Bashkëbisedimi me gazetarët i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi:
Mirëdita,
Shumë faleminderit që jeni sot në këtë komunikim të drejtpërdrejtë për një për një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm në jetën e brendshme të Partisë Socialiste që është procesi i votimit të gjithë anëtarësisë së Partisë Socialiste me parimin një anëtar një votë.
Kongresi i datës 8 dhjetor 2023 përcaktoi një sërë etapash të punëve të brendshme të Partisë Socialiste në kuadër të procesit të rienergjizimit i cili ka shënuar një veprimtari shumë të gjerë të gjithanshme të të gjithë strukturës së Partisë Socialiste e cila në ditën e sotme ka momentin final.
Partia Socialiste e Shqipërisë e aktivizuar në 5200 organizata socialiste kudo në shkallë vendi thërret sot anëtarësinë e saj operacionale, plot 95000 anëtarë aktivë të Partisë Socialiste për të votuar me parimin një anëtar një votë për delegatët e Kongresit të Partisë Socialiste.
Kjo fazë vjen pas një procesi të jashtëzakonshëm për zgjedhjet e kryetarëve të çdo organizate socialiste. Sot mund të them me krenari se Partia Socialiste e Shqipërisë në bazë të parimit statutor për bashkëdrejtimin e organizatave socialiste me 5200 organizata, ka 5200 vajza dhe gra apo djalë ose burrë që drejtojnë organizatat socialiste në shkallë vendi.
Anëtarësia e Asamblesë Kombëtare ka qenë në monitorim të të gjithë procesit dhe sot them me shumë krenari se kemi një strukturim të plotë të të gjithë organizatave socialiste të Partisë Socialiste.
Po ashtu do doja të thoja që delegatët e Kongresit do të zgjidhen të gjithë me parimin një anëtar një votë. Pra, siç thashë sot fillon procesi i votimit dhe do të shtrihet në dy ditë. Pra ditën e sotme në orën 15:00 deri në orën 19:00 në 5200 organizata socialiste thërriten për të votuar 95000 anëtarë të Partisë Socialsite për të zgjdheur me parimin një anëtar një votë 1970 kandidatë për 950 delegatë që do të zgjidhen për Kongresin e ardhshëm të kësaj partie, i cili është Kongresi zgjedhor që do të mbahet në muajt në vazhdim.
Me parimin një anëtar një votë do të zgjedhim delegatët e kongresit të bazuar në disa parime:
E para, delegatët e Kongresit do të jenë në mënyrë të barabartë, vazja dhe gra dhe djem dhe burra në mënyrë të barabartë. Është zbatuar në kuadër të frymës së re që u arrit me punën e jashtëzakonshme të procesit të anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste. Në harkun kohor të 2 muajve anëtarësuam mbi 33 mijë anëtarë të rinj të Partisë Socialiste. Dhe për delegatët e Kongresit ka një numër shumë të pëlqyeshëm, por natyrisht që na bën shumë krenar. Plot mbi ¾ e kandidatëve për delegatë, që janë përzgjedhur për t’u zgjedhur pastaj me parimin një anëtar një votë, janë anëtarë të rinj. Pra djem dhe vajza të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria për të qenë pjesë e garës me parimin një anëtar një votë dhe pastaj për të shkuar në procesin e votimit.
Pra kemi bindjen se ky proces krejtësisht demokratik që do të zhvillohet në dy ditë, dhe për këtë jeni të gjithë të lutur që të ndiqni procesin dhe të marrim rezultat nga ky proces goxha i rëndësishëm në jetën e brendshme të Partisë Socialiste, do të kemi një fushatë goxha të bukur për të kuptuar sesa Partia Socialiste është aktive në shkallë vendi. Për këtë shumë faleminderit, pra për ndjekjen e të gjithë procesit që keni bërë nga dita e parë të fushatës sonë të rienergjizimit të Partisë Socialiste.
Pika e dytë që doja të ndaja me ju është po ashtu kënaqësia se nga dita e dielë, kryetari i Partisë dhe kryeministri i vendit z. Edi Rama, siç tashmë jeni njoftuar, fillon nga Athina një tur takimesh me diasporën shqiptare. Takime të cilat do të jenë në katër faza të përcaktuara tashmë, ditën e dielë do të jemi në Athinë në orën 11:00 ku do të zhvillohet takimi i kryeministrit të vendit me diasporën shqiptare. Në datën 16 maj do të jemi në Milano, përsëri me diasporën e zonës së Italisë së Veriut. Do të jemi në 2 qershor në Londër dhe në 16 qershor në Dyseldorf. Besoj që do të jetë dhe pjesë e pyetjeve tuaja gjithë turi i takimeve të kryetarit të Partisë Socialiste dhe kryeministrit, për diasporën. Kështu që duke ju falenderuar për të gjitha ato çfarë keni ndjekur dhe pikërisht vlerësimet tuaja për procesin e rienergjizimit të Partisë Socialiste jam i hapur për çdo pyetje dhe koment nga ana juaj.
Pyetje: Duke qenë se kryeministrit Rama ka njoftuar një tur nëpër këto shtete jeni të vendosur për ta bërë që në zgjedhjet e ardhshme votën e emigrantëve?
Duke qenë se takimi i kryeministrit zhvillohet në 12 maj që përkon me 1 vjetorin e burgosjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. A është një provokim nga ana e kryeministrit Rama kjo vizitë në Greqi në këtë ditë?
A do të ketë Partia Socialiste të njëjtin standard të hetimeve ndaj Erion Veliajt siç ka pasur me zyrtarë të tjerë, pra ta lërë të përgjigjet vetë para drejtësisë për çështjen e inceneratorëve?
Përgjigje:
Faleminderit për pyetjet,
E para, vullneti i Partisë Socialiste përsa i përket votës së emigrantëve tani është i shprehur. Falë këtij vullneti, falë votës së deputetëve të Partisë Socialiste në kodin elektoral, ndryshimet që janë bërë në mandatin e kaluar dhe që tani janë aktive është sanksionuar vota e emigrantëve.
Vizita jonë në Athinë, e kryetarit të Partisë, kryeministrit Edi Rama padyshim ka të bëjë edhe me këtë dimension. Pra kontaktet që duhet të ketë shteti amë, Shqipëria me diasporën për të pasur një rienergjizim si kudo në Shqipëri dhe në diasporë të raportit të emigrantëve me shtetin shqiptar, ftesës që u duhet bërë emigrantëve për të qenë pjesë e vizionit të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste të shprehur në Kongresin e 8 Dhjetorit për Shqipërinë e vitit 2030 dhe të kenë mundësinë të kuptojnë se kjo Shqipëri e cila ka ndryshuar shumë, kjo Shqipëri e cila sot ofron sot shumë më tepër mundësi për ekonomi, shumë më tepër mundësi për zhvillim biznesi, shumë më tepër mundësi për turizmin, shumë më tepër mundësi financiare për paga të krahasueshme me vendet e tjera të rajonit, të jetë një vend ku diaspora të japë kontributin e saj.
Përsa i përket raportit me votën e emigrantëve, siç e thashë ne këtë vullnet e kemi shprehur. Do të ishte shumë mirë që Komisioni bipartisan të kishte fonksionuar, ta diskutonte gjerësisht këtë temë dhe të zbatonte kushtet teknike mbi të cilat kjo votë do të duhej të realizohej. Vota e emigrantëve është një votë që ka nevojë për të pasur një procedurë standarde, natyrisht dhe një debat politik për mënyrën sesi kjo votë do të realizohet. Prandaj them që ne jemi jo vetëm të dëshiruar, por jemi ne që kemi shprehur vullnet politik me votën në Parlament për të realizuar votën e emigrantëve.
Përsa i përket pyetjes që ka të bëjë me çështjet e drejtësisë e kemi thënë që ne nuk kemi në asnjë rast komente për vendimet që do të marrë drejtësia. Besoj tashmë jeni të qartë që kushdo që është kërkuar të japë informacionet e tij para organeve të drejtësisë në asnjë rast nuk ka pasur pengesë nga Partia Socialsite, po ashtu nga kryeministri i vendit. Është një realizim i një premtimi të fortë tonin electoral me të cilën ne morëm mandatin në 2013-ën për drejtësinë e pavarur. Kjo drejtësi e pavarur padyshim nuk mund të jetë një drejtësi e komanduar nga vullneti politik. Prandaj kushdo që ka kërkesa nga organet e drejtësisë së re për të dhënë informacione do të jetë i disponueshëm për ti dhënë këto informacione.
Përsa i përket lidhjes që ju i bëni me arrestimin apo kapjes në flagrancë të kandidatit të opozitës së bashkuar në zgjedhjet e 14 majit duke manipuluar procesin zgjedhor dhe duke ndikuar në rezultatin e Himarës, ne këtë tur e kemi thënë në Kongresin e 8 dhjetorit. Mbasi bëmë të gjitha proceset zgjedhore në parti dhe turin e takimeve brenda Shqipërisë me qytetarët shqiptarë ku natyrisht folëm për vizionin Shqipëria 2030, i erdhi radha diasporës. Nuk ka asnjë lidhje data me arrestimin e kandidatit të opozitës së bashkuar në Himarë. Siç nuk ka asnjë tendencë që takimi i Athinës, Milanos, Londrës dhe Dyseldorfit të ndikojë në politikën e brendshme të vendeve. Ne s’kemi asnjë arsye që të ndikojë në politikat e tyre të brendshme.
Pyetje: Ka pasur shqetësime në mediat greke përsa i përket vizitës së kryeministrit Rama për takimin me shqiptarët që jetojnë atje. Përsa i përket orientimit të votës së shqiptarëve që jetojnë në Greqi për zgjedhjet e Parlamentit Europian të fillim qershorit duke marrë në konsideratë që edhe Fredi Beleri është kandidat, mund të na thoni diçka si qëndron kjo çështje?
Përgjigje: Siç e thashë dhe në pyetjen paraardhëse nuk ka asnjë tendencë që vizita në këtë tur të jetë politike. Aktivitetet që do të zhvillohen nuk janë me logon e Partisë Socialiste. Janë aktivitete me diasporën shqiptare për të folur për atë çfarë Shqipëria tashmë ka arritur, çfarë Shqipëria i ofron komunitetit tonë, bashkëatdhetarëve tanë kudo që ata ndodhen dhe sidomos në vendet ku ne do të shkojmë ti vizitojmë. Natyrisht dhe për të ndarë krenarinë që tashmë Shqipëria është një vend shumë më tepër i zhvilluar ekonomikisht, një vend i cili është bërë pikë referimi në Rajon nga pikëpamja e politikës dhe stabilitetit që ne ofrojmë në Rajon dhe kërkesa e vazhdueshme që kontributet e këtyre djemve dhe vajzave që kanë krijuar një jetë jo të thjeshtë në emigracion por që kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm jo vetëm në këto katër shtete por kudo në zonat ku ato kanë shkuar për të ndërtuar jetën e tyre, janë jashtëzakonisht të nevojshme për vizionin e Shqipërisë 2030.
Pyetje: Z. Klosi duke iu referuar pikërisht këtij takimi ju keni zgjedhur të shkoni në Athinë në 12 maj kur Greqia është në fushatë për zgjedhjet për eurodeputetët. A do të tregojë z. Rama forcën për shkak të numrit të lartë të tyre edhe me votë?
Përsa i përket kryebashkiakut të Tiranës por njëkohësisht dhe drejtuesit politik të Qarkut Tiranë, pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar, dukej që tashmë ka një mburojë nga ana politike tashmë e socialistëve. Jo vetëm në Asamblenë e Partisë Socialiste Tiranë ku u shfaqën të gjithë deputetët edhe ju por edhe në Parlament kishte një mbrojtje ndaj Erion Veliajt. Tashmë përveç punës me drejtësinë që është personale e tij a keni nisur një mbrojtje politike ndaj tij?
Përgjigje: Përsa i përket pyetjes së parë, Edi Rama ka shkuar disa herë në Greqi apo vende të tjera për të takuar emigrantët. Me të gjithë strukturat e Partisë Socialiste kemi pasur takime të vazhdueshme kudo ku ka shqiptarë jo vetëm në kuadër të takimeve me diasporën por edhe në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga forca jonë politike për të krijuar degët tona të partisë në vende ku ka komunitet të zhvilluar shqiptar. Asnjëherë nuk ka pasur këtë vëmendje apo debat përsa i përket vizitës së një kryetari shteti për të takuar qytetarët e tij. Është një standard krejt europian, një standard që ndodh kudo në botën e qytetëruar. Të mos harrojmë se kryeministri i vendit fqinj Greqisë ka qenë në fushatë elektorale në takime në zonën e Dropullit. Ne asnjëherë nuk kemi ndikuar drjtpërsëdrejti në fushatë. Dje kryetari i opozitës ka qenë dje në Dropull është mirëpritur nga autoritetet lokale është shoqëruar në takimet e tij, ka bërë politikën e tij por kjo nuk është shqetësim për politikën e Tiranës. Pra kjo bashkëjetesë me një vend ku ndajmë kaq shumë histori dhe kontribut të të dy kombeve dhe popujve tanë. Pas këtij takimi nuk do të kemi më diskutime të tjera. Nuk besoj se po i njëjti debat do të shoqërojë vizitën e Edi Ramës në Milano, Dyseldorf dhe kudo që do takojë diasporën shqiptare.
Është aspak i justifikueshëm i gjithë ky debat për një takim me bashkëatdhetarët e tij.
Përsa i përket pyetjes së dytë, siç e thashë ne nuk kemi koment përsa i përket raportit me drejtësinë. Përsa i përket aktivitetit politik Tirana është Qarku më i rëndësishëm për garën e ardhshme elektorale. Ne nuk e mohojmë që jemi duke u përgatitur për fitoren e zgjedhjeve të vitit 2025. Partia Socialiste është parti qartazi e orientuar për fitoren e mandatit të katërt të Edi Ramës. Prandaj po punojmë në të gjithë Shqipërinë siç e keni ndjekur në kuadër të procesit të votimit 1 anëtar 1 votë dhe për të strukturuar të gjithë punën tonë, zgjedhjen e delegatëve, 33 mijë anëtarë të rinj të Partisë Socialiste të kenë përfaqësuesit e tyre në listën e delegatëve. Ka qenë një tur takimesh me të gjithë Asambletë e Zgjeruara të Partisë Socialiste nga veriu në jug. Kam qenë në Kukës dhe Shkodër siç kam qenë në Tiranë, Durrës dhe Gjirokastër. Prandaj them që kjo gjë që ju lidhni është pa një kuptim politik. Nëse doni ta bëni nga pikëpamja gazetareske, natyrisht nuk ka asnjë arsye. Siç e thashë, Tiranë është Qarku më i rëndësishëm. Shkon drejt 40 deputetëve nga 140 që ka parlamenti shqiptar. Prandaj përpjekja jonë do jetë që sërish të triumfojmë siç triumfuam një vit më parë me një diferencë të jashtëzakonshme votash. Për këtë jo vetëm në Asambletë e Zgjeruara, jo vetëm në Parlament, kur të ketë çështje të diskutuara për të mirën e Tiranës ne do të jemi atje për të diskutuar dhe mbrojtur punën e përbashkët që ka bërë gjithësecili nga ne në këtë transformim radikal që ka bërë qyteti i Tiranës, natyrisht si në të gjithë Shqipërinë.
Pyetje: Z. Klosi, a i ka kërkuar Partia Socialiste dorëheqjen kryebashkiakut Erion Veliaj?
Përgjigje: Padyshim që përgjgja është jo. Nuk kemi asnjë situatë në të cilën ne të vlerësojmë punën e drejtuesve politikë. Jemi në situatën ku e gjithë Partia po funksionin në kuadër të rienergjizimit. Siç e thashë, kemi zgjedhur 5200 bashkëkryetarë organizatash, mbi 45% e tyre janë të rinj të zgjedhur për herë të parë në këto detyra. Po zgjedhim delegatët e Kongresit ku ¾ e delegatëve janë të rinj që s’kanë qenë më parë pjesë e këtij Kongresi, e këtij forumi të lartë të Partisë Socialiste. Brenda verës do të kemi Kongresin e Partisë Socialiste ku do të zgjedhim Asamblenë e re të Partisë Socialsite. Qartazi këto i bëjmë sipas planit të miratuar në Kongresin e 8 dhjetorit.
Pra, ne nuk e mohojmë. Jemi duke u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme. Pas këtij procesi do të fillojë procesi në terren ku gjithësecili, kryetar apo bashkëkryetar i zgjedhur i organizatave, Kongresi i ri, Asambleja e re e zgjedhur, Kryesia e re që do të dalë nga Kongresi do të jetë në terren për të drejtuar punën, secili sipas pozicionit të tij dhe detyrës së tij për të garantuar fitoren e vitit 2025.
Nuk e mohojmë që politika ka nevojë për punë, ka nevojë për kontribut, ka nevojë për bashkërendim të situatave në të cilat ndodhemi. Dhe për të gjitha këto ju jeni shumë mirë të informuar dhe qartazi e njihni këtë dimension të Partisë Socialiste që fillon punën për të fituar zgjedhjet e reja një ditë pasi rezultati i zgjedhjeve të kaluara shpallet.
Pyetje: Ju si ish – ministër, si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste do ja sugjeronit dorëheqjen z. Veliaj në kushtet ku ndodhet? Marr shkas edhe nga paketa anti-korrupsion. Si do ta luftoni korrupsionin ju z. Klosi kur vetë institucionet që drejtohen nga socialistët nuk referojnë korrupsionin në Prokurori, e konstatur kjo nga kreu i SPAK?
Përgjigje: Për pyetjen e parë e keni përgjigjen. Sapo thashë ne jemi në një fazë të reformimit të plotë të të gjithë strukturave tona dhe rienergjizimit të Partisë Socialsite. Përsa i përket pyetjes së dytë shume mirë që ma bëtë këtë pyetje, besoj tashmë e keni të qartë që e gjithë kjo që po ndodh me reformën në drejtësi është produkt i vullnetit të palëkundur të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Kemi sot një institucion që as që mund të mendohej pa vullnetin e Partisë Socialiste. As që mund të imagjinohej pak vite më parë që do të kemi një drejtësi të re, do të kemi një reformë të thellë në të gjithë drejtësinë shqiptare e cila tashmë ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme.
Në radhe të parë ka dhënë besim te qytetarët se kush shkon të gjykohet për atë çfarë faktet tregojnë në procesin gjyqësor. Nuk do të ketë asnjë mbrojtje politike apo mbrojtjte nga politika për ato që kanë procese gjyqësore.
Prandaj, përsa i përket luftës anti-korrupsion ky është një produkt i fortë i politikës së Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, krijimi i kësaj drejtësie të re.
Fjalimi dhe ajo çfarë shpalosi Edi Rama në mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar është diçka më shumë sesa kaq. Ne nuk mund të mbetemi vetëm te, meqë ngritëm këtë institucion dhe kjo e zgjidh problemin e luftës ndaj korrupsionit. Është teori e konsoliduar që për të luftuar korrupionin duhet shteti të bëjë reforma që të ngushtohen mundësitë që të ketë korrupsion. Pra, duhet ngushtuar hapësira që burokracia të shkojë drejt korrupsionit. Për këtë kemi punuar aq shumë, që ka të bëjë me të gjithë dixhitalizimin e shërbimeve, që ka të bëjë me informatizimin dhe kalimin zero kontakt të qytetarëve që kanë nevojë për shërbimet e shtetit. Sot kemi një sistem i cili nuk të lejon të kesh asnjë hapësirë korruptive në raport me administratën publike.
Por siç e tha edhe kryeministri kemi nevojë që në kuadër të vizionit “Shqipëria 2030” ky proces të jetë një proces i bashkërenduar, një proces europian, një proces i cili kërkon angazhim jo vetëm të forcës sonë politike por natyrisht të gjithë politikës shqiptare për të cilën thirrja jonë është publike.
Në këtë proces nuk ka asnjë dyshim që ju përfaqësuesit e mediave, shoqëria civile janë të mirëpritur të japin kontributin e tyre. Lufta anti-korrupsion nuk zgjidhet dot vetëm më një institucion siç është institucioni i drejtësisë së re.
Pyetje: Z. Klosi, për vizitën e kryeministrit në Athinë kush do ta menaxhojë sigurinë e tij autoritetet greke?
Përgjigje: Kjo është një pyetje që i takon protokollit të shtetit. Nuk mendoj se ne po shkojmë në një vend me rrezikshmëri, po shkojmë në një vend mik. Një vend ku jetojnë mbi gjysëm milioni shqiptarë. Ka një takim me komunitetin shqiptar. Siç besoj e keni ndjekur, përfaqësuesit e lartë të shtetit helen kanë deklaruar standardet normale të ruajtjes së sigurisë në aktivitetin e ditës së dielë. Nuk mendoj asfare që do të ketë incidente. Kam bindje që aktiviteti i ditës së djelë do të jetë një festë, një takim për ndarje mendimesh dhe natyrisht një moment krenarie për të gjitha ato çfarë komuniteti shqiptar në diasporë ka realizuar.
Pyetje: Z. Klosi, lidhur me turin që ju do të zhvilloni, duke qenë se dhe ju vetë e thastë që do të zhvillohet një tur me komunitete të spikatura ku ka shumë shqiptarë, angazhimi i tyre është i domosdoshëm? Ka Partia Socialiste një plan konkret sesi do ta përthithë angazhimin e tyre, kontributin e tyre. Duke qenë se votën e diasporës nuk po ja garantoni, çfarë do ti shpalosni në këto takime shqiptarëve?
Përgjigje: Ka një përgjigje pyetja, standardet në Shqipëri, ekonomia në Shqipëri, mundësi që jetën që bëjnë në vendet e Bashkimit Europian të kenë mundësi ta bëjnë dhe në Shqipëri, të krijojnë dhe këtu bizneset e tyre, të krijojnë dhe këtu hapësira për të bërë një jetë me standarde të njëjta të çdo vendi të Bashkimit Europian. Natyrisht duke krijuar mundësinë që këtu në Shqipëri të kenë mundësi të bëjnë biznes.
Ajo që po ndodh në Shqipëri për të cilën ju jeni të gjithë dëshmitarë është që tashmë Shqipëria ofron një mundësi të artë sidomos në fushën e turizmit dhe bujqësisë. Kushdo që kërkon të krijojë një biznes të tillë të ketë mundësinë që të krijojë një pikë agro-turisitike, të ketë mundësinë të krijojë një shërbim, ka një mundësi të jashtëzakonshme për qindra – mijëra shqiptarë që pasi kanë kaluar një periudhë të vështirë në emigracion tashmë janë të pajisur jo vetëm me njohuri, jo vetëm me aftësi profesionale por dhe buxhete të konsiderueshme për të transformuar të ardhmen e tyre duke krijuar një jetë më të mirë në Shqipëri.
Pra do të ishte jo e udhës që kjo ftesë të bëhej nëse Shqipëria nuk do të ishte kjo që është sot.
Pyetje: Z. Klosi ne të gjithë e dimë që Partia Socialiste shquhet për matjen konstante të elektoratit nëpërmjet sondazheve të herëpërhershme që ju realizoni. A mund të ndani me ne sondazhin e fundit që keni bërë në nivel kombëtar nëse zgjedhjet zhvillohen këtë të dielë. Sa mandate merr Partia Socialiste?
Përgjigje: Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot apo do të zhvilloheshin të dielën, ne kemi një sondazh të deklaruar që është vetëm një vit më parë që është fitorja e 56 bashkive në shkallë vendi nga 61 bashki.
Një vit më parë, sot jemi plot një vit nga fitorja e 14 majit, ditës ku konfirmuam se puna e qeverisë sonë, puna e Edi Ramës, puna e Partisë Socialiste dhe rezultat të jashtëzakonshëm. Ju garantojmë se ajo çfarë Edi Rama ka thënë në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare për një fitore spektakolare të Partisë Socialiste në garën e ardhshme, nuk do të jetë vetëm një fitore numerike por do të jetë një fitore jashtëzakonisht e realizuar në kuadër të përgjigjes së qytetarëve, opinionit të qytetarëve, votëbesimit të qytetarëve për forcën tonë politike. Ju shpreh bindjen se sondazhet tona na tregojnë se fitorja në mandatin e ardhshëm është shumë e garantuar.
Pyetje: Mbi 84 mandate?
Përgjigje: Do të jetë një fitore e cila më shumë sesa rezultati numerik do të ketë përgjigjen positive të qytetarëve. Përsa i përket pyetjes suaj mbi 84 mandate, besoj se bëtë një lapsus të vogël po nuk dyshoj se do të jetë më shumë sesa në zgjedhjet e fundit.
Pyetje: Z. Klosi, në rastin e Arben Ahmetajt, kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga drejtuesi politik i Qarkut Vlorë në një kohë kur ndaj tij nuk kishte asnjë hetim zyrtar dhe asnjë akuzë zyrtare. Ndërkohë që Erion Veliaj është thirrur për të dëshmuar në SPAK për çështjen e inceneratorëve. Bashkëpunëtorë të tij të ngushtë janë arrestuar për shkak të vjedhjes së fondeve publike. Pse në rastin Veliaj, nga kryeministri Edi Rama, vazhdon ti mbetet petku politik dhe nuk është zhveshur nga kjo përgjegjësi politike që në njëfarë mënyre ndoshta i jep edhe mbrojtjen për të cilëm folëm në këtë konferencë?
Përgjigje: Faleminderit. Përgjigjen e ka vetë pyetja juaj. Praj u vetë thatë që ndryshimi i pozicioneve politike nuk ka lidhje me institucionet e drejtësisë. Siç e përmendët në rastin e mëparshëm, pra ndryshimet kanë ardhur në një moment që Kryesia e partisë, forumi më i lartë i kësaj partie, kryetari i partisë ka kërkuar ripozicionim të elementëve që drejtojnë qarqet në Partinë Socialiste pa u ndikuar nga organet e drejtësisë.
Përsa i përket rastit të dytë, siç ua thashë disa herë, thirrja apo pozicionimi pranë organeve të drejtësisë për të dhënë informacion për ato çfarë organet e drejtësisë kërkojnë në proceset e tyre hetimore nuk ndikohet nga raportet e brendshme të Partisë Socialiste. Pra, jemi në një situatë ku thashë, përgjigja e pyetjes ëshë vetë pyetja juaj.
Pyetje: Z. Klosi a jeni njohur me draftin për ndryshimet ligjore për Presidentin? A i keni sugjeruar Erion Veliajt dorëheqjen?
Përgjigje: Përsa i përket draftit të Presidentit nuk kam njohuri në këtë moment të jap një përgjigje. Nuk kam informacion për këtë pyetje.
Përsa i përket pyetjes së dytë po ua them edhe njeëherë, sapo e thashë përgjigjen, nuk ka një lidhje ndërmjet punës sonë të brendshme në lidhje me organet e drejtësisë. Pra, punët e brendshme të Partisë Socialiste nuk kanë asnjë lidhje me organet e drejtësisë.
Pyetje: Pse i ftoni ju shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe vendet europiane ku do të shkoni në Duseldorf, Londër për të marrë pjesë në këtë takim kur ju i keni mohuar një të drejtë kushtetuese siç është vota e emigrantëve pasi gjasat janë të pakta që në zgjedhjet e pranverës së 2028 ata ta mund të votojnë?
Së dyti keni pasur ju vështirësi për organizimin e këtij takimi të së dielës?
Përgjigje: Përsa i përket pyetjes së parë besoj se e dhashë përgjigjën, gjithësesi asnjë shqetësim. Vota e emigrantëve është një vullnet i shprehur i Partisë Socialiste dhe duam shumë që ajo të realizohet. Por vota e emigrantëve ka nevojë për një diskutim bipartizan pasi është pjesë e sistemit zgjedhor që do të duhet të jetë konsensual, ose të paktën i dakordësuar nëpërmjet forcave që marrin pjesë në garat elektorale. Vota e emigrantëve nuk është një votë minore është një votë e konsiderueshme në proceset zgjedhore, me ndikim. Dhe nuk mund të jetë vetëm vullneti i një force politike. Do të duhet që forcat politike të uleshin në komisionin bipartizan zgjedhor, të ulen tashmë brenda hapësirave ligjore, procedurale për miratimin e kodit të ri electoral. Pra të gjitha këto janë procese që do të ndodhin brenda Parlamentit për miratimin e kodit electoral.
Përsa i përket pyetjes së dytë, mendoj se ne jemi të qartë se çfarë kërkojmë. Ne jemi të qartë në proceset tona të ecjes në këtë rrugë. Prandaj ne nuk kemi asnjë shqetësim që të japim çfarë kemi mundësi të realizojmë në këtë marrëdhënie.
Faleminderit!