Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama në takimin me gra dhe vajza socialiste të Durrësit:

Shumë faleminderit të gjithave!

Është absolutisht kënaqësi e posaçme që të jem këtu bashkë me të gjitha ju, absolutisht i vetmi burrë mesa shoh, Ani, jo qenka edhe një tjetër me kapele aty për të mos marrë sysh. Më vjen shumë mirë edhe dua ta përsëris edhe këtu atë që e kam thënë edhe në takimet e mëparshme, që kur shoh këtë pjesëmarrje, kur shoh këto.. plasi syri i keq, plasi.

Tani kam shumë besim që mandati i 9 u mor. Ej, po sa me sy të keq na shohin ca, mor aman.

Plasën nga inati, nga xhelozia, nga zilia, nuk e di. Plasën dhe sa më shumë na marin inat ne, aq më shumë zhyten. Megjithatë, ne nuk jemi këtu për të zhytur të tjerët, ne jemi këtu për të ngritur lart Shqipërinë dhe po thoja që edhe këtu, më kujtohet kur e kemi nisur këtë rrugë, PS e Durrësit dominohej nga burrat, nga djemtë, kishte shumë pak gra, Natasha Paço e disa të tjera, shumë pak.

Patjetër që kishte plot gra dhe vajza që votonin po nuk ishin pjesë e organizmit, nuk ishin në hapësirën ku bëheshin diskutimet, ku merreshin vendimet dhe po më thoshte dikush, s’më thoshte mua, por komentonte. Thoshte “po ç’i ke këto Shqipëria është grua, Tirana është grua, Europa është grua. Po kur të shkosh në Durrës, ça do thuash’’?

Ça do thuash kur të shkosh në Durrës? Ja pra po ua them unë tani, Durrësi është burrë, por ama drejtohet nga një grua. Edhe drejtohet nga një grua që unë e kam shumë shoqe edhe që jam shumë krenar për të, jam shumë krenar për punën që bën, jam shumë krenar për urtësinë edhe për përkushtimin me të cilën bën punën pa bërë zhurmë, pa u ndjerë me shumë fjalë, por ama është kudo, në çdo cep dhe sa herë që më vjen ndonjë mesazh siç më vijnë mesazhe nga lloj-lloj numrash dhe nga lloj-lloj vendesh dhe ia çoj, menjëherë,  kur Ani përgjigjet asnjëherë nuk kapet gafil, di çdo metër katror të kësaj bashkie të madhe, di ku janë rrugët që kanë akoma probleme, di ku janë pikat qe kanë akoma nevojë për ndërhyrje, me ekzaktësi po iu them. “Po ,e di, është kjo këtu; është ajo atje, po këtu, do bëjmë investimin atje..’’ Kudo.

Dhe faktikisht Ani është një kryetare bashkie që e krijoi tërmeti, doli nga tërmeti sepse tërmeti ishte një katastrofë e madhe, ju e mbani mend shumë mirë se ju e keni jetuar vetë fizikisht atë ankthin e tmerrshëm të, jo vetëm një nate, plus edhe shqetësimin e jashtëzakonshëm për ato pamje e për shumë familje që mbetën pa shtëpi dhe Ani u gjet aty në bashki dhe mori detyrën dhe me shumë qetësi, se është shumë e qetë, nuk e di a do ta shoh ndonjëherë që të nxehet dhe pak nga pak i bëmë gjërat dhe pak nga pak filluam t’i hapim dyert e shtëpive të reja, filluam të hapim dyert e apartamenteve të restauruara, të ndërtuara dhe faktikisht sot kemi ende disa për të sistemuar, por ama jemi shumë të lehtësuar sepse  është krejt një lagje e re, lagjja ‘’Rilindja’’, e cila është gati dhe jemi duke punuar me Anin për gjithë pjesën jashtë; për parqet, për ndriçimin, për të gjitha që të jetë vërtetë një lagje rezidenciale shumë e bukur për Durrësin e ri.

Dëgjoja një nga këta çyrykët që thoshte “po ç’është kjo histori me këta socialistët, prapë duan ta marin mandatin këta? E prapë po e marrin më duket ‘’- thoshte se nuk e di se si e bëjnë këtë punë. ‘’Krijon Edi Rama- thoshte, përralla- ja siç e bëri herën tjetër, fituam 3 luftëra, fituam luftën me tërmetin, fituam luftën me COVID-in, fituam luftën me Rusinë’’- thoshte ky çyryku.

Në fakt, po të kthehesh prapa dhe të mendosh vetëm kaq, që nëse nuk do ishim ne në qeveri po do ishte këneta me bufin, sot harrojeni se njerëzit do kishin marrë shtëpi të reja. Harrojeni . Ata kanë dhënë prova për këtë. Nëse nuk do ishim ne në qeveri, do ishte këneta me bufin që e lanë Shqipërinë pa asnjë, jo spital, po asnjë pavion spitali që të meritojë të quhet i tillë, imagjinojeni çfarë do bëhej me COVID-in.
Parafytyrojeni çfarë do bëhej me COVID, dhe natyrisht ne nuk dolëm në luftë me Rusinë, por ama çfarë ndodhi atje dhe çfarë ndodh atje, po për një periudhë kur u godit shumë rëndë gjithë sistemi i furnizimit me energji, ne bëmë atë që, jo vetëm nuk e rritëm 1 qindarkë çmimin e energjisë, por e kapërcyem atë krizë dhe jemi i vetmi në vend në rajon se në Europë s’bëhet fjalë, Europa ka të tjera situata, që kemi ulur çmimin e energjisë me 10.5% dhe ndërkohë ja ku është Durrësi, i cili sot është një kantier që vazhdon e vazhdon me projekte, projekte nga veriu në jug, nga lindja në perëndim e qytetit.

Vetëm sot, nga mëngjesi kemi parë 4,5,6 kantiere, ka edhe të tjerë plot që do të vazhdojnë dhe siç ju kam premtuar, kur kemi marrë mandatin e 3, ju kam thënë që do ta mbështesim Durrësin dhe do të bëjmë në Durrës më shumë se në të gjitha ato mandate më parë dhe po të shikosh shifrat, përjashto tërmetin që ishte një anomali, po të shikosh shifrat, kështu ka ndodhur vërtetë. Dhe dua ta them këtu sot sepse Durrësi është një nga qytetet që e ka pasur gjithmonë problem ujin e pijshëm dhe historikisht, jo në kohën e tranzicionit më parë, por edhe në kohën e komunizmit, nuk ka pasur kurrë ujë 24 orë, e ka pasur gjithmonë ujin me orar, e ka pasur gjithmonë me probleme, ka pasur zona të tëra që nuk kishte ujë fare dhe sot ne jemi në bashkinë e Durrësit me nivelin më të mirë të furnizimit me ujë, kemi zona me 24 orë ujë dhe me investimin përfundimtar që do të bëjmë që janë firmosur të tëra, janë bërë gati të tëra, projekti e me radhë, me Agjencinë Franceze për Zhvillim ne do ta mbyllim me mandatin e katërt edhe këtë problematikë dhe Durrësi nuk do të ketë më fare, asnjë problem me ujin e pijshëm, jo në disa zona por askund.

Mund të flas e të flas për këto, ka plot për të folur, të jini të sigurta që çfarë kemi në plan me Anin është vërtetë një transformim i madh ku gjërat e bëra, gjërat që po bëhen, gjërat që do të bëhen të gjitha së bashku do të krijojnë një ansambël që do ta bëjnë Durrësin një portë vërtetë dinjitoze të Shqipërisë në Mesdhe.

Sot dua të përqendrohem tek diçka më e madhe sesa Durrësi, tek diçka më e madhe se Durrësi, më e madhe se të gjitha këto problematika që janë shumë të rëndësishme, por kjo diçka-ja është më  e madhe ekzaktësisht për faktin sepse nëse ne e kuptojmë siç duhet këtë diçka më të madhe, edhe këto problemet e tjera trajtohen dhe zgjidhen më kollaj. Kjo diçka-ja e madhe është 11 maji.

Ne kemi qenë së bashku në shumë zgjedhje tanimë, këto janë zgjedhjet e radhës, por në një kuptim nuk janë zgjedhje të radhës sepse në këto zgjedhje nuk do të jetë si zakonisht që shkojnë njerëzit dhe votojnë midis dy, tre, katër, pesë, gjashtë partive, votojnë se kush mund ta bëjë më mirë këtë dhe atë.

Këto zgjedhje ne shqiptarët, jo ne socialistët, por ne shqiptarët, do të bëjmë një takim me historinë tonë sepse fati ynë e ka dashur që ne të gjendemi në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, në raport me historinë, në raport me fatin europian të shqiptarëve, në raport me profecinë e Gjergj Kastriotit, i cili kur u bë mburojë Europës na përcaktoi ne të gjithë nipërve e stërnipërve dhe stër stërnipërve të tij, drejtimin dhe pastaj të gjithë të tjerët atë drejtim e kthyen në amanet dhe sot ne kemi mundësinë që ta përmbushim amanetin për një arsye, sepse befasisht është përputhur fati ynë europian, domethënë dëshira jonë, vullneti ynë, vendosmëria jonë që të hyjmë në familjen e Bashkimit Europian me dëshirën, por edhe me vullnetin e tyre.

Ata gjithmonë na kanë thënë, ju e keni dëgjuar “Një ditë ju do jeni në Bashkimin Europian, perspektiva juaj është Bashkimi Europian, vendi juaj është në Bashkimin Europian, ne do ju mbështesim e do ju mikpresin, por ndërkohë juve”. Aq shumë na e kanë thënë sa në momente të caktuara u bë si ai horizonti i kuq i komunizmit që thoshte “Një ditë ne do hamë me lugë floriri”, por ndërkohë sepse Bashkimi Europian është një familje e madhe, është një  shtëpi e madhe, një shtëpi e pasur që funksionon kështu; nuk  e mban derën hapur në çdo moment dhe nuk e hap derën thjesht sepse ti ke nevojë apo thjesht sepse ti ke dëshirë të hysh dhe të jesh pjesë e asaj shtëpie.

Bashkimi Europian e hap derën kur ti je gati të hysh në atë shtëpi, por kur ata që janë brenda janë gati të të fusin në atë shtëpi dhe prandaj ka ndodhur për vite me radhë që ne, Komisioni Europian që është qeveria e Bashkimit Europian që merret me të gjitha proceset, që i monitoron, që i analizon, që nxjerr konkluzione, i thoshte vendeve anëtare “Shqipëria duhet të hapë negociatat” e ata mblidheshin, 27-të dhe dilte njëri ose tjetri “Jo sepse ka dhe diçka tjetër”. Në fakt, nuk ishte me ne, ishte halli i tyre, puna e tyre, nuk ishin në kushtet dhe nuk e kishin dëshirën në atë moment të hapnin derën dhe kështu ka ndodhur në historinë e Bashkimit Europian, dera është hapur , janë futur disa vende, është mbyllur për një kohë të caktuar.

Është rihapur, është futur një vend, është mbyllur për një kohë të caktuar. Prandaj, kur i dëgjoni që thonë “Ore çfarë bëhet kështu me këtë Edi Ramën? Si nuk i vjen turp? Tre herë, tre mandate na ka thënë do shkojmë në BE, tani thotë na duhet dhe mandati i katërt që t’ju çojmë në BE”!

Tani, sipas këtyre, kjo është diçka për turp sepse përderisa ne nuk e bëmë dot për 3 mandate, nuk e meritojmë mandatin e katërt, sipas tyre, mirëpo ju duhet t’i thoni “Po mirë, dakord, ndoshta Edi Rama dhe ne, Partia Socialiste nuk kemi qenë të zotë dhe nuk ia kemi dalë që për 3 mandate ta fusim Shqipërinë në Bashkimin Europian, por si shpjegohet që Mali i Zi i ka hapur negociatat përpara se ne të vinim në qeveri, në 2012, dhe nuk është futur në Bashkimin Europian? Po si shpjegohet që Serbia i ka hapur negociatat në 2014 dhe nuk është futur në Bashkimin Europian? Po si shpjegohet që Maqedonia e Veriut ka ndërruar edhe emër  dhe është bërë kandidate ne 2005 dhe nuk është futur në Bashkimin Europian? Si shpjegohen këto?”

Ndërkohë që ne, Shqipëria, i kemi hapur negociatat vjet dhe neve Bashkimi Europian na ka vënë përpara në tavolinë një plan dhe na ka thënë “Biem dakord që deri në 2027 i mbyllim negociatat?”

Ata, çyrykët, do t’ju thonë lloj-lloj broçkullash, por e vërteta, përgjigja e pyetjes “Si shpjegohet?” është kjo; Bashkimi Europian e hap derën kur është gati të hapë derën në bazë të konsensusit të 27 shteteve, nuk e hap derën kur ti je gati thjesht. Ti mund të jesh gati, do rrish do presësh, normal, ata janë brenda dhe për arsye, jo vetëm tona sepse unë e thosha gjithmonë “Nuk ka rëndësi, ne këta na refuzuan, ne do vazhdojmë, nuk po na refuzojnë se ne nuk kemi bërë detyrat, por na refuzojnë se këta nuk e kanë mendjen tek ne, ne do të vazhdojmë dhe në momentin që do vijnë ata me mendjen që të shohin a jemi ne gati, ne duhet të jemi gati” dhe ja ku u gjendëm sot bashkë me Malin e Zi, që Mali i Zi ishte yhyy, që Mali i Zi dhe Serbia ishin yhyy. Ne ishim një vend, në 2013, 2014, 2015, po jua them, që na shikonin me bezdi, buzëqeshnin me zor, as nuk na llogarisnin fare.

Mos harroni që kur ne morëm detyrën në 2013, në Tiranë kishte vite që nuk vinte një i parë i një qeverie europiane, vite dhe sot është hapur dera.

Kjo derë e hapur duhet shfrytëzuar se mund të mbyllet dhe pastaj mund të mbetemi jashtë derës për nuk e di se sa vite. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që negociatat për 3 vjet, pra e kemi filluar vjet, e kemi afatin deri në 2027, vetëm Finlanda, por Finlanda është komplet rast tjetër, nuk ka lidhje me vendet ish- komuniste, asnjë nga vendet ish komuniste që janë bërë anëtare të Bashkimit Europian nuk ka pas negociata më pak se 6, 7, 8, 10 vjet. Ne kemi mundësinë t’i mbyllim për tre vjet.
Kjo do të thotë që duhet të shfrytëzojmë çdo ditë. Negociatat me Bashkimin Europian janë një marrëveshje mbi një volum letrash që janë më shumë se 250 mijë faqe, çerek milion faqe e kusur ku hyn ekonomike, drejtësia, industria, mjedisi ajri, ujërat, zogjtë, peshqit, vezët, pulat, çdo gjë. Çdo gjë që ka të bëjë me shtetin.

Janë 1000 vetë pak a shumë nga ana jonë nëpër zyra, të ndarë në rreth 36 skuadra, janë 1000 vete nga ana e tyre që merren pjesë, për pjesë, për pjesë. Dhe kjo duhet bërë përditë dhe unë nuk e ekzagjeroj kur ju them pashkët, bajrami, e diela e shtuna nuk kanë lidhje me punën për negociatat dhe ata njerëz dhe meqë ra fjala shumica janë gra dhe vajza që merren me negociatat punojnë pa orar.
Qoftë edhe për këtë imagjinoni ne shkojmë nw 11 maj si të çoroditur, jo ne këtu flas teorikisht, hyjmë në zgjedhje dhe vazhdojmë diskutimin ca do zgjedhim mes interesit të një popullit të tërë dhe hallit të një njeriu të vetëm mbi 80 e ca vjeç që vazhdon do ta mbajë peng këtë vend për kusuret e tij, se kjo është e vërteta. Ca do zgjedhin mbi interesin e një vendi të tërë dhe interesit të një shtëpie të vetme. Ça do zgjedhim ne midis me Shqipërinë në BE për të qenë më në fund edhe ne me Europën njësh, apo me kënetën e me bufin e kënetës prapë në gropë nga e para, se kjo është zgjedhja.

Dhe sinqerisht se u fol këtu për mandatin. Tani po të jetë puna për mandatin e 8-të ne e dimë shumë mirë që si mandatin e 8 në Durrës, si , 71, 2, 3, 4 mandatet që duhen për të pasur qeverinë, ne i marrim qoftë edhe thjeshtë dhe vetëm duke bërë atë që kemi bërë gjithmonë. Shumë punë, patjetër, por nuk na i marrin dot.

Çështja është që ne na duhet diçka më shumë, jo për mua, sinqerisht, jo për mua, as për Anin. Ne na duhet diçka më shumë për të pasur një vazhdimësi në negociata dhe për mos u ndërprerë asnjë sekondë. Dhe negociatatat janë diskutime, dakordësi, dhe kur bëhet dakordësia që ata thonë, do bëni këtë, këtë, këtë dhe ne i themi, do ta bëjmë këtë, këtë, kjo, kjo, kjo, duhet të shkojnë në proces, duhet të miratohet qeveria, duhet të shkojnë në parlament, kërkojnë vota, kërkojnë mbështetje, kërkojnë shpejtësi, sepse çdo ditë, çdo ditë, çdo ditë është shumë e rëndësishme.

Parafytyroni tani, këto procese të shkojnë të kalojnë nga këneta. Nuk, na del llogaria e ditëve që të merrem me kënetën, se nuk po llogaris fare variantin që Shqipëria të çojë bufin në Bruksel, që të merret me anëtarësimin.
Se ta imagjinosh vetëm që papritur e pa kujtuar, mbasi ne atyre ia u përmbysëm komplet imazhin për Shqipërinë, mbasi ne atyre ia u bëmë Shqipërinë një vend të respektuar, një vend të vlerësuar një vend të besuar, mbasi ne atyre troç muhabeti, ju mësuam që ne nuk na shohin dot nga lart-poshtë, pavarësisht se mund të jenë më të mëdhenj, mund të jenë më të fortë, më të pasur nëse jemi ballë për ballë do na shofin sy më sy. Ne i japim respekt, do të na japin respekt. Mbasi ia kemi mësuar të gjitha këto imagjinoni ju tani që ata të marrin vesh, shqiptarët vendosën që juve do flisni me bufin. Si bëhet kjo? Do flisni me bufin që në çdo fjalim i fiket llamba tre herë. Të shkoj t’i thotë do t’iu ngre tavanin atyre në Bruksel. Këtë nuk po e llogaris.

Dhe tjetra që është shumë e rëndësishme, ne na duhet që të kemi parasysh në 16 maj në Tiranë, te sheshin Skënderbej do vijë gjithë Europa, jo vetëm Bashkimi Europian. Jo vetëm Bashkimi Europian, po do shkulen të gjithë nga Londra, në Ankara, në Baku, në Kiev, Stokholm, të gjithë BE dhe jo BE të gjithë ata që janë anëtarë të Këshillit të Europës. Do vijnë të gjithë atje te Skënderbeu, te profeti i historisë tonë kombëtare, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, bashkë me drejtuesit kryesorë të bankave të zhvillimit të gjithë.
Tani e kuptoni se çfarë ndryshimi ka nëse ata zbresin dhe kur ata të zbresin, populli shqiptar ka vendosur t’ju thotë me një shumicë më të madhe sesa një shumicë e thjeshtë aritmetike që ne populli shqiptar kemi vendosur që brenda 2027-ës do t’i mbyllim negociatat dhe brenda 2030-ës duam të jemi pjesë e Bashkimit Europian. Është shumë e qartë.
Tani vijmë te pjesa e fundit, pse tani unë bëj mbledhje vetëm me gra dhe me vajza? Se ky ka fillu të bëhet problem për burrat. Por dëgjoni këtu, burrat që bëjnë problem këtë janë gjysmakë, janë çyryk. E dini pse janë çyryk? Se dhe unë, nëse nuk kuptoj rolin e gruas time dhe nuk kuptoj pozicionin tim në krahë të saj, unë jam gjysmak, jam çyryk.

Dhe Shqipëria, po ju them Shqipëria, përpara se ne të bënim këtë revolucion dhe të hapnim rrugën për kaq shumë gra që të hyjnë në procese vendimmarrëse ishte një vend gjysmak, sepse pjesën vitale të domosdoshme, gjysmën më të mirë të sajën nuk e kishte në funksion, përkundrazi e shtypte, e diskriminonte, edhe e anashkalonte.  Është kështu apo jo? Kjo është e vërteta. Kjo është e vërteta, kur ne e kemi filluar këtë rrugë në Partinë Socialiste, Partinë Socialiste, se s’po llogaris atë kënetën, këneta, burra, dynjaja, e keni pa? Po në Partinë Socialiste kishte 12% gra. 12%, 90 % burra, tmerr, tmerr. Imagjinoni ju tani të keni në shtëpi 9 burra dhe të jeni vetëm një dhe mezi, imagjino të keni 9-të. Kështu është, imagjinoni sikur shtëpia juaj të ketë 9 burra, edhe ju aty tek pull, ça t’i bësh asaj shtëpie? Kështu ishte Shqipëria. Partia Socialiste, 12 %, sot kemi 40 % gra. Nga 100 mijë anëtarë, pak a shumë kemi afro 39 mijë gra. Por nuk duhet të ndaleni, ju nuk duhet të ndaleni pa u bërë 50 mijë, pa u bërë 50 %  madje, madje, 50%, edhe një më shumë, një tek, një, një, një, vetëm.
Parafytyroni, shiko, se këto gjera janë të thjeshta, po parafytyrojeni ju të gjitha gratë e Durrës edhe vajzat vendosni të merrni tragetin edhe të ikni në muaj. Ikni! Mbyllni telefonat iki, një muaj. Gjithë ca jeni gra e vajza të Durrësit ikni me traget, në kroçerë një muaj.
Parafytyroheni tani kur ktheheni në Durrës çfarë gjeni këtu. Çfarë të them, tmerr. Burra duke ardhur vërdallë që vetëm bishti nuk iu ka dalë akoma. Tmerr! Era tmerr. Parafytyroni të kundërtën, po sikur të ikin të gjithë ata, çfarë e gjen Durrësin? Asnjë gjë. Madje jo nuk e gjen asgjë, sikur të ikin një muaj burrat nga Durrësi, komplet të gjithë, të jenë vetëm gratë dhe vajzat në Durrës e para nuk ka më asnjë të dehur. Asnjë! E dyta, s’ka më asnjë sherr me të shara se sherre grash ka por ato ..Në Durrës nuk humb më asnjë qindarkë në bixhoz, zero. Në Durrës nuk gjen më asnjë bisht cigare përtokë. S’ka. Të vazhdoj ti numëroj? Plot ka akoma.

Megjithatë ne nuk jemi këtu për ta ndarë këtë punë kaq keq por ama unë jam shumë krenar që PS, dhe këtu e kam unë gjithë besimin që ne do ia dalim, se 56% e grave dhe vajzave në tërësi në Shqipëri votojnë PS. Te burrat është pak më e ngushtë. Çfarë të them unë për atë pjesë të burrave që duan kënetën? Si të them unë tani, ata mund të jenë shumë të mirë në jetën e përditshme, por janë çyryk komplet kur vjen puna tek përgjegjësia politike dhe shoqërore. Të shkosh pas kënetës duke qenë prind, ti mund të jesh demokrat sa të duash, por të jesh prind, të kesh një votë, të kesh fëmijën në shtëpi 12 veç, nuk ka votë fëmija. Nuk ka votë. Por fëmija pas 5 vitesh do jetë 17 vjeç, vota jote për atë fëmijën do të thotë që nëse ti kontribuon që Shqipëria të bëhet anëtare e BE atëherë ti fëmijës tënd në momentin që bëhet 18 dhe do të studiojë në Evropë i jep pasaportën europiane. Dhe duke i dhënë pasaportën europiane ti nuk i jep fëmijës tënd një dokument udhëtimi se pasaporta q kemi ne tani është dokument udhëtimi, pa viza por lëviz, për të ndaluar nuk ndalon dot. Kur shkon atje, ju e dini shumë mirë se ju shkoni e vini shumë me Italinë e keni zakon ka 2000 vjet, vetëm komunizmi ua u ndërpreu por kur shkon e vjen atje, të ndajnë anash “ku po shkon, kush të ka ftuar, sa lek ke me vete, sa do rrish, a ke ndonjë hotel të rezervar”, dhe pastaj ti akoma s’ke hyrë, je këtu “kur do ikësh”, sepse je i huaj, je e huaj, nuk je banore me të drejta të barabarta të asaj familje. Je jashtë asaj vize. Në momentin kur ti merr pasaportën, ti je njësoj si ata dhe fëmija, sinqerisht ua u them gjithë prindërve demokratë, atë votë nuk e keni tuajën ju, ju atë votë e keni dhe të fëmijëve. Dhe nëse ju zgjidhni kënetën për fëmijët tuaj, unë nuk e di më se çfarë emri meritoni sepse duke investuar për Shqipërinë europiane, duke i dhënë fëmijës pasaportë, minimumi i minimumit studentë në Evropë fëmija s’do të detyrojë ty të paguash 10 herë më shumë sesa një student atje, por fëmija atje është njësoj si ata.

Ju keni shumë njerëz dhe ne kemi plot që janë regjistruar në Durrës nga Italia, nga emigracioni për të votuar. Tani a mund të diskutojnë ata me ne apo me kënetën? Kush ua u ngriti kokën atyre në Itali? Që deri dje trembeshin kur duhet të thoshin jam shqiptar. Kush i bëri ata që sot kur flitet për Shqipërinë në Itali flitet vetëm mirë dhe është kthyer bota përmbys tani, më shumë duan italianët të bëjnë turizëm këtu se duan shqiptarët të shkojnë në Itali për turizëm.

1 milionë italianë vjet. Dhe kishin merakun e pensioneve dhe pensionet ua u zgjidhëm ne. Por pse iu duhet atyre Shqipëria? Se ka ca çyrykë që thonë “do na futesh ti në BE, ne jemi në BE”. Të jesh në BE si emigrant, si punëtore, me dokumenta, me leje unë etj nuk është të jesh me një pasaportë europiane të Shqipërisë, kur je me një pasaportë europiane të Shqipërisë ti je atje njësoj si italian në çdo gjë madje njësoj si italiani duke qenë shqiptar jo me pasaportë italiane, me pasaportë shqiptare atje ti mund të kandidosh për këshillin e komunës, për këshillin e bashkisë edhe për kryetar bashkie. Mund të kandidosh edhe për në Parlamentin evropian nga Italia. E vetmja gjë që ti s’bën dot me pasaportën shqiptare të BE është të bëhesh deputet italian. Normal.

Po ata vëllezër dhe motra që kemi në Greqi që akoma iu ra goja “dokumentat, kur do marrim dokumentet, dokumenti i qëndrimit, dokumenti i punës, po pensionet”. Në momentin kur ne marrim pasaportën europianë ata mund të rrinë në Greqi në breza dhe i kanë të tëra njësoj si grekët, automatikisht. Dhe të gjithë atyre që janë jashtë që Shqipëria iu duhet më e fortë, iu duhet më e mirë, iu duhet më e zhvilluar, iu duhet Shqipëria në BE sepse në momentin kur ne hyjmë në BE, ne kemi menjëherë një buxhet ekstra. Ju kujtohet COVID-i që e folëm në fillim. Pse nuk morëm ne vaksina siç morën italianët, siç morën grekët, siç morën të tjerët dhe mora unë vrapin shkova deri tek Pfiser në Amerikë duke iu lutur atij dhe pastaj shkova në Ankara tek presidenti atje dhe i morëm fillimisht vaksinat e para nga Turqia. Pse? Sepse nuk jemi anëtare të BE. Bënin komente “shiko se greku po na jep këtë, greku po na jep atë, po ti pse s’ia jep”. Çfarë jepte greku? Ato janë para ekstra që BE i jep vendeve kur kanë një krizë se BE është një familje, është një shtëpi e pasur dhe kush është brenda funksionon me rregulla bashkëjetese që kanë në themelin e tyre dy kategori : vendet kontribuuese, që janë Franca, Gjermania etj dhe vendet përfituese siç do jemi ne kur të hyjmë në fillim. Kontribuuesit janë më të fortët, më të pasurit, më të mëdhenjtë, që ndihmojnë më të vegjlit, më të dobëtit që të rriten. Dhe ënse deri më sot, në këto vite ne kemi marrë nga BE mbështetje 1 miliardë euro e diçka më shumë si anëtar të BE çdo vit ne marrim këtë shumë. 1 miliardë euro e diçka më shumë. Por e dini çfarë janë 1 miliardë euro e diçka më shumë çdo vit për Shqipërinë? Janë një buxhet tjetër komplet dhe me atë buxhet ne kemi mundësi të bëjmë shumë më tepër, edhe investime por edhe lëvizje të fondeve për të bërë më në fund dhe atë që kemi detyrim të madh dhe që duhet t’i dalim për zot në një mënyrë a një tjetër, rritjen e pensioneve.

Dhe shikoni këtu, ça marrim nga BE kështu siç jemi sot, 90% është borxh, borxh me interesa të ulëta, kredi e butë, por është borxh. Kur je anëtar i BE, 90% është para që vjen për ty nga arka e përbashkët. Si mund t’i diskutojmë këto dhe të vëmë në diskutim ça do bëjmë këtu në Durrës, a do votojmë për Shqipërinë 2030 në BE apo do shkojmë pas asaj Shqipërisë të mustaqeve madhështore të Kujtim Gjuzit? Si do e bëjmë ne këtë?  Si do ta bëjmë këtë ne? Dhe këtu në Durrës ne kemi një skuadër deputetësh ku 50% janë gra dhe vajza prandaj unë do t’ju lutesha shumë që të kuptojmë bashkërisht që 3 javë ikin shumë shpejt por ama në këto 3 javë ne mund të bëjmë diçka që s’do e harrojmë kurrë. Kurrë. Ne kemi bërë zgjedhje plot, kemi fituar, kemi gëzuar etj por nuk është se i mbajmë mend shumë, ato që ikën ikën, këto zgjedhje do t’i mbajmë mend siç mbahen mend zgjedhjet e marsit të 92. Në mars të 92 shqiptarët masivisht votuan PD, jo se ishin me PD të gjithë por se ato zgjedhje ishin për të ndarë historinë, për ta mbyllur një kapitull të gjatë me një sistem që ishte rrëzuar dhe shqiptarët i vunë kapakun dhe për të hapur një kapitull të ri dhe prandaj ajo ishte ko ha, ajo ishte vendi dhe PD ishte aty e vetmja mundësi. Kaq e vërtetë është kjo, sa ca muaj më pas kur u bënë zgjedhjet vendore, shumica e votoi kundër por ama me historinë shqiptarët e kishin bërë hesapin, e kishin mbyllur hesapin. e njëjta gjë është në 11 maj. Është koha e duhur, është vendi i duhur dhe vetëm ne, po ju them vetëm ne, kush thotë ‘’jo mo , se mund të shkojmë në BE dhe ne të tjerët’’ nuk kupton are e as nuk e ka haberin si funksionon BE dhe çfarë është këtu në lojë. Këtu në lojë është fati europian i kombit tonë, nuk është një histori e lagu s’e lagu; jo më pëlqen Edi Rama, jo s’më pëlqen Edi Rama; jo kush ky, kush është ai; jo kush jemi ne , kush janë ata. Nuk ka lidhje fare. Kjo është mënyra se si ne na erdhi fati në dorë si shqiptarë, jo si socialistë, po e përsëris. Ne gjendemi këtu, mund të kalojë një jetë njeriu, mund të shkojë 30 herë në votim dhe nuk i qëllon që të jetë pjesëmarrës në një palë zgjedhje që lidhen me historinë vendit të vet, vazhdon jeta demokratike. Ne na qëlloi 11 maji, duhet ta bëjmë. Duhet ta bëjmë realitet dhe demokratëve, se këtu në Durrës keni demokratë plot, u them që kjo është një mënyrë për të shëruar atë palo parti se as parti nuk ësshtë më, duke tharë atë kënetë dhe duke lënë të lindë diçka të re aty. Tani jo se mua më ha shumë meraku ça do ndodhë me ata, fare, po logjika e do kështu. Ne ishim në Kavajë sot në mëngjes. Në Kavajë që meqë Kavaja me dy gishta mo, me dy gishta…ato dy gishta na u bënë.. edhe primaret, kryetari i PD së Kavajës fiton primaret në gjithë Tiranën. Nuk është në listën e deputetëve asgjëkundi, e ‘’hëngri’’ bufi.  Dhe jo vetëm ai po ka plot, dolën në primare, ai sikur i tha ‘’po dilni t’ju shoh njëherë kush jeni ju që qenkeni me vota’’. Edhe trak, trak, trak, i ‘’kullufiti’’ të gjithë. Tani demokratët nuk kanë për të ardhur në pushtet edhe ca kohë po të paktën të mos shkojnë keq  e më keq. Se dëgjoni këtu ça po ju them, në 11 maj unë nuk e di akoma, kur të shkoj në Kuç do ta shkruaj rezultatin por di të them këtë, ne do të marrim fitoren e 10-të dhe do të jetë një fitor me notën 10 për ne dhe ata do të marrin rezultatin më të keq pas atij të 97. Këtu do jemi. Sepse atë meritojnë, atë meritojnë e atë do marrin,  por nuk është puna, përsëri po e them se ç’do marin ata, puna është se sa ne në 11 maj të gjithë së bashku do jemi në gjendje që të shkojmë përtej kufirit të partive dhe sa ju, se tek ju e kam gjithë shpresën unë, tek ju, se burrat ulen atje në kafe edhe fillojnë; “jo PS, jo PD, jo ky, jo ai , jo këto, jo ato’’. Sa ju, se kush ju ka ju , ka dhe burrat, dihet ajo, do arrini me fqinje, me shoqe, me kushërira, me krushka, me ku di unë ça keni që t’i tërhiqni dhe t’i bindni, dhe sa do jeni në gjendje të tërhiqni shoqe e mike demokrate. Dhe në rastin më të keq t’i thoni ‘’vëre burrin në gjumë atë ditë’’. Se si e dinë vetë ato, nuk e di. ‘Vëre në gjumë burrin, mos dalë hiç , mos të shkojë fare në votim. Se janë ca që thonë ‘’nuk votoj kurrë unë për ‘’..

Po mirë mo, mos voto për PS, dakord, po tani gjthë këto zonja këtu, ja ku është, ça ke me Klodin, ti për shembull, demokrat? Doktoreshë, ka shërbyer atje. Ani e prezantoi dhe tha doktoresha e zemrës se Klodi është doktoresha e zemrës sonë por është edhe doktoreshë për zemrën e miletit se është kardiologe.

Je demokrat ti që nuk e bën dot ti atë krim që të votosh për komunistat? Ok. Voto për Klodin e mos voto për ne. Po Klodit jepja të paktën dhe kështu me spond i bashkohesh Shqipërisë në BE. Ja ku është Milva. Ça lidhje ka Milva me komunistat e me gjyshin që ke ti të pushkatuar? Jepja votën  Milvës, ja ku është. Anëtarja e Këshillit Bashkiak shihet me sytë si dylbi pirati. Jepja votën, jepja votën, s’e shikon larg.
Edhe vajzat e tjera këtu, se për burrat pastaj nuk e di, po të paktën për këto ja ku janë këtu, jepi votën, se më thoshin mua; ‘’Edi Rama del dhe i thotë vajzave socialiste, ndahuni nga të dashurit demokratë’’. Jo mo, unë s’i them ndahuni,  fare. Ja juve ku jeni aty? S’po ju them ndahuni, po them ky është testi. Keni mundësi t’i testoni, mor, ça janë këta njerëz? I kanë.., janë me mend apo janë çyryk?  Ti vëlla, ku je? Je për Shqipërinë në BE apo je për në kënetë? Po të tha, jam për në kënetë, do shkosh me atë ti? Dhe ik në kënetë, mirupafshim, ka çuna të tjerë Durrësi plot.

Ç’muhabet është ky? ‘’I thotë Edi Rama, ndajini’’ Jo, mo, s’i them ndajini, unë i them  shpëtojini, merrini me vete, mos i lini të shkojnë në kënetë. Merini me vete drejt BE , jo në kënetë. Po tha ai, ‘’unë do të shkoj në kënetë, se kështu më ka thënë baba’’, po ik ore, mirupafshim apo jo?

Dhe një porosi të fundit, kunatat, kujdes kunatat. Aty, aty, sigurohuni dy herë, që i keni me vete.
Shumë faleminderit. Shumë faleminderit, ishte kënaqësi e madhe edhe jam i bindur që me ju do marrim 9 mandate në Durrës.