Partia Socialiste e Shqipërisë

Vështrim i Përgjithshëm i Projektit

NË MBËSHTETJE TË REFORMËS NË SHËNDETËSI NË SHQIPËRI

Projekti i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ‘Në Mbështetje të Reformes në Shëndetësi’ (MRSh) është një nismë 5 vjeçare që mbështet zbatimin e masave reformuese në sektorin shëndetësor në Shqipëri me qëllim rritjen e aksesit ndaj shërbimeve bazë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë mbrojtjes së shtresave më në nevojë të popullsisë. Aktivitetet e projektit janë në përputhje me objektivat e Ministrisë së Shëndetësisë (Strategjia Afatgjatë e Sistemit Shëndetësor 2007-2013) duke synuar përmirësimin e perfomancës së sistemit shëndetësor dhe shëndetin publik. Projekti MRSh do të mbështesë aktorët kryesorë në strukturimin e masave reformave në nivel kombëtar, si dhe do të ofrojë asistencë teknike për zbatimin e këtyre masave në nivel lokal. Projekti do të nxisë dhe mbështesë përfshirjen e të gjithë aktorëve kryesorë në procesin e planifikimit të politikave shëndetësore dhe në vendim-marrje. Vlerësohet shumë e rëndësishme nxitja e një procesi politik të bazuar në evidenca dhe në përputhje me nevojat e popullsisë.

Projekti në bashkëpunim të ngushtë me MSh dhe aktorë të tjerë të sistemit shëndetësor synon të ndjekë tre përqasje kryesore në zbatimin e masave reformuese, për një drejtim më të mirë të sistemit shëndetësor dhe për rritjen e aksesit ndaj shërbimeve shëndetësore bazë:

-Institucionalizimin e politikë-bërjes të bazuar në evidenca si dhe monitorim – vlerësim të rregullt dhe të vazhdueshëm të performancës së sistemit shëndetësor;

-Strukturimin e ndërhyrjeve në përputhje me kushtet e vendit si dhe zbatimin në nivel lokal të masave reformuese efektive;

-Promovimin e vazhdueshëm të reformes duke fuqizuar komunikimin në nivel institucional, komunikimin me popullsine dhe me komunitetin e donatoreve në vend. Krijimin e një kulture të re transparence dhe përgjegjshmërie që ndihmon informimin dhe fuqizimin e popullsisë për një kuptim më të mirë mbi të drejtat dhe përgjegjësitë në sistemit shëndetesor.

Me përfshirjen e ekspertëve të vendit dhe ndërkombëtarë, bazuar në arritjet e deritanishme të qeverisë shqiptare si dhe bazuar në përpjekjet e donatorëve, projekti së bashku me aktorët kryesorë të sektorit shëndetësor në vend do të rishikojë procesin e politikë – bërjes, përshkrimin e roleve dhe përgjegjësive të institucioneve kryesore shëndetësore dhe identifikimin e pengesave në zbatimin e masave reformuese në këtë sektor. Një objektiv madhor i projektit është rritja e ndërgjegjësimit dhe pjesëmarrjes së shoqërisë civile dhe popullsisë për një zbatim të suksesshëm të reformës në shëndetësi. Vlerësimi i ndërhyrjeve dhe zbatimi i masave reformuese më pranë popullsisë do të bëjë të mundur realizimin në praktikë të vizionit për akses dhe shërbime cilësore për shqiptarët.

Download document in english EEHR Project