Kavajë, 21 prill 2025 – Partia Socialiste shkon në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit 2025, me më shumë se gjysmën e kandidatëve të listës së mbyllur, gra e vajza.
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rana, gjatë takimit me gratë e vajzat në Kavajë tha së numri i grave dhe vajzave është rritur ndjeshëm brenda PS, por shtoi se duhet të ketë edhe më shumë.
“ Ekam të pamundur që të mos kthehem pas në kohë kur sa isha bërë kryetar partie dhe erdhëm të vizitojmë degën e PS në Kavajë te kinemaja dhe midis rrugës dhe kinemasë ishte bërë një mur i madh me burra, burra me dy gishta, që na e bënë shumë të vështirë për të hyrë brenda me polici e historira që sot duken të paimagjinueshme. Ka ndodhur këtu dhe jo 100 vjet më përpara, dhe kur hyn brenda salla e kinemasë është modeste, me më pak vende se këtu, ishte treçereku bosh. Kishte vetëm një grua. Një!
Më vjen mirë që sot kemi krijuar dy shembuj të rinj në politikën shqiptare. E para, futëm në parti risinë e bashkëdrejtimit të organizatave një burrë ose djalë dhe një grua pse vajza dhe sot kemi mbi 95% të organizatave që kanë bashkëkryetar dhe kjo na ka sjellë të mirën që më shumë gra dhe vajza janë afruar. Nga ana tjetër, kemi sot në skuadrën tonë për Shqipërinë 2030, 71 gra dhe vajza, por më e bukura është që në listat e mbyllura kemi 52% vajza.”.
Kryesocialisti Rama u bëri thirrje demokratëve të Kavajës që të zgjedhin të votojnë për Shqipërinë në BE dhe të individë që po e përdorin politikën vetëm për halle personale.
“Këto zgjedhje, ndryshe nga të tjerat, janë zgjedhje për të zgjedhur se ku do të jetë Shqipëria në 2030, në BE apo në gropë prapë. Se që dy herë që ia ka besuar Shqipëria ose që i ka rënë në dorë bufit të kënetës ky vend, herën e parë përfundoi me 4 mijë të vdekur dhe herën e dytë u kap në buzë të humnerës së borxheve që mund ta çonte në kolaps. Tani bufi ka dalë bashkë me një tufë qorrash dhe shurdhësh në listat e mbyllura që të tërheqë Shqipërinë për hunde për hallin e vet krejt personal. Se vetëm ai hall personal e bën një burrë 80-vjeç e kusur të vijë vërdallë dhe t’i fiket llampa tre herë në ditë kur merr fjalën. Duke votuar për Shqipërinë 2030 në BE, siç votuan shumica e shqiptarëve PD në ’92 kur nuk ishin të gjithë me të, por donin të ndanin historinë e Shqipërisë nga e shkuara. Më 11 Maj shqiptarët duhet të votojnë masivisht të mos ndalim Shqipërinë.”