“Memorandumi i II i Kuçit”, një projeksion për numrin e mandateve që synon të marrë Partia Socialiste në zgjedhjet e 11 majit
Zgjedhjet e 11 majit janë në prag. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili ndodhet sot në Vlorë, në kuadër të takimeve elektorale, u mikprit në Kuç, nga banorë të fshatit, përkrahës të Partisë Socialiste, në një prej lokaleve të zonës, ku gjatë takimit me banorët u firmos “Memorandumi i II-të Kuçit”, si një projeksion për numrin e mandateve që synon të marrë Partia Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. “Ne e quajmë Memorandumi i Kuçit”, - u shpreh Kryetari i PSSH Rama teksa rikujtoi se ky projeksion zhvillohet në...