Partia Socialiste, mbështetëse dhe garante e pavarësisë së drejtësisë
Fjala e Kryeministrit Edi Rama njëherësh kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS: Sot ne jemi këtu që të shpallim publikisht qëndrimin tonë në lidhje me kërkesën e prokurorit special për të autorizuar kufizimin e lirisë së Belinda Ballukut. Ndaj saj është ngritur një akuzë që në vitin e shkuar, jo për vjedhje, jo për korrupsion dhe gjësendi tjetër të lidhur me ndonjë skenë krimi apo flagrancë në kryerjen e një vepre të rëndë penale, por vetëm për dyshimin e arsyeshëm se në cilësinë e...


