SHQIPËRIA RRITET, EKONOMIA E SAJ RRITET, BASHKË ME TË EDHE MUNDËSITË E SHQIPTARËVE
Komunikim i Kryeministrit, njëherësh Kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama: Mirëdita të gjithëve! E kam pyetur veten vazhdimisht këto ditë: A është e mundur të pranohet si normalitet, agresioni i një turme, e cila, në emër të rinisë, studentëve, ardhmërisë, kërkon të na imponohet të gjithëve, jo thjesht duke thyer xhamat e Ministrisë së Arsimit dhe dyqaneve pranë saj, po duke thyer çdo normë të bashkëjetesës mes njerëzish të të njëjtit qytet? Dhe kur them të gjithë nuk kam parasysh veten, qeverinë, shumicën parlamentare. Jo, kam parasysh të gjithë, pa përjashtim...


