Mati, dikur bashkia e kapluar nga braktisja, harresa e zymtia, është sot e shndërruar në qytezën shembull të punë të kryera më së miri, ku komuniteti mbështet fuqishëm projektet e reja dhe zhvillimin.
* * *
Kryetari i PSSH Edi Rama: Shumë faleminderit për mikpritjen, shumë faleminderit për mbështetjen!
Është e pashmangshme në këtë rrugëtim me këto ndalesa për mua që të mos e kujtoj kur zbres nga makina, kur shkoj duke ecur për të takuar njerëzit, siç erdha dhe tani këtu sesi ishte secili prej këtyre vendeve kur ne morëm detyrën dhe se çfarë braktisje, se çfarë rrënimi se çfarë zymtie dhe dëshpërimi kishte në thuajse të gjitha bashkitë e Shqipërisë. Madje dhe në ato bashki ku drejtonin socialistët ishte një situatë shumë e rendw pikërisht sepse ata që sot rikthehen këtu, rikërkojnë vota pa pikën e turpit nuk kanë pasur as kur kanë pasur qeverinë në Tiranë asnjë sens të zhvillimit të qyteteve, asnjë sens të zhvillimit të komuniteteve. I kanë parë njerëzit si mish për top. I kanë ndarë, i kanë përçarë, ne dhe ata, ne dhe ata.
E kanë propaganduar demokracinë si monopolin e tyre, duke i parë gjithë të tjerët si armiq, duke i trajtuar socialistët si komunistë, si persekutorë e ku e di unë se çfarë edhe pse për ironinë më të madhe të fatit dhe njëkohësisht për talljen më të madhe të gjithë atyre që kanë qenë të persekutuar, ndaj gjithë atyre që kanë pasur të vrarë, të burgosur, të syrgjynosur në familjet e tyre për shkak të komunizmit, në krye kishin një ultra komunist, por jo nga ata të ndershmit, por nga ata që për karrierë dhe për ambicien e tyre për pushtet ishin gati të bënin çdo gjë madje të ndërronin komplet edhe fytyrën, të ndërronin komplet dhe maskën.
Dhe sot që ajo maskë është çjerrë jo nga ne por është çjerrë nga aleati më i madh strategjik i shqiptarëve dhe i Shqipërisë, SHBA, dhe është bërë një maskë e papërdorshme dhe e padëshiruar, jo vetëm në SHBA, por në gjithë Europën, është e pa konceptueshme dhe është e pakuptueshme sesi ka akoma njerëz të ndershëm për hir të së vërtetës, jo njerëz që janë të lidhur me interesa se ata unë nuk i quaj, ata janë thjeshtë parazitë që i shkojnë mbrapa për pushtet, por ka akoma njerëz të cilët i japin besim, i japin votë. Është e pakonceptueshme kjo e gjitha, sot, kur Shqipëria ka një vend në arenën ndërkombëtare që nuk e ka pasur kurrë; sot kur Shqipëria respektohet si një vend me dinjitet dhe si një partner i barabartë në çdo tryezë në Europë dhe në botë; sot kur Shqipëria është e ulur në Këshillin e Sigurimit, gjë që askush nuk e imagjinonte më përpara; sot kur Shqipëria arrin merr drejtimin e OSBE- sw, një organizatë gjigande politike që shtrihet nga Kanadaja deri lart në Vladivostok; sot kur Shqipëria përgatitet të mikpresë Samitin e Berlinit; sot kur shqipëria bëhet vendi BE për herë të parë del jashtë kufijve të vet për t’u ulur në një samit dhe për të bashkëpunuar më tutje për Ballkanin, shqiptarët nuk mund dot që me votën e tyre t’i kthejnë kurrizin aleatëve dhe partnerëve, në emër të asgjëje dhe askujt.
Prandaj është shumë e rëndësishme për gjithë ata njerëz, të cilët në emër të së shkuarës vazhdojnë të mbajnë veten peng që të reflektojnë për këtë gjë.
Këtu ka një histori, ka një histori të së djathtës që vjen prej një të shkuare ku është shumë e qartë pse njerëzit ndihen të lidhur me atë traditë, por unë ju siguroj dhe i siguroj atë që të gjithë ata që e kanë përfaqësuar atë të djathtë, të gjithë ata që kanë pasur lidhjet e tyre me monarkinë apo kanë pasur lidhjet e tyre me lëvizje jo komuniste, por patriotike do të rrotullohen në varr kur nipërit, mbesat, stërnipërit, stërmbesat e tyre të shkojnë të japin votën e tyre për një forcë që drejtohet nga një individ, të cilit aleatët tanë strategjikë i kanë vënë kryq.
Historia e asaj të djathte, historia e atyre gjyshërve dhe stërgjyshërve që për shkak të komunizmit vuajtën aq shumë, është historia e një miqësie të panegociueshme me SHBA, është historia e një lidhjeje të panegociueshme me Perëndimin dhe nuk ka ofendim më të madh për kujtimin e tyre sesa të shkohet t’i jepet vota një force, e cila është kthyer në pengun e një njeriu të vetëm, në pengun e një njeriu të vetëm për hallet personale me drejtësinë dhe me historinë e një njeriu të vetëm, të cilit i është dhënë besim si askujt tjetër nga mbështetësit e asaj partie dhe i cili i turpëroi të gjithë dhe tani kërkon të turpërojë dhe Shqipërinë. Kjo është e pakonceptueshme.
E për këtë arsye unë dua t’iu them të gjithëve që: lëreni mbrapa atë që është i dënuar të mbetet mbrapa dhe të ecim vetëm përpara sepse përtej këtij fakti kaq të thjeshtë, përtej faktit që flet vetë se nuk mund të ketë dot një shqiptar me logjikw që ta hajë që kjo ka ndodhur se e kam bërë unë, unë kam vënë në lëvizje gjithë Amerikën dhe e kam bërë Amerikën që të bëjë çfarë i them unë. Sikur ta kisha këtë fuqi nuk do vija këtu të kërkoja vota për Gonin. Unë nuk e kam këtë fuqi, por askush nuk e ka këtë fuqi. ShBA nuk janë kompani që kontraktohet me çfarëdo qoftë se po të ishin ashtu do i kishin kontaktuar me kohë gjithë ato vende që kanë pasuri marramendëse nga nafta e ku di unë se çfarë. SHBA janë aty si qendër graviteti i vlerave demokratike, i vlerave të lirisë, i vlerave të një komuniteti ku ne bëjmë pjesë dhe nga i cili ne nuk mund të ndahemi dhe nga i cili, ne nuk mund të largohemi dhe me të cilin ne nuk mund të krijojmë një marrëdhënie dyshimi dhe nuk mund të na shikojnë si njerëz të prapambetur, si njerëz pa tru në kokë që ndërkohë që ata thonë “shqiptarë dhe shqiptare ne nuk e dëshirojmë këtë individ”, shqiptarët dhe shqiptaret vazhdojnë me të vetën dhe japin vota.
Pastaj vijmë tek tjetra, për çfarë do i jepni votat këtu? Mund ta di unë për çfarë? Se këtu vota në 14 maj kërkohet për të pastruar, për të ndërtuar rrugë, për të ndriçuar rrugët, për të ndërtuar mirëmbajtur dhe pasur shërbim cilësor në çerdhe, në kopshte, në shkolla për të bërë më shumë nga të gjitha këto, për të pasur ndërmarrje, të cilat i shërbejnë komunitetit, jo ndërmarrje që përdoren si mish për top për t’u futur nëpër autobusë, për t’i sjellë në Tiranë për të bërtit ‘’Rama ik”’. Se kanë 10 vjet që bërtasin dhe ja ku jam unë këtu.
Për çfarë? A e mbani mend se si ishte Mati kur Agroni mori detyrën? Ju kujtohet? A ju kujtohet se si ishin vargmalet me plehra se sa mijëra tonelata janë hequr nga ato që ishin bërë mal lart te poshtë? Tani, ju mendoni se do vijnë ata dhe do e mbajnë pastër qytetin?
Po si do e mbajnë pastër qytetin sepse s‘kanë mbajtur asnjë qytet pastër?
Ja ku e keni Shkodrën. Kanë që në 1992, në zgjedhjet e para pluraliste që kanë marrë drejtimin e Shkodrës dhe nuk e kanë lëshuar më. Është i vetmi qytet, është e vetmja bashki ku vazhdojnë kazanët mbulohen nga plehra me ditë dhe qelbet lagjja sepse e mbulojnë plehrat. Dhe kështu ka qenë kudo që ata kanë qeverisur. Sot, nuk kemi më probleme më pastërtinë ne.
Kjo është e para fushatë që unë mbaj mend, që nuk flitet për ujë të pijshëm sepse uji i pijshëm, jo se është i garantuar në gjithë territorin e vendit, ka zona në shumë bashki që akoma kanë nevojë për investime, por sot Shqipëria është e mbuluar me ujë të pijshëm më shumë se ç’ishte përpara vitit ‘90.
Sepse kemi punuar me një këmbëngulje të madhe vit pas viti dhe ne nuk e kemi pasur të lehtë, do kishim pasur sot shumë më shumë po të kishim pasur ca befasira që nuk i sollëm ne. Tërmetin nuk e sollëm ne, na erdhi.
Na u desh të ndalonim shumë projekte, të heqim fonde edhe nga bashkia e Matit, edhe nga bashkia e Dibrës, edhe nga bashkia e Bulqizës, edhe nga bashkitë e tjera e t’i çojmë sepse do të fusnim nëpër shtëpia mijëra njerëz që ngelën në qiell të hapur.
Pastaj sikur të mos mjaftonte tërmeti, na erdhi pandemia. Prapë na u desh të heqim fonde këtej, të heqim fonde andej që të mbështesim të gjithë njerëzit me vaksina. Që të mbështesim bizneset, që të mbështesim njerëzit më në nevojë me ato paketat e rezistencës dhe pastaj na vjen dhe lufta, na vjen dhe çmimi i energjisë që shkon kacafiiu dhe sot qw flasim, ne vazhdojmë të paguajmë që fatura në shtëpitë tuaja tw vijë siç ka qenë përpara, po nuk është çmimi siç ka qenë përpara dhe me gjithë këto çmenduri, dhe me gjithë këto shpenzime të paparashikuara, ja ku jemi sot.
Kemi hyrë në një fazë jashtëzakonisht të rëndësishme për ekonominë tonë, për mirëqenien në vend, duke filluar nga rritja më e lartë e pagave ndonjëherë.
Pagat që po marrin këto ditë mjeket specialistë, pagat qe po marrin mjekët në tërësi, pagat qe po marrin infermierët, pagat që po marrin këto ditë punonjësit e sigurisë, pagat që po marrin këto ditë mësuesit janë të rritura, por ama, rritja do të vazhdojë dhe si sot viti, kur të plotësohet harku i këtij plani, pagat mesatare në Shqipëri nw sektorin publik do të jetë 900 euro nga 530 euro që është sot dhe patjetër qe kjo nuk mjafton sepse na duhet dhe sektori privat. Prandaj pagën minimale e kemi rritur në 40 mijë lekë. Sot që flasim paga minimale do të fillojë të hyjë në xhep që nga prilli 40 mijë lekë për të gjithë punonjësit që paguhen me pagë minimale dhe nuk mjafton. Do ta çojmë 45 brenda 2025 dhe pa e çuar në 60 mijë lekë ne nuk e kemi bërë detyrën prandaj jemi këtu. Prandaj duam mbështetje. Tani për ça duhen ata të tjerët? Mund ta di unë? Përveç se për turp, për ça duhen tjetër?
Nuk kanë bërë, mor njerëz, se po ta kishin bërë do të na e tregonin.
Nuk e tregojnë dot, një bashki, që nga 92 që e kanë pasur dhe ku mund ta thonë; “ja, e kemi pasur ne këtë, shih çfarw kemi bërë’’.
Nuk e kanë. Nuk e tregojnë dot se nuk dinë. Nuk duan dhe sidomos tani nuk kanë më mendje fare as të mësojnë sepse tani i duan bashkitë vetëm për t’i marrë pengje. Tani çfarw doni ju?
Doni që bashkia këtu në vend qe të merret me punë, e në vend tw merret me shërbime për ju, të merret me sherr me qeverinë?
Po çfarw do i bëjë qeverisë kryetari i bashkisë këtu? Asgjë. Do marrë fondet nga taksat, do i çojë në shtëpi siç i kanë pas çuar në shtëpi përpara dhe ju e dini shumë mirë çfarw të mundet, do të fusë atje çetën e vet dhe pastaj do të paguajë autobusë për t’i mbushur me gjithë punonjësit e pastrimit, me punonjësit e gjelbërimit, me punonjësit e ujësjellësit qw të vijnë atje e të bëjnë atë qw kanë bërë gjithmonë; për këtë i do? Për çfarw i duhen? E si të bashkëpunojmë ne me këta njerëz?
Jo se s’duam ne të bashkëpunojmë, po si të bashkëpunojmë? Këta nuk duan të bëjnë projekte. Edhe kur vjen puna që ne i financojmë. Pse shkollat këtu dhe në të gjitha bashkitë tona kur ne financojmë, kur rindërtojmë, kur ndërtojmë nga e para janë njësor si në çdo vend të Evropës kurse në Shkodër që japim financë për të rindërtuar shkolla, janë njësoj siç ishin në kohën kur ata ishin në qeveri sepse këta atë punë bëjnë. Shihni Tropojën. Në Tropojë njësoj si në Shkodër, se patëm kurrë mundësinë deri sa 4 vite përpara për shkak të bojkotit, na ngeli në dorë Tropoja ne.
Shkoni shiheni Tropojën. Në 4 vjet ka ndryshuar më shumë se në 400 vjet dhe kjo nuk është shkencë.
Kjo është përkushtim për të zbatuar një vizion dhe vizionin nuk e kanë te gjithë.
Nuk e kanë te gjithë se këtu ndahen foircst politike, këtu ndahen njerëzit. Ata s’kanë vizion për këtë punë. Shiheni se si janë bërë. Zihen se kush është i vërteti.
E të gjithë rrejnë. Asnjëri nga ata nuk është i vërteti, asnjëri nga ata nuk përfaqëson demokratët dhe të djathtët që e përsëris, por mirë mo, ma thoni dhe një gjë në fund , se s’ dua ta zgjas më shumë me këta; ka plot njerëz të zotë të djathtë, ka plot njerëz të zote, pse nuk i vjen rralla këtyre. Pse i gjejnë më tipikët e dembelizmit, më tipikët e hipokrizie, më tipikët e dhunës verbale? I gjejnë sepse ashtu i duan. Nuk duan njerëz që t’i kenë sytë hapur, shihni sa flet njëri bëhet armik menjëherë. Bëhet armik dhe e sulmojnë. Kanë filluar tani me sulmin me ato këngëtaret që dalin mbështesin lali Erin.
Imagjino. Merren me këngëtarët. Pritni kur të fillojnë të sulmojnë pemët meqë i mbjell lali Eri, ose Goni ose tjetri. Dhe i kanë pas sulmuar pemët më përpara kur ne ishim në bashki.
Kur ishim në bashki me Belindën, në atë periudhë kur ata erdhën në qeveri, na shkulnin pemët. Ne mbillnim pemë, ata shkonin i hidhnin benzinë pemëve. Ja, këta janë ata. Kështu kanë qenë gjithmonë. Dhe gjithë e keqja e tyre është aty, tek ai me damkën në lule te ballit “Non grata’’. Tani, kush do të bëjë luftë me Amerikën, ta vazhdojë, ta bëjë. Këtu nga Mati, ne nuk e kemi këtë plan. Ne kemi plan të vazhdojmë të punojmë për Matin, të punojmë për Dibrën me ndryshimin epokal që është bërë me rrugën dhe me plotësimin e gjithë infrastrukturës që do ta afrojë të gjithën me Tiranë, dhe me gjithë çfarw apo bëjmë për të mbështetur agroturizmin, për të mbështetur prodhimin, për të mbështetur njerëzit e punës, unë po iu them që dhe Mati si të gjitha bashkitë e tjera do të bëhet një destinacion turistik ku do vijnë gjithmonë e më shumë turistë, ku do ketë gjithmonë e më shumë punë dhe të ardhura për ju prandaj vetëm përpara.
Motra e vëllezër, ju e keni ndarë mendjen, s’kemi çfarw diskutojmë, por për gratë e Matit, kam një porosi, një kërkesë, një lutej: kapini të gjitha gratë rreth e rrotull ca keni afër, komshie, në Pazar në punë, ku t’ja dalin, edhe gratë që i kanë burrat djathtas, nxitini që t’i marrin burrat me vete për të ecur vetëm përpara në 14 maj. Sepse ka shumë rëndësi, unë e them gjithmonë. Bashkia është grua, qeveria është burrë.
Bashkia është njësoj si gruaja në shtëpi, tani imagjinojeni ju gra, sikur të ikni një muaj ju e t’ia lini të gjitha burrit. Imagjinojeni për një moment; ikni një muaj, ikni nga Mati të gjitha gratë e hajdeni këtu se çfarë bëhet. Do e gjeni Gonin me mjekër më të gjatë se unë e do i gjeni burrat rrugëve që nuk do dinë më se ku e kanë shtëpinë, lërë pastaj shtëpinë brenda si do e gjeni.
Kështu është dhe bashkia. Bashkia është nikoqirja e gjithë komunitetit; do merren me pastrimin, do merret që të ndriçohen rrugët që kur ju vijnë gocat vonë, se do vijnë gocat vonë se nuk u thuhet “Mos hajde vonë”, ka mbaruar ajo; do vijnë vonë se do bëjnë festa, kanë shokë, kanë shoqe, kanë dashnitë e tyre, do t’i bëjnë patjetër. Si të vijnë? Të vijnë natën dhe ju të rrini në ankth se do t’i hajë ujku?
Dhe çerdhet, dhe kopshtet, dhe shkollat.
Bashkia është grua, nuk diskutohet, është e zonja e kësaj shtëpie të madhe. Prandaj, gratë që e kuptojnë më mirë këtë punë, gratë që e mbështesin, jo çuditërisht por pse e mbështesin gratë Partinë Socialiste më shumë seç e mbështesin burrat? Sepse gratë kanë tendencën që të shohin se ku është puna, kush punon.
Nuk e thoshte kot Margaret Thatcher “Do me bë muhabet, ulu bëje me burra. Do me mbaru punë, çohu e mbaroje me gra”.
Kështu që, amanet të gjitha gratë e këtyre demokratëve dhe kur kanë ndonjë burrë që nuk mbush e nuk mbush, bindeni gruan ta mbyllë në shtëpi në 14 maj, ta mbyllë në shtëpi se është dhe një turp i madh shumë; i djathtë që nuk mbush dhe niset e shkon atje tek fleta e votimit “Bashkë fitojmë” me Like Floririn se nuk kanë as emrin e atij tjetrit fare, atij i është zhdukur emri, këta duan ta mbajnë akoma.
Like floriri përfaqëson të djathtën.
Do t’iu rrotullohen gjyshërit në varr, do t’iu dalin stërgjyshërit në ëndërr dhe do ju thonë “Çfarë më bërë o çun” kështu që në këtë moment, nderin e të djathtës mund ta shpëtojnë vetë gratë e të djathtëve.
Unë kam shumë besim.
Shumë faleminderit!