Në 34 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Kryetari Edi Rama ka uruar të gjithë anëtarët e forcës sonë politike që siç shkruan ai – në këtë 34 vjetor është ngjitur më lart se asnjëherë falë 856 mijë e 177 zemrave, të cilat u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE.
“Me këtë simbol të flamurit të socialistëve e progresistëve shqiptarë, që në këtë 34 vjetor të valëvitjes së tij është ngjitur më lart se asnjëherë falë 856 mijë e 177 zemrave, të cilat u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste të gjithë anëtarëve e anëtareve të familjes sonë të madhe politike, si edhe një ditë të mbarë të gjithë të tjerëve pa përjashtim”, shkruan kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në mesazhin e tij.