Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi:
Mirë se ju gjejmë,
Mirënjohje dhe falenderime pafund,
Një falenderim i veçantë dhe gjithë grupi organizator i këtij takimi që për shumë patriot të mbledhur sot nga çdo cep i Athinës e qytet i Greqisë në këtë tubim të madh që do duhet të ishte gjëja më e thjeshtë në botë po të gjykosh nga sot sesa thjesht duhet të ishte organizuar ky takim kaq europian por fatkeqsisht kemi patur shumë vështirësi në mundësimin e këtij takimi.
Jemi sot me Edi Ramën kryeministrin e shqiptarëve në turin krenar për Shqipërinë që fillon këtu në Athinë e mëpastaj do të shkojmë në Milano, do të shkojmë në Londër, Dyseldorf, kudo ku ka shqiptarë për të folur me ta.
Për të folur me forcën e pamohueshme sociale dhe ekonomike që shqiptarët europianë kanë kudo në botë.
Sa keq që vetëm këtu patëm disa probleme, pengesa të çuditshme për organizimin e këtij takimi. Pengesa artificial, njëlloj si politika kërkon të krijojë konflikte në kundërshtim total me frymën, pjesëmarrjen, dëshirën e kaq shumë mijëra njerëzve. Kaq shumë mijëra njerëz duan që kjo të bëhej e politika përpiqej ta pengonte takimin.
Por sot nga kjo sallë e mbushur plot e përplot me europianë, jam i bindër që njëlloj siç kapërcyem ne duke folur, duke negociuar, duke iu kërkuar mirëkuptim autoriteteve, ne ja dolëm, dhe këtu doja të falenderoja kryetarin e bashkisë i cili na ndihmoi në organizimin e këtij takimi.
Kështu me këto negociata ne do duhet të zgjidhim dhe problemet e pakuptimta që politika krijon vetëm për arsye elektorale ndërmjet dy popujve tanë.
Ju vëllezër, shqiptarët e Greqisë jeni pasqyra më besnike e asaj që vërtet është populli shqiptar dhe Shqipëria reale përtej llogoreve dhe konflikteve politike. Ju i treguat popullit grek sesa të ndryshëm ishit nga imazhi i rremë me të cilin ju nxiu balta politike dhe mediatike e viteve 90’. Ju dëshmuat se mes shqiptarëve dhe grekëve të zakonshëm nuk ka asnjë arsye për t’u parë me dyshim, për t’u paragjykuar me inat apo për t’u gjykuar me syzet e errëta të përbuzjes nacionaliste.
Ju jeni sot shembulli i integrimit nëpërmjet punës. Çdonjëri nga këtu është punëtor i mirë.
Ju jeni sot shembulli se dija dhe vullneti për të fituar të drejtën e qytetarisë ju ka sjellë këtu si qytetarë të lirë europianë.
Sot askush nga ju, asnjëri nga ju nuk mund të shikohet nga lart poshtë dhe kushdo e bën këtë gabim, e bën vetëm për arsye të verbëra nacionaliste.
Shqipëria të nderuar miq është njëlloj si ju. Shqipëria e do Greqinë aleate dhe partnere të ngushtë në rrugën e përballjes dhe rritje të mirëqenies nëpërmjet dy popujve tanë.
Shqipëria sot nuk është ajo edhe e para dhjetë viteve më parë. Shqipëria sot qëndron drejt, shikon drejt dhe flet me zërin e sovranitetit të saj dhe me dorën e shtrirë të miqësisë ndaj popullit vëlla grek.
Shqipëria sot është shtëpia e dytë e çdo qytetari nga çdo vend mik dhe fqinj padyshim dhe shumë grekëve që vizitojnë Shqipërinë tashmë për turizëm.
Miq dhe vëllezër ne e dimë se ju keni problemet dhe hallet tuaja, siç kanë dhe grekët hallet e tyre, siç ne kemi në Shqipëri plot halle por siç kanë dhe minoritarët grekë në Shqipëri.
Por ne jemi krenarë se kemi bërë shumë nën drejtimin e Edi Ramës dhe kësaj qeverisje për të ndryshuar në aspektet pozitive raportin me ju.
Ashtu sikundër dimë se shumë kemi për të bërë sidomos në kuadër të shërbimeve që institucionet tona, ambasada jonë këtu, shërbimet konsullore dhe shteti shqiptar do të duhet t’ua ofrojë vëllezërve dhe motrave, bashkëatdhetarëve kudo që ata ndodhen.
Ashtu sikundër dimë dhe disa miq ma thanë dhe sot në takim se përsëri keni probleme, keni probleme me pronat, me hipotekat, me legalizimet e shtëpive të vjetra para viteve 90’ në zonat rurale të Shqipërisë, në të gjithë Shqipërinë duke filluar nga Mirdita e deri në Himarë.
Prandaj ne sot këtu, duke kuptuar fare qartë se këto probleme pengojnë dhe shumë prej jush për t’u bërë investitorë të drejtpërdrejtë në pronat tuaja në Shqipëri, ju premtojmë nga kjo sallë e mbushur plot se shumë shpejt qeverisja jonë do të zgjidhë problemin e pronave për të gjithë ju.
Të nderuar patriotë me vizionin e Shqipërisë 2030 ne ju shohim ju, të gjithë ju motra e vëllezër emigrantë shqiptarë si investitorë të kursimeve tuaja në radhë të parë në zhvillimin e industrisë sonë të re të turizimit përmes destinacioneve të ekselencës ku investimet në bujtina apo agro-turizëm janë xhevahir në kurorën e Shqipërisë 2030 që padyshim do të jetë kampione e turizmit në Ballkan.
Miq, motra dhe vëllezër, më e mira është gjithmonë përpara. Shqipëria ka nevojë për të gjithë ju dhe që t’ju kthejë me shumë krenari atë çfarë 30 vite ju keni bërë duke ndihmuar familjet tuaja, duke ndihmuar Shqipërinë në kohë të vështira.
Besim dhe kurajo për ta bërë së bashku Shqipërinë e 2030-ës vendin europian që qëndron ballëhapur krah vendeve të tjera të Bashkimit Europian, krah për krah me Greqinë në Bashkimin Europian.
Miq, në fund dua të them se jemi ne të parët, socialistët e Edi Ramës, që kemi dëshiruar përfshirjen tuaj në vendimmarrjen e madhe të zgjedhjes parlamentare dhe forcave qeverisëse në Shqipëri. Jemi ne që nëpërmjet votës tuaj në distancë do të duam të krijojmë mundësinë e sinqertë për të bashkëpunuar në këto procese zgjedhore.
Prandaj miq mos dëgjoni sharlatanë që s’kanë asgjë në dorë e që nuk përfaqësojnë asgjë që shfaqen në rrugët e Athinës si profetë apo kudo duke premtuar se do të sjellin ato votën e emigrantëve. Por mos dëgjoni dhe të paudhët që po plaken shumë keq dhe nuk kanë asgjë në dorë që kërkojnë të thonë se Edi Rama nuk do ta ofrojë votën e emigrantëve.
Kini besim tek e vetmja fuqi shtetbërëse e Shqipërisë dhe te kryeministri ynë Edi Rama i cili gjithmonë thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. Edi Rama dhe ne që qeverisim Shqipërinë do ta bëjmë të drejtën e votës suaj një realitet në politikën shqiptare.
Të nderuar miq më lejoni tashmë që në emër të të gjithë juve që jeni këtu, kaq shumë motra dhe vëllezër, bashkombas tanë, njerëz kaq të mirë punëtorë të gjithë së bashku me një duartrokitje të fortë të çohemi të gjithë në këmbë të presim njeriun që ideoi, projektoi, mundësoi dhe na mbështeti çdo orë në këtë takim të madh të shqiptarëve kudo që janë, Edi Rama.