Përmet, 22 prill 2025 – Operatorë dhe Biznese të turizmit nga Përmeti, Gjirokastra, Zagoria, Këlcyra, Libohova, etj, të cilat janë zona premtuese për t’u shndërruar në pole të reja të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit gjithëvjetor, siç është Parku Kombëtar i Lumit Vjosa, – u mblodhën sot në një takim me Kryeministrin Edi Rama, njëkohësisht Kryetar i PSSH, në një bashkëbisedim mbi perspektivën e turizmit, i cili po merr hov, jo vetëm në zonat bregdetare, po kudo ku ka potencial si për shkak veçorive të natyrës, ashtu edhe për investimet e realizuara në këto vite.
Në takim mori pjesë edhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, e cila konkretizoi me shifra sesi me një bashkëpunim të mirë mes bashkisë, biznesit dhe komunitetit, krijohen destinacionet e menaxhuara. “Nëse deri para 10 vitesh shkoje drejtë e në Gjirokastër ku kishe 1 apo 2 hotele, sot në booking ka mbi 350 oferta turistike vetëm për akomodim. Në Gjirokastër ka 4500 mijë shtretër dhe viti 2024 u mbyll me 600 mijë vizitorë.” – u shpreh ajo.
-Takimi u zhvillua në Glamping Albania Rafting, në Përmet, e mirënjohur si Qendër e Turizmit të Aventurës, e cila ndodhet në brigjet e lumit Vjosa, me një sipërfaqe prej 1.2 hektarësh, me vendndodhje vetëm 2 km larg nga qyteti i Përmetit. Qendra përmban 10 tenda Safari dhe 5 shtëpi prej druri, duke e bërë Glamping Albania Rafting, një vendstrehim perfekt për admiruesit e natyrës me mbi 10 aktivitete emocionuese në natyrë.
* * *
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama: Faleminderit shumë! E vlerësoj shumë dhe është e vërtetë jemi njohur në dyqanin e ustait dhe kam parë aty çfarë bën me duart e tij tavanet e bukura të Gjirokastrës. Tani ka më shumë punë se deri dje kishte thjeshte mundësinë të përpiqej të mbijetonte aty te pazari, me ato gdhendjet për ata pak turistë që kalonin, ndërsa sot ka më shumë punë sepse faktikisht shumë shtëpi vazhdojnë kthehen në bujtina, edhe ato shtëpitë e vogla vazhdojnë hapin dyert në katet e dyta ku bëhen dhe riparimet e tavaneve të jashtëzakonshme dhe ustai është atje në krye të detyrës. Me vjen jashtëzakonisht mire. Besoj që dhe këtu ku jemi është një shembull i prekshëm i transformimit që ka ndodhur.
Do ju kërkoj ndjesë se jam akoma nën efektin e një gabimi që kam bërë mbrëmë, nuk e bëj, e bëj shumë rrallë këtë gabim dhe vajta hyra dhe pashë në youtube, por aq mjafton, një emision, ca fragmente të një emisioni ku bëheshin komente mbi një sondazh që kishte bërë ai sondazhisti i Trump dhe jam akoma i hutuar se unë nuk shoh televizor, nuk i shoh fare këto pasqyrat e moçaleve mediatike, por jam i hutuar akoma nga fakti që ishin mbledhur atje 4 njerëz dhe nuk i jepnin dot drejtim fare që sipas sondazhit të zotërisë se 50% e shqiptarëve mendojnë që vendi po shkon në drejtimin e duhur. Nuk i jepnin drejtim. Dhe thoshin epo nëqoftëse kjo është e vërtetë atëherë ne jetojmë në një vend ku njerëzit kanë kaq shumë frikë, saqë thonë është drejtim i duhur se kanë hall se mos iu ndodh ndonjë gjë.
Të tëra llojet e mundësive duke ja lënë fajet popullit përveç mundësisë që mbase populli, shumica ka të drejtë. Nuk e merrnin fare ne konsideratë këtë si opsion, që shumica ka të drejtë.
Ndërkohë që, erdhëm këtu, çiftin këtu unë e kam njohur shumë kohë më parë, nuk ishit martuar akoma. Sikur ishit akoma duke u studiuar në distancë të afërt, por i kam njohur kur kam bërë për herë të parë eksperiencën e rafting, nuk e dija as çfarë ishte. Dhe atëherë kishin filluar këtë gjë me pasion, me shpirtin e aventurës që do ky lloj pasioni dhe sot janë komplet në një nivel tjetër, nuk janë vetëm këta, por janë një komunitet i tërë që bën këtë punë dhe po shikoja zhvillimet këtu në këtë kamping që përfitoj nga rasti t’ju them që të gjithëve të kalojnë se është vërtete shumë bukur. Më thotë Zamo kur nxjerr ti këto fotografitë për aktivitetin tonë na marrin, unë thashë prandaj e bëj ku të mundem, sa të mundem që t’i bëj një farë reklame po themi gjerave të bukura që bëhen dhe që ndërtohen se ndryshe ma thoni ju mua ku e merr vesh njeriu që këto gjëra bëhen. Ku, si e merr vesh një shqiptar që nuk është i kësaj fushe se ata që janë të kësaj fushe e marrin vesh, por jo vetëm këtë gjë, por të gjitha gjërat, si e merr vesh dikush në një qytet tjetër se çfarë ndodh në një qytet tjetër? Nga? Nga lajmet? Harrojeni.
Vetëm gjëra që të nxjerrin veten qejfit, jo më vendin. Nga portalet? Harroje. Nga gjithë ato që qarkullojnë? Harroje. Sepse është një Shqipëri e tërë që jeton rreth asaj kënete mediatike që nuk gjen vend fare aty, nuk e dinë njerëzit fare se çfarë ndodh. Pastaj këta habiten, po mirë çfarë shohin shqiptarët që mendojnë që Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur?
Është çudi e madhe. Rezultati: populli është i sëmure. Dhe janë po këta që shqetësohen kur them unë gjysma e burrave janë çyrykë. Që natyrisht ajo është një metaforë që lidhet me politiken, lidhet me vështrimin dhe kuptimin e politikes dhe të pikërisht kësaj, drejtimit. Dhe i thonë popullit shqiptar, je i sëmurë. Dhe bëjnë moral pastaj. Prandaj, ju kërkova ndjese sepse mendoj që duhet ta thosha pasi vlen shumë për kontrastin e madh që ekziston midis Shqipërisë reale, Shqipërisë se njerëzve që përpiqen si të gjithë ju që jeni këtu. Gjirokastra ishte, e dini më mirë se unë, se ju keni jetuar, jeni rritur dhe lindur aty, keni rezistuar aty, ishte një vend ku mundësitë për të qëndruar ishin, kur tha Alma, sa gishtat e njërës dorë edhe komplet mbaheshin ato pak dyer hapur me sakrificat e atyre njerëzve që kishin jo hotel Turizmin e ku di unë, qoftë dhe këtu në Përmet me sakrifica, sa njerëz mund të ndalonin dhe të vinin. Sa turistë kishte. Pa llogaritur Përmetin që ishte komplet xhep fals, i harruar, i braktisur.
Sot të thuash 150 mijë turistë në Përmet të duket normale dhe thua si do t’i shtojmë. Ndërkohë që, në Gjirokastër kanë vajtur në 2024, 600 mijë turistë.
Mbrëmë se tani s’ka ardhur akoma sezoni ishim atje edhe qafa e pazarit ishte plot me turistë të huaj. Po ata të gjithë janë konsumatorë, se ata paguajnë, sjellin para që i lënë aty.
S’kishim agroturizëm. Nuk ekzistonte si koncept agroturizmi dhe shumë njerëz në pika të mrekullueshme realisht vuanin për një gjë më shumë sesa buka, se buka e gojës këtu ka qenë e garantuar që në kohën e Skënderbeut kur i thonë fjalës, për atë gjënë pak më shumë. S’kishin, s’bënin sens dhe s’bën sens që të merreshin me bujqësi aq shumë të shkëputur nga tregu, nga rrugët etj dhe agroturizmi ka kthyer komplet lojën për të gjithë ata që e kuptojnë sa e thjeshtë është nëse ti ke pasionin dhe ke vullnetin për ta bërë. Duke hapur derën në maj të malit ti e sjell tregun tek dera jote. Dhe nuk ke nevojë të prodhosh ti për tregun bujqësor, por prodhon për agroturzimin tënd. Pastaj lidhjet e infrastrukturës që janë bërë në gjithë këto vite, nuk është problemi thjeshtë kilometra por është ri konceptuar komplet mënyra sesi investohet në rrugë për të sjellë nëpërmjet rrugës mundësi dhe për të marrë mbrapsht ekonomi, duke ndihmuar fermerët, bujqit, duke ndihmuar të gjithë ata që bëjnë aktivitete etj. Dhe ne do vazhdojmë këtë. Ka akoma një potencial të jashtëzakonshëm për të zhvilluar. Por duke u kthyer tek Europa, unë dua tua u them ta ndaj me ju këtë gjë se është shumë e rëndësishme. Ndërkohë që ata thoshin mbrëmë, tani Rama nuk ka çfarë thotë më, ka mbaruar, s’ka çfarë thotë e ka nxjerrë tani këtë lojën me pasaportën, e kuptoni apo? Ndërkohë ne kemi ca themi dhe ne qoftëse fillojmë themi ca kemi bërë mund të rrimë 10 ditë duke thënë dhe s’mbaron. Por kjo e pasaportës, kjo është diçka e jashtëzakonshme për shumë arsye. Por duke u kthyer pse jemi ne këtu dhe me se merreni ju? Po të parafytyrosh vetëm një gjë, se ka shumë, por vetëm një gjë e përsëris, se dua ta dëgjojnë e ti fiksohet të gjithëve. Ne mundësitë për të mbështetur i kemi rritur dhe i kemi mbështetur, etj, etj, por tani rriten edhe kërkesat për mbështetje sepse njerëzit e shofin e kuptojnë që funksionon. Kështu që kërkesën për të marrë mbështetje për agroturizëm për shembull janë shumë më të mëdha seç ishin, që do të thotë duhet shumë më tepër mundësi financiare për ti mbështetur. Dhe përveç instrumenteve që ne kemi krijuar, duke filluar nga 250 milion euro linjë financimi e Bankës së Shqipërisë që është atje për të gjithë ata që duan të investojnë në fshat, qoftë agroturizëm, qoftë agro përpunim sepse këtu ka edhe bërthama të mira agropërpunimi mund ta marrin me garancinë e shtetit 70 % të kolateralit e garanton qeveria, me një kredi që është nën 3%, që është një kredi e arsyeshme.
Ama kur vjen puna te pasaporta kini parasysh që ne kemi mbështetur bujqësinë dhe kemi mbështetur agropërpunimin, agrobiznes edhe me fondet e Bashkimit Europian. Bashkimi Europian ne na ka dhënë në total, në gjithë këto vite, na ka krijuar një mundësi mbështetje më pak, shumë më pak se 200 milion euro gjithë këto vite, aty hyn edhe artizanati të tëra.
Në momentin që ne marrim pasaportën, domethënë që jemi anëtarë të Bashkimit Europian Shqipëria. Si anëtare e Bashkimit Europian Shqipëria 300 milion euro i merr në vit për të mbështetur pikërisht fshatin, agropërpunimin, agrobiznesin, kuptoni ca ndryshimi? 300 në vit.
Në totalin e vet mbështetja që ne kemi pasur gjatë gjithë këtyre viteve, e materializuar, se s’po flasim për ato që janë të planifikuara, po flas për të materializuar, 1 miliard e diçka euro.
Me anëtarësimin 1 miliard e diçka euro do ti marri Shqipëria çdo vit. Po të kesh 1 miliard e diçka euro mbështetje ekstra dhe mos harroni edhe një gjë, ai 1 miliardi e diçka që kemi marrë deri tani 90 % është kredi, e butë, por kredi, është borxh. Ai që do të marrim si anëtar të BE-së, është 90 % para e dhënë për vendin, garant domethënë falur. Pse? Sepse është para brenda familjes europiane. Ajo familje ka një buxhet që nuk është buxheti i çdo vendi anëtar në shtëpinë e vet, por është buxheti i familjes së përbashkët, i fisit të Europës. Dhe fisi aty ka një arkë që e shpërndan sipas nevojave të vendeve. Dhe ata që janë më të mëdhenjtë, më të zhvilluarit, më të fortit ata i japin më shumë se sa marrin nga ajo arkë, por kanë të tjera interesa që e duan familjen e përbashkët, se është tregu etj, etj.
Ndërkohë që ata që janë më të vegjël si ne, ata marrin më shumë sesa japin dhe pastaj kur forcohen, zhvillohen, fillojnë dhe ata pastaj japin. Pra e kuptoni se për ça flitet? Është një kapërcim historik, epokal për Shqipërinë dhe është te dera. Tani si mund të minimizohen këto gjëra dhe të banalizohen edhe të thuhet që populli shqiptar është i sëmurë, se nuk e kupton. Ça duhet të kuptojë populli shqiptar që duhet të kthehet mbrapa? Dhe shyqyr Zotit që e kam thënë 1 mijë herë, por në këtë periudhë dhe e ndjej dhe kuptoj shumë më thellë këtë gjë, shyqyr Zotit që pikërisht që shqiptarët janë të rrahur me vaj e me uthull dhe kur vjen puna për politikë nuk ia ha qeni shkopin dhe të japin ujë në bisht të lugës. Dhe kjo është arsyeja pse ata nëpër ato moçalet që dalin përnatë atje, çmendin, çakërdisin dynjanë nuk kanë asnjë efekt mbi njerëzit. Nuk ndryshojnë njerëzit mendje as për të shkuar më falni “për nevojat e brendshme” me fjalën e tyre, kështu që kjo është gjëja pozitive. Dhe përsa i përket pastaj të ardhmes, të nesërmes unë jam shumë optimist realisht, jo thjeshtë për këtë të Bashkimit Europian po për mënyrën se si ka marrë ekonomia dhe ju e ndjeni të gjithë, shihni të gjithë se jetoni me këtë gjë.
Ne duam të bëjmë dhe këto ditë do ta nxjerrim më pak të detajuar, mbase e keni dëgjuar, duam të bëjmë një Paqe Fiskale quhet është një instrument që e kanë përdorur vendet dhe përdoret që më kohën e Romës së vjetër llogarite që ka edhe një emër të bukur latinisht dhe është Paqe Fiskale e negociuar me biznesin. Ca do të thotë kjo? Do të thotë që një ndër elementet për bizneset që janë me tatim fitimi, se ne deri në 140 mijë euro xhiro e kemi pa tatim fitimi, e kemi zero. Por një pjesë janë me tatim fitimi do të mund të negociojnë me qeverinë që me prapakthim në 5 vite. Domethënë e para njëherë të negociojnë që të ardhurat e vitit në vijim të jenë kaq dhe llogaria do të bëhet vetëm me rritjen ekonomike, bazuar në rritjen normale të tyre vit pas viti. Pra është një shifër që merren vesh dy palët, do jenë kaq dhe për këto të ardhura do të paguhet ajo taksa 15%.
Por ata me prapakthim mund të kthehen në 5 vite dhe të deklarojnë para më shumë nga ato që nuk kanë deklaruar ose llogaritë kanë dalë ndryshe etj etj dhe për çdo para më shumë që deklarojnë mbi normën e 140 mijëshit të paguhen vetëm 5% tatim.
Tani këtu kemi një element që nuk është ekzakt por lidhet me këtë. Vetë deklarimi që iu kemi dhënë hoteleve dhe gjithë strukturave akomoduese në Shqipëri. Ca kemi bërë dhe cili është përfitimi i asaj paqeje, është që të gjithë elementet e paqes shoqërohen me një gjë, kush e pranon paqen merr në shkëmbim që nuk ka më kontrolle të asnjë lloj natyre. Nuk kanë më të drejtë inspektorët të shkojnë, ai lokal, ai biznes do ketë një stampë, do ketë një shenjë që është nën sistemin e Paqes Fiskale dhe aty nuk hyn dot njeri për të bërë kontrolle etj etj.
Gjeja e strukturave akomoduese që mund t’iu interesojë se është edhe për ata që janë nën këtë është që kemi informalitet miqtë e mi në deklarimin e shtarëtëve. Tani ne nuk duam të rrisim presionin me inspektorë e kontrolle që sjellin edhe halle të tjera dhe ju e dini shumë mirë dhe ato hallet ne na vënë në pozitë shumë të vështirë, por i kemi dhënë një mundësi të një vetëdeklarimi përpara, i cili është 60 %.
Në periudhën e pikut që në fakt në periudhën e pikut shkojnë 95 dhe 100% strukturat akomoduese, të paguajnë vetëm për 60% dhe pastaj është 30% për gjithë periudhën tjetër dhe në momentin kur ata bëjnë marrëveshje, nuk kanë më asnjë problem kontrolli me tatimet e asgjë tjetër. Lajmi i mirë është që deri tani në pak ditë që është shpallur iniciativa dhe ka hyrë në fuqi, janë 600 subjekte që kanë aplikuar dhe janë të gatshëm ta nënshkruajnë këtë marrëveshje me qeverinë dhe kjo është pozitive për ta, është pozitive për ne sepse unë jam shumë i vetëdijshëm që ne kemi probleme, krijojmë probleme me inspektimet, pra nuk bëjmë vetëm inspektime. Edhe ata që bëjnë vetëm inspektime nuk janë korrekte edhe në mënyrën, vijnë atje etj etj, dhe kur ti ke njerëz atje që je duke u marrë me miqtë që ke, klientët, të vjen dhe ai, hajde letra, dil këtu, tavolina e veçantë, pastaj më jep një akullore e më jep diçka tjetër. Këto mbarojnë.
Por, gjëja që pastaj është tani në proces, ju e dini që ne kemi bërë fiskalizimin, fiskalizimi na ka dhënë rezultat por ka akoma probleme sepse aty ku vihet rregulli, shqiptari është i pari që e gjen hilen dhe tani ne me Inteligjencën Artificiale po krijojmë modelin që të kemi një sistem inspektimi pa njerëz që të jetë nëpërmjet transaksioneve 24 orë dhe nëpërmjet volumeve të çdo biznesi, ky sistem pa njerëz por që është një inspektor me Inteligjencë Artificiale, një kompjuter, jep të dhëna në kohë reale për të gjitha rastet kur ai konsideron që ka devijim nga normaliteti dhe kjo pastaj do jetë gjëja që do na japë të dyja palëve një qetësi përfundimtare. Kush është në rregull, është në rregull dhe nuk ka më nevojë fare as ta shikojë gjëkundi shtetin të shkojë në asnjë derë, ashtu sikundër do të ndodhë edhe me qarkullimin që me programin që kemi filluar dhe me Qendrën e Monitorimit të Trafikut nuk do ketë më policë në rrugë sepse rrugët do jenë të gjitha të monitoruara me kamera inteligjente e madje, kur të mbarojë i gjithë projekti, je duke ecur me shpejtësi ,të vjen në telefon direkt gjoba dhe të vjen me portretin tënd që je duke qeshur që po ecën shpejt dhe të thotë “Kaq e ke gjobën dhe ule shpejtësinë se nuk është mirë për ty” dhe nuk ke si e diskuton fare se je vetë aty por është e lezetshme sepse nuk do të të dalë dikush nga ferra dhe të thotë “Ndalo pak të të shoh pak se më duket se po ecje shpejt”.
Domethënë, janë një sërë gjërash që besoj do të na çojnë edhe më përpara dhe do krijojë kushte edhe më të mira nga pikëpamja psikologjike për biznesin që të ketë shumë më pak shqetësime të natyrës kontrolle, burokraci, letra, jo paraqitu, jo dil këtu, jo ndalo, më trego dokumentin, prit të të shoh pak fytyrën, të gjitha këto do t’i eliminojmë.
Këto ishin, pak a shumë, gjërat që…
Kur them unë që gratë urdhërojnë më thonë “Çfarë ke me burrat”. Unë nuk kam gjë me burrat thjesht gratë urdhërojmë dhe lum burrat që e kuptojnë këtë gjë dhe e pranojnë. Ata që nuk e pranojnë e kanë edhe më keq se edhe urdhërohen edhe stresohen.
***
Është mirë që ta themi dhe këtë tjetrën që kur jemi takuar ishe në një moment të vështirë, nëse unë e mbaj mend mirë, dhe nga takimi unë u interesova, të kemi dhënë dhe mbështetje, apo jo?
Nuk e thashë për këtë, se është detyra, por domethënë, i kemi dhënë mbështetje Kristianit dhe unë kam parë disa video që janë fantastike dhe ke bërë një punë të jashtëzakonshme dhe respekt për punën që ke bërë edhe një punë shumë e mençur në atë aspekt që unë po thosha, që përtej prodhimit qe është një pjesë e punës, tek ai duhet të krijosh dhe një destinacion aty kështu që kjo është ajo zgjuarsia në atë investim që është më shumë se sa thjesht një stan që prodhon qumësht, por ka edhe fuqinë që të tërheqë njerëz që vijnë, edhe si të thuash është edhe një vend mikpritjeje dhe akomodimi kështu që respekte. Patjetër, siç thonë gjirokastritët ‘’oreksi vjen duke ngrenë’’ dhe këtë nga Gjirokastra e kanë marrë të tjerët, këtë ‘’oreksi vjen duke ngrenë’’ kështu që patjetër tani nevoja për të shtuar më shumë kapacitetet edhe për të bërë më shumë, është normale dhe sigurisht që ne do bëjmë tonën. Ty të ka ecur kur më ke takuar mua kështu që kij besim se do të të ecë prapë, por nuk është çështja e takimit me mua, çështja është që kjo na ndihmon që ta dëgjojnë dhe të tjerët, që dhe të tjerët ta dinë që ajo që thashë më parë, që linja e financimit që ne kemi hapur me Bankën e Shqipërisë për të mbështetur pikërisht iniciativa të tilla me kredi të buta që garantohen nga shteti, është fiks për këtë që të duhet, mendoj unë, po duhet ta studiojmë dhe nga ana tjetër, kam një pyetje, sa i paguan ti çobenët?
– Me gjithë ushqimin u shkon 800 mijë lekë.
Kryeministri Edi Rama: 800 euro. Domethënë edhe pak të duhet për të arritur Greqinë.
– Jemi afër po është problemi sepse asnjëri nuk e ndjen punën kur punon, si të vetën.
Kryeministri Edi Rama: Mirë, mirë por edhe në Greqi nuk e ndjejnë si të vetën, por e bëjnë. Edhe pak të duhet se gjithë, sipas meje, me ça unë kam kuptuar dhe kam mësuar nga investimet në Shqipëri edhe nga suksesi. Shiko, isha në një fabrikë, mbase e keni parë, në një fabrikë në Durrës, aty ka shumë fabrika, por kjo ishte fabrikë e një çifti holandez. I shoqi shqiptar, e shoqja që bënin një linjë parfumerie shumë të njohur në Holandë dhe e di ça më tha ai holandezi. E pyeta unë se si e kishte problemin me krahun e punës deri më sot, tha, unë nuk kam pasur asnjë ditë për një krahë punë dhe të mos kisha te dera njerëz që duan të hynin dhe gjithë filozofia e tij ishte dhe e kam parë dhe në ndërmarrje të tjera, që njerëzit i paguante atë gjënë pak më shumë që bën diferencën, faktikisht dhe aty në atë fabrikë nuk kishte pagë minimale nën 700 euro pastaj sipas kategorive shkonte edhe lart fare, mirëpo në fund të ditës, kursimi tek njeriu nuk funksionon më në Shqipëri. Ka qenë Shqipëria për një periudhë kohe që ka pasur avantazh konkurrues krahun e lirë të punës, kjo nuk funksionon më. Tek njeriu në Shqipëri nuk kursehet dot më, domethënë duhet t’ia japësh njëherë njeriut që ke atje, s’po të them ty se ekzaktësisht nuk e di situatën, por them në parim, duhet ta fillosh nga njeriu dhe pastaj të fillosh nga të tjerat. Më mirë lër diçka tjetër pa e bërë at periudhë, se nuk të rrinë, nuk të vijnë. Ai në atë fabrikë dhe kështu kam parë dhe në situata të tjera, gjithsesi nuk është kjo tema po ne do ta shohim dhe për një arsye tjetër. Sepse ai stani është një model që mund të na vlejë shumë për ta përsëritur në vende të tjera ku ka njerëz si ti, po ku janë me të vjetrën akoma dhe qahen se nuk i funksionon ndërkohë që ata, se stanet janë përgjithësisht vende fantastike, edhe ata e kanë mundësinë; vendin, natyrën etj, kështu që është një mundësi model që ne mund ta përsërisim, prandaj na duhet që ti të jesh shumë i suksesshëm dhe ne do të bëjmë të gjitha që është e nevojshme që ti të jesh i suksesshëm.
Dhe djali si ta ketë- the ti, unë fall nuk hedh po djali do bëjë një herë xhiron e botës, pastaj atje tek ti do vijë se, ja më mbaj mend mua se ça po them.
– Djali merret me një grup turistësh.
Kryeministri Edi Rama: Dakord mo dakord. Në rregull po akoma s’i është mbushur mendja që të merret me delet. Do bëjë xhiron e botës, po të them dhe tek ti do vijë prapë atje, se do ta kuptojë që atje do ketë atë që nuk e gjen dot, le t’i bjerë botës vërdallë, edhe nga pikëpamja e të ardhurave. Sepse unë e them, të kesh një tokë këtu, kudo qoftë këtu, ja ktheje kokën, atje në majë të malit, këtu dhe të rrish në Greqi akoma, është domethënë nuk e di.
Në këto kushte që ka Shqipëria sot dhe me këtë prurje turistësh që ka, se ok, deri dje do shkojë atje, do rrije vetëm. Sot me një Përmet që ka 150 mijë turistë që do shtohen, me gjithë këto aktivitete anësore , të kesh një shtëpi atje në majë të malit, të kesh një tokë atje, një tokë dhe mos t’i marrësh kursimet aq sa ke, të marrësh dhe një kredi të butë këtu nga ato që thashë, të ndërtosh një shtëpi dhe të ndezësh oxhakun e gjyshit atje, e në vend të besh këtë, të rrish në Greqi akoma, është nuk e di domethënë. Është të humbasësh vite se aty do kthehen, aty do vijnë. Po sa më parë, kush ka ardhur më shpejt, i del më mirë mendoj unë dhe ja, urdhëro, jepja Kristinës fjalën. Në fillim Kristinën e merrnin për të çmendur dhe Kristina nuk është komplet normal, që të jemi shumë të qartë domethënë, apo jo? Pranon, po pra se të hipi atje në majë të malit.. unë dhe ti jemi të ngjashëm, Kristina, jemi çyrykë po jemi në sensin tjetër, nuk jemi, jemi çyrykë që shohim nga e ardhmja.
-Jemi në një ekspeditë me kuaj në Vjosë në fakt dhe mbrëmë e kaluam natën nga Çajupi në stan. Është vendi më i bukur për të parë yjet. Por është një vend ku ne po inkurajojmë për shembull, eksperienca të zhvillimit të aftësive të mbijetesës në natyrë. Janë gati 15-20 stacione të tilla të ngjashme. Ne nuk jemi këtu për të duartrokitur qeverinë, ne jemi këtu për të thënë që shikoni njerëzit që po punojnë. Është një punë e jashtëzakonshme dhe shumë mirë nëse qeveria po e mbështet. Këtë vit jemi të rezervuar gati me 90% edhe arrijmë ta përfaqësojmë Shqipërinë denjësisht në panairet ndërkombëtare.
Kryeministri Edi Rama: O kristina, dëgjo se po flet shumë për veten. U bërë si unë. Dëgjo, kur do ta mbyllësh atë projektin se unë po pres të mbyllësh projektin se e kam parë projekt-idenë po akoma s’e ke bërë projektin. Kur do ta bësh atë projektin?
– Së afërmi.
Kryeministri Edi Rama: së afërmi kur? Deri në 2030?
-Brenda këtij viti do ta kemi finalizuar dhe shpresojmë që ta kemi mbyllur.
Kryeministri Edi Rama: Bëje pra të shkretën, bëje të shkretën.
– Përshëndetje. Jemi takuar dhe herë tjetër bashkë. Unë deri në 2017 u bëra shumë pishman që bëra restorantin dhe lokalin se nuk kisha punë dhe i kisha bërë me një kredi, mezi e përballova që e mbylla kredinë. Por nga 2017 deri tani, unë mbaj peshën më të madhe të turizmit në Përmet për pritjen e turistëve vendas dhe të huaj. Sanitaret marrin nga 600 mijë lek, një punëtor merr 40 mijë lek dita.
Kryeministri Edi Rama: E di çfarë po të ndodh ty tani, që ti po thua gjëra të vërteta. Ata që po të shohin thonë ky qenka një patronazhist, një qen bir qeni.
-Mund të thonë është ky servili i Mirelës po s’është ashtu.
Kryeministri Edi Rama: Dëgjo që t’i themi të tëra deri në fund, se ti, jo që s’kishe klient, por ti nuk na shikoje dot me sy atëherë kështu.
-Se ti më more nga Lul Basha mua.
Kryeministri Edi Rama: Aman mos na e fut Lulin këtu, ku je mo Lul, u bë kohë s’di ku është dreqi.
-Është gjynah kush qahet në Përmet që nuk ka punë, ta them sinqerisht këtë.
Kryeministri Edi Rama: Unë di t’ju them këtë. Ajo që ka ndodhur me BE me të gjitha vendet, pa përjashtim dhe nuk ka pse mos të ndodhë me ne, momenti i hyrjes sjell një gjë menjëherë. Ne atë moment që vendi ynë hyn në BE, të gjitha pronat dyfishohen sepse faktikisht bëhen pjesë e të njëjtit territor. Dhe është njësoj si të bëhet Shqipëria e madhe sa BE se s’ka më as kufi, asgjë janë të gjitha të rregullta dhe dyfishet. Kështu që për mua, çfarë jeni këtu dhe çfarë janë këtu njerëz të këtushëm e çfarë janë emigrantë nga këtu, merruni me tokat dhe merruni me vendet ku mund të investoni se do vijë një ditë që s’do i prekni dot, në kuptimin që do turren të tjerët. Ka ardhur, e di që ka ardhur po s’ke parë asgjë akoma. Ka akoma plot mundësi këtu për vendasit që të investojnë, se janë rritur çmimet e pronës. Sa ishte një metër katror në Përmet në 2017.
-Ka qenë 3000 lek të vjetra metri katrore, tani nuk gjen me 10 mijë lekë. Flas me tarifa shtetërore unë, 3000 lek ka qenë atëherë
Kryeministri Edi Rama: Sa ishte për të blerë një apartament atje mu në qendër të Përmetit?
-Nga 15 milionë në 50 milionë.
Kryeministri Edi Rama: Tani, prapë po them, kush ka mundësi 50 milionë të vjetra, prapë po ju them, e pare nga pas 5 vitesh do thonë sa pak ka qenë, mbani mend çfarë po ju them, atje në qendër të Përmetit. Në Gjirokastër nuk blihej as kur ishin gurët se s’të shesin as gurët ata atje, por unë flas për këta që janë më dorëlëshuar, por në Gjirokastër gurin i thua, sa bën, lëre një herë thotë se do ta çaj kokën vet me atë.
“Unë kam hapur një bujtinë në fshat. Problemi jonë tek fshati, ju faleminderit se na keni sjellë një investim gjigand me ujësjellësin, por kemi 3 vjet me atë ujësjellës dhe s’kemi parë asnjë pikë ujë nëpër çezma. Problemi im atje lart te fshati ku jetoj unë është uji se kur vjen turisti unë skam çfarë i bëj”.
Kryeministri Edi Rama: Çfarë problemi ka aty, se nëse është bërë investimi pse nuk shkon uji?
-Tubin e kemi parë se e kemi te shtëpia, por ujë nuk shikojmë.
Kryeministri Edi Rama: Kjo në fakt, ke të drejtë edhe ti. Edhe unë të isha në vendin tënd do thosha po mirë mos ta kishin sjellë as tubin, se rri e shoh tubin dhe nuk shoh ujin. Por, nga ana tjetër pas tubit do vijë uji se s’ka ku vete kështu që dhe kjo është pula vezën, veza pulën. Rëndësi ka që është procesi i punës, vazhdon. Ne kemi bërë shumë për ujin se është habi e madhe. Janë ca që thonë “turp, flisni akoma për ujë”.
Në Shqipëri uji 24 orë në histori ka pasur në shumë pak vende. Nuk kanë pasur as në kohën kur ishin udhëheqësin e madh nga rruga e tyre, as në Palorto s’ka pasur. 4 zona urbane kanë qenë me 24 orë ujë kur ne kemi marrë detyrën. Sot janë 43 zona urbane, 98 rurale dhe vazhdojmë bëjmë investime kështu që derisa ka ardhur tubi te dera atje domethënë edhe Alma e tha, qyteti dhe fshatrat kryesore kanë 24 orë ujë. Po kështu, në Këlcyrë, që s’bëhej fjalë kështu që hap pas hapi do mbyllet e gjitha besoj. Jo besoj por jam i bindur.
Unë menaxhoj një bujtinë të vogël të prindërve të mi këtu në Përmet dhe doja të flisja për një pjesë të procedurave të hallakatura që ka sistemi i hipotekave, i kadastrës. Unë jam përfitues i fondit TË CESV-it të vital Vjosës dhe procedura e grandit që po më jepte Vital Vjosa nuk zgjati më pak se 20 vjet që është grant që nuk e kthej më mbrapsht dhe për një procedurë, vendosjen e një tende të biznesit tim kam një muaj e gjysmë që s’po marr leje për një tendë.
Kryeministri Edi Rama: Nga kush? Se nuk jep hipoteka leje, jep bashkia leje?
– Te hipoteka është pjesa e kopjes së pasurisë, domethënë unë kam një afat për ta bërë atë.
Kryeministri Edi Rama: Tenda është e përkohshme dhe ti mund ta vesh tendën.
– Te turizmi, ka nevojë për pjesën e mbajtjes të sa më shumë të turisteve në Përmet, ky është çelësi që duam që të ecim përpara.
Kryeministri Edi Rama: Gjithë çështja këtu është sa pika i krijojmë edhe për këtë arsye ato që përmendi Mirela investimet e mëtejshme të infrastrukturës për të lidhur, se në zona të ndryshme kanë infrastrukturë brenda tyre, por nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën, lidhja e këtyre dhe lidhja e sa më shumë pikave, ato e zgjasin qëndrimin, se nëqoftëse po them vij këtu dhe rri vetëm këtu ça do bëj, nëse s’jam i çmendur pas rafting po themi. Atëherë, nëse vij këtu dhe kam në atë malin një pikë, kam një agroturizëm atje, kam stanin atje, kam një agroturizëm këtej, atëherë rritet kurioziteti dhe rriten mundësitë, domethënë rriten alternativat, dhe tjetra është që ne duhet të nxisim më shumë, po këtë do ta bëjmë me bashkitë, sepse ajo që ende nuk po ndodh është që bashkitë tona në tërësi nuk po flas për bashkitë që kemi këtu nuk e shikojnë akoma si duhet peshën që kanë dhe rolin që kanë për fshatin. Domethënë fshatin kryetarët e bashkive dhe bashkitë e shohin si rrugë ujë drita, ndriçim publik po themi, pastrim, okay mirë këto duhen, por jo si zhvillim bujqësor dhe blegtoral dhe rural, pra nuk e kemi akoma në bashki këtë lloj vetëdije, qasje, kapaciteti që bashkia të jetë pika e referimit për të hapur më shumë pika agropërpunimi, pikat e grumbullimit në mënyrë që dhe bashkia të futet në këtë biznes, se në qoftëse po themi këtu prodhojnë gliko, atëherë nëse bashkia hyn dhe bashkë me një numër njerëzish të interesuar krijojnë një shoqëri të përbashkët dhe vë bashkia një financim të vogël, vë një mbështetje me mbështetjen e qeverisë, krijon një fond dhe bëjnë një pikë përpunimi ose ambalazhimi, ose një strukturë marketingu, mundësitë e njerëzve që të vetëm nuk i kanë këto mundësi. Kështu që, në këtë aspekt ka shumë akoma për të bërë, edhe në këtë aspekt futja në Bashkimin Europian, ne do të na ndihmojë jashtëzakonisht shumë, sepse ka shumë programe të posaçme për të gjitha këto.
– Besoj se ekziston një hapësirë e vendosur te TVSH-ja e kompensimit të fermerëve, që ka ndodhur me ndryshimin e 2019-ës. Domethënë nga 2014 deri në 2019 skema ka funksionuar shumë mirë. Ka një problem të vogël që besoj ju duhet të jeni në dijeni, skema do të ketë ndonjë ndryshim.
Kryeministri Edi Rama: Është e vërtete e kemi diskutuar edhe e kemi planifikuar për ta bërë, por në vitin e ardhshëm fiskal.
– Ka dhe një problematikë po themi në anë ligjore të grumbullit të disa produkteve shtazore.
Kryeministri Edi Rama: Këto therjet si në Mesjetë nuk i stimulojmë dot më, nuk e kemi të mundur. Domethënë therjet do të shkojnë të gjitha drejt standardizimit dhe certifikimit. Ja ky është një projekt që bashkia me ty dhe me kë është tjetër i interesuar mund ta bëjë. Krijohet një shoqëri e përbashkët, vendoset një financim x nuk ka rëndësi sa është, merret pjesa tjetër me mbështetje nga garancia e qeverisë, investohet dhe bëhet thertorja. Përsa i përket asaj të skemës ta thashë, do kthehemi se është detyrim, është pjesë e unifikimit të TVSH-së, ndërkohë që përsa i përket projekteve patjetër thashë se po thoshe a ka ndonjë mundësi që në Përmet të theren gicat barbarisht. Jo këtë nuk e bëjmë dot. Se u habita thashë nga doli ky përmetar kriminel.
* * *
Kryeministri Edi Rama: Se kur fillon flet për këtë punën e pastrimit, e kap pasioni i kryefshesaxhies se është bërë si krye-fshesaxhia e Shqipërisë, (Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro) dil e pastro nga të katërta anët dhe kjo është një gjë që, nuk e di domethënë, por shumë mirë që janë kërkues për bashkinë, për qeverinë e për kë të duan por ata gjënë e vogël që mos ta ndotësh ti, ti mos e ndot njëherë si fillim pastaj kërko llogari nga të katërta anët, por kur ti hedh, se vijnë prurjet nga lumi se e dini ju, ju me lumin jetoni, por megjithatë, nga ana tjetër është e vërtetë, që duke u shtuar numri kaq shumë i turistëve shtohet numri i konsumit dhe shtohet dhe volumi i mbetjeve dhe bashkitë kanë mbingarkesë të madhe ndërkohë që Vjosa duke u bërë Park Kombëtar, me gjithë ato plane që ne kemi, me gjithë ato zhvillime që do të ndodhin do të duhet të ketë një menaxhim specifik të vetin, nuk mund të jetë më tani, nuk mund t’i thuash bashkisë së Përmetit apo Tepelenës “Dil pastro Vjosën”? në këto kushte është shumë e vështirë por ama me këto financime që pikërisht për këtë arsye i kemi kërkuar dhe i kemi marrë, besoj që do ia dalim që të kemi një sistem menaxhimi specifik edhe për pastrimin, patjetër edhe për ujërat e ndotura sepse është skandal më vete dhe ajo por janë të gjitha gjëra që duan atë kohën e vet dhe fonde.
* * *
E di kur do ta keni tregun ju dhe kur do t’i bëni të zgjidhura këto probleme? Kur të bëhen bashkë gratë e Ballabanit dhe të Këlcyrës dhe të merrni peng kryetaren e bashkisë. Ta merrni peng atje e t’i thoni, këtë, këtë, këtë.
-Kaq kisha, faleminderit. Shpresoj të na keni dëgjuar.
Kryeministri Edi Rama: jo, jo për të dëgjuar, të kam dëgjuar. Pse, tu duk se s’të kam dëgjuar? Të jesh e sigurtë që të kam dëgjuar, po ça të bëj, t’i kafshoj veshiun Klemenetit në syrin tuaj, si ai boksieri.
– Doja të dilja pak tek të rinjtë. Puna e qeverisë këto vit ka qenë shumë e rëndësishme se kemi përgatitur qytetin për mysafirët që do vijnë. Një gjë nuk duhet harruar, është si t’i certifikojmë këta të rinjtë që përveçse të marrin certifikata, ndoshta të kthehen në biznesmenë, për shembull të marrin grante. Mungon informacioni midis bashkisë, a qeverisë , shoqatave se ku mund t’i gjejmë këto informacione për aplikimin e këtyre granteve.
Kryeministri Edi Rama: Dëgjo të të them unë, se nuk dua të të ndërpres. E para, të paktën ato grante qe janë pjesë e strukturës që lidhet me qeverinë, se përsa i përket të tjerave, bashkia për shembull është kampionë ne thithjen e fondeve t tjera nga donatorët kështu që nuk e di se si e ka të organizua punën për informacionin po ato që janë të lidhura me qeverinë, janë të gjitha online dhe e vërteta është që ne kemi shumë më tepër aplikime sesa kemi mundësi t’i japim përgjigjemi pozitivisht se janë shumë aplikime, kështu qe tani ju doni të rriteni dhe jeni në proces rritjeje, kështu q duhet patjetër t’i krijoni vetes kushtet që të keni dikë që të merret pikërisht me ndjekjen e fondeve ku janë sepse ka shumë fonde, ka shumë struktura, ka shumë institucione që nuk janë të lidhura me qeverinë fare, që japin mbështetje sidomos në këto fusha që jeni ju, por duhet të krijoni një strukturë dhe nuk ju kushton gjë mendoj unë, se nuk do t’iu mësoj juve ça të bëni. Sikur ju të gjitha bizneset të hapni bashkërisht një zyrë të vogël me dy veta që të merret me atë punë, ajo mund të jetë diçka që mund të jetë me përfitimi pastaj sipas fushave.
– Unë kam ardhur nga jashtë, nuk dëshiroj që të iki jashtë shtetit. Është për të ardhur keq që të shikosh të rinj që duan të ikin kur ne e dimë shumë mirë se çfarë ka atje jashtë dhe jemi kthyer.
Kryeministri Edi Rama: Tani të tërë kanë të drejtën e tyre të bëjë provat e tyre në jete, s’mund t’i vësh faj për këtë, por jam shumë dakord që duhet rritur volumi i informacionit.
Shumë faleminderit. Doja t’ia jepja zotit të shtëpisë, që ta mbylli. E di pse e bën këtë tani që thotë jepja gruas? Se kur erdha unë, unë e di shumë mirë që kjo është karburanti, ai është motori. Po ndërpreu kjo furnizimin, atë e ke këtu. Po kur erdha doli ky përpara e la këtë mbrapa, thashë hapu, hajde më shpjego se kjo i di.
Nuk më rrihet tani se më doli në shteg dhe doja të bëja një vlerësim të përmetarëve dhe Përmetit, se di a janë njerëzit, është klima, është ajri, nuk e di, a janë të gjitha bashkë. Por më kujtohet kur erdhi ky në fillim këtu, ishte një skrapali maj më majë që acarohej “më doli ky, më doli ai”. Tani shihe sa të bashkëpunues është bërë. Është e vërtetë. Ai po u bë përmetar komplet, iu iku sektori juve se ai duhet ta tërheqë pastaj vijnë të tjerët. Kështu që, gjithë ky sistem i ri që është krijuar nën lidershipin e çiftit këtu që erdhën si dallëndyshja e parë, është një sistem që jo vetëm ka krijuar shumë më tepër kompani dhe ka krijuar shumë më tepër burime njerëzore që merren me këtë punë por është një sistem që tregon tani që është shumë i vogël në krahasim me si duhet të jetë, në krahasim me duke pasur parasysh kërkesën që rritet. Dhe prandaj federata, krijimi i federatës, sistemi certifikimeve, bashkëpunimet janë të domosdoshëm dhe problemi me turizmin dhe sidomos, kijeni parasysh këtë, sidomos problemi me suksesin në turizëm. E dini cili është duke pas studiuar pak eksperiencën e vendeve të tjera, është që kur ti bën sukses siç po bëjmë ne sot dhe suksesi e çon emrin tënd këdo, ti nuk ke më shansin të gabosh se nëqoftëse ai vjen këtu me idenë që vjen në një vend të suksesshëm dhe zhgënjehet ty suksesi të kthehet në mallkim sepse fjala e keqe, lajmi i keq, jehona e gjërave që nuk shkojnë hapet shumë më shpejtë. Kështu që, për ta çuar Shqipërinë në këtë nivel që të flasin mirë kaq shumë njerëz na është dashur shumë kohë për për ta kthyer përmbys nuk duhet shumë kohë, duhen vetëm disa gabime të këtij tipi, për shembull për këtë industri se kjo është një industri që sapo ka filluar dhe brenda kësaj industrie janë tërë këta sektor dhe ky është një sektor i kësaj industrie.
Për këtë sektor që sapo ka filluar të marrë formë, të marrë famë etj, nuk ka më, marzhi i gabimit shkon duke u zvogëluar sepse në fillim ta falin, vijnë të shohin ty, nuk ishin kështu gjërat kur shkuan ne dhe Zamo atëherë, ishte një gjë dhe atje njeriu vjen ta fal “Hajde, këta me kaq mundësi sa kanë, mirë e bëjnë” kurse tani nuk ta fal njeri gabimin dhe për këtë arsye duhet forcuar shumë bashkëpunimi dhe ministria patjetër duhet të jetë shumë në gatishmëri për të mbështetur dhe ai certifikatën ta marrë përpara sezonit jo pas sezonit, e kupton?
E di unë atë, e di unë. Pse unë kot flas? Ti nuk fole, flas unë. Certifikatën ta marrë përpara sezonit jo pas sezonit. Ja, doli ky “Nuk është faji i ministrit”. Dëgjo, bjeri qeverisë se qeveria mban more, bjeri qeverisë se unë i bie vetë qeverisë se mban qeveria, çke ti, bjeri ministrisë se mban ministria, mos ki halli ne ministrisë se nuk e gjen gjë ministren tënde të dashur por bjeri qeverisë se mban qeveria, si thoni ju?
Shumë faleminderit!