Partia Socialiste e Shqipërisë

Në zbatim të pikës nr. 21 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.175 datë 17.03.2021 “Për ngritjen, organizimin dhe funksionimin e Spitalit Rajonal “Memorial” në Fier si projekt pilot”, urdhërit nr. 243,     datë 06/05/2021 “Për ngritjen e komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e personelit mjekësor dhe administrativ me arsim të lartë në spitalin rajonal “Memorial” Fier, nga verifikimi përfundimtar i dokumentacionit të kandidatëve, komisioni ad-hoc, kualifikoi për të vazhduar në fazën e dytë edhe kandidatët Erisa Mustafaj dhe Kledi Gjini.

 

Intervista për të gjithë kandidatët do të zhvillohen pranë Spitalit Rajonal “Memorial” Fier, me datë 19 maj.Për orarin kandidatët njoftohen individualisht.

 

Totali i pikëve për vlerësimin e kandidatëve është 70 pikë, përkatësisht:

– deri në 40 pikë vlerësimi i dosjes;

– deri në 30 pikë vlerësimi i intervistës me gojë.

Kandidatët do të konsiderohen fitues nëse grumbullojnë mbi 50 pikë. Përzgjedhja bëhet duke filluar nga

kandidati fitues me më shumë pikë.