thashë, minimalisht të dëgjojnë Luçiano Pavarottin e vërtetë dhe maksimalisht të vijnë edhe të mbyllin hundën, të votojnë 5 aty ose po ua dha zemra fare të votojnë 5, kanë gjithë këta kandidatë këtu, kanë të majtë, kanë të djathtë, kanë vajza, kanë gra, kanë burra, kanë djem, i kanë të gjthë nga këtu edhe ta vënë në kryq atje, që mos hynë në gjynah. Edhe një gjë tjetër kam unë për këtë punën e komunistave; kush po e bën muzeun e Kujtesës së të gjithë torturave që komunistët i kanë bërë këtij qyteti, i kanë bërë priftërinjve, i kanë bërë hoxhallarëve? Kush po e bën? Pse nuk e bëri bufi, pse nuk e bëri këneta gjithë ato vite por bënë një muze si dyqan vodafone, ku s’kishte karta? E keni parë muzeun aty? Dyqani i vodafonit pa karta. Futeshe aty, një turp,një skandal, një shëmti por të gjtha këto, pse? Sepse bufi nuk do që të shohë asgjë tjetër përveç kënetë dhe ai të mbretërojë mbi kënetë. Nuk i do ai këto. Dhe sot muzeu i Kujtesës do të bëhet, dëjogjeni me vëmendje, një muze ndërkombëtar si ai i Marubit. Marubi është krenaria e Shkodrës tani, megjithë respektin për ata që rrëzuan bustin e Stalinit por krenaria kombëtar, krenaria e Shkodrës është dinastia e Marubëve. Para dy javësh a tre javësh, u fut zyrtarisht në regjistrin e pasurive kulturore botërore. Sot Shkodra, nuk e thotë vetëm me dëshirën e vet por e ka me letër që ka kontribuuar për kulturën e planetit. Tani kush e bëri Marubin gati për të hyrë në atë regjistër? E di ju se ku e kemi gjetur ne atë thesar? Nëpër thasë, si të ishte patate dhe unë dua të falënderoj këtu një djalë, demokrat ai, po demokrat me mend, Luçiani edhe ai mbetje e riciklueshme si Beneti, ka lezet. Ai djalë meriton të kujtohet në historinë e Shkodrës, sepse ai është, si ai shqiptari që shpëtoi Akropolin nga bombardimi.

Po xhaminë e Plumbit mor burrë, kush e nxori në dritë? Një kryevepër të historisë së arkitekturës dhe një perlë në librin e arkitekturës fetare, perlë, e zhytur në llum. E zhytur në llum, kush e nxori në dritë, kush? Bufi, ata që na quajnë ne komunista, që më thonë mua komunist, ai mua. Ai mua që kur unë kërkoja lirimin e të burgosurve politik dhe rishikimin e kultit të Enver Hoxhës, bufi thoshte: Ky do të nxjerri llumin e shoqërisë nga burgu, ai mua.

Po pasuritë, po rezidencën Komunitetit Mysliman kush ia dha? Nuk ia ka dhënë akoma se është një parti këtu në këshillin bashkiak që nuk po e voton, siç nuk po voton dhe plazhet e Velipojës. Po kjo është histori tjetër, është histori tjetër kjo. Kush?

Po stadiumin kush ia bëri Shkodrës, Vllaznisë, kush ia bëri stadiumin? Vllaznia pra! A është Vllazania një nga krenaritë e historisë së sportit dhe të Shkodrës. Kush ia bëri stadiumin mo?

Po te Teatri Migjeni kush i shpëtoi nga korrenti larg qoftë aktorët e teatrit dhe kush e bëri teatrin, teatër. Kush?

Se nuk po vazhdoj me hyrjen e Shkodrës, që hyje në Shkodër sikur hyje në Afganistan, turp. Nuk shihje as liqen, nuk shihje asgje. Vetëm ca ndërtime të tmerrshme si ato që kam prishur unë te Lana në 2001, 2002.

Akoma hyrja e Shkodrës ishte Lana e 2000-it, sepse Lana e 2000 dhe hyrja e Shkodrës janë vizioni madhështor i kënetës. Atë dinë të bëjnë vetëm atë që kanë bërë gjithmonë sa herë kanë pasur gjë në dorë, nuk kanë bërë gjë tjetër.

Tani si mundet këtu tani të diskutojmë ne për të gjitha këto në vitin 2025, kur Shqipëria është ulur në tavolinë me Bashkimin Europian për të negociuar anëtarësimin. Europë pra, Europë, a e duan në Europë, shkodranët demokratë, a e duan në Europë, Shqipërinë, a e duan në Europë, Bashkimin Europian. A kanë luftuar gjithë jetën për muzikën italiane, e për Beatlesat, e për Europën. A kanë dashur gjithë jetën të arratisen nga Shqipëria dhe si linin po i vrisnin rrugëve, edhe i mbysnin nëpër burgje. Ja pra, Europa, kjo është Europa, që ta kenë Europën si shpinë e vet.

Dhe janë ca që thonë, ç’na duhet ne kjo pasaporta, ne këtë pasaportën e kemi, ne Europë jemi! Jo më s’keni gjë fare hiç, zero. Ne s’kemi, ne kemi një pasaportë për të udhëtuar, nuk kemi një pasaportë, që është pasaportë për të udhëtuar në Europë kanë edhe shtetet tjera që janë jashtë Europës fare. Edhe arabët hyjnë e dalin, po nuk janë europianë.

Ne jemi europianë, na ka vënë Zoti në mes të Europës. Jemi nga popujt më të vjetër, edhe me pasaportën që kemi, jemi të huaj. Hyjmë si të huaj atje! Hyjmë si të huaj, trajtohemi si të huaj dhe u deshën 10 vjet përpjekje për t’i bërë të gjithë ata që kur të na shohin ne të rrinë drejtë në çdo lloj takimi ndërkombëtar.
U deshën 10 vjet përpjekje për t’i bërë ata që kur flasin për Shqipërinë, të flasin me respekt. Kur flasin për Shqipërinë, të flasin me besim. Dhe kur flasim për Shqipërinë, të flasim me vlerësim. Kush, si, kur do ndodhte ndonjëherë që të zbriste këtu gjithë Europa, që do zbresin në 16 maj, që nga Bashkimi Europian te Britania e Madhe, te Turqia, Azerbajxhani, Armenia, Norvegjia, gjithë, Zvicra do vijnë në Tiranë bashkë me sekretaren e përgjithshme të NATO-s, bashkë me Organizatat Financiare do vijnë në Tiranë të gjithë.

Pse do vijnë në Tiranë? Për atletet e mia, për atletet e mia do vijnë në Tiranë?! Do vijnë në Tiranë, sepse Tirana është bërë qendra e Europës së Ballkanit, prandaj do vijnë në Tiranë. Edhe Shqipëria e 2030 do të jetë Europa e Ballkanit.

Tani shkodranët e Partisë Demokratike duan të jenë me Shqipërinë, Europën e Ballkanit, apo me Luçiano “fake” Pavarottin, për të kënduar, për këngë Elbasani, që duken si arje në La Scala. Çfarë? Këngët e Elbasanit, Luçano të shkojnë t’i këndojë në Elbasan, se në Elbasan do ia këndojnë këngën, edhe do ta shohin ata si do dalin në fund.
Kurse këtu është Shkodër, këtu është Shkodër. Dhe kush beson, ke “copyright” i Shkodrës, të drejtën e autorit nuk ia le atyre që vijnë këtu për t’i treguar shkodranëve se si rrotullohet bota apo jo? Mendoj unë, mendoj unë. Pastaj ata le të vazhdojnë puna e tyre s’ka asnjë rëndësi.

Ja e shef si thotë ai, ai duhet të jetë nga Malësia e Madhe, se thotë “me leje zoti Prime Ministër”, sepse edhe këtu u ulëm me Benetin për të pirë kafe vinin të huajtë me bërë fotografi edhe me thonë “ce bella Scutari, ce bella”.

Edhe në ndërkohë, më vjen shumë mirë se më dukej tmerr, më dukej tmerr. Se i kam nga tregimet e gjyshes time shkodrane që si dikur merrnin atë anijen nga liqeni, këtu shkonin në Mal të Zi dhe anasjelltas. Më dukej tmerr që gjithë Shkodra, shkonte në Ulqin, e këtu s’kishte njeri.
Kurse sot, Ulqini vjen ditë të dielave në Shkodër, dhe Shkodra, më dëgjoni mua këtu, Shkodra në këto vite përpara do të bëhet një qark, një zonë që do ketë një turizëm të jashtëzakonshëm, të jashtëzakonshëm.

Duhet t’i arrijmë shpejt 1 milion turistë në qarkun e Shkodrës. Duhet t’i arrijmë dhe do t’i arrijmë. Dhe atyre që thonë Edi Rama nuk do veriun, s’ka bërë gjë për veriun, i them që vetëm në qarkun e Shkodrës i nxorra sot gjithë shifrat në një dekadë kemi investuar 1 miliard e 310 milionë euro, 1 miliard e 310 milionë euro.
Dhe për këtë arsye, sot ka rrugë për të shkuar në majë të Vermoshit, në majë të Thethit, rruga e Komanit po bëhet, rruga e Dukagjinit po bëhet, e të tjera do të pasojnë. Dhe për këtë arsye, sot vijnë njerëzit dhe rrinë atje, mbajnë radhë për të bërë fotografi te rruga Velipojë-Shëngjin, apo jo?
Dhe ekonomia këtu vetëm sa ka filluar dhe ju siguroj që do të jetë ekzakt ajo që i tha Mariana.

Ky djep kulture, do të bëhet një djep ekonomie, ka filluar. Kush nuk e sheh, nuk me e pa, e s’ka qorr më të keq se sa ai që i ka sytë dhe s’do me pa. Siç nuk ka shurdh më shurdh se ai që i ka veshët dhe s’do të dëgjojë.

Unë duhet ta mbyll sepse fola gjatë sot për gjithë aspektet e tjera dhe mund t’i ndiqni aty në qoftë se nuk ju kam ardhur akoma në majë të hundës por tani çfarë të bëni dhe ju, ngelët duke dëgjuar, dil këtej e dil andej, ndjesë zonjave nëse ju kam dalë në frigorifer, kur kanë qenë duke bërë darkën, çfarë të them unë, por dua ta mbyll me këtë.

Në 11 maj është takim me historinë, nuk është zgjedhje e zakonshme, në 11 maj, se për pak ditë do shkoj atje në Kuç dhe do jua shkruaj rezultatin, minimumin, në 11 maj ne nuk jemi në garë për 71 mandate, ne 71 mandate i kemi tani por 71 mandate mjaftojnë për të qeverisur, mjaftojnë për karriget e parlamentit për deputetët, por nuk mjaftojnë për të pasur siguri që ne do t’i mbyllim në 2027 negociatat me Bashkimin Europian. Pse nuk mjaftojnë?

Atje negociohen çerek milionë faqe, mbi 250 mijë fletë që nuk janë komente Facebook, por janë kritere, rregulla, masa, ligje etj, dhe duhet të biem dakord me ta për çdogjë; për drejtësinë, për ekonominë, për peshqit, për zogjtë, për gaforret, për midhjet, për sigurinë ushqimore, për të gjitha dhe pasi biem dakord atje që “Këtë do ta bëjmë, këtë do ta bëjmë” duhet të vijmë këtu e t’i bëjmë, duhet të shkojmë në Parlament e me bë ligjin. Tani parafytyroni ju që ne të vijmë në Parlament dhe duhet të flasim me kënetën për të bërë ligjin, ndërkohë që këneta e ka filluar këngën dhe mbajeni mend, në 11 në darkë do thotë fituam, në 12 në mëngjes do thotë “Qëndroni fort tek kutitë sepse fitorja është në kuti”, në 12 pasdite nuk do flasin, në 13 në mëngjes do thonë “I vodhën, na i morën, është vjedhja më e madhe e historisë” sepse do të jetë fitorja më e madhe historike e Partisë Socialiste. Çfarë t’i bëjmë?

Kur ata arrijnë të thonë “Edi Rama po blen diasporën” merreni me mend, ndërkohë që unë pres nga diaspora “shpullën” më shembullore për kënetën, më shembulloren, “shuplakën” më të nxehtë këneta do ta marrë nga diaspora dhe përfitoj nga rasti që t’i them të gjithë atyre që janë regjistruar që tani që fletët i kanë shkuar të mos ta humbin mundësinë për të votuar, të mos bëhen shqipo që të thonë po e lejmë për në momentin e fundit dhe pastaj ngelen pa votuar kështu që, ju lutem shumë, të gjithë atyre që janë regjistruar në diasporë që ju kanë shkuar fletët, zarfat, t’i hapin zarfat, të shënojnë aty numrin 5 e t’i bien këtej dhe mbi të gjitha mesazhin e kam për ata shqiptarët në Greqi.

Ata janë ata që e kuptojnë më mirë nga të gjithë se çfarë domethënë kjo pasaporta dhe pse kjo pasaporta është ndryshe nga ajo që kemi ne, ata e kuptojnë më mirë nga të gjithë. Pse e kuptojnë më mirë nga të gjithë? Sepse ata u nisën në ’90-ën si gjithë të tjerët vetëm me rrobat e trupit dhe me fëmijët në krahë dhe derdhën gjak, derdhën lot, derdhën djersë, bënë një jetë qeni për një periudhë nën një presion të tmerrshëm pastaj u ngritën avash-avash, por sot kanë një problem shumë të madh, kanë ankthin e pensionit, a do t’ju njihet pensioni, a do t’ju njihen gjithë ato vite pune, ndërkohë që pa ata, Greqia do kishte falimentuar sepse pa shqiptarët, e thonë vetë grekët, pa shqiptarët ata nuk do i bënin dot Lojërat Olimpike, pa punën e shqiptarëve, mirëpo duhet të jetë marrëveshja e pensioneve, siç e bëmë me Italinë më në fund pas kaq vitesh.

E bëmë me Italinë dhe e patë vetë sa zgjati nga momenti kur firmosa unë me motrën tek momenti kur mbaroi i gjithë cikli i burokracive në Itali 2 vjet a ku e di unë se sa zgjati, tmerr por mbaroi.

Me Greqinë ne i kemi filluar negociatat, mund të zgjasin nuk e di se sa, ata janë positive, por mund të zgjasë pafund sepse është marrëveshja më e vështirë, numri është i madh, Greqia nuk është Italia është shumë më e dobët, ama ka një mënyrë për të ikur nga kjo rrugë që është kjo pasaporta.

Në qoftë se ne hyjmë në Bashkimin Europian dhe në qoftë se shqiptarët marrin këtë pasaportë, kjo pasaportë në Greqi, domethënë që nuk të duhet më pasaporta greke, kjo pasaportë në Itali domethënë që nuk të duhet më pasaporta italiane, në Spanjë, në çdo vend të Bashkimit Europian dhe kjo pasaportë të bën ty qytetar të barabartë me grekun në Greqi, me francezin në Francë etj. Në çfarë kuptimi? Në kuptimin konkret, kush merr këtë pasaportë, shkon atje, mjafton që shkruan sipër Bashkimi Europian. Edhe ajo e atyre shkruan sipër Bashkimi Europian pastaj vazhdon me Eladha, por ama është Bashkimi Europian sipër. Aty pensionet janë automatikisht të njohura, çdo kontribut i dhënë me punë brenda BE-së është një kontribut që njihet nga shteti përkatës që ti e ke dhënë.

Me këtë pasaportën je i barabartë në sistemin e sigurimeve shëndetësore të BE, në sistemin e sigurimeve shoqërore, e thashë, je i barabartë në të gjitha të drejtat. Sa herë na ndodh ne që ndodh me një shqiptar këtu e një shqiptar atje, që njëri vritet në punë e nuk i njohin të drejtën e dëmshpërblimit, tjetri e pëson diku tjetër, tjetri zhduket e nuk dinë gjë, sa herë ndodh?

Në momentin që ai i dëmtuari ka këtë pasaportën, ai shteti atje ku ai dëmtohet në punë ia jep automatikisht dëmshpërblimin siç ja jep një qytetari të vet. Nuk është dokument udhëtimi ky, ky dokument është fundi i një historie, që nisi me profecinë e Gjergj Kastriotit, kur vuri barrikadën dhe kur tha “Për ne fati i bijëve, nipërve, stërnipërve dhe shqiptarëve në përjetësi është Perëndimi e jo Lindja” dhe me këtë pasaportë Shqipëria bëhet e madhe sa BE-ja dhe kufijtë tanë zyrtarë janë 28 mijë kilometra katrorë, por kufijtë e çdo qytetari shqiptar, nuk janë 28 mijë kilometra katrorë, është aq mijë kilometra katrorë saç ka Bashkimi Europian dhe derën na e kanë hapur.

Ajo derë nuk rri hapur, ajo derë është dera e një shtëpie të pasurish, të pasurit nuk e mbajnë derën hapur çdo ditë siç e mbajnë të varfrit, ne e dimë shumë mirë këtë. Ajo derë hapet dhe mbyllet dhe është hapur për ne për herë të parë qëkur ne kemi bërtitur “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa” dhe kujt thotë që “Çfarë është ky muhabet me këtë”, me mua domethënë, “3 mandate nuk i dolën për të futur Shqipërinë në BE, tani thotë dua dhe 1 të katërt”. Po, sepse nëse është faji im, ok, e pranoj, por po Mali i Zi që i kishte hapur negociatat para se ne të vinim në qeveri pse nuk është futur në Bashkimin Europian? Po Serbia që i hapi negociatat në 2014, ne nuk ishim akoma kandidatë, ne na trajtonin si delen e zezë se na kishte lënë bufi njollën në ballë.

Ore, a ia hoqën atë Non-Grata atij? Në datë 12 do ia heqin? Po pra se sikur do ia hiqnin Non-Gratën, se 6 milionë dollarë janë shumë vallaj se po ndërrojmë muhabet, por bufi dje ishte kapur me Lamborghini-n e Noizy-t. “Ai i ka lekët e veta po janë 50 mijë pensione”, në fillim tha janë 10 mijë pensione pastaj tha janë 50 mijë pensione se e keni parasysh tani, se çfarë nuk thotë.

Çfarë i kanë bërë këta Gramshit, nga 50 mijë e bënë 60 mijë” e të tjera e të tjera. Tani, çfarë ka me Noizy? Si qenkan 50 mijë pensione për Lambourghini e Noizy? Sa kushton Lamborghini i Noizy? Kushton shumë më pak se 6 milionë dollarë, shumë më pak dhe në qoftë se shkojmë me logjikën e 50 mijë pensioneve atëherë i bie që bufi për të larë atë damkën, siç ja vënë deleve atë bam, që ja kanë vënë bam për të larë atë numrin këtu në ballë, sa pensione paska paguar? Se në qoftë se Noizy për Lambourghinin e vet janë 50 mijë pensione, me lekët e tij, e tha bufi vetë, po bufi me lekët e kujt se i bie të jenë 500 mijë pensione, me atë aritmetikën e tij, janë 500 mijë pensione, janë më shumë në fakt sepse Lambourghini është shumë më pak se 1 milion. Çfarë aritmetike është kjo? Për çfarë do diskutojmë ne?

Ata na i kanë hapur derën sepse që ata të hapin derën, duhet që 27 që janë aty brenda, të bien dakord të hapet dera. Ti bjeri derës sa të duash, të jesh më i miri i botës nuk ta hapin derën po s’qenë ata dakord dhe po s’qe interesi i tyre. Sot janë përputhur interesat, janë përputhur yjet.

Dhe sot, nga fundi i rrugës që ishim, ne jemi krah për krah me Malin e Zi, Serbinë e kemi shumë mbrapa dhe në 2027 mund ta mbyllim. Po nuk e mbyllëm në 2027 për tekat e demokratëve të Shkodrës, dhe për tekat e demokratëve nuk e di unë se të kujt, që shkojnë pas orës së ngecur, ne mund të na mbyllet dera.

Po jo ne, jo mua. Se kjo s’është për karrigen time. Kjo është për të gjithë fëmijët e këtij vendi, të cilëve kush voton i ka borxh t’i shohi interesin. Prindi demokrat duhet të shohi interesin e fëmijës së tyre dhe të thonë çfarë do t’i jap unë këtij fëmije? Shkodrën madhështore me bufin e kënetës dhe me Luciano fake Pavarotin. Këtë do t’i jap? Luçiano nuk di as të këndojë këngë Elbasani. Këtë do t’i jap Luçiano sole mio, apo do t’i jap këtë pasaportën fëmijës tim që është dhurata më e madhe që ne prindërit e sotëm mund t’i bëjmë fëmijëve tanë, sepse i themi atë që nuk e patën katragjyshërit, stërgjyshërit, gjyshërit, baballarët dhe ne, e keni ju, statusin e qytetarit të barabartë të Bashkimit Europian.

Europa është e juaja. Bota është e juaja. Këtë mund të bëjmë ne me këtë. Çfarë t’ju them më shumë.

Ju jam shumë mirënjohës edhe për një fakt tjetër se me gjithë diellin, ndejtët dhe duruat.

Ishte takimi më i bukur që kemi bërë në Shkodër. Jo vetëm se keni ardhur shumë, por se më pëlqen shumë se kemi sot provën që kush na beson, ne nuk jemi më të mirët, ne mund të kemi plot gabime. Ne kemi të meta, patjetër. Nuk diskutohet. Por siç e thashë dhe sot në mëngjes, zgjedhësi me votë nuk zgjedh dhëndrin as krushkun, as skuadrën e futbollit.

Zgjedhësi me votë zgjedh kalin e duhur për të tërhequr karrocën. Bufi mezi tërheq veten e vetë, e prandaj ka marrë zvarrë gjithë dynjanë atje në kënetë, si mund t’i besohet karroca e Shkodrës për ta çuar përpara? Si? Ata që e duan bufin dhe s’i ndahet zemra, le t’ia marrin fotografinë, t’ia vënë te dhoma e gjumit, nuk i pengon njeri, le të më shajnë mua përditë, por nga ana tjetër, mos prishin punën e vetë. Mos prishin punët e Shkodrës. Mos frenojnë zhvillimin e Shkodrës. Mos frenojnë projektet e Shkodrës. Mos frenojnë festën e luleve se vjen festa e molotovëve prap. Çfarë t’iu them më shumë. Ju dua shumë. Shkodra forever. Malësia nuk diskutohet. Fushë-Arrëzi, Puka që ishin një shkretëtirë që shkohej vetëm për të marrë nuse, ose vetëm për ngushëllime, i shkohet sot për turizëm. Vau i Dejës, që e kemi këtu, e kemi si stadium.

Fitore!