The Socialist Party of Albania

Komunikimi për gazetarët i Sekretarit të Përgjithshëm, Blendi Klosi pas mbledhjes së Kryesisë së PS:

Kryesia e mbledhur në ditën e sotme pati dy diskutime, e para në zbatim të statutit të Partisë Socialiste dhe normave tona të brendshme vendosëm në bazë të propozimeve që vijnë nga bashkia e Himarës për kandidaturën e Vangjel Tavos si kandidat i Partisë Socialiste në garën për kryetar bashkie në bashkinë Himarë.

Po ashtu diskutuam mbi mbarëvajtjen e Kongresit cili do të zhvillohet në datën 27 korrik. Një Kongres i cili është një Kongres Zgjedhor ku do të zgjidhet Asambleja e re Kombëtare e Partisë Socialiste, forumet e saj më të larta. Por do të ketë edhe diskutime për situatën në të cilën vizioni i vitit 2030 po funksionon edhe çfarë kemi realizuar në këtë aspekt.

Pyetje: Z. Klosi pse me figurën e Vangjel Tavos për kandidat të Partisë Socialiste në bashkinë e Himarës?

Përgjigje: Figura e Vangjel Tavos vjen si një figurë e cila është një figurë e njohur politike, njohës i asaj zone, asaj krahine. Po ashtu vjen nga disa beteja elektorale, gara elektorale, të cilat e kanë përgatitur atë për të qenë një kandidaturë shumë e përshtatshme dhe po ashtu një kandidaturë përfaqësuese e atij komuniteti.

Pyetje: Jeni të kompleksuar nga rezultati i ngushtë i një viti më parë? Me shumë pak vota u ndatë në zgjedhjet e 14 majit 2023, keni frikë për një skenar mbase të ngjashëm?

Përgjigje: Katër gushti është shumë afër. Do të kemi një garë të qetë elektorale. Ne shkojmë për të pasur një rezultat jashtëzakonisht pozitiv në bashkinë e Himarës.

Faleminderit!