Deklaratë për shtyp e Zëdhënëses për zgjedhjet pranë Partisë Socialiste, Silda Çepe:
Të dashur qytetarë,
Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë ne, për vendin tonë.
Sot të gjithë ne kemi një mundësi, që vjen vetëm një herë në katër vjet, për të vendosur për të ardhmen e Shqipërisë, të familjeve tona, për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Vota juaj në këto zgjedhje është më e rëndësishme se kurrë. Përmes saj ju do të vendosni se në ç’drejtim do të ecë Shqipëria jonë.
Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë: shkoni të votoni. Vendosni ju vetë për Shqipërinë që dëshironi për veten, për familjet dhe për fëmijët.
Mos e lini këtë moment historik të kalojë pa zërin tuaj.
11 maji është dita juaj. Shqipëria ka nevojë për vendimin tuaj.