Tiranë, 9 korrik 2025 – Çelen aplikimet për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës. Të rinjtë shqiptarë të moshës 21–29 vjeç që duan të hedhin hapat e parë drejt karrierës në Administratën Publike tani kanë një mundësi konkrete, përmes thirrjes së hapur sot.
Janë 600 vende për praktikantë në administratë dhe institucione publike, nga të cilat 250 kanë mundësinë e një kontrate pune 1-vjeçare.
Periudha e praktikës nis në shtator 2025 dhe gjatë 3 muajve, të rinjtë do të trajnohen nga staf i dedikuar i Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA) si dhe do të kenë kompensim financiar gjatë praktikës.
Aplikimet janë të hapura deri në 10 gusht 2025 dhe të interesuarit mund të aplikojnë lehtësisht online me CV dhe letër motivimi në praktika.riniafemijet.gov.al.