35 vjet PS – Fier, Krenar për Partinë Socialiste
Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë:
Shumë faleminderit!
Në radhë të parë, faleminderit pa përjashtim që të gjithë atyre që kanë qëndruar dhe janë akoma në këmbë. Realisht e çmoj shumë, por ma ha mendja që është plotësisht e vërtetë që, duke qëndruar në këmbë për një kohë, jo të shkurtër, juve keni bërë një respekt shumë të madh për ata pa ata të cilët Partia Socialiste nuk do ishte kjo që është sot.
Kështu që shumë faleminderit!
Dhe ndërkohë kur doli këtu në skenë shoku Sokrat, unë zgjidha me vete një dilemë që e kam prej shumë kohësh.
(Tani e gjetët mos të punojë mikrofoni) Doni që të thonë blogerët që iku goja e Edi Ramës. Se ata blogerët në fakt kanë shumë gojë. (Okej, po provojmë me këtë tjetrin) se ishte moment solemn se vërtetë kam zgjidhur një dilemë sot që e kam prej shumë vitesh. Pse i thonë Fierit kryeqytetit socialistëve se, po bravo, bravo për çfarë se unë s’e kam thënë pse. Por sot e zgjidha se dakord Fieri voton Partinë Socialiste, por nuk është vetëm Fieri që voton Partinë Socialiste. Ka shumë zona të tjera që votojnë Partinë Socialiste rregullisht, historikisht, një herë më shumë, një herë më pak, por e zgjidha duke parë Sokratin.
Kur unë kandidova për herë të parë për kryetar i Partisë Socialiste, ishte një skandal i madh, sepse Partia Socialiste nuk e kishte zakonin, po as statutin që lejonte njerëz që të thoshin: – “Dua të bëhem Kryetar i Partisë dhe plus kësaj, ishte një skandal i madh sepse në ndërkohë, unë isha kryetar i bashkisë së Tiranës, ishte menjëherë pas fitores së mandatit të dytë në 2003 dhe socialistët më shikonin si një njeri të çmendur mirë e mirë, se kështu më kishin parë me kohë, po si një njeri që ishte komplet i pafytyrë edhe gati-gati tradhtar sepse po i dilte përballë liderit të pakontestueshëm të partisë edhe po i dilte përballë, duke thyer çdo rregull dhe duke u bërë anëtar partie sot, e duke kandiduar po sot për kongresin që bëhej mbas një muaji e ca dhe sistemi i Partisë Socialiste ishte me ato komitetet drejtuese të rretheve dhe nuk ishte aty që hynte e dilte kush donte, ishin me testra, ishin me kuota ishin me lista edhe futeshin brenda.
Aty s’kishte as kamera, s’kishte as media.
Futeshin brenda, vihej ajo tavolina atje, me atë copën e kuqe, rrinte presidiumi atje, mbahej raporti edhe votohej për delegatët. Edhe vij unë të futem, ishte ky komiteti drejtues i pari, ishte në rrethin e Mallakastrës. (Jo mor jo, po leje tani më trego mua, unë portretin tënd s’do ta harroj kurrë gjithë jetën, “jo unë thotë” unë e kam me firmë me vulë, e kam me shkrim ma ke dhënë me letër.)
Edhe shkoj unë atje të futem që të shpall platformën. Ku kishte platforma te dera jashtë edhe doli shoku Sokrat. Tha: “Urdhëroni tha”. Sigurisht urdhëroni tha. Komplet një armik i brendshëm. I thash: Unë po më thanë që këtu është komiteti. Po tha” – “Po ç’lidhje ke ti me komitetin? I thashë: – “Unë po dua të futem se unë jam kandidat”. Kandidati i kujt tha? Jam kandidat për kryetari i Partisë Socialiste. Jo tha s’ka kandidatë për kryetar Partisë Socialiste. Kandidatët tha dalin në kongres! I thashë unë po si do dal unë kandidat në kongres po s’më dëgjuan delegatët?
Nuk është fare çështja ime kjo tha! I thashë: “Po mos e bëni këtë punë kështu tani s’ka lezet, se janë mbledh edhe njerëz, kishte dhe kamera. Të futem, i thashë do kthehem fjalët e mia. Më tha mua dëgjo unë do tërhiqem tha. Do shkoj tek përfaqësia. Po ishte një ishte një aty përfaqësia që merrte me radhë emra listë. Do flas me përfaqësinë tha, do t’i them tha që ka një kërkesë nga një individ që do të hyjë brenda edhe do të jap përgjigjen. Unë aty në rrugë kur vjen përgjigjja vjen shoku Sokrat me letër serioz, me stamp, me logo, me shkrim, me vulë edhe thotë: – “Në bazë të nenit kaq aq e kaq nuk ju lejohet hyrja në komitet”, edhe nuk u futa, pastaj e çava në ca komitete të tjera, historia vazhdoi dhe unë u bëra kryetar i Partisë Socialiste. U bëra kryetar i Partisë Socialiste… prit, prit, prit, prit, prit se s’kam mbaruar që të kuptoni pse është kryeqyteti? Se unë u bëra kryetar i Partisë Socialiste në Tiranë. Dakord! Grupi i Fierit megjithëse më votuan, shoku Sokrat erdhi atje, më tha: – “Votën ta dhamë, tha. Herën e parë tha nuk ishe gati, tani tha e more tha do të shikojmë tha”. Mirëpo ishte gjithë grupi i Fierit dhe ishte një grua, nuk e di a e keni parasysh, një Rajmonda Stefa. (hajde këtu, hajde) Ta shikosh thua ti grua e mirë, e dashur, komunikuese, Rajmonda Stefa ma ka bërë malore jetën që unë të bindja Partisë Socialiste të Fierit se isha i duhuri.
Kështu që vetëm mbas disa kohësh, të gjithë të tjerët ishin dorëzuar, më prisnin me buzëqeshje, me përqafime, me vija këtu në Fier; “Hë erdhi ti”, “hajde hajde, hajde, hajde”. Kur fitova dhe zemrën e Rajmonda Stefës me Petro Koçin e ca të tjerë, aty u bëra kryetar. Kështu që prandaj kush ka mbështetjen, kush ka simpatinë, kush ka energjinë dhe mbi të gjitha kush ka Partinë Socialiste të Fierit si organizatë, jo thjesht si frymë si familje njerëzish, por si organizatë, atëherë mund të thotë që ka me vete kryeqytetin Partisë Socialiste. Tani jo! Tani e hodhi helmin prapë se e ka këtë! Nuk ishin të gjitha kështu. Do thuash si ishin në të vërtetën. Po të vërtetën do e thuash si ishte. Po thuaj këto të vlertat e hidhura, jo të ëmblat.
Rajmonda Stefa: E hidhur është edhe ajo. Bënim mbledhje me këshillin drejtues,e pasi zoti Rama ishte bërë kryetar i PS dhe kishte këtë zakonin që e hodhi dorën tani dhe sa herë gjente ku ishte kamera, do më hidhte dorën dhe i thashë ‘’mos u lodh kot, unë nuk dashurohem me ty. Jam dashuruar me Nanon dhe me Alqin në shtëpi’’. Tani ti e di.
Kryeministri Edi Rama: E vërtetë është kjo. Nuk e mbaja mend si deklaratë mosdashurie, por ajo e ka memorien top edhe dashurinë me shokun Fatos e ka pasur të shpallur, dashurinë me burrin nuk e kemi ditur, por me siguri e ka patur dhe nuk ia mohon njeri. Unë nuk kërkoja dashurinë e Rajmondës, kërkoja vetëm mbështetjen e Rajmondës. Ma dha mbështetjen, ma dha të plotë. Edhe dashurinë ma dha, por nuk ma shprehu asnjëherë. Ma shpreh me mënyrën e vet, rëndësi ka që të gjitha këto detaje vijnë prapë tek ajo që thashë, ky është kryeqyteti i socialistëve.
Tani, duke qenë se keni qëndruar shumë gjatë në këmbë, duke qenë se edhe unë flas gjatë, e dini vetë, do mundohem që të them dis gjëra sepse duhen thënë këtu, dhe ndërkohë e dini shumë mirë që janë gjëra që lidhen me atë që po ndodh sot. Ajo që po ndodh sot, jo thjesht cca po ndodh me një grupim ose me një sërë grupesh njerëzish, kategorish që i ka bashkaur bulevardi, duke filluar me një shqetësim legjitim për mjedisin e pastaj, duke kaluar deri tek kërkësa për vdekjen e tradhëtarëve me në krye mua, por më e rëndësishme është cca po ndodh sot me Shqipërinë dhe pse Shqipëria po përdoret kaq masivisht në vende dhe nga njerëz, të cilët të jeni të sigurtë që nuk është se ka ndonjë dhembje, se çfarë do ndodhë me flamingot e Zvërnecit, as se janë kaq të interesuar për Shqipëri, por sepse Shqipëria është sot, përveç të tjerash një epiqendër e një sërë përplasjesh.
Thënë kjo, nuk po them që njerëzit që dalin atje janë agjentë, janë spiunë, janë të futur nga forca të errëta. Nuk po them këtë fare. Absolutisht s’e them këtë, por përveç një pjese të mirë aty që janë këta politikanët e rinj të partive të reja, që u vjetëruan shumë më shpejt sesa normalisht do të ishte e natyrshme, është një pjesë njerëzish aty, që kanë rënë pre e kësaj, e gjithë kësaj gjëje. Atyre që shqetësohen për mjedisin në mënyrë legjitime, atyre që shqetësohen për Shqipërinë, që Shqipëria është e shqiptarëve, që Shqipëria nuk mund të shitet, që Shqipëria kështu e ashtu, megjithëse këto janë gjëra shumë shqetësuese, në mënyrën se si mendohen dhe si artikulohen, iu duket gabimisht sikur bota është me ta, sikur gjithë ai sistem mediatik në Amerikë, por edhe në Europë, gjithë ato platforma janë në kulmin e një simpatie që këta njerëz po luftojnë për atdheun e tyre, që këta njerëz po luftojnë për mjedisin në vendin e tyre. Kush e mendon kështu, gënjen veten në mënyrë shumë naivë. Shqipëria këtu ka qenë dhe çështje të mjedisit, çështje të jetës së natyrës, çështje të kafshëve, çështje të shpendëve, të lumenjve, ka pasur dhe ka pasur shumë të rënda.
Shqipëria ka qenë vendi ku si në asnjë vend të Europës, deri kur ne kemi ardhur në detyrë, bëhej turizëm gjuetie, njësoj si trafiqet e tjera, kishte një sistem të tërë për të sjellë turistë me çifte. Maniakë ndërkombëtarë nga vendet përreth, po edhe nga vende të tjera, të cilët vinin me një sistem organizimi, merreshin me furgona, siç bëhet sot për shumë turistë, bëhen ture, bëhen guida, në atë kohë ishte turizmi i vrasjes ilegale të shpendëve dhe të kafshëve në Shqipëri. Po të ishte ky passion kaq i shprehur nga shumëkush, nuk diskutoj atë grusht njerëzish që aty janë realisht ambjentalistë, por unë dyshoj që ata janë akoma aty për të hir të së vërtetës, por kjo do kthehem pak më prapa, atëherë do kishim parë, jo një protestë të madhe, po do kishim parë një grup njerëzish që të visheshin si flamingo edhe të thoshin ‘’bini flamingot mbrapsht në Shqipëri se janë zhdukur’’. Nuk kishte flamingo në Shqipëri dhe kjo është diçka faktike sepse gjuetia e egërsirave që vinin nga vendet e tjera me çifte, kishte bërë që gjithë lagunat tona, edhe në Karavasta, këtu ka dëshmitarë, këtu ka njerëz që e dinë historinë dhe kanë vuajtur nga kriminelët e shpendëve dhe të kafshëve, edhe në Karavasta është bërë nami; pelikani kaçurel u masakrua.
Është rikthyer për të nxjerrë vezë shumë më pas. Dhe sot, ne kemi një regjistër të të gjithë popullsisë së shpendëve dhe të kafshëve në Shqipëri. Është shumëfishuar nga koha kur ne filluam të mbajmë regjistrin dhe si u shumëfishua dhe pse u kthyen flamingot, dhe pse pelikani kaçurel rivendosi të lëshojë vezë, të lindë fëmijën e vet këtu në Shqipëri? Sepse kjo qeveri ndaloi për 10 vjet gjuetinë. Ne kemi inventarin dhe këto i dinë, këtë që po them unë, e dinë të tëra institucionet dhe të tëra organizmat që merren me jetën e egër.
Dhe ne kemi inventaret se si pyjet janë ripërtërirë, jo aq sa do duhet të ripërterihen dhe vazhdon ripërtëritja, po si janë ripërtërirë pyjet që ishin bërë territore pa zogj, territore ku edhe ujqërit kishin filluar të pakësoheshin dhe kur shumë specie të rralla autoktone këtu, kishin filluar të zhdukeshin nga kriminelët që i vrisnin ujqërit për sport, por territore ku dëgjohej vetëm zëri i sharrave, i sharrave që prisnin nga të katër anët dhe kur hynin e dilnin trajlera me drurë që nxirreshin jashtë Shqipërisë apo që hidheshin për t’u përdorur në mënyrë ilegale, shiteshin pa asnjë faturë, pasuroheshin një rrjet i tërë kriminelësh dhe u desh partia socialiste në qeveri që të ndalonte 10 vjet shfrytëzimin e pyjeve.
Po lumenjtë? Sepse të vish sot, të mblidhesh sot dhe të kërkosh hesap për një projekt është gjëja më legjitime në botë, por hesapi kërkohet, duke u ulur edhe duke kërkuar transparencën që të mungon. Nëse dikush dhe disa dalin në protestë dhe kërkojnë që unë të jem i butë, që unë të jem njerëzor, që unë të jem i kuptueshëm me ta, ka një minimum etik. Po qe se ajo protestë është shqetësim për Sazanin, është shqetësim për Zvernecin, është shqetësim për biodiversitetin, për flamingot, minimumi etik është të nxjerrësh një grup njerëzish dhe të thuash urdhëro bujrum, ulu me këta njerëz, këta janë ekspertë, këta dinë çfarë flasin. Trego nga A-ja te zh-ja çfarë po ndodh, çfarë ka ndërmend qeveria të bëjë dhe të dëgjosh.
Po ti nuk mund të vish dhe të bësh atë teknikën, se unë atë teknikë njoh, “nuk ka negociata, largohu”. Se në qoftë se je në protestë që të mos largohen flamingot, nuk mund të kërkosh pastaj që të largohet qeveria, por duhet të kërkosh hesap per flamingot. Ky është minimumi etik, apo jo?
Dhe të vish sot e t’i kërkosh hesap brutal në atë formë një qeverie, një shumicë qeverisëse, një partie në qeveri, që e ka bërë Shqipërinë një vend, ku është vendosur nën mbrojtje lumi i fundit i egër i Europës, është shpallur park kombëtar, Vjosa ku përfshihet edhe delta e Vjosës dhe ku ajo fjala Vjosa, Narta Vjosa nuk ka lidhje fare me projektin është guxim shumë i madh.
Është guximi i atij që nuk ka turp. Sepse momenti qe ti nuk turp, përpara të vërtetës dhe je i gatshëm ta kthesh një gënjeshtër që ti të manipulosh të tjerë dhe pastaj te shkosh lart e më lart e më lart në manipulimin tënd dhe pastaj të kërkosh të kthesh përmbys nga e para vendin, është diçka që ti mund ta bësh sepse ne jemi demokraci, jemi në liri, por është diçka që ti duhet që me Edi Ramën dhe PS nuk funksionon. Kjo parti dhe kjo shumicë qeverisëse, kanë refuzuar një numër të pafundmë koncesesionash të dhënash për të ndërtuar gjatë gjithë lumit të Vjosës hidrocentral pas hidrocentrali, pas hidrocentrali, pas hidrocentrali.
Kjo parti që i ka dhënë jetë kësaj shumice qeverisëse është sot akoma, në një betejë ndërkombëtare, me një maskara i cili është kategoria e atyre nga të cilët duhet të ruhet Shqipëria. Është kategoria e atyre që Shqipëria nuk duhet t’i pranojë për të investuar këtu. Të cilit ju hapën dyert e Shqipërisë, ju dha Vjosa për të ndërtuar hidrocentral, ju dha e drejta për të importuar plehra në Shqipëri dhe ju hap rruga për të bërë këtu Zotin e shtëpisë
Ju e keni dëgjuar, shqiptarët e kanë dëgjuar, që këta që dalin, ju kanë çuar deri ne Tiranë, ju kanë çuar letra nën dyer që “i humbi Shqipëria, i humbët ju 110 milion euro për tekat e Edi Ramës, sepse i mori ai, i fitoi ai në gjyq ndërkombëtar”.
Po mirë në qoftë se unë do isha njeriu që shes vendin tim, në qoftë se unë isha e rrethuar nga tradhtare, çfarë problemi do kishim ne që të thoshim këto hidrocentrali, hidrocentralet se nuk është një, janë koncesesione, i kanë dhënë të tjerët, s’kemi çfarë bëjmë. Nuk do t’i hyjmë rrugëve të gjyqeve. Nuk do t’i hyjmë rrugëve të betejave legale, sepse janë të drejta që i ka dhënë shteti shqiptar. Importin e plehrave e ka pranuar shteti shqiptar. Këtë e ka bërë shteti shqiptar. Atë e ka bërë shteti shqiptar. 12 hidrocentrale, 12 hidrocentrale të dhëna nga ai i “mosozotshmi” që bjeshkët atje lart i dhanë jetën. E lindën atje, që njerëzit e bjeshkëve u vranë e u sakatuan për t’i shkuar pas atij dhe që nuk ju bëri as rrugën deri në Valbonë, por ju la peshqesh 12 hidrocentrale dhe ishte kjo parti që i dha jetë qeverisë së vet, e cila nuk kishte cc’ti bënte, nuk kishte cc’ti bënte atyre hidrocentraleve që kishin filluar punën, por ia anuloi të gjitha tjerat. Dhe këta ambientalistët, pseudot, bashkë me të gjithë këta llapaqorrat ja hodhën në kurriz edhe ato Partisë Socialiste. Po si mund të bëhej Shqipëria dhe si mund të zgjidhej Shqipëria vendi që drejton organizatën më prestigjioze ku janë 45 vende europiane që quhet Forest Europe. Në qoftë se Shqipëria do ishte vendi ku pyjet shkatërrohen, në qoftë se Shqipëria do ishte vendi, ku nëpër pyje bëjnë kërdinë gjuetarët e shpendëve dhe të kafshëve, në qoftë se Shqipëria do ishte vendi ku lumenjtë kthehen në shtretër të tharë nga hidrocentralet, si do ta merrnin Shqipërinë ta vendosin në krye të asaj organizate? Dhe kush ja dha stafetën Shqipërisë? Suedia. Dhe kush e mbështeti Shqipërinë për t’u bërë drejtuese e asaj organizate? Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar. Si do ndodhnin këto?
Unë nuk po them që ne s’kemi probleme, se ne do kemi probleme. Do kemi gjithmonë probleme. Për sa kohë ne do kemi njerëz që në emër të mjedisit, në emër të mbrojtjes së shpendëve, në emër të mbrojtjes së habitatit, të biodiversitetit, shkojnë në Zvërnec dhe i parkojnë të gjitha makinat mu në rërë dhe protestojnë për flamingo.
Ne do kemi probleme patjetër për sa kohë do kemi njerëz që nga një anë shfaqen nëpër Instagrame me lloj – lloj kremrash se parfumet nuk që ndjen erën kur dalin në Instagram, me lloj – lloj kremrash, me lloj – lloj rrobash, në lloj – lloj sfondesh “jam në Toskana. Ju përshëndes nga Parisi. O sa e bukur Vjena” edhe mbrapa Mozarti që këndon dhe këtu në Shqipëri e pijnë atë pijen që kanë marrë për t’i bërë reklamë edhe pastaj e hedhin. Uh uh. Si mos kemi probleme ne? Uh! E mo se Shqipëri hesapi. Shqipëri hesapi. Shqipëri hesapi. Duam flamingot. Do flamingot? Po je e sigurt që të duan flamingot ty? S’kanë gojë. Kam gojë unë edhe për ata. Kjo është kur thoshte miku i ndjeri Bujar Lako, “të kesh dy të pasme, një ta mbash, e një ta ccash”. Kështu është.
Tani kam një gjë se pata një telefon nga një djalë atje në protestë. Me kë e kishe tha atë punën e patriotëve, tha se edhe unë jam patriot. Çfarë patriotësh? Jo tha se the diçka tha që ata patriotët e Instagramit, ata patriotët e influencimit, ata patriotët e Facebookut ta marrin udhëheqjen e kësaj lëvizje dhe pastaj t’i shohi populli kush janë, çfarë kanë, si e kanë, por në fakt s’ishte për të.
Po i thashë dëgjo, ti je patriot? Po tha, unë jam patriot. Po në qoftë se je patriot i thashë pse merr pjesë në një mashtrim publik? Për çfarë merr pjesë tani? Si tha marr pjesë në mashtrim? Po pse i i jep fytyrën tënde, i jep zërin tënd, i jep patriotizmin tënd, i jep pasionin tënd atdhedashës një mashtrimi. Jo tha, jo tha si? Po si i thashë, ti je patriot dhe pranon që të kërkohet vdekja ime, vdekja ime tradhtar edhe pranon që të flitet për lloj-lloj gjërash, duke u nisur nga një gënjeshtër.
Pse nuk thua ti si patriot, dëgjoni këtu djema. Unë jam këtu sepse unë e dua Shqipërinë dhe ai e do Shqipërinë. Unë jam këtu sepse unë nuk pranoj që të shitet Sazani. Nuk e pranoj. S’pranoj as unë njëherë. Po nuk e pranoj. Unë jam këtu se unë nuk e pranoj që Zvërneci të betonizohet. Kështu që unë dua që ti, ti, ti bashkë me mua të shkojmë dhe të shikojmë letrat, të kërkojmë llogari, jemi patriotë. Po ti i thashë nuk mundet dot të jesh patriot që ju fsheh vërtetën atyre që të rrethojnë se atëherë nuk i bie të jesh patriot, i bie të jesh manipulator, i bie të jesh skuth. Tha unë tha, nuk kam lidhje me ato që thonë ata tha, të tjerët. Unë tha, kam shqetësimet e mia unë kam botëkuptim. Po në rregull fare, s’kam unë asnjë problem me këto i thashë. Të gjitha këto janë shumë në rregull. Por pse ti si patriot dhe çfarë është ky patriotizëm për ta vendosur Shqipërinë në një sherr që nuk është fare sherri jonë? Nuk është sherri jonë. Kuptoni ju? Unë e ndjek atë senatorin e madh të famshëm kandidatin për president Bernie Sanders. Unë nuk e di a e dinte Bernie Sandersi se ku bie Shqipëria deri para pak ditësh, po unë di me siguri një gjë që gjithë ajo që Bernie Sanders shkruajti nuk ka të bëjë fare as me Shqipërinë, nuk ka të bëjë fare as me Zvërnecin, ka të bëjë me luftrat që ka atje.
Ai është nga ana tjetër, ai tjetri nga ana tjetër. Tashi ne djema, se me ju e kam, se ju keni potencialin që të rrëshqisni duke u bërë patriot që pastaj t’i ikni të vërtetës dhe këtë s’dua ta bëni kurrë.
Nëse ka një gjë patriotike në radhë të parë, është e vërteta dhe nëse ka një aktivitet patriotik të vërtetë është që kur flet për vendin tënd, kur i del për Zot vendit tënd, kur përpiqesh të thuash sa i mirë je ti për vendin tënd, ta bësh këtë gjithmonë, duke pasur parasysh që dinjiteti i vendit tënd të mos cënohet. Jo duke gënjyer, jo duke fshehur problemet që ka vendi yt, por duke mos thënë gjëra të pavërteta për hirë të like-ve, siç i thonë llajkeve, llajke, folloëersa se ishte dhe një rast tjetër që njërin, se atë e njohin këta e kemi atje në Partinë Socialiste, i kishte ikur e dashura, i kishte ikur në protestë i thoshte çfarë bën ti atje, ore po ç’ punë ke ti atje? Po atje do t’i marr liket unë? Ku t’i marr duke ndenjur me ty? Ti s’shihesh me sy. Ore po çfarë like-sh do marr, ore janë budalliqe, ç’më duhet mua se mos e kupton njeri like-n a është i budallait a është i të zgjuarit, like është like. More like-n, është laike, por patriotizmi nuk ka lidhje me këtë. Drejtimi i një vendi nuk ka lidhje me këtë. Partia Socialiste s’e duhet t’ia kujtoj të gjithëve, Partia Socialiste është zgjedhur për të udhëhequr, jo për t’i shkuar nga mbrapa të tjerëve, dhe deri në 12 qershor që kemi festën e madhe që unë besoj do vini dhe ju në Tiranë, është mirë që të mbyllet kjo bisedë dhe të ndahet ambientalizmi nga llapaqorrizmi dhe nga qorrollapizmi. Duhet të ndahet! Kush e do bulevardin për ta qorrollapuar të shkojë ta qorrollapojë. Kush është në bulevard akoma apo kush simpatizon me bulevardin për Sazanin, a do shitet a s’do shitet, a është shitur a s’është shitur për Zvërnecin, a do betonohet, a s’do betonohet, a do ndërtohet, si do ndërtohet, a do mbrohet, a s’do mbrohet, për zhvillimin e Shqipërisë dhe për mënyrën se si ne do të ndërtojmë në ato pika ku janë të ndjeshme, e patë ju që kishte dalë njëri atje nga këta të qorrollapuarit dhe thoshte kujdes, edhe ai ishte një, ai ishte komplet UFO. UFO! Kujdes nuk është te Zvërneci puna, Zvërneci është loja. Puna është në Darzezë, o burra të gjithë në Darzezë. Çfarë do bëjë në Darzezë ai? Po pse? Po pse Fieri, Fier domethënë, sipas këtyre, shiko, sipas këtyre dhe atyre që i mbështesin andej se entuziazmohen, Shqipëria duhet të jetë një lloj rezervati. Dakord? Se Vjosa e thonë, “Ne jemi shumë krenarë që e mbrojtën Vjosën. Po këta që na thonë lumi i fundit i egër, ou po lumenjtë e tjerë pse i zbutët ju? A po i zbutën ata. Patjetër i zbutën se lumi i egër ka probleme, lumi i egër nuk të lë të ndërtosh si të duash e ku të duash.
Tani këta duan që Fieri mos ketë kurrë dalje në det. Fier mos ta ketë kurrë në bregdet siç e kanë të gjitha ato vende që kanë këtë thesar një destinacion turistik ku të vijë tërë bota të vijë patjetër tërë bota të vijë. Shiko se ka gjë të bukur, e vutë re një gjë se është shumë interesante, se po harroja. Vajtën me makina, u futën atje në Zvërnec dhe shkuan aty ku është projekti. Edhe shkuan atje solidaritet me flamengot. Aty s’kishte asnjë flamengo. Po të isha i keq me ta, do thosha i trembët me makina se menduan që filloi ndërtimi i parkimit. Por jo, atje s’ka flamengo. Flamengot janë më në veri, janë pikërisht aty në Nartë, pranë Deltës, nuk janë atje në fund fare. Këta s’dinë as ku janë flamengot, e kupton? Dhe këta duan që Austria dhe Zvicra dhe të gjitha vendet që i kanë ato bukuri në male të vazhdojnë të presin lek me turizmin malor. Këtu jo. Këtu nuk duhet të ndërtohet. Këtu nëpër male në asnjë mënyrë, malet oligarkët. Po mirë në qoftë se të huajt s’vijnë atëherë oligarkët nuk u dashkan.Kush do ti bëjë këtu zhvillimet? Dhe si do rriten të ardhurat këtu? Se këtë dua të di unë? Si do të rriten këto të ardhura? Do rriten me ata që shkojnë me bukë me vete vetëm dhe që pastaj i hedhin të gjitha aty. Ai pylli Sodës e di ç’ka hequr dhe ka një pyetje shumë të thjeshtë” -Pse proteston Tirana dhe nuk proteston Vlora? Se në fund të fundit Zvërneci është i Vlorës! Po që po bëhet atje një masakër duhet të dilte Vlora. Pse s’del Vlora? Dhe kur them duhet të dil te Vlora, nuk e kam për ballistat e mbetur në Vlorë, se dhe një ballist që kishin, që lidh shtatë fjalë bashkë, e sollën në parlament në Tiranë që punon me call centera për të marrë “llajke” dhe që dhe që ata që ka nëpër call centera i shtyjnë vetëm për të sulmuar edhe për të mbytur me helm faqet e kundërshtarëve. Puna e tij le ta bëjë, nuk ka problem.
Po e kam fjalën Vlora. Tani më falni Po kryeqyteti i socialistëve është Fieri, kurse kryeqyteti i pavarësisë është Vlora dhe jemi dakord në këtë. Unë e di tani që juve e keni pak të vështirë këtë. Po kësaj s’ke që bëni! Po që, po do ta ngrehesh uraganin e Partisë Socialiste, shko në Fier! Po do të ngulësh këmbë që Shqipëria nuk shitet, bëhet në Vlorë!
Vlora, vlonjatët nuk i bien shumë gjatë, se po t’i binin gjatë nuk do nxirrnin heronj dhe dëshmorë do nxirrnin blogerë, po me sa di unë nuk ka blogerë nga Vlora. Me sa di unë edhe në qoftë se është ndonjë nga Vlora, atëherë i bie që s’është nga Vlora. Vlonjatët do e kishin kapur, do ja kishte thënë instinkti politik që shiko: “Vlora, Fieri, të gjithë ata që jetojnë këtu në Shqipëri që i kanë thënë punës mirëmëngjes, që luftojnë përditë për të bërë më shumë përmes turizmit, përmes shërbimeve, jo që nuk diskutohet që e duan atë investim, po duan edhe të tjerë dhe unë po ju them kaq. Edhe të tjerë investime aq të mëdhenj do t’i sjellim Shqipërisë dhe po ju them kaq. Shumë shpejt, shumë shpejt do shikoni dhe jam shumë kurioz se çarë do thonë për atë. Do t’i sjellim një investim po aq të madh mbase dhe më të madh më shumë diku midis Kavajës dhe Durrësit dhe do shikojmë çfarë do thonë për atë.
Po pse mo? Çfarë kanë të tjerët? Pse shqiptarët duhet të shohin me zili Greqinë, Costa Navarino, tjetra, tjetra, tjetra. Duhet të shohim me zili Kroacinë. Duhet të shohim me zili Malin e Zi. Mali i Zi që është sa Fieri. Sa Fieri është Mali i Zi! Aq është sa Fieri është në Mal të Zi pagat ku e ku, pensionet ku e ku, jeta ku e ku, biznesi ku e ku dhe ne do rrimë edhe do dëgjojmë, edhe do pranojmë, edhe do t’i përulemi qorrollapajve, llapaqorrave, se ata e duan Shqipërinë për vete. Po kush janë që thonë: “Shqipëria është e jona, dëgjo popullin dhe ik”. Kush janë këta? Kush janë këta? Se populli flet kur i vjen dita të flasi dhe e ka zgjidhur ky sistem. Populli flet kur i vjen dita! Pse? Nuk thonë kot atë ditë heshtje zgjedhore, të gjithë ata që kanë bërë rrokanisjen e kokës popullit katër vjet qepin gojën shkon populli dhe voton.
Tani si është kjo që mblidhemi ne këtu. Këtu ne jemi më shumë se atje. Tashi mblidhemi ne këtu dhe çfarë?
Se nuk të lë as Fevziu se Fevziu është midis të dyjave. Fevziu do të pushojë në Palasë patjetër atje, shumë mirë që mos më keqkuptoni, nuk jam unë kundër. Pushon atje, do që të ketë zhvillim, po do që dhe protestuesit të dëgjohen, po do dhe që blogerët të respektohen, po do dhe që influenceret të dashurohen dhe pastaj thotë zgjedhje. Zgjedhjet e zgjidhin këtë punë! Pse? Se Fevziu nuk do të marri anën dhe të thotë që unë jam pro zhvillimit, por:
“shiko ti Rame se transparenca”, “o do vdes”, “o do vdes”, “o do vdes për transparencën se nuk e di domethënë çfarë të them”, por në fund dua ta mbyll.
Sot flisja me ca gazetarë kishin ardhur nga Europa edhe ata të hutuar se u çmend bota. Rrinë të tërë atje me atë gishtin kështu edhe aty dalin “bum, bum, bum, bum”, u prish dynjaja, “bum, bum, bum, bum”. Edhe pastaj janë dhe ata që janë ca në protestë, për shembull, ata s’flasin fare, ata vënë kamerën kështu e bë edhe këtej, tak del njëri andej, pastaj i vënë dhe një muzikë, rrotullohet dhe imazhi 200 mijë like edhe mendja pastaj mbushet me budallëqe dhe ti s’kupton më çfarë është realiteti dhe çfarë është gënjeshtra. Ndërkohë i thashë këtyre të mive me siguri thashë këta tashti janë në punë, ndërkohë që unë do flas mi nxirrni çfarë thonë që t’ja them në distancë se aty; “nuk a puna thotë ky te ambienti janë krejt; rroga, pensione spitale, sigurime, rritja e çmimeve, nafta çdo gjë ik thotë ky”. Dakord patjetër janë, këtë s’e mohon njeri që rrogat duhet të jenë dhe më të larta. E kemi nisur me 320 euro pagën mesatare në Shqipëri, sot e kemi 912 euro.
E kemi nisur me diku te 360 pagën mesatare në sektorin publik sot dhe kemi 1080 euro. Është mjaft! Jo mo nuk është mjaft! Patjetër nuk është mjaft! Duhet rritur! Patjetër pensionet, megjithëse kemi bërë për pensionet skemën dhe dihet që do rriten.
Patjetër më spitalet! Po patjetër! Sigurisht edhe të gjitha të tjerat. Po si do rriten është pyetja? Në qoftë se ti thua: – “nuk i du huajt të ikin”, “nuk i dua oligarkët, oligarkë s’ka Shqipëria por po e zej, nuk i du këta të ikin”, “nuk t’ju duam dhe juve, ikni” dhe do ta marrim ne blogerat, influencerat, llapaqorrat, qorrallapat dhe flamingot. Si do rriten rrogat? Si do rriten rrogat? Se dëgjova njërën që thoshte: “jam shumë e shqetësuar, jam shumë e shqetësuar. Kjo është e tmerrshme. Kjo është shumë e tmerrshme dhe jeta është bërë shumë e vështirë. Po mirë tha ai, ti tha si i ke ardhurat: -unë tha 20 mijë tha normalisht tha 20 mijë euro tha nuk paguaj qera tha, nuk paguaj drita, ujë tha se mi paguan i dashuri tha. Unë tha marr 20 mijë tha udhëtoj tha po kur vij në Shqipëri tha është e tmerrshme. Jo nuk jetohet, nuk jetohet kështu. Po çfarë janë këta? Po si do rriten? Tjetra: – “O bastard thotë ky. O bastard mua domethënë. Po pse individët thotë e shesin tokën tek i huaj thotë mor drogaxhi. Ata e kanë shitur në firmat private shqiptare, jo tek izraelitë thotë o pedofil mashkull”. Ju i keni bërë zullumet bashkë- thotë- me firmat private dhe ti nuk ngopesh me pasuritë e popullit, o bastard”. Tani kjo është gjuha.
Ata që në 45-ën shkonin nëpër shtëpia edhe kapnin kulakët, ata ishin seriozë. I i binin në plumb ballit i ose i fusin ndonjë shqelm. Po këto fjalë nuk i përdornin as ata.
Po si qenë nga kjo që nuk u shiska toka në Shqipëri pa lejen e shtetit edhe shteti duhet të shohë, se ka plot këtu që thonë duhet t’i shohë shteti këto, si u shiska kështu domethënë, duhet të shohë shteti kush shet tokat dhe kush ia shet kujt ndër privatët dhe nuk dua t’ju lodh më shumë po kjo ishte e bukur, këta e nxora, ishte një vlonjat. Thoshte ‘’bosi- thoshte, ishte një që kishte dalë rrugëve në Milano dhe thoshte me mikrofon unë jam Komisioni Europian’’ dhe në fund unë dua të shtoj dhe këtë ‘’pse e vendos -thotë ky- ti thotë- të ardhmen e pronave tona thotë të cilat prona, të ardhmen e cilave prona vendos unë? E vërteta është që Sazani ka qenë e vërteta, fakti,dhe në qoftë se unë nuk po them të vërtetën, dikush duhet të nxjerri faktin që provon të kundërtën. Sazani ka qenë, është dhe do mbetet tokë e Republikës së Shqipërisë.
Dhe çfarë e provon këtë? Çfarë e provon këtë? Këtë e provon fakti. Më falni, zonjë. Çfarë e provon? Si provohet kjo? Se dakort, se kjo mund të thotë mund të dali një llapaqorr të thotë ‘’ti po gënjen’’, ky është mashtrues. Këtë e provon fakti që ne kemi më shumë se dy vjet negociata me investitorët, pikërisht për formulën e zhvillimit, që do të thotë, ne përfaqësojmë Republikën e Shqipërisë dhe pronën- shtet, prona e popullit shqiptar.
Ata janë investitorët që duan të zhvillojnë në atë pronë dhe ajo që ne kemi rënë dakord me ta, është që çfarë ndërtohet, bëhet private, ndërtohet një vilë, blihet një vile; çfarë është jashtë, është e shtetit shqiptar dhe në investim merr pjesë Shqipëria si ortak në biznes dhe të ardhurat që vijnë, i shkojnë Republikës së Shqipërisë.
Pse pse nuk është firmosur akoma marrëveshja? Sepse akoma jemi duke negociuar. Se normal, negociata, secila palë do të marrë sa të mundet. Ky është Sazani. Atyre që më thonë mua tradhëtar, thoshte njëri shkon në Serbi dhe në Serbi vajta unë. Në Serbi vajta, ua thashë atyre në sy nga pallati i Serbisë ku rri presidenti, që “Kosova është republikë e pavarur dhe është një histori që nuk kthehet më mbrapa”.
Është kollaj, është shumë kollaj të jesh, të bësh heroin kur del atje tek ai bulevardi, ku u vranë katër vetë me pushkë dhe ku kur ne socialistët organizoheshim për protesta, shumë njerëz nga tanët; mësues, mjekë, infermiere, se s’bëhej fjalë për administratën tjetër, nuk vinin dot në protestë sepse i merrnin përflokësh dhe i hiqnin nga puna të nesërmen dhe shkonim nëpër protesta këtu, atje, atje të mbledhur me njëri-tjetrin dhe duke i rezistuar një qeverie e cila, ndërkohë bënte pallë ariu se për ambientalist, e për qorrollapistë, e për llapoqorristë, as pyesnin fare ata. Nuk e harroj kurrë, kemi qenë bashkë atje, nuk harroj kurrë se si i morën invalidët. I morën me gjithë karroca, i ngritën në ajër. Sot është kollaj. Po e dini pse është kollaj? Sepse Shqipërinë e ndryshoi Partia Socialiste edhe në këtë aspekt.
Kështu që, kështu që patriotizmi dhe tradhëtia nuk janë me “vër flamurin këtu, lidhe nyje këtu dhe thuaj TQR Edi Rama’’. Ky nuk është patriotizëm. Nuk është patriotizëm. Nuk ka problem, lërë mo. Lëre të vazhdojë. Mua më bëhet vetëm shëndet dhe energji. Shiheni si jam gjithë energji, se kisha rënë pak si kështu.
Patriotizmi është ndryshe dhe Zvërneci, sot që flasim, ka dhe Zvërneci po aq kohë, sot që flasim nga një grup i vogël njerëzish apo jo? Nga një grup i vogël njerëzish, që në fillim fare kishin bërë disa vizatime, ide të cilat këta ambientalistët i panë se doli burri i botës te Fevziu. Bëri intervistë me pamje nga Zvëneci, i panë, nga ai grup dhe nga ato vizatime sot është mbledhur një grup i gjerë me ekspertë nga më të mirët në botë për të gjitha fushat që po punojnë për projektin dhe patjetër, edhe për impaktin në mjedis. Po ju them kaq; bashkë, bashkë, bashkë ne e nxorëm Fierin nga llumi. Llumi. Binte një shi vere në Fier edhe mbytej komplet Fieri se dilte nga shtrati llumi atje. Shikojeni sot si është.
Por, nëse ne ndalemi, nëse ne ndalemi së ëndërruari, së ëndërruari fort, nëse ne ndalemi së pasuri ambicie të madhe, nëse ne ndalemi në bindjen që Shqipëria nuk ka asnjë arsye të ketë zili asnjë nga fqinjët, por është këtu e gjitha gati për t’u bërë një vend për të cilin të flasin të tërë dhe të tërë duan të vijnë, e tërë duan të banojnë këtu për pushime, ne nuk jemi më Partia Socialiste. Ne nuk kemi më arsye të jemi në qeveri.
Arsyeja pse ne jemi në qeveri, është ta çojmë Shqipërinë Bashkimin Europian. Po ta çojmë Shqipërinë në Bashkimin Europian, jo thjesht me këto rregulla dhe me këto. Po ta çojmë Shqipërinë Bashkimin Europian dhe Shqipëria ndërkohë të jetë një vend, shtet anëtar i Bashkimit Europian që t’i ketë standartet e larta, t’i ketë rrogat e larta, t’i ketë pensionet më të mira, t’i ketë spitalet më të mira, t’i ketë gjërat më të mira, pikërisht sepse do ketë këto zhvillime.
Shqipëria duhet të bëhet një vend i universiteteve dhe do ta shikoni, po përgatitemi, po bëjmë marrëveshje dhe shumë shpejt, shumë shpejt do të sjellim edhe në Fier një universitet mjekësie, një universitet mjekësie të standarteve më të larta ndërkombëtare, ashtu siç do bëjmë në Vlorë një tjetër universitet dhe ashtu sikundër do bëjmë dhe në Tiranë dhe në Korçë. Dhe për të gjitha këto jemi duke punuar.
Këta thonë “Edi Rama merr helikopterin’’. Jo, more. Jo, jo. Kur unë marr helikopterin e marr vetëm se duhet të shkoj në të njëjtën ditë, në të njëjtën kohë nga këtu aty- aty dhe me atë helikopterin që vajta në Korçë, që pastaj vajtëm në Vlorë, që pastaj kaluam mbi Fier dhe pastaj shkuam në Tiranë, kishim grupin më të madh të universiteteve në rang botëror që do sjellin këto universitete dhe po punojmë për këtë.
Si do bëjmë ne pa të huajt, si do bëjmë? Dhe përpara se t’ju përcjell, dua t’i them të gjithë atyre të rinjve që dalin në bulevard, dua t’ia them të gjithëve këtë se nuk mbajnë mend ata: pishat e bulevardit, pishat e bulevardit, ato të vjetrat, disa rrepe në Lanë që janë të mëdhenj në trup dhe numërohen shumë kollaj dhe një pjesë, një pjesë e parkut të liqenit kanë qenë aty. Çdo pemë tjetër që ju shikoni në rrugët e Tiranës dhe që sot janë rritur dhe bëjnë hije në të gjitha rrugët kryesore, është mbjellë nga Edi Rama dhe Partia Socialiste e Shqipërisë.
Kështu që Partisë Socialiste dhe Edi Ramës mund t’i bëni leksione për shumë gjëra, por, për alergjinë ndaj shëmtisë, alergjinë ndaj pisllëkut, alergjinë ndaj rrëmujës, alergjinë ndaj shkatërrimit, alergjinë ndaj injorancës, nuk na bëni dot kurrë fajtor.
Faleminderit!


