Partia Socialiste e Shqipërisë

Komunikimi për gazetarët i Sekretarit të Përgjithshëm, Blendi Klosi:

Faleminderit për interesin dhe për ndjekjen e të gjithë punimeve të Asamblsesë Kombëtare të ditës së sotme.

Ashtu sikurse ishte bërë me dije dhe nga ju, ky ishte një proces votimi në Asamblenë Kombëtare i cili konkludoi me të gjithë procesin e zgjedhjeve në Partinë Socialiste. Porces i cili ka filluar me zgjedhjen e delegatëve të Kongresit dhe pastaj me forumet e organizatave socialiste ku janë zgjedhur 5200 bashkëkryetarë në 5200 organizata.
Delegatët e Kongresit zgjodhën anëtarët e Asamblesë Kombëtare. Ishin 156 anëtarë të rinj të asamblesë kombëtare të cilët në masën 85% të tyre anëtarë të rinj. Pra 135 uleshin për herë të parë në këtë Asamble.

Asambleja e sotme, pas propozimeve të ardhura nga Kryetari i Partisë, votoi për Sekretariatin e Partisë Socialiste dhe anëtarët e Kryesisë së Partisë Socialiste.
Po ju bëj me dije se Sekretariati i Partisë Socialiste, ku konfirmohet propozimi i Kryetarit të Partisë.

Sekretar i Përgjithshëm, Blendi Klosi; Sekretar për Organizimin dhe Zgjedhjet, Damian Gjiknuri; Sekretar për Diasporën Zerina Bruçi; Sekretare për Programin, Milva Ekonomi; Sekretar për Rininë, Roi Bashaj; Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Romina Kuko dhe Sekretare e Gruas, Evis Kushi.

Përsa i përket anëtarëve të Krysisë të zgjedhur në mënyrë të barabartë pesë shoqe dhe pesë shokë, emrat e tyre janë, Albana Koçiu, Anila Denaj, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu, Lindita Nikolla. Përsa i përket pesë shokëve, anëtarë të Kryesisë janë: Arben Pëllumbi, Erion Braçe, Eduard Shalsi, Igli Hasani dhe Toni Gogu.

Këto janë 10 shokët dhe shoqet që do jenë pjesë e Kryesisë së Partisë Socialiste së bashku me Sekretariatin dhe drejtuesit politik të qarqeve do të përbëjnë Kryesinë e re të Partisë Socialiste e cila do të fillojë punën që nga dita e nesërme për të organizuar zgjedhjet dhe fushatën tonë zgjedhore. Natyrisht për të përgatitur dhe programin e Partisë Socialiste, vizionin Shqipëria 2030.

Këtë njoftim kisha për të ndarë për ju pas numërimit të votave të Asamblesë kombëtare. Jam i lutur të marr pyetjet tuaja.

Pyetje: Z. Klosi ju jeni sërish Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, por nga ndryshimet e fundit nuk drejtoni më Qarkun e Vlorës, pra nuk keni asnjë qark për të koordinuar. A është ky një ndëshkim politik për ju pavarësisht se fituat Himarën në zgjedhjet e fundit?

Përgjigje: Qenia Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste është një nder dhe respect për këdo që e ka pasur këtë mundësi. Fushata zgjedhore gjithmonë e më shumë po i afrohet kulmit të saj dhe detyra e Sekretarit të Përgjithshëm është shumë e nevojshme për organizimin e të gjithë mekanizmit electoral të Partisë Socialiste. Kështu që e quaj një përgjegjësi të madhe dhe një organizim të jashtëzakonshëm të rikonfirmohem në këtë detyrë, propozimit të kryetarit të Partisë dhe votës konfirmuese të Asamblesë Kombëtare.
Faleminderit!