3 maj, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në Sarandë -Partitë e vogla janë për interesa të vogla! Një parti e madhe si Partia Socialiste është për interesin kombëtar

Sarandë, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama:

Përshëndetje dhe shumë faleminderit për këtë mikpritje në këtë hapësire kaq të bukur!

Faleminderit edhe Kryetarit të Bashkisë që na garantoi një kohë shumë të mirë, se e kishte merak që ta pastronte gjithë qiellin kur të vinim ne dhe e bëri.
Faleminderit kryetar!

Kur hyra në atë korridorin e gjatë mu kujtua ekzaktësisht i njëjti korridor kur erdhëm këtu për të mbështetur Oltin, si kryetar bashkie dhe për hir të vërtetës në dy vjet ju jeni dëshmitar, por përsa më takon mua sa herë kam ardhur këtu kam gjetur jo vetëm kantiere të reja, por kam gjetur edhe një njeri të përkushtuar. Edhe me thënë të drejtën edhe një qytet gjithmonë e më energjik.

Ka shumë gjëra që kanë ndryshuar në Sarandë, natyrisht që unë iu kam dhënë fjalën që kur ju të votoni dhe të mbështesni Oltin, ne do të mbështesim më shumë Sarandën dhe këtë kemi bërë, por Saranda është një qytet që ka një problem ndryshe nga qytetet e tjera. Këtu në Sarandë është bërë një investim goxha i rëndësishëm për ujin në vitin 2015.

Domethënë ajo që ka ndodhur është që ndërkohë në zonat e tjera uji i pijshëm është shumë më mirë dhe përgjithësisht i stabilizuar, në Sarandë ka ndodhur që në ndërkohë që u bë gjithë ai investim, janë bërë shumë më tepër investime në anë tjetër. Pra është shtuar shumë më tepër numri konsumatorëve dhe nëse për banorët që e jetojnë Sarandën gjatë gjithë vitit ka një normalitet në furnizim sapo fillon invazioni i turistëve dhe i vizitorëve që normalisht janë më shumë se sa të mirë se ardhur fillon edhe rënia e furnizimit.

Kjo do të thotë që ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër përveç se të riinvestohemi për të bërë një investim të veçantë, specifik madhor për gjithë këtë zonë, sepse në ndërkohë ajo që po shohim janë projekte të reja nga investitorë dhe arkitekt që do ta rrisin shumë edhe cilësinë e turizmit në Sarandë, por njëkohësisht që paralajmërojnë prurje të reja edhe më të mëdha turistësh dhe vizitorësh që patjetër do të thotë shumë më tepër ekonomi, shumë më tepër të ardhura, shumë më tepër investime nga bashkia, por do të thotë njëkohësisht dhe një përgjithësi e madhe sepse do ketë akoma më tepër nevojë për ujin e pijshëm dhe për një furnizim cilësor me ujë të pijshëm gjatë pikut të sezonit në të gjitha orët dhe jo vetëm me orare të kufizuara.
Kështu që desha ta them këtë që në fillim që të jemi të qartë.
Po në ndërkohë nuk dua të flas për projektet, sepse patjetër që ju i shikoni, patjetër që do kemi kohë tjetër për të folur për projektet e zhvillimit të Sarandës.
Në ndërkohë që ajo që e bën 11 majin një moment historik nuk është fakti që në 11 maj njerëzit do zgjedhin mes një partie dhe ca partive të tjera, se këtë punë njerëzit e bëjnë në çdo zgjedhje dhe patjetër çdo zgjedhje është shumë e rëndësishme për punët e vendit, është shumë e rëndësishme për adresimin e nevojave të gjithë komuniteteve, është shumë e rëndësishme për shpresën dhe për ëndrrat e njerëzve, por ama jo çdo zgjedhje është një mundësi që i jepet zgjedhësit për të takuar historinë.
Në të gjitha këto vite, pluralizmi ka pasur vetëm një takim me historinë, ai ka qenë marsi i vitit 1992, kur shumica dërrmuese e shqiptarëve votuan Partinë Demokratike. Jo sepse ishin të tërë me Partinë Demokratike, përkundrazi, një pjesë e madhe e atyre që e votuan Partinë Demokratike, ose edhe një pjesë e madhe e atyre që nuk votuan fare për askënd tjetër që do të thotë, ia hapën rrugën Partisë Demokratike, shumë pak muaj më vonë, kur pastaj u bënë zgjedhje lokale, krijuan një shumicë shumë të madhe kundër Partisë Demokratike, por ama, në 22 mars, shqiptarët nuk kishin moment zgjedhje të zakonshme, kishin një moment historik për të ndarë me një fuqi popullore të shkuarën nga e ardhmja, për të ndarë një histori të vjetër të një sistemi, të cilit i kishte ardhur fundi dhe për ta vulosur këtë ndarje me votë dhe për të përqafuar ëndrrën dhe sfidën e re të Europës.
11 maji është shumë i ngjashëm me 22 marsin, sepse në 11 maj vota ka një peshë shumë më të madhe sesa thjeshtë pëlqimi për një forcë apo një forcë tjetër. Vota ka peshën e një përgjegjësie historike lidhur me përmbushjen e një misioni kombëtar, lidhur me qëndrimin në funksion të një interesi kombëtar, që është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Tani asnjëherë më parë në asnjë palë zgjidhje të tjera kjo çështje nuk ka qenë një çështje e shtruar në rendin e ditës, ka qenë një çështje aspirate, një aspiratë e jona, që ne e thjeshtë e kemi trashëguar nga të tjerët, e të tjerët e kanë trashëguar nga të tjerët, dhe ata të tjerët, nga të tjerët, nga të tjerët, nga të tjerët. Sepse kjo aspiratë nis me profecinë e Gjergj Kastriotit. Profeti i historisë tonë kombëtare vuri barrikadën këtu, s’kishte BE në atë kohë dhe Europa nuk ishte ajo që u bë në shekujt dhe më pastaj.
Por ama Europa ishte aty dhe ai vuri barrikadën dhe vendosi që bijtë e tij, nipërit e tij, stërnipërit e tij, stërnipërit e stërnipërve të tij, do të vendoseshin në perëndim dhe jo në lindje, në Europë dhe jo në Azinë. Dhe kështu vazhdoi profecia, derisa rilindasit tanë e kthyen atë në një amanet të shkruar. E kthyen në një amanet shkruar, duke u bërë bashkë për të vendosur alfabetin dhe zgjodhën alfabetin latin. Dhe nga ana tjetër e lanë me shkrim “për ne dielli lind andej nga perëndon”, që do të thotë, ne i përkasim Europës, jo Azisë.
Pastaj, ju e dini historinë, shumë gjëra të rënda ndodhën, edhe për fat të keq, në shumë gjërat e rënda që ndodhën, se shpesh herë pseudo patriotët tanë ia lënë fajin gjithmonë të huajve, ia lënë fajin gjithmonë Europës, ia lëmë fajin armikut të jashtëm, por nëse ne e shikojmë historinë tonë me objektivitet, s’ia kanë bërë të huajt atë që i kanë bërë shqiptarët e mbrapshtë këtij vendi.
Gjithsesi, historia rrodhi deri kur më në fund kupa u mbush dhe populli doli në rrugë, doli në rrugë i paorganizuar nuk ishte, nuk ishte si sot që dikush e thirri në miting. Doli në rrugë, u derdh në rrugë, nuk kishte askënd që t’i thoshte popullit, “thuaj kështu” ose “thuaj ashtu”, por ja që u lëshuan në ajër dhe u formua, tamam si një ylber në qiell, mbas një furtune, ajo thirrja nga shpirti “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
Dhe kjo ka qenë historia e këtyre viteve, por ‘97 që na largoi nga Europa, njësoj si do të largonte këtë anijen këtu, apo atë varkën aty, një furtunë e madhe do ta hidhte matanë, nuk e bën të huajt, e bëri shqiptari i mbrapshtë, mbrapshtia e shqiptarëve. Dhe kështu ne humbëm një moment historik.
Kemi vazhduar përpjekjet, kemi ecur, jemi rrëzuar, nuk do bëj histori këtu, por do them këtë që në të gjithë këto vite, ama që nga momenti i rrëzimit dhe tek momenti që shqiptarët i hapën rrugën Partisë Demokratike, gjithmonë, të tëra forcat politike, të tërë shqiptarët një gjë nuk e kanë vënë në dyshim. Ne duam të jemi pjesë e BE, ama asnjëherë se kjo është shumë e rëndësishme, asnjëherë deri vjet BE nuk ka pasur gjë tjetër për ne përveç fjalëve. Patjetër, një ditë të bukur ju do jeni me ne, perspektiva juaj është me ne, horizonti etj, por asgjë tjetër. Dera ka qenë gjithmonë e mbyllur. Bashkimi Europian është një shtëpi të pasurish. Nuk e mban derën hapur çdo ditë. Ajo derë rri mbyllur dhe hapur kur të tërë ata 27 anëtarë që janë brenda bien të tërë dakord që të hapin derën dhe e hapin derën jo vetëm kur ti troket se ti mund të trokasësh sa të duash por kur ti je gati dhe ata brenda kanë interesin e tyre që ti të hysh brenda. Që do të thotë, nga një anë kanë krijuar besimin, kanë krijuar respektin dhe e kanë bërë vlerësimin që ka ardhur dita që të ta japin ty shansin që të hysh brenda. Dhe kështu ka ndodhur me ne, deri vjet. Ju e dini mirë sa herë ne ishim gati sipas tyre, Komisionit dhe kur shkonte te 27 krerët e vendeve, tak dilte njëri ose dilte tjetri ose një herë njëri një herë tjetri çdo vit dhe na refuzonin hapjen e negociatave.
Më në fund ne i bindëm ata. Ata i hapën negociatat, por ajo që ka ndodhur dhe që të gjithë shqiptarët duhet ta kuptojnë në këto ditë të mbetura drejt atij takimi me historinë, është që na kanë dhënë një mundësi që nuk ia kanë dhënë askujt deri më sot. Çfarë dua të them me këtë?
Na kanë dhënë një afat për të mbyllur negociatat për tre vjet, e kemi filluar vjet për t’i mbyllur në 2027-n. Tre vjet nuk i kanë zhvilluar dhe mbyllur negociatat asnjë vend tjetër ish komunist. Natyrisht që, ne jemi përgatitur shumë gjatë për këtë dhe këtu do bëj një shpjegim të vogël për ata që ju thonë “po ç’është kjo histori tani, tre mandate nuk i mjaftuan Edi Ramës dhe këtyre dhe tani thonë duam dhe një mandat të katërt. Ta kishin futur në Europë Shqipërinë, boll janë tre mandate”. Epo kjo nuk varet fare vetëm nga ti, siç thashë kjo varet dhe nga ata se nëse do të varej vetëm nga ti, atëherë unë do pranoja që ne dështuam. Por ndërkohë që ta pranoja këtë, do duhej që Mali i Zi që ka filluar negociatat përpara se ne të vinim në qeveri të ishte sot në BE. është në BE? Jo. Do duhej që Serbia që i ka filluar negociatat në 2014-ën kur ne nuk ishim as kandidat, të ishte në BE. Është në BE? Jo! Do duhej që Maqedonia e Veriut që ndërroi dhe emrin dhe që është bërë kandidate në 2005 të ishte në BE. Është në BE? Jo! As nuk i ka hapur negociatat.
Ndërkohë që ne kur nisëm këtë rrugë me trashëgiminë që kishim nga këneta dhe me namin e zi që kishte lënë bufi nëpër Europë, në fillim nuk na merrte njeri seriozisht. Dhe seriozisht ua u them që në takimet e mia fillimisht unë e ndjeja siç e ndjen secili nga ju kur takon dikë në rrugë që ka një punë tjetër dhe të rri aty të dëgjon për mirësjellje por ndërkohë mezi po pret të iki. Kështu ka qenë Shqipëria. Nuk e llogariste njeri fare Shqipërinë për atë që e llogarit sot.
Sot Shqipëria është tjetër. Ajo që s’duhet të ndodhi është që dera të mbyllet dhe që dera të mos mbyllet, ne duhet t’i qëndrojmë strikt afatit që na kanë dhënë ata. Se ata afatin nuk e ndërrojnë dot, e kanë dhënë. Nëse interesat e tyre fillojnë lëkunden, ata do të jenë shumë më të ashpër me ne që të mundohen të thonë që “nuk ia dolët, nuk dolët në afat”. Ndërkohë që ne duhet tu tregojmë atyre që ne do ta bëjmë të gjithë këtë proces në afat dhe në atë moment kur të firmoset gjithë dakordësia për marrëveshjen me BE do jenë të detyruar që ta çojnë në parlamentet e tyre dhe ëndrra e madhe do të bëhet realitet falë votës së shumicës së shqiptarëve.
Pse është kaq e rëndësishme, pse është përtej partive, pse nuk eshte çështja e një fitoreje aritmetike të PS? Pse këtu nuk bëhet fjalë për 71 deputetë apo pse s’bëhet fjalë fare se kemi ne ndonjë merak se do vijë këneta ta bëjë këtë det, kënetë. Nuk ndodh ajo.
Është shumë e rëndësishme sepse ne na duhet fuqi. Çfarë fuqie na duhet? Ne na duhet me ata, të jemi siç thashë të përpiktë, por në ndërkohë, kur biem dakord me ata dhe janë 1000 veta nga shteti shqiptar, 1000 veta nga ana e tyre që merren me mbi 250 mijë faqe ligje, vendime, rregulla, standarde, kritere që janë të tëra ato që duhet të plotësisht ti që të hysh te ajo shtëpi. Ne merremi vesh me ta, do bëjmë këtë e këtë. Do vijmë në Tiranë t’i bëjmë, do shkojmë në parlament.
Tani e imagjinoni ju që ata ne na kanë dhënë afatin. Ne bëjmë negociata me ta, biem dakord me ta, vijmë këtu dhe parafytyroni ju tani të na dali bufi atje e të thotë “prisni një herë tani se do vini të merreni vesh me mua”. Ose këta të tjerët se janë dhe ca të tjerë që vijnë vërdallë, i keni parë ju? Ca zogj të vegjël që vijnë vërdallë dhe thonë “ne jemi të rinj, ne jemi rini’. Ata rini kanë vetëm moshën e kryetarëve të tyre. Ato parti të vogla janë cikli i dytë i farës së keqe të të ndjerës LSI dhe juve ju kujtohet mirë dhe shqiptarët e dinë mirë se çfarë kemi hequr duke i provuar të tëra dhe konkluzioni im është sa më e vogël një parti aq më të vogla interesat e atyre që e shesin veten për përfaqësues të interesave të mëdha.
Partitë e vogla janë për interesa të vogla!
Një parti e madhe si Partia Socialiste është për interesin kombëtar dhe kaq e vërtetë është kjo sa po të kthehesh mbrapa, Partia Socialiste mund të ketë bërë shumë gabime për 35 vjet, mund të ketë pasur momente jo për t’u krenuar, por nuk ka asnjë moment që ta ketë tradhtuar interesin kombëtar, asnjë, zero, dhe nuk dua t’i numëroj këtu këto, prandaj na duhet fuqi dhe na duhet një mesazh shumë i fortë përtej partive, përtej shumicës së zakonshme, na duhet një mesazh që ne populli shqiptar e duam Shqipërinë në Bashkimin Europian dhe mos harroni që në 16 maj kur të ketë përfunduar numërimi i votave, në Tiranë aty poshtë nën këmbët e Skënderbeut dhe unë besoj se nuk ka rastësi në këtë dynja, dogjë ndodh se duhet të ndodhë, do vijnë të tërë udhëheqësit e kontinentit europian. E paimagjinueshme deri para pak vitesh dhe akoma më e paimagjinueshme kur ne morë detyrën dhe kur prej vitesh në Shqipëri nuk shkeltë më asnjë udhëheqës, nuk shkeltë më asnjë shtet, nuk llogariste më asnjeri Shqipërinë për asgjë.

Prandaj motra dhe vëllezër, kjo është shumë më tepër sesa një zgjedhje, kjo është një përmbushje e një misioni historik.

Tani, gjithmonë historia dhe njerëzit që marrin pjesë në të, kur i shikon nga sytë e të tashmes duken si kolosë, kolosë njerëzit i bën koha që kalon dhe që provon vlerën e veprave të tyre, por të gjithë kur kanë qenë në të tashmen kanë qenë njerëz si ne dhe prandaj çdokush që në 11 maj nuk do ta nënvlerësojë dhe nuk do ta përqeshë dhe nuk do ta trajtojë gjithçka po them unë si diçka që është propaganda, por do ta marrë seriozisht dhe do të shkojë atje të votojë jo Partinë Socialiste, të votojë për Shqipërinë me BE-në në Europë, duke bërë këtë shenjë, duke i bërë këtë shenjë Europës, kështu, do të jetë nesër shumë krenar kur të shikojë fëmijët e vet, kur të shikojë vëllezërit e motrat më të vogla, kur të shikojë nipërit dhe mbesat që të marrin atë pasaportën aty. Ajo pasaporta nuk është një dokument udhëtimi, ajo pasaporta nuk është për të lëvizur ne nëpër BE sepse për të lëvizur nëpër BE kemi këtë që kemi, nuk na duhet ajo, por ama kur lëvizim ne nëpër BE ne jemi të huaj dhe kur…

Faleminderit, por mua nuk më mjafton që ju të jeni krenarë me emrin tim apo me emrin e Shqipërisë, mua më duhet ta mbyllim këtë mision dhe të jeni krenarë kur të nxirrni pasaportën dhe ata policët, duke filluar nga ata, ata policët që rrinë tek check-in nuk ju thonë më “Ndalo” sepse nuk janë më punonjësit e policisë së një vendi të huaj, por janë njësoj si punonjësit e policisë të vendit tonë dhe ne shqiptarët nuk do jemi më të huaj përpara një polici të një vendi tjetër, por do jemi qytetarë të barabartë të Europës përpara policisë sonë.

Dua ta mbyll këtë sepse nëse ka një pjesë të popullit që mund ta kuptojë deri në fund vlerën e asaj pasaporte janë të gjithë ata shqiptarë dhe shqiptare që morën arratinë në fillim të viteve ’90 vetëm me rrobat e trupit të mjerë, të leckosur, pa asnjë gjë, me fëmijët në krahë, kaluan kufirin nëpër male dhe shkuan në Greqi.
Sot ata janë në një ankth shumë të madh, ankthin e njohjes së pensionit. Një pjesë e tyre kanë dalë, një pjesë e tyre po dalin, një pjesë shumë e madhe do dalin pas pak dhe nuk kanë asnjë garanci që vite të tëra gjaku, djerse, lotësh për të krijuar një jetë të re për fëmijët e tyre do t’u kthehen së paku në njohjen e pensionit të tyre sepse ata kanë punuar shumë dhe në të zezë si skllevër, por kanë punuar shumë dhe kanë paguar shumë edhe sigurime shoqërore dhe shëndetësore dhe nuk e kanë sot sigurinë e pensionit.
Tani, për ta pasur atë siguri duhet që qeveria greke të merret vesh me ne dhe ne të merremi vesh me të, sicc u morëm vesh më në fund, por pas sa kohe, vite e vite të tëra me Italinë dhe me Italinë falë marrëdhënies time me motrën time atje, që atë motër nuk ma solli nëna, ma solli vota, a e kuptoni? Pasi u pranua nga ata marrëveshja, ne dolëm dhe thamë e bëmë, kaluan nuk e di se sa kohë derisa më në fund u mor dhe miratimi, nja 7-8 miratime ik andej ik këtej dhe mua më thonin shqipot andej “Na gënjeve” sepse kur janë atje dhe përballë me burokracinë atje, ata e dinë se çfarë heqin mirëpo nga unë dhe shteti shqiptar i duan të gjitha gjërat menjëherë. Nejse, nuk ka rëndësi kjo.

Me grekët si do bëjmë? Kemi filluar negociatat, mund të zgjasin me vite, por fati e ka sjellë në dorën tonë që nëse ne bëjmë atë që duhet të bëjmë tani që i kemi sjellë gjërat tek pika ku nuk kemi qenë kurrë dhe tani që ata kanë hapur derën dhe yjet tona janë bashkuar me yjet e tyre, ne mund ta anashkalojmë gjithë negociatën bilaterale me atë pasaportë. Pse? Sepse në momentin që Shqipëria bëhet anëtare e Bashkimit Europian, çdo shqiptar e merr atë pasaportë dhe në momentin që çdo shqiptar merr atë pasaportë mund t’ju duket çudi, por është kaq e thjeshtë dhe është kaq e vërtetë, ajo pasaporta kuqezi është e mjaftueshme dhe është e barabartë me atë pasaportën bardhë e blu nga ana tjetër dhe me të gjitha pasaportat e tjera.

Ajo pasaportë të bën automatikisht qytetar të barabartë në çdo metër katror të Bashkimit Europian; pensionin, sigurimet shoqërore, shëndetësore, sistemet e mbështetjes, të drejtat juridike, studentët nuk janë më studentë të huaj e nuk paguajnë më 10 herë më shumë se ata, janë studentë të barabartë njësoj si të tjerët.

Faktikisht dhe pa asnjë ekzagjerim, si të nisësh nga Saranda të shkosh në Vlorë, ku ke po atë shtet, ke po ato ligje, ke po ato norma, ke po ato të drejta, do jetë të nisesh nga Shqipëria në Greqi, në Itali, në Portugali, në Spanjë, në Poloni.

Më atë pasaportë, dhe e mbylla, jo vetëm që i ke të gjitha njësoj, por gëzon edhe të drejtën që duke qenë shqiptar qytetar i Bashkimit Europian, në çdo vend të Bashkimit Europian, Greqi, Itali,të kandidosh për këshill komune, të kandidosh për këshill bashkie, të kandidosh për kryetar bashkie, të kandidosh edhe për deputet në Parlamentin Europian, po more votat shkon atje përfaqësues i atij shteti ku je me listën tënde etj.

E vetmja gjë, që nuk bën dot ti me pasaportën shqiptare, kudoqoftë dhe ata me pasaportën e tyre këtu është të zgjidhen deputetë dhe ministra, kaq, gjithë të tjerat.. .por shqiptarët për t’u zgjedhur deputetë vijnë këtu sepse tani kemi dhe votën e diasporës dhe këtu në Sarandë besoj unë ka më shumë se të gjithë këto arsye që, jo ju që jeni këtu sepse ju që jeni këtu dhe po më dëgjoni mua, që më keni dëgjuar kushedi se sa herë dhe që, më falni zonjat nëse ju kam dalë në frigorifer kur bëheni gati për të bërë darkën sepse vijnë burrat dhe duhet t’i ushqeni, e keni parasysh, nëqoftëse ju nuk bëni darkën 33 herë,ditën e 4-ët burrat nuk janë më për asgë, kështu që ju i keni degjuar të gjitha këto, por ajo që dua të shtoj për ata që nuk janë këtu dhe për ata që në Sarandë janë akoma të lëkundur apo janë akoma në kënetë, duke bërë pllaq-plluq që si puna e atij, që kur e hante ujku thoshte “O Zot bëje ënderr’’ se s’po ia them emrin kush ishte, edhe ata. Ndërkohë edhe këtu,njësoj siç ka ndodhur në disa vende të tjera, këneta, bufi hëngri atë që fitoi primaret, kryetarin e partisë apo jo? Apo e kam gabim? Kryetarin e Partisë Demokratike këtu. Nuk e njoh, nuk e kam idenë fare, por di që ishte fitues tek primaret. Ku është? E ka ngrënë bufi. E ka ngrenë atë, ka ngrenë kryetarin e partisë së Kavajës, edhe ai i shkreti e besoi. Se këta kanë dhe një gjë, sa herë që e hanë nga bufi, aq herë hanë atë që iu tregon bufi. Ky është problemi i tyre. Ai i shkreti doli e fitoi primaret e të gjithë qarkut të Tiranës e s’është në asnjë listë, e hëngri bufi. Dash Sula, ‘’gjeli i detit’’ të Peqinit. Dashi, po, po gjeli i detit nuk është i kënetës gjithësesi, fitoi primaret në Elbasan, ku e keni? Iu dogj dhe xhaketa për bufin, e hëngri bufi. Xhaketën e dogji Dashi vetë, bufi e hëngri Dashin pastaj.

Pra ça është kjo histori? Po mirë mo, gjithë ata që kanë vajtur demokratë, kanë vajtur kanë votuar për këta njerëz me idenë që hajt t’u japim votën,t’i çojmë në garë, t’i çojmë në parlament. Po mirë,mo ça janë tani këta njerëz? Do shkojnë të votojnë për ca kukulla të bufit? Për ca.. se spo rri tani të them dhe ca fjalë të tjera se do thonë pastaj ‘’ti i shan’’. Kur mua më thonë kriminel, narkoman, drogaxhi, unë duhet të duroj, kur unë them buf se buf është, jo po e shan.

Kështu që këtej janë kandidatët e bufit, lloj-lloj çudish po pa asnjë vlerë, zero. Këtej tani ju keni një mozaik që s’e keni pasur ndonjëherë me thënë të drejtën. Keni një piluriot, kokën… Doni t’i bini murit me kokë, ja ku e keni. E tha dhe në fjalën e tij, di vetëm drejt dhe nuk tradhëton njeri, vetëm ndonjëherë duket sikur e tradhëtojnë dhe pastaj ky lëviz, por vjen prapë. Kështu që, keni një piluriot kokëfortë. Keni një delvinjiot këtu. Për kë bërtisni ju, se keni dy delvinjiotë. Është edhe Çuçi. E keni për Çuçin këtë apo e keni për Arditin?

Jo,jo, ajo nuk është delvinjiot, ajo është delvinjiote. Do vij unë tek ajo, ajo është ëmbëlsira në fund. Të merrem një herë me këta burrat. Keni një delvinjiot këtu,Arditin, që e ka kokën plot. Tani, atyre në minoritet ju them, grekun më të zgjuar që merr frymë ne teritorin e Republikës së Shqipërisë,ua kemi bërë kandidat atje. Tani nëse duan një më të zgjuar se veten, ja ku e kanë. Nëse duan pastaj një çyryk që të ketë rripin e pantallonave të Vangjel Dules, e dine vetë pastaj. Por po të duan grekun më të zgjuar, më të zgjuarin, Sagapo a dëgjon? Po të duan grekun më të zgjuar, u çove ti?
Unë i them Sagapo atyre të Finiqit, jo ty. Ça Sagapo je ti për mua, je në vete apo jo? Na turpërove se jemi dhe të dy pa flokë. Të dy pa flokë e vëmë dhe kapele e duket kështu si ‘’Blues brothers’’. Ne jemi qerosë . U çua në këmbë. Unë i them Sagapo atyre në Finiq se e dëgjova nga ty që i the sagapo. Ah,i thua atyre ti që ta dëgjoj dhe unë? po.
Dhe kemi edhe Inën që është një xhevahir i vërtetë dhe që përfaqëson për herë të parë komunitetin rom në nivelin më të lartë të përfaqësimit politik por nuk është këtu thjeshtë për të thënë që ja, përfaqësoj një komunitet, por është vërtetë një xhevahir që unë jam shumë i privilegjuar që e kam njohur dhe jam shumë krenar që është me ne.

Para se të iki për në Himarë, ju e dini se për kë e kam unë fjalën e fundit, për gratë, ë? Për kë mo? Për kë tha? Kë Vangjel mo? Ç’Vangjel mo? Po si mund të kem unë fjalën e fundit për Vangjelin? A je në vete?

Për gratë dhe për vajzat. 58%, – o, ti dëgjo këtu ti dhe mos bëj si i fortë se të sheh gruaja në tv dhe të thotë pastaj ‘’hajde këtu, ça kishe”? – 58% e grave dhe e vajzave në Shqipëri mbështesin këtë forcë politike. Tani kush është burrë i mençur e di shumë mirë që po pati mbështetjen e gruas, është edhe më i mençur, është edhe më i sigurtë, është edhe më i fortë. Kush është çyryk, kujton se është më i mençur se gruaja, është më i fortë se gruaja, është më i zoti se gruaja dhe kjo është një nga arsyet pse ne fitojmë. Se kemi me vete kryesoret, dhe duam t’ju them kryesoreve, ju lutem shumë, në këto ditë të mbetura merreni shumë seriozisht mobilizimin e njerëzve. Nuk duhet nenvlerësuar as bufi. Bufi ka filluar tani e thotë ‘’po vijnë zgjedhjet e mos guxo..‘’ ato historitë, aq shumë i ka bërë ato që ka thënë, sa unë mbeta këtu dhe nuk di ça ndodh me të, por juve duhet të mobilizoni sa më shumë mike, fqinje dhe duhet të flisni me gratë demokrate dhe edhe me burrat demokratë, duhet të flisni dhe të thoni bëni dy gjëra; njëra më e forta, më e denja që nesër kur t’i jepni pasaportën kalamajve, mos t’ju vijë tmerr me vete që pasaportën ua dhanë kalamajve dhe votën e atyre që u bënë shumicë, kurse ju mbetët pakicë. Bëhuni shumicë, jepini. Nuk e kapërceni dot këtë? Nuk ju duket asnjëri nga kandidatët tanë mjaftueshëm që t’i jepni votën? Si njeri i ndershëm, si njeri i zoti, si njeri i ditur, si njeri luftarak etj?

Të paktën bëni atë që bënë shumë në 22 mars, nuk vajtën të votojnë për asnjë, vërtetë nuk e votuan PD, por nuk votuan as të tjerët se i hapën rrugë Shqipërisë. Kështu që, të gjitha opsionet janë në tavolinë, por që të çohet burri i botës në mengjes, të rruhet, të krihet, të vishet, të niset, të mbajë rradhë dhe pastaj të hidhet me gjithë kostum në kënetë, unë nuk e di. Kjo është .. edhe të dalë e të mbetet helaq para pasqyrës gjithë jetën e vet se në vend që t’i bashkohej Shqipërisë me BE-në në Europë, shkoi e ju bashkua një politikani të pashpresë që sa herë e ka pasur mundësinë, i ka kthyer njerëzit në gropë.

Kur ka pasur mundësinë të ketë Shqipërinë në dorë, ka futur Shqipërinë në gropë, kur ka pasur mundësinë të ketë në dorë të vetët, ka futur në gropë kryetaren këtu, kryetarin atje, kryetarin që fituan primaret. Se çfarë ju desh atyre, i mori i futi në gropë. Dhe nëse duan një ditë, unë nuk e di kur do jetë ajo ditë, një ditë që të ketë një parti opozitare serioze që të mund të bëjë rotacionin e famshëm, duhet ta thajmë një herë kënetën. Në kënetë nuk mbillet grurë. Apo jo Dhimo?! Se ti je dhe mik i atij ‘’bufit’’. Nuk mbillet grurë në kënetë dhe po e the ti, e kupton dhe ai që nuk mbillet grurë në kënetë.

Ndërsa atyre të vegjëlve që vijnë vërdallë, mos e harroni: Mos ujisni barin e keq se rritet! Mos e ujisni! Imagjino që tani, pa pasur asnjë vend në parlament, pa qenë provuar një herë përpara popullit, thonë po na erdhi në dorë ne, ne do shkojmë në zgjedhje të parakohshme. A e kuptoni ju tani? Ne duhet të mbyllim negociatat deri në 2027-n se mbyllet dera dhe mund të mbetemi si Maqedonia dhe nja 20 vjet të tjera jashtë, këta thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Po pse do shkojmë në zgjedhje të parakohshme? Ekzaktësisht për të njëjtat arsye që u krijua e ndjera LSI. Për të njëjtat. Ju falenderoj shumë. Jeni shumë të mirë. Ju dua shumë edhe rrofshin sarandiotët, konispolatët, delvinjotët dhe si i thonë rrofshin, finiqotët shqip e di unë, po si i thonë greqisht. ‘Sito i finiqoti, sagapo, efkaristo, kalispera agapimu-kjo agapi është për të gjithë. Faleminderit!