Elbasan, 24 prill 2025 – Gjatë turit elektoral në qarkun e Elbasanit, Kryeministri e njëherësh, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u takua me përfaqësues të biznesit, ku u diskutuar mbi me ‘Paqen Fiskale’ që konsiston në një seri reformash dhe lehtësish fiskale që do të ndërmarrë qeveria shqiptare me qëllim mbështetjen e biznesit të vogël dhe nxitjen e formalizimit të ekonomisë.

Gjatë bashkëbisedimit, Kryeministri bëri me dije se po punohet me AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit) dhe ministrinë e Financave për një proces të avancuar në administrimin e të ardhurave ku fiskalizmit do i mbivendoset AI.

“Jemi në një fazë të avancuar, aty do të jemi të çliruar nga stresi, nuk do të ketë më nevojë për të çuar askënd në terren pasi inspektimi do të kryhet nga AI. Inspektorët do të jenë të fokusuar në ekrane dhe do t’ju ndjekin përmes të dhënave nga fiskalizimi. Do të merren dhe përpunohen nga syri i AI që kur sheh anomali sinjalizon. Kur sinjalizon i shkon biznesit dhe e paralajmëron përpara se të vij gjoba. Do ta çojmë në nivel tjetër administrimin tatimor.”, theksoi Kryeministri Rama.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj deklaroi se bizneset që do të bëjë marrëveshje me tatimet, do të përjashtohen nga çdo kontroll tatimor.

“Në bazë të një historiku 3-vjeçar, do t’i propozohet biznesit një masë tatim fitimi, 15 përqind. Të gjitha bizneset që do të pranojnë marrëveshjen, do të përjashtohen nga çdo kontroll tatimor. Nëse biznesi vendos të deklarojë një fitim më të lartë, për fitimin shtesë, biznesi do tatohet 5 përqind. Ne të gjithë e dimë që një pjesë e bizneseve kanë informalitet. Në fitimin shtesë, biznesi kursen 67 përqind të të ardhurave që do të duhej të derdhte”, nënvvizoi ministrja.

Në kuadrin fiskal, qeveria nuk parashikon ndryshime për të bërëpas rrëzimit të taksës së sheshtë për të gjithë. Ndërkohë, cdo vit janë kursyer140 milionë euro dhe tatim fitimi është vendosur në masën 15%.