The Socialist Party of Albania

Komunikimi për median i Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Blendi Klosi pas punimeve të Kongresit Zgjedhor të Partisë Socialiste:

Pyetje: z. Klosi si shkoi procesi i votimit për Asamblenë e Partisë Socialiste?
Përgjigje: Siç e ndoqët edhe vetë patëm një proces në të 12 qarqet e vendit. Në bazë të statutit të Partisë Socialiste, delegatët e Kongresit votojnë për anëtarët e Asamblesë Kombëtare sipas qarqeve, propozime që ishin mbledhur nga gjithë baza e Partisë Socialiste.
Ishin 260 kandidatë për t’u zgjedhur në Asamblenë Kombëtare nga të cilët 156 zgjidhen dhe fitojnë me parimin e votës së Asamblesë Kombëtare.
Ajo që është e rëndësishme është që në bazë të normave tona statore çdo njësi bashkiake është e përfaqësuar në këtë votim. Ka anëtarë të asamblsë kombëtare të paraqitur sipas propozimeve që vijnë nga baza.
Risitë në këtë proces pas vendimmarrjes së Kryesisë ishin që mbi 90% e kandidatëve të propozuar për t’u zgjedhur anëtarë të Asamblesë Kombëtare vinin për herë të parë si propozime e mëpastaj edhe trupa që do të dalë nga ky votim do të jetë një trupë pothuajse me anëtarë të rinj, për herë të parë anëtarë të këtij forumi. Kishim një barazi të plotë gjinore ndërmjet vajzave dhe djemve që përfaqësojnë këto kandidatura. Kishim po ashtu të mbrojtur me statut prezencën e të rinjve në këto kandidatura. Dhe për herë të parë kishim vendimmarrjen e Kryesisë së Partisë Socialiste që të gjithë kandidatët e propozuar në Asamblenë Kombëtare dhe mëpastaj si rrjedhojë edhe anëtarët e zgjedhur nuk do të mbanin poste drejtuese në administratën qendore apo lokale.
Pyetje: Kur do të mblidhet Asambleja e re?
Përgjigje: Sipas praktikës, Asambleja e re, pasi sot të votohet dhe konfirmohet, të kalojë edhe procesin e institucioneve të garancisë statutore dhe të votimit në Partinë Socialiste. Besoj në fund të muajit gusht do të fillojë punën e saj pasi siç e shprehëm dhe sot në Kongres jemi në një proces të fillimit të fushatës zgjedhore. Forumi më i lartë që është Asambleja Kombëtare do të ketë detyrat dhe vendimmarrjet përsa i përket procesit të përgatitjes zgjedhore për pranverën e vitit të ardhshëm. Kështu që besoj në fund të muajit gusht do ta kemi mbledhjen e parë të Asamblesë Kombëtare për të zgjedhur edhe forumet drejtuese të Partisë, Kryesinë e re dhe Sekretariatin e ri në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë.
Pyetje: A priten në Asamble ndryshime edhe për drejtuesit e qarqeve?
Përgjigje: Partia Socialiste është një parti e cila ndryshimin e ka në bazën e saj të funksionimit. Ashtu siç e dëgjuat edhe sot në fjalimet e Kongresit, padyshim ne jemi forcë e madhe, 100 mijë anëtarë votuan në procesin një anëtar një votë. Partia Socialiste ka sot 100975 anëtarë aktivë dhe në këtë masë kaq të madhe anëtarësh kushdo është i mirëpritur të marrë pozicione, të vazhdojë të drejtojë ose jo. Pra është një proces që është i gjithi në shërbim të fitores së zgjedhjeve të ardhshme.
Pyetje: Ju vetë e dini se do të mbani qarkun që keni aktualisht për zgjedhje apo do të lëvizni në ndonjë qark tjetër përgjatë fushatës?!
Përgjigje: Unë jam i nderuar që përfaqësoj qarkun e Vlorës. Siç e thashë ne jemi në këto detyra pavarësisht pozicioneve për të kryer misionet tona. Brenda pak viteve unë kam qenë në disa qarqe. Kjo është një nga detyrat që na kanë caktuar forumet. Kështu që drjetimi i qarqeve është një nga detyrat. Shumë anëtarë të Partisë Socialiste që militojnë në ato qarqe, bëjnë jetën e Partisë atje, kryejnë funksione të ndryshme.
Ajo që është e rëndësishme që u fol edhe sot në Kongres gjatë gjithë ditës është fitorja e mandatit të katërt të Partisë Socialiste. Jo vetëm një fitore por një fitore spektakolare.
Pyetje: Z. Klosi është përfolur që ju do vini nga Vlora në Tiranë për të drejtuar qarkun. Kur flasim për ndryshime qeverie ia asociohet se është një ekskluzivitet i z. Rama, por kur është në Parti ai do e ketë konsultuar me ju a ekziston mundësia që ju të drejtoni qarkun e Tiranës?
Përgjigje: Siç e thashë ne jemi 12 drejtues qarqesh kemi shumë detyra për të realizuar. Të 12 ishim të involvuar në këtë proces që kurorëzoi sot me procesin e zgjedhejve për anëtarë të Asamblesë Kombëtare. Të gjithë drejtuesit politik ndoqën procesin e rienergjizimit. Rezultati i jashtëzakonshëm i këtij procesi është edhe falë edhe lidershipit të drejtuesve politikë. Kështu që bëni pyetje që nuk kanë asnjë kuptim pasi ne jemi në funksion. Jemi pjesë e grupeve të shkëlqyera të punës në të gjithë Partisë Socialiste.
Pyetje: Janë të rëndësishme sepse nëse vini ju në Tiranë largohet Erion Veliaj nga Tirana.
Përgjigje: Edhe njëherë po përpiqem të jap një përgjigje të drejtpërdrejtë të pozicionit të secilit nga ne që është një prej pozicioneve të shumë anëtarëve të Partisë Socialiste në të 12 qarqet e vendit.
Pyetje: Duke qenë se ju jeni Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, z, Rama i ka konsultuar me ju të gjithë lëvizjet përsa i përket z. Çuçi dhe z. Peleshi.
Përgjigje: Edhe njëherë, përsa i përket ndryshimeve në qeveri janë ekskluzivitet i kryeministrit. Përsa i përket ekipit ne jemi një ekip e rëndësishme është që kemi një trajner që na ka çuar në 10 garat e fundit fitues do vazhdojmë të jemi besimplotë që edhe garën e ardhshme do ta fitojmë. Përsa i përket grupit parlamentar, siç besoj jeni të njoftuar nesër që në mëngjes do të kemi mbledhje urgjente të grupit parlamentar ku do të diskutojmë edhe propozimet përsa i përket drejtuesve të grupit të cilat kalojnë me votën e anëtarëve të grupit parlamentar.

Pyetje: Po seanca plenare do të jetë të martën z. Klosi ju kanë informuar?
Përgjigje: Nuk është pjesa e partisë apo pjesa e Kongresit se kur do të mblidhet seanca.
Pyetje: Duket sikur di më shumë Presidenti Begaj sesa ju sepse ka dalë ditën e dielë në punë për të mirëpritur z. Rama për ndryshimet në qeveri.
Përgjigje: Edhe unë kam që në orën 10:00 në sallën e Kongresit. Ju keni më shumë informacion unë përgjigjem për atë që di.
Pyetje: Për ta kuptuar sepse ju thatë që është një punë në ekip, janë disa drejtues. Kur vjen puna te vendimet i merr vetëm Edi Rama apo edhe ekipi drejtues.
Pyetje: Shumë faleminderit për interesin tuaj. Faleminderit që ndoqët sot punimet e këtij Kongresi. Besoj që kuptuat që jemi një forcë jashtëzakonisht e organizuar. E qartë se çfarë kërkojmë, e qartë se çfarë duam. Kështu që ju mund të vazhdoni të bëni pyetjet tuaja por unë do përgjigjem për ato çfarë posti im si Sekretari i Përgjithshëm mbulon edhe kam mundësi të përgjigjem.