The Socialist Party of Albania

Kryetari i PSSH Edi Rama: Shumë respekt për ju që jeni mbledhur këtu kaq të shumtë në numër. Më vjen shumë mirë që sot erdhëm në Dibër me një tjetër lajm shumë të gëzuar që edhe segmenti i Planit të Bardhë u hap, kështu që, nga nesër ose kushdo që sonte ta provojë, distanca dhe koha nga Dibra, nga Bulqiza, edhe nga Klosi edhe nga Mati për Tiranë është edhe më e shkurtër. Tani pengesa e fundit që na ka mbetur janë dhe 300 metra në tunelin e Murrizit ku, sicc e dini, gjeologjia na doli kundër dhe duhet të ecim ngadalë dhe ecim ccdo ditë dhe besoj që Vitin e Ri do ta kemi dhe tunelin e Murrizit hapur. Nuk po them më përpara sepse do bëjmë çmos që të jetë edhe më përpara, por të paktën besoj që bashkë me këtë vit do mbarojë dhe historia 100 e kusur vjeçare e rrugës së Arbrit dhe të gjithë do kenë arsye për të kuptuar se nuk janë të gjithë njësoj se po të ishin të gjithë njësoj, edhe rruga nga Peshkopia në Tiranë do ishte njësoj akoma dhe ne do kishim ardhur këtu, duke thyer balestrat e makinave dhe unë do kisha lënë këtu ndonjë vertebër se kur vija në Peshkopi përpara, doja 5 minuta me u drejtu në makinë përpara se të dilja.

Nuk janë të gjithë njësoj se po të ishin të gjithë njësoj, sot do ishim duke folur prapë për ujë të pijshëm. Ja që në këtë fushatë, ne nuk kemi nevojë më të flasim për ujë të pijshëm sepse sot mbulojmë me ujë të pijshëm në territorin e Shqipërisë më shumë sesa ç’është mbuluar, jo në kohën e këtyre, por edhe në atë kohën e mëparshme.

Ju jeni dëshmitarë vetë, përjashto disa fshatra në Kastriot dhe në Murrë, që kanë akoma nevojë, por Dibra është 24 orë ujë të pijshëm.

Po të ishim të gjithë njësoj, do ishit dhe ju njësoj me kova e me shishe e duke ndenjur e duke i fërshëllyer rubinetit “Hajde ujë se vdiqa”.

Nuk jemi njësoj se po të ishim të gjithë njësoj, atëherë punët këtu dhe punët në bashkitë e tjera do ishin njësoj sicc janë në Shkodër. Në Shkodër ka që në 1992, zgjedhjet e para demokratike pluraliste për bashkitë që timonin e kanë ata që bëjnë vetëm indietro dhe Shkodra, tani të mos ju vijë keq se unë kam gjak nga Shkodra, por nuk e them si çerek shkodrani, por e them se është e vërteta, Shkodra ka më shumë potencial se Dibra, Shkodra ka më shumë potencial, mbase, se të gjitha vendet e tjera të Shqipërisë sepse është i vetmi qytet në Shqipëri, por nga të rrallët në Europë, ndoshta i vetmi, që ka edhe liqen, ka edhe lumë, ka edhe det, ka edhe mal, ka edhe Alpe dhe kur vjen puna, për dy pare mend është bashkia më e prapambetur e Shqipërisë.

Këtu në Dibër ju i keni harruar kazanët që mbusheshin me plehrat dhe plehrat që mbulonin kazanët dhe që qelbej gjithë qyteti, i keni harruar ju, i kanë harruar të gjithë banorët e bashkive ku drejtojmë ne; në Shkodër janë akoma atje. Kë e ka marrë malli të shohë plehra mbi kazan dhe rrugë lagjesh që kutërbojnë nga plehrat, të bëjë një xhiro deri në Shkodër e të shohë se nuk jemi njësoj, jemi ndryshe.
Po të ishim të gjithë njësoj, jo vetëm këto, por shumë gjëra të tjera do ishin njësoj; do ishin njësoj kopshtet, do ishin njësoj shkollat, do ishin qendrat shëndetësore. I keni parë sesi janë transformuar ambulancat dhe qendrat shëndetësore në qarkun e Dibrës, e keni parë sesi spitali i Dibrës është në transformim të vazhdueshëm.

Po të ishim të gjithë njësoj, atëherë këtu do të vazhdonim të kishim bashki të braktisura, të harruara, të rrënuara dhe do vazhdonim të kishim kryetarë bashkish si puna e këtyre Bedrinjve. Nuk e dija, ndaloj në Klos dhe dëgjoj Belindën thotë Bedriu; Kush Bedri? Ai, tha. Bo, Bedriu. Sa herë ka zgjedhje, Bedriu do të bëhet kryetar bashkie.

Mirëpo, nuk ka faj Bedriu se e kanë ngrënë atë tek klosianët, e kanë provuar, por si Bedriu janë të gjithë këta se bëjnë të njëjtën gjë; futen në zyrën e bashkisë, mbyllin derën, fusin nga penxherja gjithë tarafin e vet, marrin ato fonde nga taksat tuaja, një pjesë i çojnë nëpër shtëpia, pjesën tjetër paguajnë autobusa, punonjësit e bashkisë i fusin në autobus dhe i nisin për Tiranë “Rama Ik”.
Rama ik kanë 10 vjet dhe ata “Ik” e unë vij.

Ccfarë të bëj, ku të iki? Kujt t’ia lesh? Atyre? Për cfarë e duan? A ma thoni për ccfarë e duan? Për cfarë vijnë këtu në Dibër?

Se më habiti kjo puna e këtij figure, e kam njohur këtë Ilir Krosi. Ka qenë kryetar bashkie më duket?E kam pas njohur. Këta janë të çuditshëm.
Ia bën banesën me kapot, thotë “Pse ma lyen?” Jo more zotëri, nuk është e lyer ajo. Kjo riveshje ul 30% shpenzimin e energjisë së familjes. Ata që i kanë këto banesa të riveshura, pra edhe zoti Krosi do ta ketë nga socialistët dhuratë, që kur t’i vijë elektriku do paguajë 30% më pak. Se ne nuk i ndajmë.Po të ishin ata? Të ishte shtëpia e Rahimit aty? Do i kishin ngrënë dhe tullat.

Ne nuk i ndajmë këto punë. Për ne nuk ka rëndësi demokratë apo socialistë, madje unë i dua demokratët shumë, kam një të kaluar të përbashkët me ta, shpresoj të kem dhe një të ardhme të përbashkët me ta, i dua shumë, por dua demokratët që janë të zgjuar, që janë të zotë, që janë të aftë dhe që nuk i vjen radha fare që t’i marrin këta t’i marrin kandidatë.

Po pse mo, si ka mundësi, po vetëm Bedri ka Dibra që laj thaj vetëm Bedriun do zgjedhë Klosi? Po ccfarë janë këta, klubi i Bedrinjve; një Bedri në Klos, një Bedri në Dibër, një Bedri në Mat, një Bedri në Bulqizë. Nuk kanë të tjerë këta?

Të jeni të sigurt që kanë, por nuk i duan njerëzit e zotë, as ata të vetët dhe ajo që mua nuk më del e keqja me këta demokratët që e kanë sinqerisht, jo se është turp, por se është gabim të jesh demokrat. Je në të drejtën tënde, i djathtë, por i djathtë me kë? Me Like floririn?

“Kam pasur gjyshin antikomunist, ma kanë burgosur, më kanë pushkatuar vëllain e gjyshit, ma kanë syrgjynosur”, shumë respekte por janë arsye këto që ti të dalësh në 14 maj të shkosh të votosh “Bashkë Fitojmë” me Like floririn?

Po në qoftë se ti e bën këtë, gjyshi jot në botën tjetër do rrotullohet në ajër nga sikleti.
Like floririn nuk kam lënë dy gurë bashkë për ta kthyer në rrugë të mbarë, ju e dini shumë mirë. More afro, more merre në prehër, more përkëdhel, more u bë kryetar kuvendi, more u bë president, mori të gjitha, prapë mbrapa aty te zullumi, prapë te zullumi. Nuk i ndahet shpirti nga zullumi e nga zullumqarët dhe rri e sheh atë nongratën sikur e ka Zot. Nongrata po histori tjetër.

Tani më fal a keni parë ju ndonjëherë të shihni një goxha burrë vjen vërdallë kërkon votën e kur shkon për të votuar nuk eshte në fletën e votimit, keni parë ju ndonjëherë kështu? Vjen burri botës vërdallë: më votoni mua, më votoni mua. Po patjetër, ku e ke emrin? Quhem Like floriri. Ku ka bërë vaki kjo? S’ka emrin në fletë votimi. “Jam lideri historik e jam ai”. Në fakt, unë po përpiqem ta marrim pak me të qeshur, ca të bëjmë tani, po ta marrësh seriozisht këtu është për të ikur me vrap, kur mendon fjalën demokrat.

Por unë mendoj që demokratët të vijnë në 14 maj, jo në PS, jo, të vijnë bashkë me ne që të vazhdojmë përpara sicc kemi vazhduar përpara dhe e kemi lidhur sot Tiranën me Dibrën dhe e kemi vënë bazën për atë që unë e kam thënë dikur dhe më përqeshnit ju mua se ju dibranët jeni të fortë për kunja edhe, po po le t’i themi të gjitha se e mbaj mënd, unë e di sa i kam shtrënguar dhëmbët. Ku është Rruga e Arbrit? Ja erdha me vonesë më thoshte njëri, socialist. Vjen në mbledhje, erdha me vonesë tha se i rashë nga Rruga e Arbrit. Në rregull, i durova të gjitha. Është Rruga e Arbrit aty tani? Tani ju kam thënë Dibra është krijuar nga Zoti për të qenë jastëku i gjelbër i Tiranës. Dhe po ju them sicc kërkojnë sot prej vitesh këta që bëhen me lekë dhe shkojnë thonë “dua dhe një shtëpi në plazh, dua dhe një garsoniere atje, po e dua edhe një këtej”, do ta shikoni që më herët se vonë shtëpitë e dyta do t’i kërkojnë në Dibër, do t’i kërkojnë në këtë zonë që është një mrekulli e natyrës, që ka gjithë këto gjëra për të parë, që ka këtë traditë fantastike.

37 mijë turistë dhe vizitorë kanë ardhur në Dibër në 2022. Tani 37 mijë nga zero që ishin, gjithë turistët dhe gjithë vizitorët e gjithë dynjaja që vinte këtu i nxinte vetëm hoteli i atij mikut tim atje, Hotel Turizmi. Vetëm hoteli i Astritit i fuste gjithë turistët e Dibrës, 37 mijë janë shumë më tepër.
Por unë po ju them që brenda 3-4 vitesh do t’i çojmë 300-400 mijë turistët që do vijnë këtu. Vazhoni ju me atë të qeshurën, po po, në rregull jeni juve, juve mirë ju ka dalë, më mirë mos besoni sesa ta besoni, por po e prekët pastaj thoni e pashë, e preka se aty s’keni nga luani më.

Dhe këtu ndryshoni ju nga ata që e kanë kokën mbrapsht se juve kur e shihni gjënë thoni: po kjo është.
Ama deri pa e parë, mos mor burrë s’të besoni gjallë në botë. S’ka gjë. Po kështu iu thosha në Belsh, e dini Belshin? Është një qytezë e vogël. Ka një liqen të vogël aty që ishte si të ishte kënetë si këneta e atij filmi me shushunja. Rrethuar me plehra, rrethuar me ferra. I thosha do ta bëjmë Belshin qytezë turistike. Ata të shkretët thoshin “ore ky pallosh ka fjetur mbrëmë apo jo? Se të jesh dhe i gjatë kur thua kështu gjërash dukesh edhe budalla i madh shumë, mirëpo ja që sot në Belsh janë 3000 vizitorë për një vakt në fundjavë.

Sot në Belsh kthehen emigrantët hapin restorante, hapin bujtina. Sa emigrantë ka Dibra që janë vërdallë nëpër botë që kanë punuar fort se për punëtorë nuk ka të dytë që kanë kursyer, kot e kanë namin gjirokastritët se dibranët kursejnë dhe më shumë, por nuk kursejnë për ta mbajtur se gjirokastritët e marrin dhe me vete, dibranët kursejnë që të vijë momenti ta investojnë. Do të shikoni se çfarë investimesh do ndodhin këtu, nga ata që janë andej. Pse do rrinë të punojnë për dynjanë dhe të marrin një rrogë kur vijnë këtu punojnë për veten e vet e ua u marrin lekët anglezëve dhe ua u marrin lekët gjermanëve këtu të shtëpia vet, pse? Të gjitha këto nuk janë ëndrra në beze. Të gjitha këto janë gjëra që kanë filluar të ndodhin, prandaj na duhet të mos ngatërrojmë kot rrugën, mos na fusni Bedri nëpër këmbë, se thoni “i kërcënon Edi Rama që po nuk votuat për ata nuk bashkëpunojnë”, unë s’kërcënoj fare, ky është fakt. Si të bashkëpunosh me Bedriun, ku ta gjesh Bedriun për bashkëpunim? Se gjen dot. T’u jap një shembull. Se e përmendi Rahimi se do Edi Rama veriun, se këta të bëjnë çfarë të them, se “Dibra në fakt është në jug” edhe “Thethi është në jug”, edhe “Kukësi është në jug”, në jug janë të gjitha këto.

Tani ne në Shkodër, që thonë nuk kanë bërë për Shkodrën, ne kemi bërë për Shkodrën aq sa kemi mundur, jo aq sa kemi dashur, se na është dashur ta kapim veshin mbrapsht dy herë se ndryshe nuk i çan dot ata. Siç ka qenë këtu Rruga e Arbrit fiksim, pak më pak, por gjysmë fiksimi ka qenë rruga Shkodër-Velipojë.
Shkonin e premtonin këtu siç premtonin Rrugën e Arbrit. Kurrë nuk e bënë. E bëmë ne rrugën Shkodër-Velipojë.
E bëmë ne se nuk kishim nevojë të merrnim leje nga bashkia. Thethi, destinacion turistik, njerëzit atje në majë të alpeve kanë hapur shtëpitë, e dinë ata, ata e kanë gjetur përpara të gjithëve ju se kush është e ardhmja. Kanë hapur shtëpinë, presin turistë dhe bëjnë lekë atje në Theth më shumë sesa të iknin në emigracion, por nuk kishin rrugë. E çuam rrugën në Theth, por nuk kishim nevojë të merrnim leje nga bashkia. Rrugën Shëngjin-Velipojë e kemi filluar, por s’kishim nevojë të merrnim leje nga bashkia, tani çfarë na bën bashkia ne në këto tre rrugët? Na ka nxirë jetën për letrat e shpronësimeve. Jo lekët, letrat. Shëngjin-Velipoja është bllokuar pjesa e Lezhës, nuk vazhdon pjesa e Shkodrës, nuk na japin letrat.

Dy ujësjellës, një për Zogajn një për Shirokën, zonë turistike e vet Shkodrës. Financat, qeveria, projektet kontratat me kompanitë gati, kompanitë duan të fillojnë punën, nuk fillojnë ujësjellësit se nuk jep leje bashkia. Tani nuk e di unë, se kam pyetur gjithandej dhe më thonë ke të drejtë. Tani po ju pyes dhe juve këtu: keni informacion ju që demokratët në Dibër e pinë ujin me ngjyrë apo pa ngjyrë. Unë di që e duan pa ngjyrë se ujë është ujë për të gjithë. ata nuk i japin ujë as të vetëve, vetëm që ujësjellësin të mos ta bëjnë komunistët, e kupton ti ku janë ata apo jo?

Kështu që po qe puna, edhe një gjë të fundit, rruga për në Theth kalon nga Boga, tani Boga është në bashkinë e Malësisë së Madhe që e drejtojmë ne, Thethi është në bashkinë e Shkodrës. Si popull ai është i njëjti popull. Shkon në shtëpitë e njerëzve në Bogë, shkon në shtëpitë e njerëzve në Theth janë të pastra, po kur shkon në Bogë s’ka plehra, kur shkon në Theth ka plehra, pse? Se nuk e pastrojnë. Kush nuk e pastron? Bedriu! Kështu që, kjo treshe non grata, një, Like floriri dy, Bedriu tre që është shtrirë në gjithë Shqipërinë në kërkim që të kapin ndonjë qorr e të kapin ndonjë shurdh e të gjuajnë ndonjë plumb qorr e të kapin ndonjë bashki është një rrezik shumë i madh. Është një rrezik jashtëzakonisht i madh.
Rahimin 1 vit e kemi shalqi me provë. Bedriun e keni të sigurt nga unë që është kungull komplet. Kështu që vazhdojmë përpara dhe demokratët duhet ta dinë mirë këtë gjë. Kjo nuk është zgjedhje për të nxjerrë kunja me mua. “Nuk e duam Edi Ramën”. Po punë e madhe shumë. Unë jam i martuar, nuk kam ndërmend të ndahem më, e kam gjetur më në fund atë që më duhet kështu që nuk i kërkoj njeriu të më bëjë dhëndër. Krushqira nuk kam ndërmend të bëj për kalamajtë, le ti bëjnë vetë. Në shtëpi nuk ka ndërmend t’ju shkoj t’ju haj bukën. Nuk më kanë qejf? Nuk më duan? Më pushkatojnë, tak sustën, hiqe kanalin dhe shko te Syri dhe shih atje e kënaqu tek zorra qorre por kur vjen puna tek vota në 14 maj, ti do thuash, “kë do marrim në punë për katër vite”? Valbona është doktoreshë dhe i shkojnë demokratët atje, i shtrihen e i thonë, “më bëj derman”. Nuk i thonë, “ti je komuniste e po iki te berberi se është demokrat”. Kur i çoni fëmijët për të mësuar anglisht, nuk i thoni, “ore demokrat je ti apo socialist? Se po ishe ti socialist, unë po shkoj te mësuesi demokrat i fizkulturës, ti mësoj anglisht fëmijës”. Kur merr hidraulikun, se duhet rregulluar çezma, ca i thoni? I thoni, me kë je ti? I thua, “më rregullo çezmën”.
Tani edhe vota për bashkinë kjo është, kë do marrim në punë. Kush do na pastrojë rrugën, kush do na ndriçojë natën rrugët, që kur të na vijnë gocat në shtëpi, se nuk funksionon më ajo që ti thuash gocës hajde para se të errësohet, nuk ka shans. Gocat do vijnë pasi të errësohet, por rrugët duhet të jenë me ndriçim, jo të rrinë prindërit me ankth. Kush do i ndërrojë llambat? Bedriu? Harrojeni. Bedriu ku të marri ndonjë llambë me vete.
Prandaj duhet menduar vota për ti gjetur punës njeriun dhe këtu në Dibër, ne i kemi gjetur punës njeriun, e kemi sjellë Rahimin nga Tirana. Ky shyqyr është dhe burrë i shtruar e nuk lëviz shumë, rri këtu, punon me ju. Ka bredhur gjithë katundet, nuk ka lënë katund pa shkuar, fjalën e mirë, punën, nëse hallin nuk ta zgjidh, ta qan. Çfarë doni ju? Doni Bedriun ju?
Në Mat nuk po diskutojmë fare. Bedriu i Matit është jashtë loje komplet.
Në Bulqizë prap e njëjta gjë. Një goxha grua, time, e patë vet si flet, por e ka fjalën si punën dhe punën si fjalën, jo si Bedriu në Bulqizë. Bedriu në Bulqizë do të hapi prap vrimën e miut të kromit e aty të futet tek vrima e miut të kromit dhe minjtë e tjerë të nxjerrin krom, ilegalisht.
Kanë mbaruar këto lojëra e mos harroni se Shqipëria s’ka qenë kurrë si sot, më e respektuar ndërkombëtarisht. Nuk ka qenë! Ky flamuri këtu, është flamuri i të gjithëve. Ne kemi bërë një fushatë me pak shpenzime, se thamë sa t’i çorodisim njerëzit, t’i lodhim kokën duke i nxjerrë rrugëve e duke futur nëpër lagje fytyrën e Rahimit, fytyrën e njërit e tjetrit, fytyrën time e me rradhë. Pak fare nga këto, që të mos harrojmë që të mos kthehemi mbrapa. Lekët e tjera i kemi vënë për pemë, për t’ia dhuruar bashkive. Edhe për flamurët, nuk kemi prodhuar këtë herë flamuj të partisë Socialiste. Kemi prodhuar vetëm këtë flamur që i ka brenda të gjitha partitë, që i ka brenda të gjitha sakrificat, të gjitha qëllimet e mira e që është flamuri që për hir të vërtetës, e ky është fakt, e kemi ngritur më lart se asnjëherë tjetër në sytë e botës.
Jo vetëm për faktin se tani jemi duke negociuar anëtarësimin në BE, por për faktin që kurrë ndonjëherë, as nuk është menduar që ky flamur do të rrijë në tryezën e Këshillit të Sigurimit në kombet e bashkuara e Shqipëria do të jetë atje bashkë me 15-16 vende që janë fuqi të mëdha. As është imagjinuar ndonjëherë që Shqipëria të drejtojë OSBE-në. Gjithë ajo organizatë nga Kanadaja deri në Rusi. Kush e kishte menduar që do çohej gjithë bashkimi Europian e do vinte në tiranë për herë të parë jashtë Bashkimit Europian për të bërë samitin e vetë bashkë me ne? E kishit menduar ju kur shkova unë në Gjermani për herë të parë që do vinte dita siç vjen këtë tetor, që do vinte gjermania këtu për procesin e Berlinit dhe Shqipëria do të ishte mikpritëse e të gjithëve? Jo!
Tani këto nuk kanë ndodhur se ne jemi bërë superfuqi. Unë jam më i gjatë se gjithë ata të tjerët, por ata i kanë fuqitë e mëdha. Unë jam përfaqësues krenar i një vendi të vogël, jo aq të pasur sa ata, jo aq të zhvilluar sa ata, por ama kur vjen puna në tavolinë, nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç se të barabartë mes të barabartësh. Të respektoj, duhet të më respektosh e për hir të vërtetës, na respektojnë si asnjëherë tjetër. Na mbështesin si asnjëherë tjetër. Se po të mos kishim ata, nuk uleshim dot në Këshillin e Sigurimit. Po mos kishim ata, nuk e merrnim drejtimin e OSBE-së.
Tani si i bëhet tani, që ata thonë, more shok, more vëllezër, more motra shqiptare. Nuk duam ta shohim me sy këtë non-gratën. Mos na e nxirrni fare përpara. E ne duam t’jua nxjerrim përpara me zor? Po çfarë jemi ne? Budallenj? Po si i bëhet kësaj pune? Amerika thotë nuk dua ta shoh me sy. Ma hiq nga sytë. Tani ne do t’ia mbajmë para syve me zor? Pse? Për ti thënë që nuk pyesim për ty?
E kuptoni tani me këta të djathtë, se me këta e kam. se të ishte ndonjë i majtë nga ata nostalgjikët do thoshte që Amerika kështu ka qenë gjithmonë. Të majtët jo, të majtët janë shumë të qartë. Po këta të djathtët nuk i kuptoj. Po pse, me mendjen e Qimi.net do shkojmë ne? “jo, e duam”. Çfarë do? Në asnjë mënyrë! Është turp! Edhe stërgjyshërit atje në varr, ballista, zogista, antikomunista,, mbani mend çfarë po ju them, të gjithë atyre që i kanë pasur stërgjyshër gjaku, do t’ju rrotullohen në varr 7 herë po u nisët në 14 maj, të merrni fletën e votimit e të thoni bashkë fitojmë, me Like Floririn. Kjo është të pështysh mbi varrin e tyre, jo ti nderosh ata.
Fjala ime e fundit është kjo. Ua kam thënë dhe në disa vende të tjera. Qeveria është burrë, bashkia është grua. Qeveria është si burri i shtëpisë, del nga shtëpia, shkon atje, luftë andej, turru këtej, punë andej. Bashkia është e zonja e shtëpisë.
Tani, imagjinoni për një moment, mbyllini sytë, sikur të gjithë gratë e vajzat e Dibrës të ikin një muaj e ti lënë burrat vetëm këtu. A e imagjinoni çfarë bëhet këtu? Gjithë Bedritë bashkë? Se po na ikën gratë, bëhemi Bedri edhe ne. Bëhemi si Bedriu. Pas një muaji këtu gjithë burrat i ke duke folur me vete në rrugë, me mjekrën më të gjatë se unë, që mos flas më pastaj për të larë e për të hekurosur, se nuk bëhet fjalë. Duke u ulur në gjunjë, “aman o grua hajde”. Kështu është komuniteti pa bashkitë. Njësoj!
Një bashki që fle gjumë, është njësoj si e zonja e shtëpisë t’ia fusë gjumit ditë e natë, imagjinoni çfarë bëhet? Edhe të gërhasë. Nuk ka shans! Kështu që mos bëni gabime. Jo ju, se ju e keni ndarë mendjen përderisa rrini më dëgjoni mua. Un po them si nuk po ikin. Unë po habitem si nuk po ikni akoma. Unë fol e fol, unë në televizor, unë në facebook, unë në telefon. Kujdes frigoriferin se do t’ju dal edhe aty. Ju prap më dëgjoni, ju qofshi! Për mua është nderi më i madh e prandaj unë ju dua kaq shumë e nuk ka për t’ju ndarë Dibrës pa e bërë siç e meritoni ju. Nuk i ndahem!
Burrat, po të jenë burra, tani duhet të kërcejnë me mua për gratë. Se nuk ka si shoqnia, nuk ka si dashnia, nuk ka si Peshkopia. Nuk ka si Shqipëria!
Shumë faleminderit!