Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht Kryetar i PSSH në takimin me të rinjtë e Lezhës për prezantimin e skuadrës së PS:

Shumë faleminderit. E para një herë dua ta bëj shumë të qartë që kjo e fundit ishte tërësisht e Ulsiut, e mandatit të 5 jo se nuk do marri PS mandatin e pestë, por për pjesën time nuk flet Ulsiu, flas vet. Duhej sqaruar kjo se Ulsiu dhe ministër Drejtësie po, prokuror po, nga Dibra po dhe thonë njerëzit duhet të dijë ndonjë gjë ky, por nuk di gjë.
Shumë faleminderit dhe më vjen shumë mirë sinqerisht që jemi këtu në këtë sallë që është më në fund siç i ka hije ambicies së Pjerinit për Lezhën. Kam ardhur shumë shpesh këtu, kemi patur takime shumë entuziaste. Kemi mbjell fitore shumë të bukura por gjithmonë më ka munduar fakti që salla ishte vërtete në një pik të hallit dhe sot jam vërtetë mirë që nuk është vetëm pamja jashtëzakonisht e bukur e rinisë socialistë dhe progresiste e Lezhës, por është edhe ky mjedis që është në lartësinë siç thashë të ambicies së Pjerinit për Lezhën.
Mendoj që patjetër deri në 11 maj do të jetë shumë shpesh rasti që deputetët që janë këtu do të flasin për gjithçka që ne kemi bërë qoftë në rang vendi, qoftë në rang qarku, qoftë në rang të bashkisë Lezhë apo të bashkisë së Kurbinit. Ndërkohë që në Mirditë kemi bërë goxha punë, por ju e dini që drejtimi i bashkisë nuk është i yni dhe do të jetë mundësia për të folur dhe për çfarë do bëjmë akoma nuk diskutohet.
Ndërsa sot unë dua të fokusohem tek ajo që për mua është krye tema dhe kryefjala e 11 majit, që është Shqipëria në Bashkimin Europian.
Jo rastësisht për hir të së vërtetës në këtë vigjilje ose të themi nxehje të fushatës elektorale ne kemi zgjedhur të bëjmë këto takime me më të rinjtë, sepse përfituesit më të mëdhenj të Shqipërisë në BE do jeni pikërisht ju, gjenerata juaj dhe për këtë arsye njëkohësisht unë besoj që ju që jeni këtu dhe pa diskutim jeni këtu dhe përderisa keni ardhur deri këtu sot që nuk është 11 maj e marr me mend se çfarë do bëni në 11 maj por bashkë me të tjerët, me moshatarët, me moshataret tuaja duhet të angazhoheni fuqimisht që në 11 maj masivisht votuesit e parë, masivisht votuesit e rinj të mbështesin negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në BE dhe të mbështesin planin tonë ambicioz të mbylljes së negociatave në fund të 2027 në mënyrë që të anëtarësojmë Shqipërinë në BE brenda kësaj dekade.
Lezha se këtë po flisnim me Pjerinin, Lezha ka pasur gjithmonë një profil disi të çuditshëm në raport me qytete të tjera periferike, në raport me Tiranën periferike pavarësisht se Lezha është qendra e qarkut që ka qenë shumë e lidhur me letrat, ka qenë shumë e lodhur me letërsinë, ka qenë shumë e lidhur me poezinë, ka qenë shumë e lidhur me librin. Dhe nuk është e rastit që edhe biblioteka e Lezhës është një institucion si pakkush ndoshta më i miri jashtë Tiranës ku kemi bibliotekën kombëtare për librin. Dhe nuk është e rastit që këtu ka shumë aktivitete të lidhura me librin. Në ndërkohë që dihet edhe nga çfarë ne kemi parë në analizat e bëra nga ministria e arsimit që në Lezhë nxënësit lexojnë në mënyrë të posaçme shumë. Pse po i them të gjitha këto? Po i them të gjitha këto për faktin që është shumë e rëndësishme të jemi të informuar mirë kur flasim për BE dhe për pse Shqipëria duhet të hyjë në BE.
Të jemi të informuar mirë duke filluar nga një fakt shumë i thjeshtë sepse e dëgjoj që ka shumë njerëz që përpiqen disa me vetëdije disa nga padija që ta neutralizojnë ose ta zbehin këtë ambicie dhe këtë qëllim të madh strategjik të mandatit të katërt për anëtarësimin në BE duke thënë që “ne nuk kemi asnjë ngut dhe kjo puna e pasaportës europiane është kot se ne e kemi pasaportën dhe ne lëvizim ku të duam me pasaportën, ne jemi europianë.
Problemi nuk është të lëvizësh ku të duash, se vërtet ne lëvizim ku të duam. Problemi është që ne nuk ndalojmë dot ku të duam. Madje ne nuk ndalojmë dot askund. Ne shkojmë dhe duhet të shkojmë dhe kur shkojmë ju e dini vet se besoj të gjithë e keni kaluar një herë kufirin, të paktën një herë kufirin e BE, kur sapo shkon përballë pikës së kontrollit sheh që ka dy kategori qytetarësh, udhëtarësh. Një kategori janë qytetarët e BE dhe ka një tabelë atje me atë kurorën e yjeve që thotë këtu kalojnë qytetarët e BE dhe një tjetër thotë të tjerët.
Ndërkohë që ata hyjnë dhe ikin, thjeshtë tregojnë pasaportën dhe askush nuk i kontrollon. Ne futemi në radhë dhe kalojmë tek një polic. Ajo që polici atje në atë pikën e bllokimit në radhë fillon edhe thotë është gjithmonë e njëjta gjë “Ku po shkon, sa lekë ke, kush të ka ftuar, a ke rezervim në hotel, sa do rrish, kur do ikësh?” pa hyrë akoma “Kur do ikësh?” ekzaktësisht sepse pasaporta jonë nuk presupozon qëndrim, presupozon hy dhe ik.
Ndërkohë që pasaporta e BE-së presupozon që ti, e para njëherë, nuk ka asnjë arsye dhe nuk të kërkon askush të ndalosh askund sepse je brenda një perimetri ku je në Shqipëri, je në Francë, je në Irlandë apo je në Poloni është e njëjta gjë, njësoj si të jesh në Lezhë, në Korçë, në Elbasan apo në Tropojë dhe e dyta, sepse nëse sot dikush do të rrijë, atëherë duhet të shkojë të kërkojë azil, duhet të bëjë sikur është i persekutuar ndërkohë që arsyeja pse do të rrijë është që të kërkojë një mundësi për punë ose duhet të rrijë si ilegal me shpresën që nuk do ta kapin derisa të bëjë disa punë në të zezë dhe të bëjë disa lekë për t’i sjellë këtu ose, më e keqja fare pastaj është që për shkak se ka harxhuar për të shkuar dhe do që patjetër t’ia dalë, sidomos kur është në moshë të re, bie pre e rrjeteve të krimit të organizuar që i japin mundësinë që, normalisht, është një mundësi që pasaporta europiane e BE-së ia jep të gjithëve.
Kështu që, që këtu fillon dallimi shumë i madh për të vazhduar pastaj me studimet. Nëse sot juve mendoni të shkoni të studioni jashtë në Bashkimin Europian do shkoni si studentë të huaj, do të përpiqeni të përfitoni nga kuotat e studentëve të huaj dhe do të keni tarifa shumë më të larta sesa çfarë duhet të shpenzojnë ata që janë pjesë e BE-së. Pra, një student polak që shkon në Spanjë është ekzaktësisht njësoj si një student spanjoll, me të njëjtat të drejta sepse e thashë, është njësoj si të shkosh nga Lezha të bësh universitetin në Tiranë ndërkohë që një student shqiptar që shkon në Spanjë është student i huaj dhe ata nuk i ndajnë në BE studentët në spanjollë dhe të tjerë apo në francezë dhe në të huaj apo në italianë dhe të huaj, ata i ndajnë në studentë europianë, pra të BE-së dhe studentë të huaj nga jashtë BE-së.
Tjetra është që pasi mbaron studimet do të kërkosh një punë, mund ta kërkosh njësoj siç do ta kërkoje këtu në Shqipëri dhe nëse e gjen një punë mund të qëndrosh njësoj siç do qëndrojë në një punë këtu në Shqipëri. Askush nuk thotë që nuk je i këtushëm, nuk ke leje qëndrimi, nuk ke leje pune, të gjitha këto janë automatike, menjëherë me atë pasaportën shqiptare të Bashkimit Europian. Ka vetëm një gjë që ndryshon tek pasaporta; nuk është më Republika e Shqipërisë vetëm por është edhe Bashkimi Europian dhe ne e kemi në pasaportë edhe anglisht, Republic of Albania Passport ndërkohë që pjesa anglisht do të jetë European Union Passport.
Patjetër që në rast se të duhet të shkosh për një vizitë tek mjeku sot, duke qenë atje sepse ke shkuar pa vizë për çfarëdo qoftë, e ke shumë të vështirë për faktin se është shumë shtrenjtë sepse nuk je pjesë e sistemit të sigurimeve të Bashkimit Europian, nuk je siç janë ata që janë brenda ndërkohë që në momentin që vendi bëhet anëtar i BE-së dhe çdo qytetar merr pasaportën e BE-së, njëkohësisht merr dhe një kartë që është karta e sigurimeve shëndetësore brenda Bashkimit Europian dhe me atë kartë, në çdo lloj dere të shërbimit shëndetësor në çdo lloj vendi të Bashkimit Europian, ti ke të njëjtat benefite siç i kanë ata që banojnë në atë vend dhe që kanë shtetësinë e atij vendi.
Këto janë aspektet drejtpërdrejtë, personale të anëtarësimit, drejtpërdrejtë personale. Nuk po ju lodh më tutje se është shumë herët për ju që të mendoni për pensionin por ju keni prindër që janë në pension apo keni prindër që janë në rrugën e pensionit, keni gjyshërit pensionistë, edhe ata do marrin pasaportën dhe në momentin që ata që kanë punuar jashtë ose që janë jashtë dhe që duan njohjen e pensionit, po themi në Greqi se me Italinë e kemi bërë, me një sërë vendesh të tjera e kemi bërë por në Greqi ku është një problem ende sot që një pjesë nuk kanë dokumente, janë në stresin që “Çfarë do ndodhë me gjithë këto vite punë që kemi bërë se në qoftë se ne nuk kemi dokumente dhe nuk kemi njohje të pensionit, ne na digjen të gjitha”, në momentin që Shqipëria futet në BE marrin pasaportën dhe nuk kanë më nevojë për dokumente greke. Me pasaportën shqiptare të BE-së, qëndrojnë në Greqi dhe automatikisht ju njihen vitet e punës për pensionin dhe automatikisht mund të bëjnë transferimin e pensionit nga atje këtu ose nga këtu atje, automatikisht.
Këto janë personale drejtpërdrejtë. Pra, në momentin që ke një votë, bëhen zgjedhjet, ti mund të kesh njëmijë arsye për të thënë “Nuk dua të votoj për këtë qeveri se kështu, se ashtu” por ama, asnjë nga ato arsye dhe madje të gjitha ato arsye bashkë, arsyet e tua, arsyet e fqinjit, arsyet e dikujt tjetër t’i mbledhësh bashkë nuk kanë peshën e mjaftueshme që ti votën që ke në 11 maj të mos e hedhësh për anëtarësimin sa më parë në Bashkimin Europian dhe për të marrë ti personalisht bashkë me familjen tënde pasaportën e BE-së.
Dikush këtu mund ta thotë ose të tjerë mund t’ju thonë “Po mirë, po pse qenka kjo kaq e lidhur me Partinë Socialiste? Në BE ok, dakord jemi ne të shkojmë, dhe pasaportën e BE patjetër do ta marrim por ne mund ta marrim me kënetën? Pse duhet me Partinë Socialiste? Ne votojmë kënetën, edhe këneta kështu thotë do çojmë Shqipërinë në BE, do futemi në BE”.
Tani, pa u futur në problematikat e bufit se bufi ka problematikat e veta që janë ndryshe nga të tjerët, nuk po hyjmë tek problematikat e bufit që e ka damkën në lule të ballit dhe nuk e di sesi mund ta imagjinojë dikush që do të ketë të hapura dyert e komunikimit siç i kam unë së bashku me shumicën tonë qeverisëse, nuk po hyj aty por p marrim një element dhe ky është çelësi i gjykimit për 11 maj.
Ne kemi që në vitin ’90 që ëndërrojmë të jemi si gjithë Europa, apo jo? Kemi që në vitin ’92, minimumi 92 që populli masivisht votoi Partinë Demokratike dhe një pjesë e madhe e atyre që votuan Partinë Demokratike nuk votuan se donin Partinë Demokratike si parti por votuan sepse Partia Demokratike ishte në kohën e duhur dhe në vendin e duhur për të marrë gjithë atë mbështetje që ishte në fakt vendimi i shumicës dërrmuese shqiptare për të mbyllur një kapitull të historisë e për të hapur një kapitull të ri dhe ishte vendim gjeopolitik për t’i dhënë fund marrëdhënieve me një sistem dhe për të hapur rrugën për të përqafuar një sistem të ri.

Sot është e njëjta gjë, që në 11 maj populli shqiptar ka shansin që të marri një vendim përtej partive. Mirëpo pse? Sepse nga 92, ne gjithmonë jemi përpjekur t’i afrohemi BE-së dhe gjithmonë ju e keni dëgjuar kur dilnin ata, ata mbanin ato fjalimet e tyre, “vendi juaj është në BE”, “një ditë do të jeni në BE”, “perspektiva juaj është në BE”, “e ardhmja juaj është bashkë me ne, po ndërkohë shifni se keni ca detyra për të bërë”. Dhe ne kemi bërë detyra. Mirëpo ju e patë që pavarësisht se ne i bëmë detyrat tre herë rresht ata vetë, Komisioni Europian që merret me detyrat thoshte: Këta i kanë bërë detyrat, tani hapini negociatat” çohej një shtet njëherë, një shtet herën tjetër, po prit shiko se janë disa probleme të tjera. Nuk kishte dëshirë, nuk kishte dëshirë nga ana e tyre që të na hapnin derën dhe të na merrnin brenda vetes siç ka sot.

Sot, për herë të parë që kur jam unë në këtë detyrë nuk diskutohet. Unë besoj për herë të parë denbabaden, ata duan. Ata duan që ne të hyjmë në BE dhe të hyjmë sa më parë dhe ata duan që ne të hyjmë në BE dhe të hyjmë sa më parë, jo sepse papritur ranë në dashur me ne, po sepse nga një anë ne i kemi bërë detyrat tona, ne kemi krijuar respekt, që s’kishin asnjëri respekt për ne.

Kur ne kemi marrë detyrën në fillim, unë po ju them fillimi ka qenë i tmerrshëm, domethënë nuk të shikon në sy. Ishim në siklet, ç’a t’i themi ne tani këtij? Ç’a t’i themi këtyre? Po mirë, vazhdoni punën. Ne këtu jemi. Sepse nuk kishin as respekt, nuk kishin as besim, që ne mund të ishim të denjë për shoqërinë e tyre.
Kjo ka ndodhur, por nuk mjafton kjo. Ajo që ka ndodhur sot është ajo që po ndodh me botën është ajo që po ndodh me Ukrainën, me Rusinë, me Amerikën, me Kinën, me të gjithë dhe tani ata duan që ndër të tjera të zgjerojnë BE-në, të marrin brenda anëtarë të rinj, dhe cilët janë anëtarët e rinj më afër derës, me detyrat, me respektin, me besimin, janë dy, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Tani këtu, këtu vjen tjetra, do ju thonë, do ta dëgjoni, që po mirë mo tani, ç’është kjo histori? Ça? Pse me këta do merremi ne? Do merremi me Edi Ramën dhe me Ulsi Manjën do merremi ne. Hë na jepni dhe një mandat tjetër hë na jepni. Po mirë mo, pse nuk e futët Shqipërinë 12 vjet, pse nuk e futët 12 dhe qenka ky mandati i katërt ai që do ndaka këtë punë. Atëherë këtu duhet kujtuar që Mali i Zi, që sot është krah për krah me ne, i ka hapur negociatat në vitin 2012. I ka hapur negociatat përpara se ne të vinim në qeveri, dhe ja ku e keni, nuk është futur në BE. Serbia i ka hapur negociatat në 2014 dhe atëherë kur ne as nuk na hidhin sytë, thoshin dy janë vendet që janë në pararojë, Serbia dhe Mali i Zi.

Sot Serbia është mbrapa nesh dhe ne jemi krah për krah me Malin e Zi. Por më shumë se kaq, ndërkohë që ata kanë 13 vjet që negociojnë, Serbia, ka 13 vjet që negocion, 11 vjet Serbia, po dhe ata kanë 13, Maqedonia e Veriut është bërë kandidate në 2005. Në 2005, me siguri ka këtu njerëz, vajza dhe çuna, që s’kishin lindë akoma, ose kanë lindë 2005. Kush ka lind 2005? Ka ndonjë që ka lindur nw 2005 këtu?

Atëherë i ka hapur Maqedonia, atëherë është Maqedonia kandidate dhe sot Maqedonia e Veriut akoma nuk ka hapur negociatat. Kroacia, që është e fundit që ka hyrë në BE ka negociuar mbi 7 vjet.

Tani, po ne! Ne kemi filluar negociatat vjet. Kalendarin që ne kemi në tavolinë të dakordësuar me ata është që t’i mbyllim të gjitha negociatat në 2027, domethënë 3 vjet dhe dëgjoni dhe kuptohuni mirë këtë që t’ia shpjegoni të tjerëve. Pse 3 vjet se jemi ne, jemi ne shumë të jashtëzakonshëm? Jo, sepse nga ja ne kur na refuzonin, vazhdonin të punonin, i morëm të gjitha se çfarë bënin vendet mbasi hapnin negociatat dhe ne kemi punu njësoj si t’i kishim hapur negociatat, me idenë që kur t’i hapim, ne do jemi shumë më përpara, dhe kështu ka ndodhur.

Ne jemi shumë më përpara se sa çdo ishim, po të kishim pritur. Por 3 vjeccari nuk lidhet me faktin që ne jemi të jashtëzakonshëm, lidhet me faktin që situata gjeopolitike është e jashtëzakonshme dhe për këtë arsye janë përputhur yjet e fatit, fati jonë europian me fatin e BE-së dhe prandaj dhe prandaj, ne duhet të tregohemi shumë të shkathët dhe shumë të urtë, të mençur, nuk duhet ta humbni këtë mundësi.

Ajo dera që është hapur mbyllet. Ka qenë hapur, është hapur dikur BE-ja thoshte zgjerimi është politik, strategjik dhe është tani. Edhe morën brenda disa vende me njerëz, pastaj u mbyllën. Dhe mbasi u fut Kroacia, ata e mbyllën derën. Bile, e thoshin, nuk ka më zgjerim për një periudhë. Ku e dimë ne se ça ndodhur dhe si rrotullohet bota. Ne dimë vetëm kaq, që ne kemi planin bashkë me ta të dakordësuar, të negociojmë, negociojmë, negociojmë, dhe e di ç’domethënë të negociosh, domethënë 250 mijë faqe që janë një mal me ligje, me rregulla, me vendime, duhet t’i kalojmë nga trupi ligjor i tyre në trupin tonë ligjor dhe të bëhemi një, nga pikëpamja ligjore. Të bëhemi një dhe ne duhet ta bëjmë këtë, ditë-natë, ditë-natë, ditë-natë dhe të tregohesh i mençur sot si popull do të thotë që të kuptosh që çdo gjë tjetër mund të hajë diskutim, por që këto negociatatat nuk duhen humbur dhe koha nuk duhet çuar dëm, kjo nuk ka diskutim dhe në 12 ne do numërojmë votat, ata do vazhdojnë negociatat, që do të thotë që kutia e votimit të 11 majit duhet të jetë plot e përplot me shprehjen e vullnetit të shqiptarëve përtej të majtës e të djathtës, përtej partive që këtu ka asnjë lëvizje nga istikami dhe ne do vazhdojmë drejt të mbyllim negociatat dhe të hyjmë në BE dhe nuk ka lojëra, jo me kënetën, jo me moçalin, jo hidhu këtej, jo hidhu andej.
Edhe kjo është mundësia edhe për ata qytetarët që janë të magjepsur akoma, ka 35 vjet nga këneta që të bëjnë një rrugë e dy punë; se nëqoftëse nuk thahet ajo kënetë, ato s’vijnë kurrë në pushtet, kurrë, kurrë.
S’ka lidhje fare me të gjitha ça flasim ne, ata nuk vijnë dot kurrë në pushtet. Kjo është absolute dhe këtë më mirë nga të gjithë, edhe më mira se unë e di bufi, të jeni të sigurtë. Shihni listën që ka bërë, ajo është istikam për opozitë. Merr gjithë gurin dhe drurin, bashkoji bashkë, shtrëngohu, rri aty në pozicion dhe gati që në datën 13 të thuash: “uu uf aman, revolucion… përpara..’’. Për atë është bërë kurse qytetarët që i shkojnë prapa kanë një mundësi të artë të bëjnë një rrugë e dy punë, edhe të mos i bien hasha amanetit kombëtar për t’u bërë një ditë edhe në Europë, po edhe me atë rast, duke braktisur kënetën, e thajnë dhe mbase fillon e lulëzon ndonjë gjë atje, se s’do rrijë PS 100 vjet në pushtet po kështu si po shkon puna, PS mund ta mundë vetëm kur të bëhet ndonjë parti me AI, pa deputetë realë, të jenë të gjithë të prodhuar nga AI; me parlamentin me AI se me deputetë realë me këta që na dalin përballë, është edhe një çikë si siklet të përballesh, se ça t’i thuash. Se thonë ca: “ore po çe ke këtë ti, Kryeminsitër, rri tallesh me Lulin”. Unë nuk tallem se është një mënyrë për të bërë përballje, po ça t’i bësh? Si ta bësh ndryshe? Si, të ulesh atje e t’i thuash “zoti Basha, ne kemi dy platforma të ndryshme. Platforma juaj…’’
Ça t’i thuash atij? “o Rame!”

Ça t’i thuash, se kur kundërshtari thërret ‘’o Rame’’, është edhe sikur të kërkon ndihmë, edhe sikur e ka marrë malli, edhe sikur është në hall, edhe sikur thotë: “ore ku është banjo. O Rame”.

Domethënë ça t’i thuash atij ? Po nuk është tallje, është një mënyrë për t’i thënë edhe demokratëve, ore shiheni, Luli është më i miri i tyre, pavarësisht të gjitha atyre ato që ka, ata si Luli nuk kanë pasur dhe s’kanë për të pasur se rezultati që morën me Lulin, ata nuk e arrijnë më.

Në 2021 ata kanë arritur maksimumin e mundshëm të tyre. Se për të na mundur ne, s’kanë si të na mundin, është gjynah me ia kërkuar dhe është gjynah dhe tw themi se nuk mundemi, jemi një forcë që jemi së pari, jemi një forcë qw çon gjërat përpara si askush tjetër, së dyti, jemi të organizuar si askush tjetër dhe së treti, shikoni këtu; shikoni, ja urdhëro. Kjo është hiq Ulsiun dhe mua, ne jemi tip hudhrash në atë gjerdan për të mos marrë sysh, por kjo është parti e re. Kjo është parti e re. Tani thonë që kanë dalë ca parti të reja. Po ça të reja? 17 kishin për dekriminalizim, ça të reja? Unë vetë personalisht, të rrimë shtrembër e të flasim drejt, nuk mendoj që ata janë bashkëpunëtorë të krimit, po mbushur me njerëz problematikë listat.

Ata s’e kanë ditur se ato janë parti merr babën, merr nonën, merr çunin e tezes, mbarojnë dhe kushërinjtë pastaj hajde kë të shkojmë të kapim ndonjë tjetër. Kap këtej, kap andej dhe ju dalin dhe atyre kukumjaçka, iu dalin lloj-lloj insektesh nga ato me probleme që i kemi hequr vetë në të shkuarën.

Problemi është që kjo ështw e vetmja parti që është edhe partia më e re, por është edhe partia më e vjetër; ka edhe energjinë e të rinjve, ka edhe gjithë atë pasionin e të rinjve, ka edhe një prurje të re nga gjithë komunitetet e profesionet, etj , po ka dhe eksperiencën. Se është e sigurtë, se po ta heq Ulsiun nga ky grup, grupi duket më i bukur, në pamje.

Ulsiu mezi shihet, po ama i heq pikërisht eksperiencën dhe pastaj është një grup bukur me u pa, po nuk thua dot ‘’hajde qeverisë’’ sepse janë dy gjëra të ndryshme, kështu që ne nuk mundemi dot. Por në këtë rast beteja e 11 majit nuk është se mos vijnë na mundin. Ne nuk mundemi dot. Është gjynah me tja kwrkosh. Ata janë akoma, e patë atë që tha ‘’në 11 maj tavolina juaj do jetë kështu. Në 12 maj- tha, tavolina do jetë plot’’. Ata janë akoma… shohin ëndrra, siç thoshte ai tek “Lulëkuqet mbi mure’’, ëndrra me gjellë pasanikësh.

Ne problemin e kemi që në 11 maj, Shqipëria që del nga zgjedhjet, duhet t’i japë një mesazh shumë të fortë Europës. Unë nuk mendoj se ça do shoh unë me Ulsiun, me Pjerinin, me ju etj, që do dalë këtu nga Lezha, nga Kurbini, nga Mirdita apo nga Gjirokastra. Unë mendoj çfarë do perceptojnë ata që janë tek ajo ‘’shtëpia’’ ku duam të hyjmë ne. Dhe prandaj dhe fushata jonë është me të dy flamujtë, prandaj dhe mesazhi ynë kryesor është “Shqipëria në BE’’ dhe ata e dinë shumë mirë, i ndjekin. Ndjekin ata gjithë ç’ka ndodh aq më tepër një vend që po mendojnë ta marrin brenda dhe në rast se shqiptarët me atë votë thonë “ jemi më shumë sesa shumica normale që ka forca që qeveris sepse duam Shqipërinë në BE’’, atëherë kjo na jep ne, shumë forcë në negociata dhe na jep ne shumë shpejtësi në anëtarësim.

Këtë duhet të kuptojnë ata që kanë votën në dorë dhe që rrinë akoma mendojnë se çfarë duhet të bëjne. Ata harrojnë për një moment. Do ta harrojnë fare fanellën, logon, dreqin e të birin, e duhet të shkojnë tek 5 për t’i thënën BE-s, ne jemi të gjithë bashkë dhe duam Shqipërinë në BE, duam pasaportn europiane të Shqipërisë. Po e mira kolektive, se mirë ajo personalja ua thashë, merr pasaportën, po e mira kolektive cila është? Po ikni në Be ju tani? Mirë e bëni se boll dëgjuat tani, shkoni në BE, po vetëm se do ktheheni prapë se nuk ndaloni dot atje, e sqaruam atë punë. Po këtu do vish prapë, ku do shkosh? E mira kolektive është që me hyrjen në BE, Shqipëria merr një buxhet ekstra, pra ju doni më shumë me të drejtë; doni më shumë për gjithçka, me të drejtë, doni, duke filluar nga pensionet e gjyshërve apo të prindërve që duhet të jenë më të larta. Doni më shumë investime, doni shërbime më të mira, i doni të gjitha. Po të gjitha këto kushtojnë dhe të gjitha këto ne i bëjmë me taksa dhe ne kemi taksat më të ulëta në rajon, ne jemi i vetmi vend në Europë që biznesi i vogël nuk ka taksë, zero e ka taksën. Atëherë, si? Kur ishte COVIDI-i shumëkush shkruante “Shihe grekun, greku po i jep këtë, greku po i jep atë”. Greku në fakt nuk jepte asnjë gjë më shumë seç jepnim ne. atë pjesën ekstra e jepte BE-ja sepse kështu funksionon BE-ja. Pra, nëse sot kthejmë kokën mbrapa dhe shohim sa kemi marrë ne nga BE-ja total është diçka më shumë se 1 miliardë, në gjithë këto vite qeverisje, diçka më shumë se 1 miliardë. Në momentin që bëhemi anëtarë të BE-së, më shumë se 1 miliardë janë në vit që i marrim nga BE-ja, çdo vit nga 1 miliardë dhe nëse këto 1 miliardë e kusur që kemi marrë është 90% kredi dhe 10% grant, me futjen në BE është 90% grant ai 1 miliardëshi i përvitshëm dhe vetëm 10% kredi dhe aty brenda janë fonde ku e ku më të mëdha për arsimin, për teknologjinë. Vetëm bujqësia, dëgjojeni këtë se është vërtetë shumë kuptimplotë. Ne në gjithë këto vite nga BE-ja për bujqësinë kemi marrë mbështetje më pak sesa 200 milionë euro, gjithmonë me atë raportin që thashë të kredive me grante. Më pak se 200 milionë në gjithë këto vite, në momentin që ne bëhemi anëtarë të BE-së janë vetëm 300 milionë në vit vetëm për bujqësinë. Është ndryshim shumë i madh kështu që a mundet tani ta vëmë ne në diskutim këtë që “Shiko se PS-ja, se këta, se ata, se gjyshi im, se stërgjyshi im e kanë vrarë komunistët, ai ka qenë në burg”. Po ju them që asnjë gjysh e asnjë stërgjysh që ka qenë në anën tjetër të luftës dhe ka qenë për idealizëm apo që është persekutuar për idealet e veta dhe sot është në botën tjetër, kurrë, kurrë nuk do ta vinte në diskutim që t’i thoshte nipit e mbesës “Të keqen gjyshi shko e hidhe votën tek këneta” kurrë. Përkundrazi do thoshte “Pavarësisht se çfarë bëjnë partitë tona këtu, ne na duhet Shqipëria në BE’ dhe pikë.
Në fund do t’ju them këtë, se kjo është kulmi; unë jam krenar për shumë gjëra që ne kemi bërë por nëse ka një gjë për të cilën unë besoj që ne të gjithë, socialistët, progresistët, kjo familje do jemi krenarë shumë vite më vonë është ajo që po ndodh me drejtësinë, pikërisht ajo për të cilën gjithë bufat e mëdhenj dhe të vegjël na tregojnë me gisht ne. Ky në burg, ai në burg, ky në burg e ai në burg. E vërteta është që për herë të parë, që kur shqiptarët u bënë me shtet, që kur ky flamuri u ngrit në Vlorë dhe u bë qeveria e parë, për herë të parë në historinë e shtetit tonë ka një shfaqje të duarve të drejtësisë pa prangat e pushtetit politik dhe për herë të parë jo vetëm po flitet por dhe po shihen ushtrimet e para të përpjekjes për të vendosur barazinë përpara ligjit, ndaç me qeveritë përpara sesa të shpallej mbretëria, ndaç në mbretëri, ndaç në diktaturën komuniste, ndaç më mbrapa me bufin kur ishte djalë i ri, drejtësinë e ka pasur në dorë vetëm një njeri; ai që ka qenë i pari i qeverisë dhe prandaj i burgosuri i fundit politik në Shqipëri është Fatos Nano sepse e futi në burg bufi i kënetës duke urdhëruar drejtësinë që të bënte një çmenduri politike.
Sot ne, pushteti politik nuk e kemi më drejtësinë nën kontroll dhe nuk e kemi nën kontroll jo sepse dolën disa trima dhe gjetën rrugën për të bërë heroizma por nuk e kemi në kontroll sepse me vullnet të plotë kemi bërë një reformë që ia kemi hequr kontrollin e drejtësisë politikës dhe e kemi mbështetur drejtësinë e re, e kemi mbështetur SPAK-un, e kemi mbështetur Gjykatën Speciale pa kushte.
Altin Dumani nuk lindi këto 3 vjet, ka qenë këtu, nuk u bë prokuror këto 3 vjet, nuk e sollën nga Hëna as nga Amerika e as nga Europa, nga Shupenza ku ka lindur, ka bërë shkollën në Shqipëri, ka hyrë në sistemin e drejtësisë shumë vite përpara. E kishit dëgjuar ndonjëherë ju Altin Dumanin? Kishit dëgjuar ndonjëherë ju, kishit parë ndonjëherë që është një Altin Dumani që thirri këtë e thirri atë? Po ndonjë tjetër kishit dëgjuar ju që thirri këtë e thirri atë, po hetohet ky e ai, kishit parë ju, jo ju, por pyesni gjyshërit në shtëpi, “O gjysh, ke parë ti ndonjëherë ndonjë ministër, ndonjë deputet, ndonjë ish president, ndonjë ish kryeministër, ndonjë ish zëvendës kryeministër, ke parë ndonjë nga këta që i shohim ne në televizor që të shkojë tek prokuroria dhe tu japë përgjigje prokurorëve dhe pastaj prokurorët ta marrinë ta fusin në burg, ke parë?” dhe gjyshi do thotë “Nuk kam parë ndonjëherë” se nuk ka pasur. Janë futur në burg ministra por me urdhër, janë pushkatuar, janë varur, me urdhër nga i pari.
Sot është diçka krejt tjetër.
Tani, ne duhet të jemi krenarë për këtë apo duhet të themi “Shiko se vërtetë ke të drejtë” dhe të ikim? Ne duhet të jemi shumë krenarë për faktin që për herë të parë po i japim popullit shqiptar, këtij kombi dhe këtij shteti mundësinë që të shohë se barazia përpara ligjit mund të bëhet realitet edhe këtu në Shqipëri dhe përpara ligjit si njeriu i panjohuri në Milot ashtu dhe më i njohuri në Tiranë janë të barabartë dhe madje ai që është i panjohur në Milot, përsa kohë është në rregull me ligjin nuk i hyn gjë në këmbë ndërkohë që ai në Tiranë, qoftë edhe në majë, në qoftë se shkel ligjin dhe në qoftë se fut duart në xhepat e popullit shkon përgjigjet përpara një drejtësie që pushteti politik nuk e kontrollon dot sepse nga një anë lufto korrupsionin, nga ana tjetër “Ku i ke shokët”.
Ajo është e bukur fare, ai tek pull vjen vërdallë nëpër Shqipëri më thotë mua ku i kam shokët. Shiko sa shokë kam unë këtu. Po nuk ka rëndësi, ata që merren me ne, që rrinë e numërojnë. Ne kemi pasur në këto tre mandate 60 ministra. Po t’i hysh e t’i numërosh nuk bëhen gishtat e një dore por edhe sikur të ishin dyfish, edhe sikur të ishin tre fish cila do ishte e vërteta. E vërteta do ishte që kjo është ajo që ne po bëjmë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk po shohim si me pushtetin që kemi ti mbajmë të gjitha pushtet të lidhura pas vetes dhe pastaj ta lëmë Shqipërinë jashtë rrugës ku në fakt e kemi futur dhe duam që Shqipëria të eci për tu ngjitur në majë e për tu bërë anëtare e Bashkimit Europain me barazi para ligjit.
Tani e keni shumë të thjeshtë, bufi i kënetës thotë ma jepni votën mua me 11 maj, me 12 maj unë do të shkri SPAK-un, ndërkohë që Altin Dumanin e ka marrë me libër shpie, bashkë me gjithë kënetën apo jo? Që do të thotë që nëse nuk e fusim Shqipërinë në BE tani, barazia para ligjit mund të mbetet një operacion i dështuar dhe Shqipëria mund të kthehet prapë aty ku ishte. Kush do e pengojë nesër pasnesër nëse vjen dikush tjetër në vendin tim, ose nëse ndodh diçka që ne nuk e dimë sot dhe hajt se po fillojmë nga e para. Ka vetëm një forcë që e pengon, Bashkimi Europian. Momentin kur futesh në atë familje s’të lë më njeri të vësh në diskutim lirinë individuale të njerëzve dhe nuk të lë njëri ta çosh nëpër mend të futësh duart tek drejtësia, nuk ndodh.
Kështu që doni një Shqipëri ku liria juaj mos të vihet kurrë në dyshim nga askush, votoni, jo votoni po mobilizohuni që shumë shokë e shoqe të tuajt të vijnë bashkë me ju 11 maj.
Doni që barazia e para ligjit të mos jetë një ushtrim i dështuar, po të jetë një fakt i konsoliduar edhe përmes vështirësive, lajthitjeve, gabimeve që normal i bëjnë edhe ata se janë institucione të reja, përsëri keni vetëm një rrugë, merrni gjithë shokët e shoqe, ngrini lagjen në këmbë dhe shkoni në 11 maj.
Doni që kurrë më, kurrë më, askush, le të flasë ç’a gjuhe dojë, le të jetë nga shteti më i madh që dojë, të mos iu shohi dot nga lart poshtë, po minimumi t’iu shohi në sy dhe ta shihni në sy, edhe ta vendosni ju nëse do të keni apo s’do të keni marrëdhënie me të dhe nuk e vendos dot ai se ik se je shqiptar.
Doni të jeni europian të barabartë me të gjithë europianët dhe të të merrni makinën nga qendra e Lezhës dhe të shkoni në qendër të Lisbonës, e mos iu ndaloi asnjëri edhe të ktheheni prapë, po doni, po doni të rrini atje, atje doni, i doni gjitha këto. Ka vetëm një mënyrë, mos i vini në diskutim, duke i ndejt larg kutisë së votimi me 11 maj, po shkoni me 11 maj, merrni, ngrini gjithçka keni rreth e rrotull, edhe prapë aty ke 5-sa.
Dhe fjala ime e fundit është mos e merrni këtë histori lehtë, mos e merrni gjithë këtë që kemi sot në dorë, si një gjë që do ta kemi në dorë, pavarësisht se ç’a bëjmë ne. Mos lejoni që ky zog që ka ardhur në dorë të kombit shqiptar, të popullit shqiptar, të shtetit shqiptar, që është zogu i lirisë, i barazisë së para ligjit, i standardeve demokratike të bashkëjetesës dhe i mundësisë për të qenë pjesë e një familje të madhe, ku ata më të fortët ndihmojnë, ata më të vegjlit të na nga dora, na iki nga dora, se nuk dihet se kur vjen vrap.
Shqiptarët nuk e kanë humbur njëherë, e kanë humbur më shumë se një herë trenin e historisë, duke u marrë me njëri-tjetrin dhe duke u marrë me, se treni i historisë nuk është si treni që vjen edhe shef. Treni i historisë duhet ta ndjesh, duhet ta kuptosh, edhe duhet të mos e lëshosh. Kështu që në 11 maj kutia e votimit është vagoni i trenit të historisë. Duhet patjetër ta marrim dhe pastaj i kemi bërë shërbimin më të madh këtij vendi.
Skënderbeu e ka këtu, sa është, 100 metra, 100 metra larg këtu e ka varrin dhe këtu përkujtohet, e këtu bëhen ceremonitë, e këtu kur Skënderbeu i doli për Zot Europës s’kishte Bashkim Europian, ishte diçka tjetër komplet. Megjithatë, ai i vuri gardhin këtu perandorisë. Pse? Sepse Skënderbeu e ndjeu, e ndjente, e dinte që me ata andej nga perëndimi është rruga jonë.
Pastaj erdhën rilindasit, s’kishte BE. Kur Naim Frashëri tha: “Për ne, dielli lind andej nga perëndon”, iu tha shqiptarëve, drita e diturisë, edhe drita e së ardhmes, është andej.
Dhe kur dolën shqiptarët në rrugë në ’90 e duam Shqipërisë si e gjithë Europa është i vetmi vend ku është bërë revolucioni antikomunist që është përdoru kjo parullë. Që duam të jemi si gjithë Europa, e ndjenin që është aty, sepse vetëm aty dhe vetëm duke qenë aleatë me ta dhe sot Europa është dhe lindje dhe perëndim dhe vetëm duke qenë pjesë e asaj familje, ne nuk do na lëvizi dot më njeri që të na bëjë zbor këtu në atdheun tonë dhe për herë të parë që nga 1983 një anketim i bërë për mbështetjen për Bashkimin Europian në të gjithë vendet e BE-së ka dalë më lartë sesa të gjitha anketimet e bëra pas 1983, kur është bërë anketimi i parë. E dini pse? Sepse edhe ata që janë atje, që për një kohë të gjatë filluan gërr-vërr, jo ç’na duhet Europa, jo po dalim, jo po ikim, jo po pse, edhe ata i kanë kuptuar që në këtë kohë të turbullta, duhet me qenë të gjithë bashkë aty, se aty është e garantuar edhe paqja, edhe siguria. Pra, 11 maj, po sa e ke hapa të gojët, moshat liga se atë po mendosha, thashë, nuk iki nga podiumi, po s’hapi gojën njoni për shans, tani të na marri të keqen, syri i keq.
Shumë faleminderit!