Faleminderit qytetarëve që përmbushën detyrën e tyre demokratike dhe patriotike duke votuar masivisht në një pjesëmarrje domethënëse
Fjala e zëdhënëses së Partisë Socialiste për zgjedhjet, Silda Çepe: Tanimë, kur janë numëruar mbi 40% e votave rezultati i zgjedhjeve të 11 majit është bërë i qartë për këdo, njësoj si dielli i kësaj dite pranvere. Do jetë e vështirë të gjenden fjalët për t’i falenderuar të gjithë qytetarët që permbushën detyrën e tyre demokratike dhe patriotike, duke votuar masivisht, në një pjesëmarrje domethënëse. Brenda dhe jashtë atdheut. Pavaresisht se per ke votuan. Falenderojmë po ashtu edhe ata mijëra komisionerë e vëzhgues të qendrave të votimit, që me korrektesë garantuan...