Me fermerë e sipërmarrës pararojë të Shqipërisë Rurale për një urë të re bashkëpunimi, drejt Shqipërisë 2030 në BE
Nën kujdesin e Kryeministrit Rama u zhvillua sot Tryeza e Përbashkët të Diskutimit me më shumë se 100 përfaqësues të biznesit në sektorin e bujqësisë, blegtorisë, peshkimit, agropërpunimit dhe agroturizmit, për të folur dhe ndarë ide, në frymën e hartimit dhe bashkërendimit të politikave dhe instrumenteve të nevojshme për zhvillimin e ekonomisë bujqësore, drejt vizionit “Shqipëria 2030”. Kjo tryezë diskutimi synon të krijojë një platformë interaktive për diskutime mbi çështje të zhvillimit të ekonomisë bujqësore në sektorët e prodhimit (bujqësor, blegtoral dhe të peshkimit), agropërpunimit, agroturizmit, si edhe për çështje specifike....