Kryeministri Rama në takimin me strukturat e Partisë Socialiste:
Ky është një moment historik për Europën, edhe për ne dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë dritare që është hapur që të vendosim Shqipërinë në tryezën e Bashkimit Europian.
Tani, kjo nuk është një fjalë goje dhe nuk është as abstrakte, sepse ka shumë gjëra që ne kemi gojë plot të themi, shumë gjëra.
Isha në Kombinat me Anuelën, me Blendin, patjetër që aty qartësisht ka probleme, por ama aty po punohet dhe po ndërtohet dhe po krijohen kushte të paimagjinueshme për një shtresë shoqërore familjesh, që përndryshe kurrën e kurrës nuk do arrinin dot të kishin shtëpitë që do të marrin, dhe që po i marrin dhe që do të marrin me rindërtimin dhe po i marrin falas. Dhe ishte një zonjë atje që më tha: – Unë kam djalin në Itali, është sëmurë, edhe i thashë -Po në Itali, aty ku është djali, kanë rënë tërmete para 30 vjetësh, para 20 vjetësh, para 10 vjetësh dhe njerëzit janë akoma nëpër rulota dhe Italia është vendi i G7.
Në Turqi ku ka pasur fatkeqësi të mëdha të kësaj natyre, reagimet kanë qenë shumë më shembullore se në Itali, por ama nuk ekziston, nuk ndodh shtëpi falas, nuk ndodh. Janë të gjitha me kredi e me qera. Patjetër që ekonomia jonë kërkon akoma kohë për t’u bërë e prekshme nga të gjithë, por ama 117 mijë subjekte kishte Shqipëria kur ne e morëm detyrën, 250 mijë ka sot, subjekte private. Gati dyfishuar subjektet private në Shqipëri në këtë periudhë.
Ne kemi pasur një sistem, kur kemi marrë detyrën, ku për çdo pagë kishte një taksë 10%.
Pastruesja e kryeministrisë paguante 10 % nga paga e vet, taksë, pa llogaritur sigurimet shoqërore dhe sigurimet shëndetësore.
Sot, 57 % e pagave nuk kanë asnjë taksë. 57% e pagave nuk kanë asnjë taksë, 36 % e kanë taksën nga 4 deri në 10 % dhe e dini ç’ka ndodhur me këtë? Ka ndodhur që ne kemi hequr dorë, pra, kemi hequr nga arka e shtetit 140 milionë euro në vit, që i merreshin nga paga atyre që paguheshin më pak, edhe i merrte buxheti i shtetit. Ne nuk i kemi marrë më 10 vjet rresht. Janë 1.4 miliardë euro, që në vend se t’i merrte shteti, ia ka lënë njerëzve në xhep.
Tani unë e di që e mira s’ka fund, unë e di që, kur vjen puna tek ekonomia, nuk është asnjëherë shumë mirë dhe në asnjë vend të botës nuk thonë: – O jemi shumë mirë. Patjetër që kjo është një betejë e përditshme dhe e vazhdueshme. Por ama, le ta ngrejë dorën kush e mendonte që ne do të arrinim që të kishim sot pagën mesatare në sektorin publik 930 euro. Le ta ngrejë dorën, e të më thotë mua: – Po unë e kam menduar! Dhe në sektorin privat, po ashtu pagat po rriten me shpejtësi, pavarësisht se aty problematika është që nuk janë të gjitha ende të deklaruara ashtu si duhet.
Tek biznesi i vogël ne kemi të vetmin, të vetmin biznes të vogël si kategori pa taksa.
Nuk e ka asnjë vend në Ballkan, leje pastaj Europën, se mos ta diskutojmë kot, se aty taksat janë të këpusin në mes. Nuk e ka asnjë vend në Ballkan, pa taksa dhe nëse në kohën kur ne morëm detyrën, biznesi i vogël quhej një biznes me xhiron deri në, asokohe, 35 mijë euro, sot është deri 140 mijë euro xhiro, pa taksë, zero taksë deri 140 mijë euro.
Pra, këto janë hapa të padiskutueshme të një ekonomie që na jep mundësinë… Si i bëjmë ne, si arrijmë ne të shkojmë nga një bonus për pensionistët që ishte 50 mijë lekë vjetra, si shkojmë ne në një bonus si ai që dhamë i fundvitit, që në totalin e vet ishte 100 milionë euro? Po si mund të bëjmë ne dy bonuse njërin pas tjetrit? 60 e kusur milionë euro ky i dyti, sepse na jep mundësinë ekonomia. Se ne nuk presim lekë, janë paratë që mbledhim nga puna, nga prodhimi, nga të ardhurat. Janë mjaftueshëm? – Jo nuk janë mjaftueshëm, por ama janë më shumë në mënyrë domethënëse më shumë seç ishin.
Dhe në këtë, në këtë rrugë janë shumë gjëra që, që janë arsyet për të gjithë ne e para për t’u ndjerë, mirë që me cilindo na del përpara, të ballafaqohemi të themi, po, po, dakord, kjo.
Nuk është mirë, kjo nuk është mirë, kjo nuk është mirë, nuk diskutohet. Se po të ishin të gjitha mirë, ia linim dikujt tjetër të vazhdonte, po pikërisht, pse nuk janë mirë, ne jemi këtu për t’i bërë akoma mirë, por ama… Më falni, po ne kishim një sistem elektroenergjetik që në këtë orë deri një dekadë më parë, në këtë rrugë këtu, për të ardhur për të bërë këtë mbledhje, duhet ta bëje me shoqërinë e qemanes së gjeneratorit dhe kur dilje në rrugë në këtë periudhë të vitit, duhet të dëgjojë gjeneratorët që i mbanin nisur njëri-tjetrit, sepse 50% e miletit nuk e paguante energjinë.
Sot kemi arritur në 100 % arkëtime. Dhe nga ana tjetër kemi bërë uljen e parë të çmimit të energjisë, që nga viti 1990. Energjia vetëm është rritur, është rritur, është rritur. “Jo, po u këputët ju, se e ulët një lek”. Po, ulëm një lek, në nëntë lekë, nuk ulem një lek në një mijë lekë. Nga 9.5 u bë 8.5, pra u ul 10. 5%. Ky 10.5% në çdo kilovat, në fund fare për një pensionist, për një familje me të ardhura të ulëta është shumë. Pa llogaritur këtu, që ne denbabaden pensionistëve kryefamiljarë ia u subvencionojmë një pjesë të madhe të energjisë elektrike, se flasin njerëzit “energjia elektrike, ilaçet, po në qoftë se i shohim se çfarë bën shteti, çfarë bën kjo qeveri që te energjia për pensionistët, te ilaçet, janë 120 milionë euro që shteti paguan për ilaçet që të jenë të rimbursueshme dhe që të mos bien në kurrizin e njerëzve, e bën shteti atë punë. Vijmë ujë, “Tiranë s’ka ujë, Tiranë s’ka ujë”.
Tiranë ka 24 orë ujë në 67% të territorit të vet. Në 67% të territorit të vet ka 24 orë ujë, dhe ky nuk është opinion. Ky është fakt i lexueshëm në të gjitha faturat e ujit. Dhe ka 17 orë mesatare në pjesën tjetër të territorit, sepse Tirana nuk është më bashkia e vogël, por është gjithë kjo, gjithë ky territor i madh. Mirëpo, po t’i kthehemi pak historisë, nuk ka pasur kurrë ujë 24 orë në fshat, as Tirana dhe asnjë vend tjetër i Shqipërisë nuk ka pasur. Dhe akoma janë ca që shkruajnë, “akoma flisni për ujë, akoma flisni për drita, akoma flisni për rrugë”. Po për çfarë të flasim, për raketa? Ne nuk është se kur morëm detyrën, na e dhanë Shqipërinë me një bazë raketash, që i kishin çuar në Hënë dhe na ra ne t’i çojmë në Mars. Kur ne e morëm detyrën në Shqipëri kishte vetëm katër zona, në gjithë Shqipërinë me furnizim 24 orë me ujë, sot janë 43 zona urbane që e kanë ujë 24 orë, janë 98 zona të tjera rurale që kanë ujë njëzet e katër orë dhe ka plot akoma patjetër se nëse do të donim të bënim ujë 24 orë për të gjithë territorin e Shqipërisë, duhet të linim pa bërë shumë e shumë gjëra të tjera se bëhet fjalë për miliarda jo për miliona, por ama, mbulimi me ujë njëzet e katër orë i pjesës më të madhe të popullsisë dhe në zonat më të përqendruara, është mënyra se si ne kemi ecur me investimet.
Tani, këto janë të gjitha gjëra që janë gjëra të bëra dhe që natyrisht janë një bazë shumë e mirë për të kuptuar se sa shumë gjëra që duhen akoma, mund të bëhen tani më shpejt dhe më thjeshtë sepse është vënë një bazë shumë shumë e mirë, po ndërkohë ama, përtej gjithë ç’a them unë, e përtej gjithë ç’a thonë të tjerët, e ç’a themi ne, ç’a thonë ata, e ç’a thonë këta, e ç’a thotë ky, e ç’a thotë ai, si ka mundësi që ne nga vendi më i shpërfillur, më i pakonsideruar në procesin e afrimit dhe të anëtarësimit në Bashkimin Europian, sot konsiderohemi vendi pararojë në këtë proces?
Bashkimi Europian nuk bën dhurata dhe nuk bën politikë në këtë proces, por bën vetëm hesape. Pastaj vjen politika. Politika, madje që të jem i saktë, përdoret për të penguar, jo për të nxitur dhe afruar. Kur ti i ke bërë detyrat dhe atyre nuk i vjen përshtat sepse kanë ca halle të tjera, thonë jo se si ke bërë mirë, edhe të lënë aty të presësh, siç na lanë ne nja tre vjet që të kapërcenim nga kandidati në negociata, po politikë që të thotë “s’ka problem se nuk e ke bërë këtë, por ne na duhesh dhe do të afrojmë”, kjo nuk ekziston. Nuk ekziston. Të ishte se do ekzistonte, do kishin afruar Ukrainën. S’është Ukraina më afër se sa ne. Pse jemi ne më afër? Sepse kemi bërë detyrat dhe e dini pse sot flitet për korrupsionin më shumë sesa ç’flitej më parë? Jo se ka më shumë korrupsion, por sepse është e provuar, e studiuar, e analizuar, e shkruar, që kur një vend dhe një shoqëri angazhohen fort në luftën kundër korrupsionit, ndodhin dy gjëra përpara se sa të kapërcehet kjo fazë. E para, rritet perceptimi i korrupsionit se flitet më shumë për korrupsionin dhe dyta rezultatet, objektivat që arrihen mbulohen nga një zhurmë shumë e madhe dhe nga një thashethemnajë shumë e madhe, që është ajo që ne jetojmë sot, dhe këto nuk i them unë. Janë të studiuara, të shkruara, të analizuara.
Tani, nëse ka korrupsion, ku ka korrupsion? Korrupsion ka në garat për fondet, tenderat apo jo? Ajo është një nga zonat më të prekura nga korrupsioni, sepse bëhet fjalë për shpërndarjen e parave.
Sot – nuk e themi ne këtë, po e thotë Bashkimi Europian, përmes strukturës së vet, që merret me analizën faktike, jo me gazetat dhe me portalet dhe me kanalet, – Shqipëria është e para në klasifikimin e integritetit të prokurimeve publike në rajon dhe është me diferencë. Ne jemi 80 pikë, vendi i dytë është 71 pikë, 71 pikë, që është Mali i Zi, që është bashkë me ne, më afër derës së anëtarësimit. Pastaj vijnë të tjerë. Ne jemi të parë në prokurimet publike. Nuk kemi qenë në këtë pozicion, kemi qenë ibret. Sot jemi të parët. Ku është tjetër? Është tek të gjitha ato radha e histori që për një certifikatë paguheshin lekë përpara se shkohej aty tek kopshti, te njësia pesë. Një tmerr i madh, “jo kam letër, jo s’kam letër”. Hajde, nesër”, “jo s’punon printeri, s’kam bojën e printerit” radhë e gjatë, për të marrë një dokument që ti ekziston. Të gjitha këto nuk ekzistojnë më. E dini se janë 47 milionë të llogaritura, 47 milionë kontakte për të marrë një dokument me e-Albania, që tani merret edhe nga brenda dhe nga jashtë. Tani ata që janë jashtë në diasporë, nuk ka nevojë fare të vijnë në Shqipëri për të bërë letra të caktuara. I bëjnë me telefon edhe nga Australia. 47 milionë kontakte që më parë ishin, “jo më jep ndonjë gjë, jo të jap ndonjë gjë, jo prit, jo hajde, jo fut mik”, por natyrisht që unë nuk e kam se si ta mohoj që të kemi akoma një problem jo të vogël me hipotekën.
Tani, pyetja është, ky problemi që kemi me hipotekën është një arsye për ta votuar Partinë Socialiste apo është një arsye për të mos e votuar Partinë Socialiste? Kjo është pyetja. Dhe më duket mua që kjo pyetje është, nuk do as mënd, as kalem, se në qoftë se nuk e voton Partinë Socialiste, nuk ka shans që në këto dy vite e pak të mbetura për të plotësuar përfundimisht objektivin e transformimit komplet të Kadastrës në një shërbim nga A-ja tek Zh-ja digjital, siç kemi ato të tjerat, sepse e kemi angazhim me Bashkimin Europian këtë gjë, të vijnë ta bëjnë të mosozotshmit. Kush ta bëjë? Këneta ta bëjë? s’ka shans. Nuk mund ta humbi Shqipëria këtë moment. Besoni, është momenti kyç në historinë tonë. Ne duhet të jemi aty, duhet të jemi gati, siç kemi qenë deri tani. Dy letra të tjera na kanë ardhur në fund të janarit, në fillim të shkurtit, për të hapur prapë dy grup-kapituj të tjerë, pra faktikisht kemi bërë hapjen më të shpejtë të kapitujve nga të gjithë vendet e tjera krahasimisht, sepse po ia bëjmë hyzmetin shumë fortë kësaj pune që të arrijmë është hapur një derë, duhet të hyjmë brenda. Dhe kjo është diçka që unë personalisht, sinqerisht, personalisht, unë e përjetoj si hakmarrje.
Hakmarrje për të gjitha llojet e poshtërimeve që na janë bërë njëqind vjet. Për faj të tyre, për fajin tonë, nuk ka pikë rëndësie. Hakmarrje për gjithçka kanë hequr shqiptarët, ç’keni hequr ju bashkë me mua e të tjerët, nuk ka rëndësi, qoftë dhe njëherë, duke kaluar atë kufirin atje me pashaportën, duke të parë ai kështu sikur për shef një bandit dhe mbi të gjitha hakmarrje për fëmijët tanë.
Duhet të fusim Shqipërinë në BE. Ai moment ndryshon gjithçka. Është një ndryshim kolosal, sepse nga ai moment është njësoj sikur hyre, u bë martesa, hyre në shtëpi dhe aty je pjesë e shtëpisë. Dhe nuk të sheh dot njeri nga lart-poshtë, sepse siç të bllokojnë sot fqinjët, se kështu i teket del njëri dhe e bëjnë hero, edhe pastaj të lënë ty një vit që “jo, po s’e shiko se do të bësh..”. S’të bëjnë më dot asgjë, je komplet i barabartë, nuk varesh më nga asnjëri. Patjetër që ka gjëra që nuk shkojnë, por ama duke filluar nga kjo e korrupsionit, kjo është gjëja më e tmerrshme. Është më e tmerrshmja që ne ta pranojmë pa luftë, që të na kërkojnë ne hesap të tjerët, ne mund t’i kërkojmë hesap njëri-tjetrit, ju mund të kërkoni hesap, mua unë mund t’ju kërkoj hesap juve, brenda po brenda, po askush jashtë kësaj partie nuk na kërkon dot ne hesap, për luftën kundër korrupsionit, sepse çfarë po ndodh sot është lufta jonë. Nuk jemi ne viktimat këtu. Nuk është një luftë që na e hapi Amerika, se Amerika i tërhoqi ushtarët që kishte sjellë për të ndihmuar dhe për të mbështetur SPAK-un, ikën. Nuk janë më aty, se i tërhoqi nga gjithë bota. Ja ku është SPAK-u prapë aty. Kush e mban SPAK-un tani aty? Meqë e kishte sjellë Amerika, e mbante Amerika, i bënte Amerika këto. Kush e mban pastaj? E keni dëgjuar bufin e kënetës që thotë do ta shkrijë? Në qoftë se ne do ishim ata që përpiqen të na pikturojnë, ishte shkrirë SPAK-u sot. S’kishte nevojë fare. Një fishkëllimë bufit dhe kishte, e di si vinte, e di si vinte me ato flokët, sikur sapo ka zbritur nga motorri. Me zhaba, me zhapiqe, me bretkoca, me gjithë ushtrinë nga mbrapa për të shkrirë SPAK-un, por nuk ndodh kjo. Pse nuk ndodh? Jo se s’na lë Amerika, po sepse e kemi sjellë ne këtë punë deri këtu dhe e kemi sjellë jo sipas berihajit, sepse logjika më elementare s’kishin nevojë të kishe studiuar shkencë, logjika më elementare në qoftë se ti do të hysh në një reformë që do pavarësosh drejtësitë dhe do të hiqesh ti nga kontrolli, ti je i pari që do goditesh, sepse ti je në pushtet. Kush do goditet? Ti je në pushtet. Ata kanë disa kusure, ato të mëdha fare, që i dimë ne shumë mirë dhe ato kusure nuk harrohen. Unë ia u kam thënë me kohë. 21 janari është një nga ato krime që e ka treguar historia e botës, nuk ndëshkohen shpejt, por nuk harrohem kurrë edhe një ditë paguhen, po ja një, dy, tre kusure. Kusuret e tjera i ka ai që qeveris. Janë dy gjëra që duhen pasur parasysh. E para, e thotë gjithë literatura për këtë punë është e analizuar, e studiuar, e shkruar që kur në një vend, lufta kundër korrupsionit intensifikohet, rezultatet dhe perceptimi nuk përputhen. Pse? Për një arsye shumë të thjeshtë, sepse flitet korrupsion, korrupsion, korrupsion, futen në mes interesat politike. Çfarë argumenti tjetër kanë ata? Ata s’kanë asnjë argument. Dhe kur them “ata” kam parasysh të gjithë, kuak – kuak- kua- të, jo vetëm kënetën bojë blu. Kam parasysh të gjithë çfarë kanë tjetër. “Të hynë të gjithë në burg”, “të gjithë në burg s’ka më”, si s’ka më. Por ne kemi pas 60 e kusur ministra në qeveri. Dy ministra të dënuar, njëri i Partisë Socialiste dhe njëri i Aleatit Strategjik, ndjesë pas, në mandatin e parë. Pra, të mandatit të parët ata, njëri ende në gjykim, pra prezumimi i pafajësisë ekziston akoma, tjetri i arratisur për ti ikur drejtësisë. Kam harruar ndonjë? Mund të ishin edhe më shumë dhe prapë nuk do donte të thoshte fare që ne duhet të trajtohemi si njerëzit që duhet të paguajnë, pse në fakt hapëm kapakun e një pusete që ishte e mbyllur që nga 1912? Se në qoftë se ky është sebepi për të kundërvotuar Partinë Socialiste, atëherë duhet të na tregojnë një tjetër forcë politike, e cila që nga 1912, që ka bërë këtë që kemi bërë ne dhe tjetra është kush e garanton vazhdimësinë e kësaj? Të gjithë duam që kjo të vazhdojë. Të gjithë ju, të gjithë shqiptarët, ata që s’na votojnë. Një pjesë e madhe e tyre duan që kjo të vazhdojë. Ok, po kush e garanton? Ndërkohë, bufi e ka thënë copë, do ta shkrijë. Kush e garanton, ca të tjerë që tentojnë çdogjë se as kanë gjë në dorë as nuk do kenë gjë në dore? Këtë e garanton vetëm Partia Socialiste, nuk ka tjetër. Vazhdimësinë dhe pakthyeshmërinë e reformës drejtësi e garanton Partia Socialiste. Po e garanton Partia Socialiste dhe e blindon futjen në Bashkimin Evropian. Dhe bashkohen të dyja bashkë. Nuk është punë individësh më, është punë e një e një momenti historik kur ne e garantojmë reformën drejtësi dhe ecurinë e gjithë proceseve antikorrupsion, Bashkimi Europian i vë vulën, se aty pastaj s’bëhet fjalë të ketë kthim mbrapa.
Po tani thënë këto, si qëndron e vërteta lidhur me atë që thashë më parë? Që kur zhvillohen, kur ka faza lufte intensive kundër korrupsionit, perceptimi për korrupsionin përkeqësohet, ndërkohë që rezultati përmirësohet. Dhe kjo është fazë, sepse flitet vetëm për këtë, por rezultatet, jo të miat, pra jo ato që i them unë, po që i thotë Bashkimi Evropian dhe ndërkohë drejtësia do të bëjë gabimet e veta. Shqipëria ka qeveri që në 1912 dhe prapë krahasuar me qeveritë e Francës, Gjermanisë, Britanisë apo merreni, numërojini sa doni vende që kanë më shumë traditë, ne prapë jemi si qeveri, po themi, e kemi qeveri një institucion të ri. Llogaritet tani një drejtësi që për herë të parë në historinë e vet funksionon e pavarur dhe ku njerëzit e saj kanë një kulturë shumë, shumë pak europiane, një pjesë e tyre kanë dëshirën e madhe që të bëjnë gjënë e duhur, por nuk mjafton. Tani ndryshimi midis gabimeve që bën cilido tjetër, një gabim i Bashkisë X në mbjelljen e pemëve, në vend të mbjelljes brenda sezonit të mbjelljeve, i mbjellë në korrik, kushton njëqind pemë që thahen. Një gabim i një sistemi të ri drejtësie, që është totalisht i pavarur, por që ka mangësi të tjera, kushton jetë njerëzish. Kjo është një kosto shumë e madhe. Për ne, kur ndodh që e perceptojmë që këtu u shkel, është edhe dhimbja.
Mirëpo, kjo është politika, ky është misioni që është përtej personales.
Duhet ta përballojmë dhe duhet të vazhdojmë të këmbëngulim, që kështu duhet të jetë tani. Këto janë kosto, që përndryshe rruga tjetër është ktheu aty ku ishe dhe vazhdon loja.