Nis aksioni për lirimin e hapësira publike, Rama: 83 mandate s’janë arsye për të fjetur
Tiranë, 3 korrik 2025 - Kryeministri e njëherësh kryetari i PS, Edi Rama ka paralajmëruar nisjen e aksionit për lirimin e hapësirave publike. Teksa dha detaje për takimet me deputetët në Vlorë e Tiranë, të cilat do të vijojnë edhe në Durrës e qarqet e tjera, kryeministri Rama tha se zaptuesit kanë 2 javë kohë që të heqin trarët nëpër hapësirat publike që i përdorin për parkime, apo tendat e lokaleve, duke theksuar se bllokojnë frymëmarrjen e qytetarëve. “Është bërë e papranueshme dhe e padurueshme për shumë njerëz, për shumë lagje...